SHËNIM: Ja ç`lajme na vijnë nga Gjirokastra…

editor

Auron Tare, ndër zërat më të ngjirur për të shpëtuar e ruajtur ende ç`ka mbetur pa u shfytyruar nga trashëgimia, ka bërë një ironi therrëse duke publikuar foton e një karburanti të hapur sefte në hyrje të Gjirokastrës, shoqëruar me urimin “ta gëzoni o gjirokastritë…!”.

Për qytetin që mban statusin e lartë si “pasuri botërore e UNESCO-s”, – siç e thekson dhe Tare – dy jane lajmet më të freskëta: Hapja e karburantit dhe rrënimi total e pothuajse përfundimtar i Kullës së Hadërajve. Kur kalon rrugës që shkon tangental me këmbët e qytetit, për të vijuar më pas drejt Kakavijës, nuk ka askund “Gjirokastër”, aq më pak si ajo e Kadaresë tek , por një mishmash urban, ku vendin e parë e zënë karburantet,  lavazhet dhe ca godina të rrënuara të komunizmit; një shëmti urbane e pacak, ku për të parë lagjet me shtëpitë e praruara, do të të duhet të kapërcesh pengesa vizive në trajtë gërdallash betoni.

Ajo që duhej të ishte një perlë për çdo kohë e mot, është përzierje realitetesh urbane, si një masë të vjellash dalë nga barku i trazuar i postkomunizmit. Eshtë dramë që të shohësh një qytet si Gjirokastra, që do mund të jetohej vetëm me Turizëm  pas asnjë lloj kokëçarje; ku Turizmi botëror do mund të kishte një “rezidencë” te vetën, aty ku çdo banor do ndihej me fat që frymëmerte në këtë qyteti, edhe për meritë të Kadaresë, që ia vizatoi aq mjeshtërisht botës në “Kronikë në gur”. Sepse dhe njerëzia, ajo që endet sidomos rrugëve hyrëse të qytetit, në kërkim të diçkaje ose asgjëje, shumë pak lidhje ka me nurin e moçëm të qytetit. Në një shkrim rreth dy vite më parë, Artan Lame bënte një abstragim se si do ishte Gjirokastra nëse nuk do ishte shqiptare?! Mbyllni për ca momente sytë dhe imagjinojeni…  e.h.

Share This Article
14 Comments
  • I drejte konstatimi i Tares !
    Faji nuk eshte i te gjith gjirokastriteve, se si ka pyetur e si pyet njeri, por eshte i qeveritareve lokale.
    Kryebashkiaket e Gjirokastres kur jane zgjedhur fillimisht ne detyre kane qene teper elegande, muskuloze, te bukur e pa pike dhjami. Ndersa kur kane lene mandatin kane qene me dy pale bythe dhe me nje bark nga me te peshtyret. Kujtoni Bashkim Finon, Ylli Asllanin, etj. e deri tek ky qe eshte sot Flamur Bimja qe eshte bere si derr.
    Te me falin per epitetet por ata e meritojne edhe me keq.

    • Shume i sakt komenti yt Kristo!
      Madje do te shtoja se per gjirokastritet (aq sa njoh dhe i njoh une) nje pjese e ketyre kryebashkiakeve jane nder ata qe numurohen me gishta ne Shqiperi sa i perket pasurise qe kane vene.
      Duke perjashtuar ne nje fare mase berishistin Ylli Asllani, i cili nuk eshte se nuk ka bere halelleqe me fondet e akorduara, dy te tjeret si mashkulloriti Bashkim Fino dhe ky kardhiqoti Flamur Bimo, e kane mjelur lopen -bashki te Gjirokastres me keq se te ishin vampire.
      Korrupsion dhe nepotizem te papare ka manifestuar veçanrisht ky “socialisti”, ish sekretari i pare i rinise se rrethit ne kohen e Enverit, dhe ishantari i partise se mbretit ne fillimet e demokracise, Flamur Bime.
      Me drejtues te tille, mire qe nuk eshte rrafshuar fare çdo gje.

  • Eshte per te ardhur keq qe Gjirokastra,ky monument kulture me vlera boterore te katandiset ne kete gjendje.Eshte per te vene duart ne koke dhe te dalish ne Qafe te Pazarit dhe te ulerish per neglixhencen e pushtetareve vendas qe lejojne te deformohet dhe te shkaterohet ky monument kulture para tyre.Po Ministria e Kultures,mistrat qe e kane drejtuar kete ministri para 23 Qershorit gjum letargjik benin? Flamur Bimja te shkulet nga karikja e kryetarit dhe te dali ne teren per te pare ate gjendje katastrofike qe eksiston nen hunden e tij dhe te kerkoje ndihme nga ministria per te rregulluar ate qe mund te rregullohet.Me pare ti pervishet punes me forcat e veta dhe me masa te repta per ata qe kane sjelle kete gjendje.

  • O,Tomor topi.gazetari ngre nje problem sa shqetesues aq dhe kriminal per nje qytet me status te vecante si gjirokastra.Qeveria Berisha dhe ministria e kultures ka mare fonde te vecanta per kete qytet per restaurimin e ndertesave te demtuara dhe nuk eshte bere azgje se fondi eshte vjedhur nga barkmedhenjte e P.S.se dhe qeveritaret e P.D.se.Pra heshtja ndaj kesaj vjedhje eshte gabimi i qeverise Berisha.

  • ai karburant o Tare eshte prone e perbahsket e Bashkim Finos dhe Genc Rulit, perse nuk e thua me emer e mbiemer, apo ashtu eshte puna????????????????????

    • O Pilo !
      Po ti pse nuk e thua qe ai karburanti tek xhemaliu,tek kthesa per ne pazae dhe ai i prane gerhotit jane te Flamurit ???????????

  • Fshataret e mu.it tallin menderen me sarajet e bejlereve te Gjirokastres , keshtu do ndodhe kur te zotet e mallit nuk gezojne pronen e tyre .

  • Eshte i drejte problemi qe n’gre Z.TARE,por kjo gje nuk eshte vetem ne gjirokaster por ne te gjithe shqiperine.DHe me e keqa eshte se keto gjera vazhdojne sot e k’saj dite dhe as kurrkush nuk po i ndalon.

  • ky vend ka marre fund, ju merakoseni si figure politike e nje partie te caktuar per cfare, do ribesh nje situate te marre fund ,kurre sepse nuk ke mundesi ta besh ate here per cfare i bihet legenit per te thene ate qe te gjithe e dine ky vend ka marre fund e nuk ka adhamull qe ta sheroje dhe duhet te pranojme humbjen

  • Me vjen shume keq qe jeni kaq te pasakte kur komentoni situaten e karburanteve ne Gjirokaster. per dijenine tuaj cdo kush qe zoteron nje prone private ne te gjithe territorin e shqiperise ka qene i lire te ndertoje cfare ka dashur..deri pista ne liqen…katrahurre saliljane…ai e shkaterroi shqiperine duke i lene dore te lire cdokujt te ndertoje gjithcka..
    E dyta, lidhur me karburantet..mund te them se lejen e tyre keto 8 vjet e ka pasur sali berisha me te tijat…ata u kane dhene karburante gjithe lazove qe kane ndertuar te tille kudo me leket e droges..ndaj edhe mbeshtetja e tij ndaj tyre….ndoshta pas 50 vitesh mund te gjykojme te gjithe..ate qe sali berisha i beri shqiperise ne 8 vjet nuk ja beri as enveri shqiperise ne 50.
    Se treti, Auron Tare shkruen sepse aktualisht nuk mori asnje post ne qeveri..ndaj po ben kritiken e tij..cfare te thuash me

  • Saliu mbolli ne shqiperi me doren e tij hajduterin dhe krimin dhe si i tille i la edhe te tjeret te vjedhin te genjejne te vrasin qe te jete i lire dhe te mos i kerkoj kush llogari.Keshtu qe me Gjirokastren si dhe me gjithe qytetet e tjera u neglizhua aq shume sidomos me Gjirokastren sepse me ate kishte alergji nga Enveri.Prandaj keta barkaleca te PS ne bashkine e Gjirok.vodhen ne vend qe me fondet e tyre te rindertonin ato saraje kaq me vlere qe i lane te shkaterohen.Turp i madh.Bashkiaku duhet pa tjeter te jete Gjirokastrit.

  • te drejte ke mor z.TARE , por ne gkirokaster nuk zdatohet ligji i miraeuar nga qeveria me te cilin u pranua gjirokastra ne unesko , por ligji si te perfitojne dhe vjedhin drejtoria dhe drejtusit e zyres teknike fondet e miratuara nga Qeveria Kaqe mjafton qe te kuptosh shume ……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *