Çdo lloj uniforme ka një efekt psikologjik të caktuar mes një hapësire publike. Dhe ajo e policit si përfaqësues shteti, i anës së ligjit dhe forcës shumë më tepër se ca të tjera. Ndaj jo më kot, në disa vende është kërkuar pakësimi i prezencës së policit në ambiente publike, për vetë faktin e një ankthi që mund të përcjellë tek gjindja, edhe pa bërë asgjë. Edhe ne këtu në Shqipëri e kemi të nevojshme këtë gjë, pra që të shohim sa më pak policë rrugëve, jo nga ai lloj ankthi që përjetohet gjetiu ku të duket se shteti të ri çekiç mbi kokë me një autoritet paksa stresues, porse këtu, prezenca e uniformave blu ta shpif nga raporti me padobinë e tyre e mosrespekti që kanë ata për veten dhe uniformën. Nuk e dimë ç`ndodh me njeriun kur e vesh uniformën e policit, por besoj duket të ketë po atë efekt të përafërt që ka veshja e një kostumi që na bën të ndihemi më seriozë, më të kujdesshëm më veten, më të autoritetshëm. Nëse brenda një uniforme tjetër kemi patur një sjellje të ç`penguar, brenda një kostumi jemi mishërim i rregullit dhe i sjelljes korrekte. Por ja që me një pjesë policësh tanë kjo nuk ndodh. Si me uniformë e si pa të, janë po ata; si në shërbim e si jashtë shërbimi, sillen po njësoj. Ja, meqë konsiderohemi tashmë njerëz të dalë e që kemi parë botë më sy, a ka ndeshur ndokush ndokund si tek ne, policë që ulen nëpër lokale duke u zhdëpur në alkool, mes kolegësh apo njerëzish çfarëdo, pak rëndësi ka?! A shihen ndokund policë që sillen e flasin pa asnjë lloj “presioni” që mund t`u diktojë uniforma, detyra, shërbimi?! Lajmi për një polic të dehur që kishte rrahur më shkop bejzbolli një shofer betoniereje, është dërmues në disa pikëpamje. Më kryesorja, çdokush ka të drejtë që të shoh tek figura e policit një të dehur të mundshëm, që fsheh pas shpine një shkop bejzbolli. Dhe ky dyshim që më pas katandiset në bindje, ndodh lehtë në shoqërinë tonë që udhëhiqet nga opinionet më shumë se nga arsyeja. Tashmë, çdo drejtues automjeti ka të drejtë që t`i drejtohet çdo polici që mund ta ndalojë për kontroll, duke i thënë: para se të më kontrollosh mua, të lutem bëj pak testin e alkolit nëse je i pirë. Ta kërkoj këtë në emër të kokës, jetës dhe dinjitetit tim. Kësaj i thonë të bëhesh me pahir “shofer betoniereje”!/E.H.

Nuk kuptohet asgje ne keto radhe…….qe shkruhen ketu , keshtu.
Nje teme shume shume e drejte,policia duhet te jete shembulli i kultures dhe i edukates ndaj qytetarit ne qofte se don te fitoje rrespektin e ketij te fundit.
Sipas RAI ne Milano per 14 vende te lira si police qarkullimi jane bere 10.000 kerkesa .
Edhe atje qenka e dashur uniforma !
Uniforma policore eshtë uniformë zyrtare. Nje uniforme e tillë pasqyron “shtetin zyrtar”. N. Q. S nje polic abuzon me detyrën dhe nuk perfaqeson ligjin ai perdhos “shtetin zyrtar”. Shteti zyrtar eshte shtet i ligjit dhe ketu qendron autoriteti dhe dinjiteti i tij. E kunderta,si ne rastin qe tregon ermiri flet per “mbarimin” e funksionit te shtetit zyrtar dhe per fillimin e funksionimit te shtetit “harbut” ose “druvar”! Jashte policise harbuteria policore!
Po pse ore pellumb te dal jashte policise. Une shyqyr qe shpetova nga dhite e nga lopet,e nga thijte,ene viçat,ene gamori. Un kam ardh ntiranë me u qytetru ti thu hik. Un shkopin e maj vetem per zakon jo për gja. Me atë ngisja gamorin kur shkoja per dru. S’ka asgjo t’keqe. Gamorin e lash n’fshat veté po qytetrohem e bahem zyrtar. Pse duhet me hik?