Krahas sulmeve klasike verbale, PD-ja – ajo që përcjell frymën e Berishës, sigurisht – po riinvestohet fuqishëm në goditjen ndaj Ramës, me në fokus aspekte morale të veçanta, gjithnjë duke menduar se kështu do përfitojnë nga ndjeshmëria e opinionit, kur t`i ngacmohen gjendrat e kësaj ndjeshmërie me lajme që kanë të bëjnë me gjuhën e kryeministrit. Dhe nuk është si në rastin e Berishës, ku një lapërdhari orale e tij në ligjërimin politik, dëgjohet prej çdo veshi; në rastin e Ramës, ato nuk dëgjohen publikisht, por serviren prej shtypit të demokratikasve, si diçka e zbuluar prej tyre. Kjo konfirmon faktin se në PD, ende nuk mendohet për një stil tjetër të Public Relations, se askush nuk bën llogari se çfarë ka rezultuar e dështuar deri më tani e se çfarë duhet të ndryshojë në funksion të treguesve të sukseshëm. Gjithçka është në diktatin e Berishës, të përbërë nga një instikt i verbër plot nervozitet e pa asnjë ftohtësi mendimi.
Një ndër dështimet më të mëdha të tij, ka qenë pikërisht mitralimi pa u ndalur ndaj figurës së Ramës nga çdo anë, nga çdo drejtim, pa asnjë cak moral. Dhe kjo, ka zgjatur për vite e vite, deri sa kanë ardhur në këtë pikë të sotme, ku Rama është kryeministër e Berisha një opozitar me kuotat më të ulta të reputacionit sa është në politikë.
Mësimi më i mirë për Berishën, duhet të kish qenë fotoja me Ramën cullak në lokalet e 2007, ku ajo mënyrë e ulët e goditjes së kundërshtarit, ju kthye në boomerang, duke lënë vetë brekët e dalë cullak para një rezultati katastrofik, që e çoi në humbjen e rradhës së kryeqytetit. A pra ky është ai politikani që e mbajnë për të madh kasnecët e tij?! / E.H.

ha ha ha Public Relations ha ha ha …ku marrin vesht ata te PD nga keto mor aman…PD eshte nje SHpk e familjes Berisha e mbushur me injorante e debila nga me superprovinciale e horra, hajduter e te babezitur as per vucidol nuk kane nivel kulturor….uroj qe te dale jashte ligjit si parti destabilizuese dhe shpifse.
Berisha eshte i semure mendor por jo humbes. Qendroi ne pushtet deri ne moshen 69 vjecare.Familja e tij ka miliarda. Ka hedhur ne ere nje fshat te tere. Ka vrare protestues e ka bere shume e shume krime te tjera por askush nuk ka guxim ta preke. Humbes jemi te gjithe ne te tjeret.
Bero…..dhe berishizmi nuk ishte as idologji dhe as politike ai ka nje merite te turpshme historike qe tashme eshte pagezuar koha e rrumpalles.ANALIZA E metejshme me kete protagonist te asaj shoqate te te verberve politik por klasa qe rrembeu pasurin kombetare, kerkon angazhimin e eksperteve te shume fushave te jetes se kataklizmoja qe eshte shkaktuar nuk mund te krahasohet as me kryqezatat e mesjetes……………………
Vertet eshte e ulet dhe pa kuptim qendrimi i PD kundrejt figures se Rames por kjo eshte vetem fasade.Diversioni qe ai ben hapur apo nen rrogoz eshte arma e tyre (PD) kryesore.Veprimi i disa deputeteve te PS este tregues shume i qarte.PD dhe shpellari e perdori kete strategji te percarjes me Nanon,Me Ilirin dhe kerkon ta vazhdoj me tej.