Gazeta satirike franceze Charlie Hebdo ka tentuar të kombinojë dy momente, me një imazh që sugjeron nëse, Aylan Kurdi, 2-vjeçari sirian u mbyt në brigjet greke vitin e shkuar,do të kishte mbijetuar udhëtimin e tij për në Evropë, ai do të ishte bërë një “predator seksual në Gjermani”.
Gazetarët e Charlie Hebdo’s paraqiten në këtë rast si njerëz krejtësisht të papërgjegjshëm, që duke mos qënë në gjëndje të shohin përtej hundës së tyre, dhe përtej formatit të gazetës ku punojnë, e sjellin ekzistencializmin e tyre në kufinjtë a një absurditeti monstruoz duke spekulluar paturpësisht me pafajësinë dhe tragjedinë e një fëmije.
Me këtë retorikë, ata bien në të njëjtin nivel me një fanatik, ekstremist amerikan, që në rastin e vdekjes së një fëmije, ju tha prindërve të tij se atë fëmijë, e mori Zoti për të shmangur mundësinë që ai mund të bëhej një Hitler apo një vrasës serial kur të rritej (!).
Gjithashtu, ata, me papërgjegjshmërinë e tyre, me diçiturën e kësaj karikature , ndihmojnë ISISI-n të rekrutojë më shumë militantë në rradhët e tyre.
Dhe retorikës: Je suis Charlie! – mund t’i përgjigjesh në këtë rast, Je suis juste un enfant! (Jam thjesht një fëmijë!)

Nuk doja ta besoja kete mendesi kanibaleske te shprehur ne karikature.Te tallesh me vdekjen e nje femije!Turp, turp, turp!
Te karikaturoshe nje engjell,dhe vetem 2 vjecare, te mbytur ne kerkim te bukes se gojes eshte me shume se te jesh nje kanibal. Zoti vonon, por nuk harron. Ky artikull sjelle vetem trazira.
TURP
E verteta eshte e hidhur!
nxjerrja e fotos makabre te ketij femijes se shkrete,tregon se sa te mjere jane gazetaret dhe gazetat
Kush e solli terrorin islam ne Europe, UFO-t? Keta emigrantet nga Afrika e Azia dje dhe keta klandestinet afro-aziatike sot. Mos u lotoi kot sot me kete foto se do lotoni e do pergjakeni me fort neser kur keto anonimet klandestine te bejne ne Europe ate qe bene ne 7 janar 2015 ne gazeten Charlie Hebdo, masaker, te vetmen gje qe bejne mire. Ku i keni syte, miope, qe nuk shikoni murtajen e zeze qe ka sjelle dyershqyerja e Merkelit?
Ooooo tul Rivarol.islamin e sollen ata te njejtit qe e sollen krishterimin ne Evrope.I kupton ti keto gjera ore hajvan?
Mos fol brockulla bre burre!
Terrorin Islam ne Europe e solli nderhyrja e politikes perendimore ndaj lindjes se mesme sic e dini mire ju zotni.Si shkak i nderhyrjeve amerikane ne Afganistan u krijua al-qaeda, me nderhyrjen e amerikaneve ne Irak u krijua ISISI. Shume aksione te ushtrise amerikane dhe atyre aleate kane rene mbi popullsine civile me dashje apo pa dashje, gje qe ka induktuar ndjenja te forta antiamerikane dhe antiperendimore ne ate zone dhe i ka dhene mundesi fanatikeve islamiste te gjejne terren te favorshem per te mbjelle idete e tyre te cmendura ne popullsine qe ka vite qe jeton ne kushte te varferise ekstreme dhe nen ushtare te huaj qe nuk ju kuptojne as zakonet as fene. Si do te ndiheshe ti po te vija une si “mik” ne shtepine tende dhe pasta te diktoja se cfare duhet te besh ti dhe familja jote, dhe te lendoja vjazen dhe te vrisja djalin tend?
..dhe imagjinoni femijen e atij burit qe isis i preu koken in direta. femije te pafajshem por fatet jane tragjike.