Popull e qeveri u trazuan keq pasditen e së shtunës nga lajmi se një avion i vogël i nisur nga Rinasi e që drejtohej nga një shtetas italian, bëri një ulje në plazhin e Divjakës; ndërsa ku pak më tutje, u bllokua një sasi lënde narkotike ngarkuar në një automjet. Zëra opozitarë shpërthyen për të treguar se ja, kish diçka të vërtetë tek akuzat e saj, për të cilat, nga mazhoranca u tha se ishin sajesa plot fantazi e dashakeqje. Nga e kundërta, qeveria rrahu gjoksin se ja, shteti po e zinte më së fundi lepurin me qere, ashtu siç i ka hije. Eshtë një histori kjo përplot çudi, nga ato ku nuk dallohet dot fantastikja nga realja e gënjeshtra nga e vërteta. Një çorbë pra tipike shqiptare, e ngërthyer nga sintagma e llojit: e pabesueshme, por e vërtetë! Më e përforcuar kjo, si shenjë fataliteti, vjen teksa komuniteti gay, ose i quajtur krejt ndryshe me gjuhën e troçtë të popullit, ka hedhur në publik slloganin e fushatës së pritshme të tyre: “Jam gay, jam mysliman!” Mjaft kjo, që ndryshe përkthehet: jam shllirë, jam mjalt; jam japrak, jam bajgë; jam kripë, jam sheqer; jam kriminel, jam i pafajshëm;, për të qenë i përgatitur se tashmë janë hequr doganat e çdo gjë, sado absurde, të jetë në qarkullim normal. Krahasimi metaforik i dikotomisë gay/mysliman, nuk ka assesi për qëllim të shprehë mospajtushmërinë mes negatives dhe pozitives – mos e thëntë të kontestojmë këndvështrime me natyre liberale mes këtyre dy përmasave bazë të sjelljes njerëzore – por të qartësojë se janë jo thjesht dy të ndryshme, por krejt të kundërta. Nuk mund të jetë protoni neutron e neutroni proton; nuk mund të jetë sheqeri kripë e kripa sheqer, nuk mund të jetë nata ditë e dita natë, nuk mund të jetë kafsha njeri e njeriu kafshë. O njëra o tjetra! Do kishim fort dëshirë t`i konsideronim normalë të ashtëquajturit njerëz me preferenca seksuale të ndryshme, por ja që kanë denoncuar veten që në sllogan….që nuk janë normalë! Por ama vetëm nga trutë! – do thoshte dikush. Po nëse nuk je në rregull nga trutë, sigurisht që nuk mund të jesh në rregull në asnjë pjesë të trupit! / E.H.

Jam Saliu,jam demokrat!
Berisha deri tani ka vertetuar vetm qe avionet piper mund te ulen, po si i behet te ngjiten perseri ne qiell te hapet kjo eshte dilema 27000 evroshe
O karallo, ca shkruan mor amon? Edhe gayt i lidhe me avionin per te cilin nuk the asnje fjale?
POLICIA E SHTETIT PO VONON SHUME PER DEKLARATEN ZYRTARE PER NGJARJEN
CNA QENKA KY BRACE MISTRECI QE DEL DHE SQARON NGJARJEN
AS TAHIR LEPURUSHI NUK DUHET TE DALE PER DETAJET KONKRETE
DIDI KU ESHTE
CFARE PO PERPIQEN TE MBULOJNE
LLOGJIKA E THJESHTE THOTE QE RRJETI KA PATUR NJE KONTAKT NE POLICI
KUSH MERR GUXIMIN TA ULE AVIONIN NE NJE VEND TE HUAJ PA NJE “KONTAKT” NE POLICI??!!!
MEGJITHEATE KOHA NUK LE GJE PA SQARUAR
Ti mbron idet fashiste ndaj atyre qe nuk jane si ti, ne paris muslimanet gay kane xhamin e vet
Jetojme ne Shqiperi. Tamam. Se ngec avioni per transport droge dhe nuk ngarkohet dot ne dreke ne plazh dhe ministri i brendeshem nuk jep doreheqje po kerkon merita.