Nga Bedri Islami
Aksioma se, “kush fiton luftën, fiton edhe pushtetin”, e ka një “por” nga pas. Pra, jo gjithmonë mund të ndodhë kështu.
Janë të paktën dy raste të cilat e bëjnë të domosdoshme pikërisht sqarimin e kësaj “por”, që fare mirë, edhe pas luftës me Covid-19 dhe pas përleshjes luftarake me pasojat e Tërmetit të nëntorit, mund të përsëritet edhe në Shqipëri.
Njëri nga shembujt është i largët, por historikisht i njohur, i studiuar dhe i trajtuar në shumë nga manualet e keqpërdorimit të fitores si rrugë drejt koncentrimit të pushtet në një dorë të vete, në një figurë të vetme, i cili, duke e trajtuar paqen si vazhdim i luftës, ndëshkohet për autokracinë.
Anglia në Luftën e Dytë Botërore gjeti në personalitetin e Çurçillit figurën më të domosdoshme për të drejtuar me dorë të hekurt, me vizion dhe me qartësi të pazakontë, me seriozitetin anglez dhe pasionin e fshehur tek një njeri, i cili, mes të tjerave, në kohën e lirë apo në pushimet mes mbledhjeve qeveritare, lehtësohej duke vizatuar.
Askush nuk u nda prej tij pa e ndjerë veten më trim – kjo ishte deviza e tij e luftës; frymëzimi i të tjerëve dhe maturia e tij.
Por, befasisht, pas luftës, ai i humbi zgjedhjet. I sigurtë se fitorja ishte pushtet, ai njohu humbjen, për të mësuar se paqja ishte një shfaqje e re në Anglinë e lodhur nga lufta dhe nga diktati. Do të rikthehej në pushtet, pikërisht atëherë kur kishte mësuar nga paqja dhe të zhvendoste triumfin e tij jashtë ishullit të begatë.
Shembulli tjetër është më i afërt për ne: Kosova. Qershori i vitit 1999, pas shumë viteve rezistencë dhe dy viteve luftë të hapur, ajo ishte e lirë, por jo e vetëqeverisur. Kishte një qeveri të përkohshme, e cila drejtohej nga lideri guerilas Thaçi dhe një organizatë politike që e kishte drejtuar, Lëvizja Popullore e Kosovës dhe që po shndërrohej në një forcë politike legale, që më pas do të njihej si PDK.
Në ato ditë kam biseduar shpesh herë me Thaçin, në mbrëmje të gjata, rreth asaj që duhej të bëhej dhe, mbi të gjitha për ndërtimin e një mëvetësie sa më të domosdoshme për krijimin e strukturave të shtetit, pavarësisht se kudo kishin ardhur drejtues nga e gjithë bota, disa nga të cilët as nuk e kishin dëgjuar më parë Kosovën e as nuk dinin gjë për të.
Kishte një bindje tek njerëzit e luftës se në zgjedhjet e para do të kishin një fitore bindëse, sa që shpeshherë mendonin se pas tyre, as rivalja më e fuqishme, LDK-ja, që në ditët e pasluftës nuk dukej askund, nuk do të ekzistonte. Rugova dukej i humbur, ardhja e tij shtyhej nga dita në ditë, kudo njerëzit e UÇK-së po vendosnin pushtetin e tyre paralel me të huajt, në të gjitha komunat dhe strukturat. Eufori e pazakontë e njerëzve që përgjithësisht kishin ditur të bënin luftën, por ngurronin të bënin paqen.
Në zgjedhjet e para, njerëzit që kishin fituar luftën, humbën. LDK-ja e heshtur, që ishte rikthyer, fitoi. Rugova, edhe me votat e detyrueshme të PDK-së së Thaçit, do të bëhej president dhe do të vinte dita që LDK-ja do ia kthente borxhin presidentit të tashëm, i cili, edhe kur ia dha votat mendoi për ditën kur do e merrte kthimin e borxhit të tij.
Humbja ishte e pritur për të tjerët, por jo për shumë nga ata që e bënë luftën.
Ka një shkak themelor: ata harruan se në pasluftë nuk mund të sillesh si në luftë. Ata ishin çlirimtarë që po synonin të bëheshin zotër. Disa prej tyre po bëheshin thjeshtë mercenarë, të frikshëm dhe të zhurmshëm. Urtia njerëzore i la në opozitë deri sa të mësoheshin se mund të jesh shërbyes i mirë, por jo padron.
Ka një ngjashmëri, do të thoja fatale me pasluftën në Kosovë si mendësi fituese, me atë që ndodh në Shqipërinë e tashme, me pasluftën ndaj koronavirusit, si mendësi zotëruese.
Tejkalimi i së drejtës për rreptësinë e izolimit, ndjenja e frikës se mos përmes kësaj gjendje kalohet në humbjen, qoftë edhe të pjesshme të lirisë, autoritarizmi i skajshëm dhe komunikimi i sipërfaqshëm, duke ndjellë më shumë frikën se sa shpresën; dhënia më shumë rëndësi nga qeveria të të drejtave abstrakte se sa realiteteve konkrete; pasiguria e së nesërmes dhe joshja nga “ çirçet” opozitare, të cilat nuk kanë asgjë në dorë veç zërit, në këtë rast, i çjerrur”, të gjitha këto sjellin hallkën e shkëputur mes fitores në luftë dhe qeverisjes së ardhshme.
Nëse në Kosovën e pasluftës shumë figura, të cilët ishin respektuar në luftë, po bëheshin mercenarë dhe të korruptuar, duke e quajtur korrupsionin si pjesë e ndarjes së plaçkës së luftës, në Shqipëri, jo pak ministra e titullarë të lartë janë frikshëm të korruptuar, janë pjesë e oligarkisë politiko – financiare dhe, çfarë edhe më e rëndë, e quajnë të gjithë këtë si një meritë vetjake, nga e cila nuk skuqen se përfitojnë, por zemërohen kur i ikin fitimet nga duart.
Është një punë e vështirë, por e urtë, të ndalosh një luftë para se fitorja të kthehet në rraskapitje.
Pas luftës, të çliruar nga ankthi, njerëzit fillojnë e bëjnë llogaritë e tyre dhe vënë në balancë atë që kanë fituar me atë që kanë humbur, sigurinë për jetën me sigurisë e lirisë.
Atyre nuk u duhen më as ligjet e rrepta të qeverisë, as mjetet e motorizuara nëpër rrugë, as kërcënimet me burgime afatgjata, as premtimet e harruara.
Atyre u duhet që qeveria të mësojë sa më shpejt artin e vështirë të qeverisjes në paqe dhe, nëse e ndjejnë se qeverisë i pëlqen psikoza e luftës, atëherë nis edhe humbja e saj.
*****
Botuar në DITA. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

I nderuari Bedri!
Keni shume te drejte ne kete leksion teoriko-filozofik qe i beni kryeministrit Rama,por duhet ta dini se ai ne kete fushe eshte shume here me i zoti se ju,ndaj kur te jete duke lexuar ate qe ju keni shkruar ai do buzeqeshe hidhur duke mermeritur:”
-“Hajde baba te te tregoj arat”!
Rama nuk vuan se nuk i kupton veprimet e tij,por se atij sot per sot nuk ka kush i tregon “kufirin tek thana”,se sot nuk ka as opozite te vertete politike,as media te pavarur ne nivelin e “pushtetit te katert”,as OJQ,as Avokat te Popullit,as KLSH,as KE,BE,PE ,as Kushtetute,as Pluralizem ,por ka nje pushtet diktatorial qe vete vendos e vete vulos!
Nuk ka patur kurre kaq pushtet sa Rama sot,as Enver Hoxha dikur, qe sot quhet DIKTATOR!
Eshte kjo arsyeja pse ky kryeminister na eshte bere si “burri i nenes” duke na kercenuar,tallur,ironizuar etj cdo dite e ore ne te gjitha TV duke lexuar germe per germe listat e bizneseve,oraret e hakes e mbyllkes,gjobat,etj sikur nuk ka zedhenes ne polici,ministri,kryeministri apo bashki!
Ketej tenton te na mbushe mendjen se “Jemi ne kohe lufte”,por harron se le lufte komandanti i ushtrise nuk e mobilizon,frymezon dhe trimeron ushtrine me kercenime apo me keq akoma duke i terrorizuar ushtaret dhe komandantet e tyre me gjoja forcen e madhe te armikut perballe dhe fuqine e tij ushtarake ne njerez e armatime!
Nje komandant i tille gjithmone ka deshtuar ne lufte dhe ne historine e Artit Luftarak Boteror eshte trajtuar si shembull negativ!
Ndonese kryeministri Rama doli qe nga termeti e deri me sot per dite ne te gjitha TV,duke i turfulluar nje populli te tere , i pa bindur te zbatoje urdherat e tij,qe perendia ka ditur se kujt t’i vere mbi shpatulla punet me te renda,pikerisht harroi se ketu ishte gabimi i tij,si komandant “ne lufte”!
Dhe populli,i lodhur nga kercenimet e kryeministrit,nga ozolimet e gjata,qe nuk po jepnin asnje permiresim te situates, cdo dite mbushnin rruget plot,ndonese ushtria dhe policia vringellinte forcen!
Ky kryeminister kujtoi se duke marre te gjithe riskun e ruajtjes nga infektimi te tere popullit,na beri te harrojme vitusin,por mundoheshim te ruheshim nga policia e jo nga vitusi!
Dhe fotot e dites se shtune dhe sidomos te diele tek liqeni ishin vula e deshtimit te plote te filozofise se kryeministrit Rama!
Na ke lodhur teper,zoti kryeminister!
Tani na dukesh si pushtues e jo si shpetimtari yne!
Aq me teper me perbuzjen qe i bete 700 mije pensionisteve,duke i izoluar dhe duke i lene pa asnje sherbim mjekesor per mbi 2 muaj,keni deshtuar plotesisht si pushtetar !
Ktheni rruge sa nuk eshte vone!
por vilat dhe pasurite i fiton
Ne Lalez,Surel….Londer,Stamboll….NewYork…!
Ta thyejn qafën e të na hiqet syshë maskarai.
Ha mut ha…Rama do rrije 5 mandate deri sa te beh shtet dhe te zhduke grabitqaret nfa zyrat e shtetit. Su dhe kur berishizmi te kete ngordhur bashke me kriminelin Sali.
Z.Bedri “Ke harruar te permendesh Like Florirrin i cili po me lufte eshte bere “sheiku” me i madh i Shqiperise,me lufte del ne rruge per te mbrojtur”miliardat e tij”dhe pas tij po me lufte vazhdojne te grabisin kete vend te majte apo te djathte per 30 vjet.Sigurisht dhe ne paqe numerojne pasurite ,miliardat,dashnoret dhe pa pike turpi thone t’a perballojme kete lufte bashke (sigurisht duke paguar gjithmone te varferit dhe punetoret).PATURPESIA eshte ngritur ne piedestal ne Shqiperi dhe sigurisht po ja vure ujkut melçite ne qafe e di fare mire perfundimin.
Edhe pse gjatë dy mandateve i patën të gjitha mundësitë për ta prefeksionuar mjeshtrisht artin e të qeverisurit “me mend në kokë”, rilindjotasit nuk bënë as minimumin e së mundshmes për të justifikuar sado pak ato një milion shuplakat e forta ndaj autokracisë dhe korrupsionit galopant të të ashtuquajturve “kundërshtarëve politikë”.
Pasoja është kjo që po përjetojmë.
Ku ishe? Hiçgjëkundi.
Çfarë bëre? Asgjëkafshë.
O Bedri, me fal, po ia ke fut pordhes. Kjo qeveri erdhi ne paqe 7 vjet perpara. Asnje lufte nuk dukej gjekundi. Mori ne dore frenat nga banda e Saliut dhe u kethye vete ne nje bande superhajdutesh. Si ne lufte, si ne paqe keta vec ne nje vend e kane mendjen. Te vjedhin. Pjesa tjeter nuk ka rendesi fare, paqe, lufte, e ka kush e ka kap ca te kapesh, ngriva shkriva, kukamceftas, futja kujt te mundesh, etj. etj besoj e merr vesh. E kisha fjalen qe kot ishe munduar. Sa kohe ky milet qe vidhet dhe pocaqiset do te vazhdoje te blegerije, si keta luftetaret, si edhe paqetaret do te vazhdojne te kalerojne.
Ku ishe? Hiçgjëkundi.
Çfarë bëre? Asgjëkafshë.
Jam 100 % dakord
Me që e përsërite përsëdyti, po të jap thënien e saktë nga populli:
Ku ishe? Hiçgjëkundi.
Xhë bëre? Hiçgjë kafshë.
Jo për gjë por të jemi preçizë.
Deri tani kemi parë vdekje të panumërta në ekranin ku shohim filmat e Hollivudit dhe varrime askund. Nuk kemi parë e dëgjuar vdekje nga korona as tek të afërmit e as te ata që njohim.Kemi parë një kryeministër rrugaç dhe llafazan si ato gratë pa burrë të lagjes. Lufta që bëri qeveria nuk ishte kundër epidemisë, por ishte kundër popullit te vet.Sikur t’ia qante kaq shumë hallin popullit kjo qeveri do të kishte vënë dorë te spitalet dhe te lufta kundër varfërisë. Prandaj më duket krahasim i keq i ”luftës” se Ramës me luften e Thaçit. Hoqëm qafe Berishen, dhe paskemi zgjedhur një tjetër Berishë rozë. Dhe më e keqja është se në rradhë per pushtetin është po prapë Berisha i vërtetë me lugë në brez. Sillet vërdallë e shkreta mendje për të gjetur një zgjidhje për hallin 30 vjeçar që na ka zënë më të ”zgjedhurit tanë” dhe përveç gijotinës nuk gjen zgjidhje tjetër.
MOSFITIMI I PUSHTETIT PAS FITORES SE LUFTES ESHTE PERJASHTIM JO RREGULL SHOKU BEDRI!
I Hamdi (Alban_Dega!
Ti ngaterron diktaturat me demokracite!
Ne demokraci pushteti nuk merret me lufte (pervec Shqiperise),prandaj ben mire te mos vazhdosh me bythelepires i Rames,ketij diktatori te urryer njelloj si dhe Berisha!
MOS VALLE SHARL DE GOLI I DJEPIT TE DEMOKRACISE BOTERORE FRANCES ISHTE DIKTATOR ERHK… AR NGA TRURI !?
Po Xhorxh Washingtoni…. Abraham Linkolni… Rousvelti ……te Nenes se demokracise boterore- SHBA -se o trap!
Nuk e faj o Ham Ham Ham-di,se ti malok shpelle je dhe koken shkemb e ke ndaj nuk mund te pranosh te thjeret se te duket vetja koke e madhe!
Por nuk harron nje gje,se koken e madhe e ka edhe …GOMARI!
Arsyetoji bemat e emrave qe ke rreshtuar,per te mbrojtur mbrockullat e tua!
NUK KAM KOHE TE HUMBASE ME TRU HUMBUR !
Meso ABC-ne e histories boterore !
ME FAL BEDRI , PO KUSH DO TA MARI PUSTETIN PASTAJ ,LULI ME KOMPANI. ESHTE DHE TEORIA HAJDE TI PROVOJME KETA NJEHERE, POR I KEMI PROVUAR ME PARE,DHE DUKE QENE SE KE KUJTESE TE FORTE E PE CFARE I BENE SHQIPERISE.PO TE ISHTE RIFORMUAR SI PARTI TE SILLTE GJAK TE PASTER ,TE RINJ DINJITOZE DO TE THOJA HAJDE TI PROVOJME..DO TE DOJA Z. BEDRI TE NA REKOMANDOSH NJE PARTI POLITIKE ,QE MUND TA UDHEHEQE SHQIPERINE . PASTAJ DICKA, KUSH POLITIKAN I FUTET POLITIKES IO PER INTERESAT E TIJA POR PER INTERESAT E MIJA,NUK THEM SE SKA POR ATA MBETEN NE VEND NUK I NGJISIN DOT SHKALLET. ESHTE LIGJ BOTERO.
Do fitoje Basha me Salianjin dmth. Hajde Bedri hajde!
Shoku Bedri a mund te na shpjegosh se cfare lufte ka fituar kriekaqoli? Deri tani ka luftuar vetem me mullinjte e eres se marrezive te tija.
Ai e ka mendjen vetem per te vjedhur e per te mbajtur pushtetin ne menyre qe te ushtroje megallomanine dhe egocentrizmin e tij te ndrydhur pergjate gjithe kohes qe ishte ne opozite.
A MUNDE TE NDODH KESHTU EDHE NE SHQIPERI ME KRYEMINISTER EDI
RAMA.!
Duke lexuar Bedri Islami I cili thote:
“Aksioma se, “kush fiton luftën, fiton edhe pushtetin”, e ka një “por” nga pas. Pra, jo gjithmonë mund të ndodhë kështu.”
Zoti Bedri na jep dy shembuj konkrete.
1)Ne jepee Anglin me Udheheqes Curcillin
2) Ne jep Kosoven me udheheqes guril Hashim Thacin.
3. Bedriu thote a munde te ndodhe edhe ne shqiperi qe Edi Ramja pas fitores se dy luftrave te humbas pushtetin.?
Le ti analizojm sipas pikpamjes sime.
1-Curcilli ishte udhehqs dhe politikan I madhe .Pore me fillimin e luftes une e dij qe me ligj Anglezet e shkrin Parlamentin dhe drejtohe vendi dhe lufta nga nje shtab qendror ushtarak.
Ne ket lufte qe Curcillin e qoj ne humbje ishte fakti se ne ket aksion te madh luftarak nuk mori pjes vetem partia e Curcillir pore te gjith forcat politike sejcila me forte se shoqje elektorati I tyre ju bashkangjit luftes.
Kjo beri qe Curcilli te mos vlersohet si figure qendrore sepse te gjith Anglezet ishin te bashkuar ne kete lufte s i nje trup i vetem.
Per kete Curcilli nuk kishte perse te mbante me pushte pasi pushtetin ai e shkru me masen luftarake te te gjith popullit ku bijte e tyre pa dallim politik ju perveshne luftes per fitore.
Kjo e veniti Curcillin dhe humbja e tije ishte krejte e arsyeshme.
2- Vijme tek Kosova. Perse humbi Hashim Thaci pushtetin.? A vertet sapo dolen nga lufta komandantet e tyre qe ben luften ata u korruptuan kaqe kollaj.? Kjo eshte nje pikpyetej e madhe qe nuk te qon ne kete konkluzion.
Po perse Humbi Pushtetin.
a) Pushteti humbi per faktin se megjithse Kosova nxori nje armate 30 000 liftetaresh.(Sipas Dilaver Goxhait nxjerre nga libri UCK-ja dhe KADAEJA” Pore keta 30 000 luftetare nuk e mbuluan ter Kosoves. Munde te themi qe mbulimi I UCK-se munde te shkonte tek 35-40 % te popullsise.
b) 55-60 % e popullsise ju binde Pacifistit Rugova I cili haptazi ishte kunder luftes madje politika e tije dashakeqes kunder luftes qe me daljen e UCK-se ne sken nuk ka pushuar madje edhe sote kjo politik kunder UCK-se sa vjet e po behet me e ashper. Pra Rugova ruajti Elektoratoiin e vet kunder luftes Elektorat qe e ka edhe sote. Bile me qendrimin e VV-se e ka shtuar edhe me shum kete elektorat.
c) Elita Pacifiste e kosoves kishte mbeshtetje te madhe edhe nga UDB-ja ku sipas Dilaver Goxhait aty veproni me page nga UDB-je rreth 80 UDB-ash. Te gjitj keta benin propaganda kuder UCK-se bile edhe sote e kesaj dite ata vazhdojn te hejdhin ne tregun medjatik me qindar menu te pergatitur nga guzhina e UDB-se se Beugradit.
Kjo beri te mundur qe UCK te mos fitoj e jo se ata u sollen keq. Z.Bedri megjith qe e ka ndjekur nga afer pore me sa duket nuk ka depertuar ne esencen e ketyre probleme dhe u ka ren shkurte tami pa hyre ne laburinthin e ketyre problemev.
Duhet te them pa frige se Elita Pacifiste kishte nje lidhje te ngushte me pushtuesin ., madje nje pjes e tyre pushtuesin e kishi kthyer ne lukse ndersa mbeshtetesit e tyre pushtuesin e kishin kthyer ne mjet jetesa ndaj dhe kishin zemrim me UCK-ne dhe po ashtu edhe sote e kesaj dite zemrimi I tyre nuk do te pushoje.
d. Ceshtja e Korrupsioni Bedriu e din mire nga nje sontazh qe eshte bere Rugova si personalitet ne Kosov ne te gjith eliten del me I pasuri ne Kosov.Nga e mori ket Pasuri Rugova a e mendon gje hiq ket Pune.! Pra Rugova munde te dilte njeriu me I korruptuari e jo luftetaret e liris qe armet e tyre akoma nuk I shin ftohur.
3- z. Bdri sillet rrotull tek meraku se mbase do te humbase edhe z. Rama Pushtetin duke argumentuar problpmin Anglez dhe ate te Kosoves.
Une them qe problem ne shqiperi nuk ka te bej fare me asnjerin
Kjo per faktin se ne dy luftrat e medha qe patem ne shqiperi si Termeti Shkatrrues dhe Pandemia Opozita shqiptare ke qe inaktive, madje nuk pati mundesi se po te kishte mundesi do te ndalonte ndihmat qe Bota I dha per Termetin./
Kjo nuk don shum komente se keta jane aqe inferior sa qe gjate gjith kohes kan vepruar ne kundeshtim me realitatin qe e kan shtyr opozite kilometra large eletoratit te tyre.
Prandaj nuk ka asnje mundesi qe te humbas Edi Rama Pushteti po ekziston vetem nje mundesi.
QE EDI RAMA TUA JAP NE TAVOLIN PUSHTETIN JO SE ESHT5E LODHUR PORE RREZIK I RROTACIONIT QE NE SE NDODH KJO ESHTE DHURAT PERSONALE E EDI RAMES DHE ASPAK E ELEKTORATI. Kjo eshte e pa besushme pore jo e pa mundur.!
Shkrim i dobet.
Krahasimet, me rastin britanik dhe ate kosovar, calojne, pasi rasti britanik dhe ai kosovar as ne permbajtje nuk jane te tille.
Sa i perket Kryeministrit Rama, fryma e ketij shkrimi bie ndesh me frymen e nje mori shkrimeve te paradokoheve te autorit.
– Rama nuk na erdhi nga qielli, ai ishte ketu, ne Shqiperi. Ardhja e tij ne pushtet shenon demilitarizimin e politikes shqiptare.
Kjo nuk do as mend as kalem.
Nje pjese e pushtetit te IV-te perpiqet prej kohesh ta paraqese ate si autoritar. Bile nje pjese e madhe e tyre, tashme ne front kritik deri ne asgjesim te tij. U harrua shpejt qe para ardhjes se Rames, analiste e gazedtar jane vrare, plagosur, rrahur, perndjekur, u jane djegur e shkaterruar redaksi dhe sot, po ata rrijne edhe sot sus para atij qe i u beri nje mije e nje te zezat, sikur nuk ka ndodhur asgje.
Kjo furtune e e ka shpjegimin e vet. Me te vertete, Rama eshte shpesh here i ashper me nje pjese te mediave per shkak te sherbimit shume te keq qe u bejne pagatoreve te tyre nepermjet shpifjeve, mashtrimeve, thashethemeve te organizuara me qellim qe te trullosin mendjen e njerezve duke i ngopur me te paverteta.
Rama eshte i vetmi kryeminister qe u ka shkuar ne studjo Sokol Balles, Eni Vasilit, Blendi Fevziut, Ilva Tares, Zhejit, Qim Pekes, Babaramos, e disa te tjereve. Tek i vetmi kanal qe nuk e dij ka qene ose jo eshte tek Shijak TV. Jemi deshmitare se gazetaret flasin pas asnje ndrojtje, I a nxijne jeten, e nderpresin, flasin pa asnje norme etike, e trajtojne si me qene nje roje shkolle dhe ai askujt nuk I mban meri. Ne nje kohe qe po keta gazetare e analiste rrijne sus, u shkon pike pike kur jane perballe Berishes.
Merita e Rames eshte se ai u qendroi larg gazetareve e analisteve ahanlepires qe ishin mesuar tu sherbenin qeveritareve kundrejt shperblimeve te majme ose marrjes se tenderave, etj per te mos u zgjatur.
Tani vijme tek dy fatkeqesite, tek termetet e njepassnjeshme dhe tek Covid-19. Opinioni I pergjithshem eshte se Rama I perballoi shume mire keto situate te veshtira. Vendosja e rregullit e disiplinimi I levizjeve beri qe ne te demtohemi me pak se te tjeret, per shkak se Rama e kapi momentin, veproi shpejt ne bashkepunim me shkencetaret tane te epidemive dhe ne kete drejtim mendoj se eshte mekat qe ne te mohojme ato qe u arriten.
Nuk eshte dinjitoze te trajtohet si dicka e ububushme pse ne Kryeqytet u pane shume maqina policie dhe ato ushtarake. Edhe femijet e marrin me mend se ato nuk ishin per te trembur popullin, me popullin kjo Qeveri maredheniet I ka ne rregull. Ato mjete sherbyen per te siguruar rendin e qetesine dhe pronen e qytetareve pasi ne raste te tilla, ta lesh qytetin pa te tilla forca do te thot tu japesh shan bandave kriminale te bejne kerdine. Nuk e dij se kujt dhe perse ka filluar ti lindi shqetesimi se mos Rama mund te fitoje ose jo nje mandate te trete. ShQUP-I eshte I shqetesuar, po degjojme cdo dite Berishen, Bashen, Gazmenden, Mediun, Noken e Ndoken, cunin e fahriut, Salianusin, por , mendoj se nuk eshte moment per gjera te tilla, ka kohe deri ne qershor 2021,dhe se dyti kot shqetesoheni, kete e vendosin qytetaret shqiptar nepermjet votes.