SHËNIM: Jo vetëm foto, por dhe vargje sa 1 mijë fjalë!

anazapta

Dje shumëkush është ka përlotur nga pamjet e para 15 viteve, në një prej kohërave më tragjike e vitale njëherësh në historinë moderne të Shqiptarëve, përmbledhur në frazën brilante kadarejane: “Ra ky mort e u pamë!” Por unë kam dëshirë të ndaj me çdo bashkëatdhetar që lexon këto rreshta, një prej krijimeve më të ndjera kushtuar Kosovës, nga një emër aspak i njohur për krijimtari poetike me nota heroike e me fërgëllime kombëtare, por që shumë i njohur në krijimtarinë satirike, në prozë e poezi bashkë. Fjala është për Vangjel Kozma, një nga dy skenaristët e shoë-t të humorit ‘Portokalli’, së bashku me mikun e tij Jani Duri. Andej nga fundi i viteve 80-të, tek një prej numrave e të revistës letrare, prestigjozes së asaj kohe ‘Drita’, Kozma do botonte këtë lloj përjetimi në vargje, në të cilat pa dyshim e ndjen veten çdo shqiptar i mirë dhe atdhedashës:                

Natën flejmë me një krah zbuluar,

Çatia e shpirtit diku na pikon,

Shkëmbinj të spërkatur me lulëkuqe gjaku,

Kosovë, hej dhimbja jonë!

Dhe më tej, është rasti për të kujtuar dhe ca vargje të tjera, po aq monumentale, më pak të ndjera në emocion, për shkak se në vend të një lirizmi ngacmues, bartin një fatalitet, një dramë, që përshkruhet nga heroikja për të përfunduar tek cinikja, gjithsesi e pashmangshme. Eshtë ndoshta krijimi më mjeshtëror poetik për të shprehur gjithë paradoksin shqiptar, të ekzistencës në shekuj e karakterit individual, raporteve me veten dhe historinë, në vetëm  dy vargje:

 Tehut të shpatës kemi ecur rrufe,

Pastaj, shpata ka ecur mbi ne!

Janë të Xhevahir Spahiut. Dhe a nuk të vijnë ndërmend vargje të tilla, kur sheh se si dje, i gjithë ai kamp politik që i dedikon vetes dhe vetëm vetes Rrugën e famshme të Kombit, si veprën më madhore në funksion të bashkimit kombëtar, rrefuzon të jetë prezent në përkujtimin e  një prej dramave, por dhe akteve më vitale të historisë sonë?! / E.H.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *