Jo vetëm ngjarje të frikshme; edhe koincidenca të frikshme!

anazapta

Po kalojnë ditë pa lajme me shpërthime tritoli dhe kjo po ngjan me një armëpushim në situatë lufte, ku njerëzit luten që të zgjasë. I gjithë tritoli tashmë është transferuar në gjykatë, ku shpërthimet janë në formë te rejash që zbulohen nga dëshmitë e të penduarve. Por dje ndodhi një shpërthim real, me flakë e tym, për pak edhe me viktima, teksa një automjet shpërtheu në ecje e sipër në një rrugë mes Pogradecit e Korçës. Nëse fill pas atij çasti, do ndërmerrej një sondazh ku njerëzit të pyeteshin nëse besonin që shpërthimi kishte ardhur nga ndonjë sasi tritoli apo për shkaqe jo “kriminale”, do ishte ndër sondazhet me të dhënat më ekstreme; ndoshta zero përqind do ishte treguesi i atyre që mendonin se shpërthimi nuk ka patur të bëjë me tritol. Dhe vërtet që nuk ishte ashtu. Lajmi shoqërohej shpejt e shpejt nga fakti se shpërthimi nuk kishte të bënte me ndonjë sasi eksplozivi të vendosur në makinë, por me një defekt të makinës që më pas kishte çuar në shpërthim. Thjesht të vjen të thuash: a tani e gjeti?!  Ptttu, na ngriu gjakun! / E.H.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *