Nuk është më çështje kauze civile ajo që po ndodh së fundi me një aktor të njohur të shoqërisë, sigurisht civile, ku episodet që prodhon ai vetë, ose që prodhohen sa herë kanë në qendër atë si individ, se ç`kanë diçka shvejkjane në gallatën që i shoqëron, sado dramatike të duken në pamje të parë.
Por më shumë se tek Shvejku, mendja të shkon tej Josifi, një prej personazheve të filmit ‘Historiani dhe kameleonët’, i cili bënte çmos për t`u futur në burg. “Aman zoti Muharrem më arresto!”, i lutej Josifi kryexhandarit të kasabasë, me pretendimin se dhe ai ishte kundërshtar i Zogut.
“Do të futem së s`bën. Njerëzit me rëndësi futen në burg”, këmbëngulte Josifi i shtrirë përdhe, teksa dhe pasi u kap pas bishtit të kalit të kryexhandar Muharremit duke u zhgërryer sokakut, nuk arriti t`i plotësohej teka e tij e pazakontë.
Dhe me personazhin në fjalë, gjer këtu ka arritur puna, që t`i detyrojë forcat e rendit në një lloj vetëpërmbajtjeje heroike për të mos e prekur me gisht, e jo më për ta çuar në qeli. Në rastin e filmit, xhandarët, mu pse janë të Zogut, janë skalitur në mënyrë të atillë që të ngjajnë sa më budallenj, por në rastin e Josifit, përballë të cilit veprojnë me devizën “budallait hapi rrugë!”, ata ngjajnë vërtet të mençur.
Sfidë e madhe kjo e policisë shqiptare, sot e në çdo kohë, ku i duhet të përballët sa me krimin, aq dhe me deliret e ndokujt për lavdi me çdo kusht, në mënyrë që mos duket as e paaftë e as e lehtë nga mendja./Ermir Hoxha

Sot s’ka nevoje edhe per alegorira mor zoteri sepse jemi ne demokraci. Pse se thua troc per ke e ke fjalen se na lodhe. Mos eshte gje Edvin Kristaq Rama?
E ka per Sali Shpellar Berishen, ore torollaku i Partise se Debilave
Altin Goxhaj!Avokati i famshem qe mbron konsumatorin,qe edhe buke,nuk dine se cfare hane!!!!