Ideatori vdiq, por ideja e tij e quajtur “Ice bucket Challenge”, vijon të bëjë xhiron e botës.
Corey Griffin, djaloshi që thuhet se promovoi sefte idenë e një kove ujë me akull mbi kokë, nuk jeton më, siç njoftohet, për shkak të një aksidenti; por ja që ka lënë pas si produkt të tij një akt vetëfshikullimi, ku në vend të ndonjë rripi a kamzhiku, është një kovë e mbushur me ujë që ka brenda dhe copa akulli, që dikush, zakonisht figurë publike, ja hedh vetes në kokë, shoqëruar më pas nga përzgjedhja e tre emrave, po ashtu figura të njohura.
Ngjan me një rit pagan, si fjala vjen, me kuturisjen e mijrave njerëzve në Indi për t`u llokoçitur në ujrat, të konsideruara të shenjta, të lumit Gang, me bindjen se aty pastrohen mëkatet. Ndërsa, riti epidemik i “vetëfshikullimit” me ujë e akull, është në funksion të ndihmës për të sëmurët me ALS.
Këndvështrimet janë më të ndryshme: për dikë ngjan si gjetje origjinale plot gallatë, për dikë tjetër është një gjest i pakuptimtë; ndërkohë ka prej atyre që pretendojnë se nuk shkon që aktet solidare për njerëz me probleme të rënda në shëndet, të katandisen në lojra çiliminjsh.
E ndër ta, spikasin ata që i shohin protagonistët e këtij akti, si njerëz hipokritë; dhe u vjen t`u thonë: “Ju doni përvëluar me ujë të nxehtë, por ç`e do që nuk kam ….” (Thënë nga xha Sulo pasi i hedh në kokë xha Beqos një broke me ujë, tek filmi “Kapedani”).

Xha Sulo:”Ndizni more furrat,ndizni kaldajat dhe i mbushni kovat me uje te perveluar!Duhen perveluar keta kokoshet e medhenj bashke me ato pulat qe kakarisin si kendeze!” Kopjacet e dreqit!Na bejne “shou” publik,pa le!
E di si me duket mua kjo loja e ketyre vipave me kova me uje e akull?Ja tamam si puna e atij burokratit te madh qe i shpjegonte nenes se tij plake qe e pyeste se cfare ishin “kritika” dhe “autokritika:
-Qi ta morresh vesh tina mi none,autokritika osht nje tulle e modhe dhe shume e rone e mbeshtjellme mo par me kanotieren e palame,masanejna me xhaketen e trashe dhe e merr masnej dhe gedale i bie pak kokes tate duke thone:”Ke bo kabim t’rone,pranoje fajin!” Kurse ajo qetra,osht o none,po ajo tulle e rone,ashtu sic osht bo m’fabriken e tullave,t’u ngjitesh shkalleve te pese kateve,te dalesh ne tarace t’pallatit e t’ia leshosh shokut tat,nji tjetri, pelltuq ne maje t’kaptines e ta lesh n’ven! E kapton nime nryshimin tina none?…”
Mesimi i kesaj historie: Drejtesia kerkon qe populli te ngrihet e t’u leshoje tullen,me mire malin mbi koke maskarenjve,hajduteve dhe rrufjaneve politike te vendit e t’i zhduke,sepse nuk pyesin ata me me kova loje me uje freskues ne mes te “vapes” se vertete qe po kalon ai popull.
I bukur dhe i sakte titulli i shkrimit te “Dita” “Ju e doni me te perveluar, po c’e do se…”.Ju rekomandoj,te nderuar miq e lexues,ta lexoni midis rreshtave…
Po behet si loje kjo puna e koves me uje po ne vend te akullit te ishte zift i nxehte qe hidhnin luftetaret ne kalate e luftes me turqit cdo te thonin keta politikane qe po tallin menderet ,po sikur ti zinte virusi Ebola cfare do hidhnin ne koke keta qypa???
Popull dhe vend i bekuar me politikan te mallkuar , sfidat nuk behen me qypa uji por me premtime te mbajtura .