Ka një shastisje të mass-medias në kohët high-tech

anazapta

Rrethanat e një zhvillimi teknologjik kanë sjellë, përveç të tjerash, edhe një shushatje të mass-medias kudo nëpër botë. Është një shushatje që ilustrohet më së miri me fokusimin gjithnjë në rritje që mass-media mban mbi ngjarje e veprimtari, në të cilat përfshihen njerëz që kanë marrë famë falë këtij zhvillimi teknologjik e falë vanitetit të tyre, e jo falë arsyeve të tjera që kanë të bëjnë me merita individuale. Kjo është një dukuri që ekziston prej vitesh, por këto kohë është shndërruar në një flamë. Amerikanët janë të parët që jepen pas kësaj loje. Nuk ka gazetë atje, edhe ndër ato më seriozet, që të mos japë informacion mbi atë që bëjnë, fjala vjen, Paris Hilton e Kim Kardashian, dy personazhe që s’kanë asnjë talent e meritë në këtë botë.

Por fokusimi te personazhe të tillë ‘pa përmbajtje’ është njëra anë e problemit. Ana tjetër ka të bëjë me personazhet ‘me përmbajtje’, dmth me pesonazhet që i kanë dhënë diçka a shumëçka kësaj bote në lëmenj të sportit, argëtimit, a spektaklit. Mass-media ka folur shumë për Maradona-n futbollist, dhe me të drejtë, por në të njëjtën kohë, e me të njëjtin zell, ka folur dhe për opinionet e qëndrimet politike të tij, për vizitat që ai ka bërë në shtëpinë e Fidel Kastros në Kubë, etj. Në ndonjë rast është dukur se Maradona u ka interesuar gazetarëve më shumë për këtë përmasë ‘të zbuluar’ socio-politike të jetës së vet se sa për atë që po ai ka ditur ta bëjë si askush tjetër.

Në këtë diskutim mund të shërbejë si ilustrim një rast shumë i freskët, i këtyre ditëve. Ka të bëjë me Dennis Rodman-in, ish basketbollistin e famshëm që sot është bërë mik me despotin koreano-verior, Kim Jong-Un. Dhe mass-media botërore, e gjitha, deri dhe BBC-ja e fisme, s’e kanë patur për gjë t’i kushtojnë vëmendje Rodman-it në rolin politik. Ndërsa në SHBA, dje në mëngjes, në programin ‘New Day’ të CNN-it, drejtuesi i programit kish ftuar Rodman-in e ish basketbollistë të tjerë të sapokthyer nga një vizitë në Korenë e Veriut, dhe për minuta të tëra teleshikuesit kanë pasur mundësi të ndjekin një debat midis Chris Cuomo-s, moderatorit të këtij programi, dhe Rodman-it që, sikur të mos ish mjaft që politikisht e kulturalisht ish një zero me xhufkë, shfaqej dhe arrogant në mbrojtje të gjoja qëndrimeve politike. Kjo është e tepërt për teleshikuesit. Këta të fundit nuk janë keq për të dëgjuar çaprashitje e belbëzime politike të njerëzve që veç me politikën nuk kanë lidhje. Dhe në këtë mes nuk të bezdis fakti që për politikën flet një basketbollist (mund të flasin gjithë ditën të gjithë sportistët që kanë gjëra për të thënë në këtë lëmë; dhe nuk janë të paktë). Jo të bezdis, dhe të fyen, fakti që flet Dennis Rodman-i, një njeri krejt i pandërgjegjshëm për atë që bën. Dhe kështu mass-media shndërrohet në një foltore për njerëzit e belbët.

Share This Article
11 Comments
  • “”Amerikanët janë të parët që jepen pas kësaj loje. Nuk ka gazetë atje, edhe ndër ato më seriozet, që të mos japë informacion mbi atë që bëjnë, fjala vjen, Paris Hilton e Kim Kardashian, dy personazhe që s’kanë asnjë talent e meritë në këtë botë””

    Duket qarte qe Muci si intelektual i Math qe eshte lexon gjithe shtypin amerikan (e boteror)cdo dite te perendise dhe i ka bere pershtypje sa poshte ka rene shtypi amerikan (dhe ai boteror).
    Lum si ne per ket bylmez……vecanerisht kur na jep leksioni nte perditshme ga Haleja e medias shqiptare

  • Poradecaret nuk jane kaq trapa si ty. I ditke sekretet ti mor i pabese qe ke korracën e dhjeranikut te ferrave. Me gjithate animusin e vetequajtur bythe hidhni gurin e fshihni doren a thua se po ju marin per baze mor skobuza me hala. Dilni dhe beni ndonje analize te madhe qe na qenkeni kaq te kenduar. Smirzinj e fekale nga lumi i verdovës. Fshiheni pas nje pseudonimi si sigurimsa te ndyre pa piken e guximit per ti dale tjetrit ballas e per ta qelluar me argumenta. Neveri per te gjitha fekalet e sojit tuaj te pabesisë. Doni te themi kush jini? Nuk e bejme thjesht sepse nuk duam te jemi si ju. Krimba haleje ju thone ketejza.

    • Kete duket si ta kete ka shkruar Berisha vete ne marrine e tij!!!!

      Lum si ne edhe per poradecare si puna e ketij kaqoli.

      Une s’merrem me individe te kallepit tend

  • Animus? Jo,jo ti je bajgë e madhe nuk je i kallepit tim. Burracak ferrash. Pse nuk i del mustafait perballe por mundohesh te qellosh si i pabese e te pjerdhesh mutesira. Je kallep i madh zotrote apo jo? Mos u mer me njerez te kallepit tim se jam kallep që shpërthej vetem mbi sojin tënd prej urithi jo mbi burrat qe dalin përballe. Guximi yt eshte vetem guximi i atyre qe rrine ne tubacionet e ujrave te zeza. Nga aty qellòn intelektuar i kallepit te anusit ose te bythes sic je vetequajtur! Prerje urithësh!????

  • Nderhyrja dhe trajtimi eshte me vend….. por , gjithnje kam nje vrejtje : pse nuk e konkretizon idene me shembuj nga grigjia jone … CCN apo BBC e ndjekin dhe gazetare apo njerez te tjere, qofte keta te fundit edhe te zakonshem…dhe ketu do te dallohej analisti i respektuar M.Nano !

  • ‘Eshte KEQ kur te hyn vehtja ne QEJF’-thone shkodranet! Dhe ja:-MUC NANO u be ANAL-ist i Masmedias Boterore!!!

  • eshte e vertete qe sasia lulezon ne dem te cilesise.Madje me keq sesa thoni ju z.Muçi,se mua me ndodh shpesh te shkoj ne dyqanin e kartolerive dhe shikoj njemije tituj me foto,te shumtat i perkasin femrave gjysem te zhveshura.Njehere i them me shaka shiteses se revistat(jane ato tip revistash 1 euro,qe njerezit i blejne se kushtojne sa kafeja)gati po shesin pornografi legale,ngaqe ne vitrine ishin pothuaj te gjitha me femra me kostum banjoje e ndonjera edhe pa ato,gjasme scoop i qelluar.Ne sezone vere ke vetem kete lloj malli,edhe sikur te plase lufta berthamore.Por keto kane nje qellim preçiz,jane si morfina qe te pergjum per te mos u revoltuar nga zakoni apo rutina.Ne fakt sikur e fton njeriun te marre ate qe do,por duke i dhene ne ate mase qe e deh.Me pelqen ky argument z.Muçi,jo sepse e keni gjetur ju,sepse ka shume qe kane shkruar,por sepse vini ne vend te ndonje shkrimi tjeter me Berishe&Co.nje shqetesim te tille intelektual,qe vlen te merret ne konsiderate nga çdo lexues.Pershendetje!

  • Muc duhet ta kuptosh qe lexuesit e Dita te duan njelloj si Mero qe nuk di gje tjeter vetem se te meret me Berishen, arsyeja dihet, eshte 1 I pa vlere, te pakten ti nuk je deri ne ate shkalle, po lexuesit e kesaj gazete po nuk fole vetem per Berishen jane gati te te shqyejne,mos bej shaka te mos levdosh Ramen se e hengre gjysmen e lekut, megjithate me vjen mire qe nuk pranon te perdoresh si Baze

  • Kjo qe paraqet muci ketu eshte shume naive dhe superficiale sepse eshte shume e vecuar nga mentaliteti mediatik dhe shoqeror i amerikaneve.Cnn nuk eshte tv shijaku qe mjafton te mbushe air time por ata e kane nje qellim (make a point).Dhe nje sugjerim personal per mucin,thelloji studimet ne analizat politike ne shkrime te ngjashme qe do te besh dhe perpiqu te kuptosh thelbin e nje lajmi gazetaresk sisomos kur ju referohesh gjigandeve si cnn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *