SHËNIM: Ka të drejtë, bëjeni president Gjin Gjonin!

redaktor

Mbledhja e fundit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë më 16 korrikun e shkuar, paska rezervuar surpriza që në rrethana të një vendi normal, pakkush do t’i besonte. Por në Shqipëri i beson shumëkush. Procesverbali i kësaj mbledhjeje, botuar nga “Panorama” përmbledh debatet e ashpra mes katër anëtarëve: Artan Broci, Gjin Gjoni nga njëra anë dhe Sokol Çomo e ministri i Drejtësisë Naço nga ana tjetër. Presidenti Nishani bënte taposësin e diskutimeve kur tema nuk i pëlqente. Nuk do ndalemi shumë tek mungesa e qëllimshme e zv.kryetarit të KLD-së, çka ka sjellë një seri problematikash në punën normale të KLD-së, një temë e trajtuar në vijëmësi nga DITA. Më elementarja, KLD nuk arrin të zgjidhë në kohë çështjet që i dalin përpara, si emërimet ose masat ndaj gjyqtarëve, duke shkaktuar boshllëqe zinxhir në gjithë sistemin.

Nuk do ndalemi as tek replikat e anëtarit Broci, që ankohet për ndërhyrjen brutale të politikës në gjyqësor e KLD dhe megjithatë flet vetëm politikisht; pavarësisht se ka bërë karrierën që gëzon, vetëm si qokë politike pas vrasjes tejet të dyshimtë të vëllait të tij Arben Broci në 2 prillin e Shkodrës, 1991. Se në ç’drejtim shkojnë këto dyshime, z.Broci e di shumë mirë, por mes kërkimit të drejtësisë për të vëllanë dhe kërkimit të karrierës në drejtësi, është e qartë se prej shumë ka zgjedhur këtë të dytën, dhe nuk është rasti i vetëm i ngjashëm.

Ajo që tërheq veçanërisht vëmendjen në procesverbalin e asaj mbledhjeje, është kundërsulmi total i një anëtari të KLD-së, Gjin Gjoni, ndaj ministrit të Drejtësisë dhe në fakt, ndaj gjithë mazhorancës. Akuzon se çfarë nuk i kanë bërë atij dhe familjarëve të tij për ta dëmtuar, me përgjime, ndjekje, joshje me para, pengime në bizneset private etj, por ai do të vazhdojë deri ditën e fundit që do jetë anëtar i KLD dhe gjyqtar, të flasë për “persekutimin që i bëhet atij dhe gjithë gjyqtarëve”.

Gjin Gjoni ka të drejtë të flasë të emër të gjithë gjyqtarëve, pasi kanë qenë kolegët e tij ata që e kanë mbrojtur në çështjen e pasurisë së justifikuar, si në gjykatën e Elbasanit edhe Durrësit. Ka të drejtë edhe kur thotë se ka qenë tre herë gjyqtari më i votuar i Republikës (mesa duket nga kolegët e tij të Konferencës Gjyqësore); dhe vetëm ky fakt dëshmon se ç’përfaqësues kanë zgjedhur dhënësit e drejtësisë në Shqipëri. Kush dëgjon fjalën e tij, bindet se sistemit të qashtër e të brishtë të drejtësisë në vend i janë vërsulur një tufë politikanësh egërsira që duan ta shqyejnë; por sa të jetë Gjin Gjoni dhe kolegët e tij, ata do ta ngrenë zërin. Patjetër që ndërkombëtarët do ta mbajnë shënim këtë sulm të egër të politikës, po aq sa dhe mbrojtjen brilante të këtij magjistrati të madh të kohëve tona, një orë dore e të cilit kushton ndoshta sa qindra pensione.

Ai ka të drejtë edhe të shpresojë se mund të bëhet president i Republikës një ditë. “Të ardhmen e kam përpara, nuk i dihet kurrë”, i thotë ai kolegut Çomo, i zgjedhur nga legjislativi në KLD. Një dorashkë e hedhur jo ndaj Çomos, por ndaj politikës, më saktë mazhorancës. Thënë ndryshe, “ja ku jemi, s’keni ç’na bëni”.

A ishte ky shfrim një sfidë triumfi pasi “nuk i bënë dot gjë” një gjyqtari të lartë që thotë se deklaratën e pasurisë e ka publike dhe të justifikuar, por që me marifete prej karteli i shmanget gjykimit? Apo një ngritje zëri në prag të nisjes së reformës në drejtësi, që ca thonë se do jetë makijazh dhe ca të tjerë se do ta trondisë sistemin? Duhet pritur edhe ca. Por kur Gjin Gjoni shkon deri aty sa bën një j’açuse të kësaj shkalle, i bindur se “nja 4-5 gazeta propagande” do ta përdorin këtë reagim të tijin, kjo tregon se plepisti i maskuar si tribun i gjykatësve të ndershëm (shumica e shqiptarëve dyshojnë se ekziston një specie e tillë) ndjen se ka të fituar davanë. Prandaj pse jo, të ardhmen përpara e ka dhe çfarë nuk ndodh në këtë vend; mund të gdhihet edhe president.

Share This Article
27 Comments
  • Sa të jetë baca Sala gjallë Gjin Gjoni mund të bëhet dhe president. Fundja pse jo, kur një pirat u bë dikur Papë !

  • ..e pse jo ! dhe cudia nuk do te zgjaste 3 dite sa ishte me pare por …deri te nesermen..!!
    ..dhe e gjithe sfida e Gjin Gjoneve nuk eshte ndaj ” kolegeve politikane ” por karshillek ndaj taksapaguesve qe,qofte edhe nga ajo cope buke me domate,taksapaguesi paguan te mbaje shushunjat e Gjin Gjoneve……

  • Plepistet e Berishes?! Eshte komike por me shume eshte tragjike! Berisha zgjodhi njerez qe jane servile dhe bajate dhe me intuiten e nje komunisti zgjodhi “ajken” ketyre plehrave njerezore ,qe na u bene gjyqtare dhe prokurore ,se i benin fresk Berishes! Une nuk jam dakort qe “ka edhe te mire”! Te tere plepistet ishin njerez te shitur tek Berisha i cili planifiloi dhe zbatoi kete drejtesi qe kemi per 25 vjet me Jarin president!

  • Zoti Kryeminister, nis urgjentisht reformen ne sistemin e drejtesise se popullit i ka ardhur ne maje te hundes! Mbaje mend, ne se nuk realizon premtimet qe ke bere, do fishkesh si eshka. Dhe njerez te tille nuk ngrihen me!

  • e,sa te kete xhin xhoni vjehrrin,ish sekretar i pare i rinisedhe ambasador ne suedi e gjermani ne kohen e xhaxhit(dmth me lidhje te vjetra me komuniste si saaaali),s’e can koken fare

    • Shto dhe faktin se sekretari i pare i Rinise Komuniste, fidanishtes se Byrose Politike te PPSh, pra vjehrri i Gjin Gjonit, ishte djali i Ismail Caushit, ish sekretar i pare i PPSH i rrethit te Tiranes. Me vjen zor qe e bej kete paralele, por nga qe me vjen ndot se si perdoret nga te dy palet ky fakt. Nga njera ane quhet Edi Rama bllokmen, ndersa Sala, ish sekretar i partise komuniste, dhe miku i Bllokut, antikomunist. Nga njera ane quhet Ditmir Bushati djali i ish sekretarit te pare te PPSh se Shkodres Sulejman Bushati dhe nga ana tjeter ky i Ismail Caushit nuk quhet, kur eshte fjala per Xhin Xhonin ( mefalni per keqshqiptimin). Atehere si ta dallojme vijen ndarese qe perdoret sidomos nda PD, kur do te sulmoje kundershtaret pikerisht lidhjen familiare te X apo Y?! A nuk kemi ketu dy standarde dhe qe po te nisemi nga trashegimija, a nuk jane te dy palet pjelle e nomenklatures se PPSh. Dhe ky fenomen qe perdoret vetem per lufte politike, qe te sjell zorret ne fyt, nuk do shume mend per ta kuptuar. Le te mos merremi me me nomenklaturen e ish regjimit komunist, se ajo perfundimisht me 1001 fije eshte e pleksur dhe e cimentuar, por te merremi pervec se me fenomenet qe brejne sot shoqerine, sic eshte dhe drejtesia, dhe personat qe i mbartin ato. Sepse sa i takon biografive, ç’rendesi kane Sokol Como dhe Dritan Broci, apo Gjin Gjoni dhe Kreshnik Spahiu. Te tere ne nje çanak hane, pjese e klaneve kane qene dhe jane. A kane secili nga anetaret e KLD pergjegjesite e tyre per ate qe sot jane anetare te ketij forumi te rendesishem dhe jashte saj si ish gjyqtare, kryetare te gjykatave et?. Ka kush te na tregoje me fakte dhe dokunemta se kush jane ata? Kete detyre ka shteti me instrumentat e veta si kontroilli parlamentar, inspektoriati i Ministrise se Drejtesise etj agjensi ligjzbatuese. Per sa kohe keto mungojne, te pakten per publikun, cdo gje eshte nje vrime ne uje. Dhe populli qesh e tallet me mender institucionet tona: “Selanik e tatepjete, si ka qenë do te jete”!…

  • Ketu nuk ka te majte e te djathte,komuniste e bejlere pa prona.Gjykatat me plepiste jane perfaqesuesit e funderrinave te partise demokratike per te zhvatur kete popull,pasurite e te gjitha koheve.Reforme ne drejtesi per mua eshte largimi nga institucionet e drejtesise te Gjin Gjonit dhe shokeve te tij.Maxhoranca ka marre dy mandate plebishitare.Cfare kerkon me nga populli qe te reagoje ndaj ketyre zhvatesve.

  • Gjin Gjoni behet gjithcka qe atij ti shkoje ndermend. Madje jep Ok vete mezhoranca e sotme!
    Une jam i sigurte per kete. Mazhoranca nuk gjen vullnet per te mbrojtur ata qe jane te drejte, ata qe kane dinjitet ne pune e ne jete , por te jete per Gjin pooooooooo.

  • Cfare ka me shume Bujari se Gjin Gjoni, mire thote shoku Gjin e bene edhe President dhe te mos kene dyshime fare koleget e tij.
    Ne kete llum hane 25 vjecar jo President mor Gjin Gjoni por cdo gje mund te behesh ti dhe shoket e tu.Ti ke mbaruar te “Plepat” dhe Jari te “Ochaku”, nje kallep jeni.
    Qe te pastrohet per te ardhmen e drejtesise Shqiptare ky Gjin Gjoni duhet lare ne lumin e Lanes me fshese shqope nga ato te bashkise ne pamundesi te iki refugjat ne Gjermani se eshte me profesion jurist.
    Keshtu eshte kur te hipen vetja ne qejf o Gjin !

    • Abuzimi me i ndyre qe behet ne paragjykimin e drejtesise, eshte permendja e “gjykatesve te plepave te Berishes”.
      Kush ishin juriste ne Shqiperi ne fillim vitet 90 ?
      Nese pranojme se diktatura komuniste beri krime te renda jo vetem ndaj ish antikomunisteve, por edhe komunisteve te shquar, a nuk ishin pikerisht keta “juriste” te shkolles enveriste qe i dhane vendimet per pushkatime, burgosje e internime masive ?
      Si harojne shqiptaret qe kryetar i gjykates kushtetuese ishte nje komunist ekstremist si Fehmi Abdiu qe pat dhene vendimin si gjykates per varjen e nje poeti ?
      Kush do ti denonte bartesit e krimeve te diktatures enveriste, a mos juristet e shkolluar te dale vetem nga familjet komuniste fanatike qe ishin shpata e diktatorit ?
      Venia e drejtesise duhet te fillonte pikerisht ne zevendisimin e juristeve te diktatures pergjegjes te krimeve te saj, e jo te bejme humor me “juristet e plepave”.
      Ka pasur qindra shqiptare te familjeve te persekutuara, qe nuk e kishin te drejten e vazhdimit te shkolles se larte e aq me teper te juridikut qe ishte i rezervuar vetem per familjet besnike te Enverit, por qe ndonese vetem me shkolle te mesme, kishin nje bagazh intelektual disafish me te larte se te ashtuquajturit hetues, prokurore e gjykates medioker te diktatures.
      Kam njohur te tille qe dinin shume gjuhe te huaja e me dije enciklopedike autodidakte, me te cilet as mund te krahasoheshte asnje antar i Byrose se PP apo edhe vete Enveri, e jo me juristet, bijte e disa cobaneve opinga grisur qe i pajisi diktatura me diplloma juristesh..

  • Nqs e shikojme te keqen ne drejtsi tek nje Gjin Gjon sipas redaksionales se Dites.. eshte shum e kollajt zgjidhja e problemit.. heqim Gjinin se eshte demokratikas dhe e zavendsojme me Sokol Comon se eshte majtiste dhe ja u zgjidh problemi.. kete sistem drejtsie qe kemi ne sot zotri te redaksinales Dita , Mazhoranca e majte e ka bere ne vitin 2004 ka marre dhe bekimin e komisionit te Venecias me “juristin e shquar shqiptar autorin e Kushtetutes se viti 1976 te diktatures komuniste ku partia ishte mbi te gjitha..”profesorin e madh” Luan Omarin..Per mua si qytetar i ketij vendi nuk e shoh te keqen as tek Gjin Gjoni, as tek Sokol Coma.. dy debatuesit e kesaj mbledhje.. se dihet ata jane perfaqesues te dy forcave politike te PS cOMO, te PD Gjoni. e keqja eshte pse deshtoi ky sistem qe para 10 vitesh u trumbetua nga kjo mazhorance qe ishte ne pushtet ne ate kohe si sistemi ma i mire ne europe.. dhe analiza ketu fillon.. ai ishin keta eksperte qe jane sot me ne krye Luan Omarin, e soj sorollopesh jurista te diktatures qe kan denuar dhe dhunuar te drejtat e njeriut ne Shqiperi ne sherbin te diktatures.. pse nuk flitet qe ne komisionin e eksperteve ndodhen tre prokuror te pergjithshem qe dy i ka shkarkuar PS e nje PD.. dhe njeri nga Prokurort e shkarkuar eshte Antari i kryesise se PS Dhori Sallaku..ekspertet qe ka zgjedhur Parlamenti i tanishem jane krejt militante te PS pse nuk behet nje redaksinale per keta eksperte qe jane politike dhe aspak profesional.. a mund te presi shoqeria shqiptare drejtsi nga keta enverista qe gjate ketij 25 vjecari i kemi pare ne mbrotje te diktatures e te ideologjise komuniste..pra qe te bejsh nje sistem drejtsie qe ti sherbej shoqerise duhet te largojsh militantet me emer ekspert dhe te caktojsh juriste te pamvarun nga politika te cilet te i permbahen kushtetutes dhe jo te regullojne me ligje sic kan bere me politiken trashgiminine nga prinderit tek te bijte.. Ne kemi nevoj per nje sistem drejtsie qe te japi drejti dhe jo ofiqe e privilegje per klasen politike.. a do te arrijme kete une jam pesimiste se formalizmi dhe genjeshtra udheheqin politiken shqiptare gjate ketij 25 vjecari qe jemi ne pluralizem..

  • Ka te drejte komentuesi “andrometa” .
    Perderisa Baltazar Kosa, nje gangster vagabond, pushtlleku i te cilit shkonte deri tek incesti me te mbesen, vajzen e vajzes, u be pape, predikator i ungjillit, pse jo ky pusht dhe horr i politikes dhe perfaqesues i padrejtesise shqiptare, hajdutllekut, krimit dhe mafiest, me emrin Gjin Gjoni i gjoleve dhe baltovines se felliqur te politikes shqiptare, te mos behet president?! A nuk po jeton Shqiperia kohen e baltazar koseve, horrave, gangstereve, antikapateve dhe bythelepiresve pa hesap ne te gjitha krahet e kesaj paçavarue qe quhet politike?!
    A nuk ka per president aktual Shqiperia nje antikapat te emeruar ne ate post nga kryekrimineli qe i ka bere Shqiperise dhe ketij kombi njemije e nje te zeza, qe ka shkelur me dhjetra here ligjin dhe kushtetuten e ketij vendi?!?
    A nuk eshte ky palo njeri qe e mban veten per perfaqesues te unitetit te popullit dhe mbrojtesite te ligjit dhe kushtetutes , zedhenesi dhe ombrella e gjithfare krimineli dhe antiligji qe jane ulur kembekryq ne fronin me te larte te drejtesise shqiptare qe quhet KLD?!
    A nuk eshte kjo KLD qe kerkon te ruaj gjendjen e statukuose te padrejtesise ne Shqiperi dhe po reziston perballe çdo perpjkeje per ndryshim sepse ka nje suport te fuqishem kriminal qe nga piramida e shtetit deri ne themelet e kesaj ngrehine qe vetem shtet nuk eshte?!
    Bejeni president kete pleher, se çeshtje fasade eshte, e cila edhe pa kete apo dhe me kete ne krye kjo fasade ahtu dhe gjithe thelbi eshte sterre e zeze per kete popull dhe kete vend!
    Shtet prej kashte, produkt i nje politike dhe klase politike te kapur dhe te kalbur dhe nje popull dele qe as ka ditur dhe as nuk po di te rreagoje per t’u treguar vendin ketyre batakçinjeve qe kane 25 vjete qe tallen dhe e shtypin ate.

  • Te huajt nuk munden me e pushtuar me arme por dhane urdher qe te gjithe injorantet te beheshin me shkolle,me doktorratura , duke qene tape topi ,Keshtu injorantet jane me te dobishem kur i ve ne pushtet ,Me kete injorance qe eshte instaluar ne Shqiperi ne kurre nuk meritojme te jemi pjese e europes , Tek ne eshte nje paradoks ;Injoranti ,drejto ,vendos ,te urdhero ,ben korrupsion se eshte biri i partise i ndershmi ,i dituri duhet te perulet ,e te beje punen ,

  • Jo Jo ju te gjithe e kini gabim . Gjin Gjoni do behet PRESIDENT SE AI I KA GJITHE TE DHENAT . ESHTE INJORANT ME SHKOLLEN E PLEPAVE . DI TE MASHTROJE. DI TE VJEDHE . DI TE FSHEHE . DHE MBI TE GJITHA E DI QE SULMI ESHTE ME MIRE SE BROJTJA . PRA KUSHTET I PLOTESON TE GJITHA

  • Turp per KLD.Drejtesia ne kete vend eshte korruptuar totalisht.Reforma ne drejtesi nuk besojme te behet pasi kjo maxhorance do pengohet me te gjitha menyrat nga SB e KO.!

  • Komentet tona sado te drejta të jenë,do të kenë efektin
    që ka një aspirinë tek një njeri që po i del shpirti.
    Shqipëria ka vdekur por nuk është varrosur për mungesë varri.

  • Ky ndyresire e ka vendin ne burg, duket qe eshte edhe pederast. Llumi i PD-se qe mallkuar qofte ai Ramiz spiuni i serbeve e krijoi me spiune te tjere.

  • Cjapi kur u be me mjker kujtoi se u be prift por nuk e lane. Gjinin po e lane te behet vertet president. Mekatet vertet lahen ne kete bote. Gjinit i ka ardhur koha te laje mekatet qe ka bere.

  • Vota blepishitare qe morri mazhoranca ishte shpresa per vendosjen e nje drejtesie, as nje nuk shpresonte nuk ushqente iluzion per mrkullira ne permisimin ekonomike, por sot pas 2 vjetve qeverisje nga mazhoranca na afrone nje drejtesi me kushte “konsensuale” perndryshe skemi c’ti bejme?! Por sa kohe duhej qe mazhoranca te kuptonte kete parim “demokratik” qe kriminelet te ulen e te miratojne ligje kundra vehtes?! Veprat e medha, ne drejtim te ngritjes se shtetit te se drejtes ne kufite maksimalishte te mundshem behen nga burra shteti me vizion e integritet te larte.

  • Shqiperia po kthehet ne nje shtet SHKERDHATE. Partia Demokratike po katandiset ne nje bande injorante kriminelesh. Nderkohe qeverria e Edi rames eshte si nje kukull ne doren e Saliut. Mjere ne. Nuk e di nese vazhdon te ekzistoi Partia Socialiste. Keta legene pushtetar vazhdojne te qendrojne ne krye te shtetit se mbeshteten nga krimi i organizuar, korrupsioni galopante dhe disa murgjer te BE. Bukurshkrimet dhe leksionet e Rames po na behen me te urryera se sa llomotitjet e pakuptimta te Berishes. Nuk e kuptoi se dhe sa kohe do te duroi ky popull?

  • Reforma ne Drejtesi duhet te jete si rrebeshi qe ifshin me rropame te gjitha plehrat dhe egersirat, perndryshe i lini rehat gjingjonat te ngrefosen si gjeli maje plehut. O zot, kujtoni prozen e Migjenit “Matane gardhit asgja e re” dhe bitisim llafin!

  • Mos u lodhno kot. Reforma ne drejtesi do te filloje ne te vertete vetm pasi te skadoje mandati i presindentit aktual, kur te zgjidhet nje president “pa konsensus” dhpor me shumice te thjeshte sic e beri Sala, e atehere do vihet nje qe do te mbaje anen e majte, pra lepe peqe per Edin, ja keshtu do behet reforma. Pra duhet te prisni pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *