20 vite më parë dy popuj që kishin bashkëjetuar në emër të idealit hipokrit komunist të “bashkim-vëllazërimit”, u vranë e u prenë në një tragjedi që Europa nuk e kish njohur që pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore: konfliktin serbo-boshnjak. Armët janë ulur, por këto dy popuj vijojnë të jetojnë të ndarë e plot marraz në shpirtëra. Këto ditë, një fatkeqësi natyrore i ka përfshirë ato. Dhe siç ndodh në të tilla raste, një e keqe e madhe e bën të vogël atë që deri dje ishte e madhe. Tashmë nuk ka vend për urrejtje por për solidaritet. Këtë fat pati urrejtja patologjike e ndërsjelltë turko-greke, e cila u tret e u shua për një çast kur dy popujt u gjendën përballë katastrofave që sollën tërmetet e njëpasnjëshme të gushtit të vitit 1999, duke çuar misione shpëtimi tek njëri-tjetri. Eshtë një preçedent jo pak i njohur ky në histori. Sepse është dhe në natyrën e pastër njerëzore, që, kur vjen një situatë e caktuar dhe e pazakontë, armikun të bëhet mik. Vetëm tek ne shqiptarët, ende nuk janë dhënë shenja të tilla “njerëzore”. Përkundrazi, ka ndodhur që dhe rastet e fatkeqësive janë shfrytëzuar për përfitime të kapitalit politik. Kujtojmë se dhe periudhën më të vështirë por dhe më të bukur të vetëdijes kombëtare, siç ka qenë ajo e luftës së Kosovës, Sali Berisha “kollitej” në një pleqëri e vetmi politike duke akuzuar se po vidheshin ndihmat! Edhe gjatë përmbytjeve në veri, palët politike në vend që të solidarizoheshin, spërkateshin me akuza prej uji të ndotur në pellgjet e fatkeqësisë. Kështu po ndodh dhe tani, ku dhe pse me të drejtë “droga” po konsiderohet si një fatkeqësi kombëtare, kjo nuk i çon drejt solidaritetit por drejt një drogimi politik të kamzhikimit të njëri-tjetrit me degë kanabisi. Fatkeqësia jonë nuk është as në qiell e as në tokë, por në kokat tona. Ato janë të përmbytyra!/ E.H.

Bravo, shume bukur e ke thene “Fatkeqësia jonë nuk është as në qiell e as në tokë, por në kokat tona. Ato janë të përmbytyra”!
Ne vend qe te kete solidaritet ne lidhje me ceshtjen e droges. Ka qasje pro saj nga opozita, Se po shohim qe kjo palo opozite del me Dasho Alikon e Lazaratit ne proteste.
Anti-kombetari Sali e ka treguar veten disa here qe per pushtet djeg vendin, njerezit e kane kuptuar tashme kush eshte ai.
Po ty po te kapet droge ngado ,dhe per kete nuk duhet te flasi opozita aspak ?
Ti lejove skafet te punojne dhe ja tani droga kalon lume per ne Itali ….
Ramo nari ,i ka pas lane partia jote
dashtun dhe antishqyptari sali me urrit
e me u selite dhe tash po korren
frytet or taj
I nderuar “shoku E.HOXHA”
Kam vene qe keni nje zell jo te sinqerte qe sa here shkruani vini ne dukje “idealet hipokrite komuniste” apo “regjimi barbar komunist”
Edhe sot nuk mungonte ky kunj i juaj;
Qe te mos keqkuptohemi i perkas asaj kategorie shoqerore qe e kam luftuar “regjimin e Titos apo te Enverit sa me ka ngrene krahu deri nga 1993-1994.
Duke pare cfare ka ndodhur pas 1993 ne ballkan sidomos ish republikat jugosllave,kosove dhe shqiperi me e vogla eshte te mos shajme as Titon as Enverin.
U bashkuan “armiqte” nga fatkeqsia por shoku E.Hoxha mos harroje se mafia e ballkanit Serbi-Kosove-Mal i zi- Bosnje -Shqiperi ka “udhehqsin e vet mafjoz Damir fazllicin qe ka mik shtepie Sali Serbin por dhe ka rezidencen cuditerisht ne Washington.
Eshte mire qe organet hetimore ne USA te nisin investigimin karshi mafjozit Damir Fazllic qe te shpetoje ballkani nga permbytja e mafjozve nderkombetare.
I kerkoj falje komentuesit atdhetar P.Zaimi qe per aresye kohe dhe shendetsore nuk i kam kthyer pergjigje ne komentet e tij miqsore.
Autori i shkrimit flet per ” idealin komunist hipokrit te bashkim-vellazerimit”. Se pari, duhet ndare ideali komunist nga parulla e bashkim vellazerimit. Ideali komunist eshte nje ideal i perbotshem dhe, sa te jete gjalle njerezimi, pavaresisht se si do e kete emrin, ideali i luftes per drejtesi dhe barazi shoqerore do te ekzistoje.Ndersa parulla e bashkim vellazerimit eshte specifike jugosllave dhe s’ka te beje me te parin. Parulla vete mund te kete qene hipokrite, por ideali komunist nuk ka qene hipokrit. Ai nuk arriti te realizohej per shume shkaqe historike, morale, politike dhe ekonomike, por ky fakt nuk e ben ate hipokrit. Eshte mire te jemi serioze kur flasim per gjera te medhe, te mira apo te keqija qofshin.