SHËNIM: Karshillëk apo maskarallëk

redaktor

Në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, botim i vitit 1980, nuk e gjeta fjalën “karshillëk”, megjithatë, në të folurën e zakonshme, më shumë se gjithçka ajo ka treguar e tregon mburrjen në të vënurit përballë dikujt e diçkaje, një mburracakllëk të përshtirë, që nuk ka të bëjë aspak me karakterin e fortë, me bindjet apo me dinjitetin. Më shumë se gjithçka tjetër është një pozë kapadainjsh, të cilët të sëmurë nga ajo që kanë fituar pa mund e tinëzisht, u bëjnë karshillëk të tjerëve.

Kjo ishte gjëja e parë që mendova kur, si shumë të tjerë, lexova pjesë nga mbledhja e fundit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sidomos pjesëzat e gjyqtarit të njohur Gjin Gjoni, i cili ka “meritën” se në terminologjinë juridike krijoi fjalëzën “gjingjonizëm”. Më pas, duke e parë jo si një rast vetmitar të një gjyqtari plepash, që është bërë tashmë anëtari më i votuar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (dhe në këtë rast duhet thënë “pika drejtësisë”), por duke e parë si një tërësi qëndrimesh, jo vetëm të një njeriu a dikujt tjetër brenda KLD, por në disa struktura njëherësh, nuk mendova më se kemi të bëjmë me një karshillëk, por më shumë se kaq, me një maskarallëk. Dhe ky nuk është një maskarallëk i zakonshëm, vetmitar apo një shpërthim çasti; ky është një ngritje institucionale, të cilat, dy vite më parë, u betuan para presidentit, pas thirrjes së tij, se do i qëndrojnë kundër, me çdo kusht qeverisë së re, ende të paformuar.

Nuk është fjala thjesht për një gjyqtar, i cili mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, faltoren e sistemit tonë juridik, e kthen qëllimisht në një faltore të politikës, përmes së cilës ai përcjell mesazhin e të fortit, e njëkohësisht edhe mesazhin e kundërshtarit politik në një institucion ku vetëm politika nuk duhet të ketë vend. Alibia e mosgjykimit të këtij gjyqtari, përmes heshtjes së shokëve të tij, duke mos lejuar krijimin e një precedenti që mund të rrokulliste shumë gjëra poshtë dhe të ngrinte vlerat lart, do të jetë e qënddrueshme, përsa kohë shteti dhe qeveria e tij e kanë lënë gjithçka në duart e një kaste politikisht të angazhuar, juridikisht të murosur dhe financiarisht një oligarki.

Jo vetëm ky gjyqtar, por edhe dhjetra të tjerë, që nxijnë edhe atë pak çka ka mbetur nga dinjiteti i sistemit tonë juridik, kanë ngritur sistemin e tyre të një perandorie financiare, pasi vetë sistemi ynë financiar është çalaman, për të mos thënë se nuk ka këmbë fare. Atë që nuk e bën sistemi gjyqësor e ka shumë të lehtë ta bëjë sistemi financiar, kontrolli financiar, që nga tatimet e taksat e deri tek detyrimet e tjera financiare.

Nuk e di nëse e di ministri ynë i Financave se për çdo blerje të rëndësishme, si do zot një orë të shtrenjtë, blerësit janë të detyruar të paraqesin faturat përkatëse, të paguajnë taksën e mbifitimit, e aq më shumë për pasuritë marramendëse. Por, kur një ish ministër Financash i qeverisë që u zbua nga pushteti, Bode, i bën karshillëk e maskarallëk një parlamenti, duke i thënë se “këtu jam, më zini po deshët”, dhe as bën përpjekjen më të vogël për të sqaruar pasurinë e familjes së tij, çka mund të pritet nga të tjerët, që me pak para mbyllin dyert e financave të shtetit, kur duhet shteti t’u mbyllë dyert që i kanë hapur jashtë ligjit?!

Ka mbi dy vite që disa nga strukturat e shtetit, të quajtura institucione të pavarura dhe njerëzit e lidhur me to, jashtë e brenda tyre, e kanë ngritur karshillëkun e tyre ndaj shtetit në një maskarallëk politik të shkallës më të lartë. E kanë bërë parim të pashpallur dhe nga kjo kanë ngritur edhe oligarkinë e tyre. I kundërvihen shtetit, ku janë thirrur të shërbejnë si argatë politikë të shkallës së parë, pasi ishte politika që i delegoi në majat e gjyqësorit, të prokurorisë, të Shërbimit Informativ, të Kontrollit të Shtetit, deri në presidencë.

E gjithë kjo ka krijuar klimën e mosbesimit, por jo vetëm kaq, të ndarjes si me thikë mes “atyre”dhe “këtyre”, teori e nxjerrë nga bagazhi komunist i Berishës dhe i transmetuar tek të tjerët me një vrull të paparë. Strukturat për të cilat bëjmë këtë shënim, në shumicën e tyre, janë thirrur nën armë nga sektori SHQUP, nën cilindo emër që të shfaqet ai, dhe këtë thirrje askush nuk e ka harruar.

Le të kthehem shkurt në mbledhjen e fundit të KLD-së. Nuk ishte thjesht një karshillëk i zakonshëm i një pjese të saj, apo edhe i presidentit të vendit. Të dukej sikur këta njerëz sapo kishin dalë nga zyra private e Berishës dhe kishin ardhur në këtë mbledhje me të njëjtin frymëzim, me të njëjtin koncept, koncepti i atij që duhet të luftojë pushtetin me çdo kusht, ta përmbysë atë, dhe, nëse nuk mundet, të bëjë minimin e tij.

Dhe nëse ndjek, qoftë edhe periodikisht, atë që bëjnë këto institucione të thirrura nën armë, ajo është shpesh herë e kundërta e mendimit për të bërë shtet. Ata, në fakt, bëjnë antishtetin, ashtu si kanë bërë antiligjin, ashtu si kanë rritur antivlerat, ashtu si kanë brymosur antidinjitetin.

Në të gjitha ngjarjet e mëdha të këtyre dy viteve, që nga forcimi i lëvizjes radikale islamiste, agresiviteti i një pjese të kishës ortodokse dhe i liderit të saj grek, kërcënimi i ligjit përmes krijimit të bandave, rritja e shpejtë e lidhjes së oligarkisë financiare në dëm të njerëzve të zakonshëm, këto institucione kanë bërë të heshturin. Por, kur ka qenë fjala për të shpërblyer emërimin e tyre, ata kanë bërë gjithçka, edhe jashtë ligjit, për të qenë në rregull me dosjet e tyre që mund të hapen një ditë. Pasuritë e shumë prej tyre janë euro milionëshe, shumë nga ata kanë prej kohe depozitat vetjake në parajsat fiskale apo kanë bër[ë investime në emër të të tretëve, zakonisht kunetërve, dhe, megjithëse mund të dihen, të gjitha i ka mbuliuar heshtja. Pasi askush nuk kërkon fatin e një Trebicke rebel, të një Santo, që desh të ishte më në fund korrekt, apo edhe më tej, të një Olldashi militant.

Dhe kush mund të besojë ende se këta njerëz mund të jenë pjesë e një sistemi të reformuar të drejtësisë në Shqipëri, kur i gjithë bagazhi i tyre përmblidhet në luftën politike kundër një qeverie që është thirrur të drejtojë vendfin, edhe pse pa dëshirën e këtyre detashmenteve?

Në Shqipëri, për fat të keq, shumë nga institucionet e pavarura janë thirrur për të zhbërë shtetin dhe për të mbushur xhepat. Është një simbiozë që e gjen në pak vende, por edhe aty ku e gjen, nuk ka të tilla përmasa sa në Shqipëri.

Ne kemi institucione të pavarura, që nga institucioni i presidentit, të cilat kërkojnë me zell politik të bëjnë rolin e disidentit ndaj qeverisë. Por çuditërisht, jo si ndodh zakonisht me disidentët, ne kemi në këto institucione një “disidencë” që është prej kohe e korformuar thellësisht, që asgjë nuk e gjykon me ndërgjegjen e vet, që qëndrimi në pakicë i partisë që e delegoi i duket mënxyrë, por që është edhe i gatshëm të ndërrojë rrugën e tij, sapo pushteti i ri të kërcëllojë dhëmbët.

Ligji i ri i sistemit të drejtësisë, përmes së cilit mendohet të reformohet drejtësia shqiptare dhe ku, për fat të keq, janë varur gjithë shpresat e qeverisë, nuk mund të bëhet me këtë lëvizje maskaradë kundër drejtimit të vendit dhe dëshirës për të vendosur shtetin ligjor.

Në këto institucione “disidente” tashmë shthurja ndaj ligjit quhet besnikëri politike; serioziteti në zbatimin e ligjit quhet kryengritje, ndershmëria ndaj ligjit është temë tabu; ndaj askush të mos presë se një ligj i ri, përmes të njëjtëve, do të sjellë besnikëri ndaj ligjit, seriozitet dhe ndershmëri.

Pasi nuk kemi të bëjmë me karshillëk, por me maskarallëk, bile të llogaritur imtësisht.

As qeveria nuk duhet ta presë këtë.

Share This Article
47 Comments
  • Karshi ne Turqisht do te thote perballe dhe karshillek I bie te jete perballje, kurse zarat e PD-se e perdorin ne kuptim te kundert. Ne fakt ata duhet te perdorin fjalen ‘lepirje’ por ngaqe jane vete lepires nga natyra dhe u djeg, perdorin je fjale te kundert me te. PD perdor psikologji primitive fshatareske.

  • helmoje lexuesin Bedri se ai eshte zanati qe di me mire, beji “karshillek” te vertetes dhe zhytu ne “maskarallek” edhe me shume se ke qene. Aty e ndjen veten rehat.

  • karshi perdoret ne Shqiperine e mesme e lart.
    Ne jug nuk e kemi perdorur. dhe termi karshillek eshte gjeneruar ne Tirane pas viteve 80.
    Ne jug perdorej fjala “sehir” si turqizem.
    po tani ka humbur pothuaj fare ne brezin e ri. E perdorin vetem te moshuarit

    • …fshati per karshi
      me kishe e me varre
      rrotull ca shtepi
      te vogela fare

      E di ti ne c’vit eshte shkruar kjo vjershe dhe cili e ka shkruar?

      • nuk e di te them te drejten,
        une jam nga laberia dhe kete term nuk e kemi degjuar dhe as perdorur ndonjehere

        • As mund ta parafytyroja,qe mund te kete ndonje lab,qe te mos njohe te madhin CAJUPI ! C`po na shohin syte e na degjojne veshet keshtu ? !

          • te me ndjeje Cajupi, sja njoh tere vepren.
            Por fjalen karshi nuk e kam degjuar ne njerezit e mij.
            Mesimi qe nxora, duhet te rikthehem te letrsia shqiptare.

  • Fjalën “karshillëk” nuk duhet kërkuar në “Fjalotin e gjuhes shqipe”, por në “Fjalorin e orientalizmave ne gjuhen shqipe” te Tahir Dizdarit. Aty i ke variantet e kësaj fjale turke, që me te vertete nuk e gjen ne Jug, por vetem ne Veri. Kjo fjalë mbulon kuptimisht nje gjë korresponduese qe nevojitet per te perballuar ose garantuar diçka> Karshillek per t`i dalë zot nje pune: te holla, garancë, zotësi perkunder nje pune te veshtirë …

  • o smerlap do vish prap ne pushtet more vrases maskara i paftyre ti rregullo punen me babain saliun pastaj do vish ne pushtet more biri i kurves kalakirves se paftyresise hollandeze SMERLAP SMERLAP

  • PARTIA DEMOKRATIKE eshte grupimi me armiqesor dhe me antishqiptar qe ka njohur historia e ketij populli ndonjehere gjate te gjitha kohrave.A e mbani mend sa e madhe ishte PD-ja ne fillim te viteve90.Tani krahasojeni me PD-ne e diteve tona.Ne kete parti kane ikur te gjithe njerzit e ndershem dhe kane mbetur vetem hajdutet,kriminelet,te korruptuarit dhe kryesisht armiqte e popullit qe jane plotesisht agjentura te serbeve dhe te grekut.Po te shohim krahun tjeter,PS-ne nuk mund te themi se eshte plotesisht e paster,por kurre nuk mund te krahasoet me PD-ne,po ashtu,mund te themi se LSI_ja ,me te cilen ka bere koalicion te detyruar PS-ja,eshte partia me e korruptuar nga te gjitha partite shqiptare.Kur ta kuptojne shqiptaret se ciles parti tja tapin voten,ndoshta mund te jete teper vone.

  • KARSHI TEATRIT ESHTE RADIO SHKODRA

    Ufa… akoma nuk paske mesuar gjuhen e folur shqipe, sidomos shkodranishten, qe pretendon se te ka dhene muze ne te ri. E perdora me qellim, si ne librat e kendimit te fillores, kete shprehje tipike shkodrane, qe me pak fantazi duhet ta kujtosh se perballe Teatrit Migjeni ka vetem nje rruge…, ne krah te tij, karshi me te, ka godinen e vjeter te Radio Shkodres, apo jo?

    Sido qe te perkthehet nga turqishtja, perdorimi praktik i fjales “karshillek” ka krejt kuptim tjeter: mbeshtetje, shtytje, perkrahje, besembajtje, bythelepirje, dhenje e nje dore ndihme… po kurre perballje ! Ne pergjithesi perdorimi i ketij termi i puqet me shume sensit negativ, ne shume raste perdoret nga gangsteret ne perkrahje te njeri tjetrit, apo ne rastin konkret te gjyqtareve debile te Elbasanit dhe atyre maskarenj te Durresit qe i dhane karshillek Gjin Gjonit nga Kurbini te triumfoje mbi drejtesine duke e shembur ate deri ne themel.

    Perballja direkte e injorantit Gjin Gjoni me Çomon dhe Naçon (me bilete avioni te prere per t’ja mbathur, sa ti krijohen rrethanat, ne ameriken e Donald Lu-se) ishte shfaqje tipike e fodullekut, e injorantit, mendjemadhit, snobistit, delirantit, natyrisht e matur me nivelin me ordiner te felliqesirave qe mban kjo toke.

    Andaj Bedriu i poezive te dikureshme, mbase ke nevoje per nje rifreskim te gjuhes shkodrane, aq te bukur sa edhe te veshtire per jabanxhinjte jo shkodrane. Mos humb ne meandrat ediramiste te “rroma-per-toma”-ve te gjuhes tone. E mban mend si u shreh ne Kuvend kohe me pare, duke perifrazuar nje shprehje te Gjergj Fishtes: “dokrra te hirta” me kuptimin e ngjyres se hirte, kur shprehja origjinale eshte “dokrra hini”. Vazhdimin gjeje vete se te ardhmen e ke te tere perpara dhe jo karshi !

  • Më bën karshillëk = Më sfidon

    Gjuhëtarët i dinë më mirë këto punë , unë s’jam gjuhëtar !

    • Selam Musai nuk i beri “karshillek” topit, po e perballi, i vuri gjoksin ! Ju labet e keni gjoksin me vrime e mbathni gjysma opingash, ne geget dijme t’ua shesim sapunin per djathe….

      • llogjika jote nuk vlen
        topit nuk I behet karshillek, ose I behet “bisht” si I themi ne nga jugu, ose I del zot..
        Karshillek nuk mund ti besh,,se ka kuptim inaktiviteti,,ne forme qesendie apo talljeje.,jo topit ,nuk shkon

      • E rendesishme qe ke lexuar sa kam thene me lart, per te tjerat leri geget te te spjegojne gjuhen e tyre, se ajo e juaja kur i mungojne fjalet perdor llagape greke.

        • XUME, o “te qifsha udhet”, je definitivisht me i zgjuari i katundit, dhe nuk te ben dot karshillek askush.

          • Na nje diskutim per Gjingjonezimin,u bastardua ne diskutim per fjalen “karshillek” nese eshte shqip apo jo.

  • Si gjthnje artkull i shkelqyer nga Z. Islami. Karshillekun e Gjin pederastit, do ta quaja edhe arrogance e se Keqes, perfaqesuar nga sali shpella, me reformat e drejtesise. Duket se kane siguri qe nuk do preken. Dhe kjo do jete fundi i Shqiperise, do duhet nje revolucion dhe Lenini te vendosi drejtesi me keta hajdute, vrases, kurva dhe gjithe llumi i tyre, perfshi edhe kryehajdutet e mazhorances qe populli i njeh mire.

  • Cdo dite e me ritme me te shpejta, si rezultat i daljes se nje brezi te ri analistesh dhe gazetaresh, po identifikohen grupet e organizuara kriminale te cilat frenuan proceset demokratike te Shqiperise, rrenuan jeten e dhjetra mijera njerezve, shkatrruan dhe vodhen pasirite kombetare dhe eshte punna patriotike, e palodhur dhe shume profesionale ketyre djelmoshave dhe vajzave qe po e ndergjegjesojne kete popull te coroditur per shkak te hijenave te tipit Basha dhe qe po pergatitet nje situate e favoreshme qe keta te hidhen pas hekurave te burgjeve.

    Keta djem e vajza jane e ardhmja e ketij vendi e qe populli po i sheh ne drite te syrit si zera te se vertetes.

  • UNE ‘U BEJ KARSHILLEK’ INJORANTEVE kAmentues!
    Gazetari i mirenjohur ,jo vetem qe termin ‘karshillek’ te perdorur ne gjithe vendin si ne kuptimin direkt ne gjuhen shqipe :’perballe’ por ne rrastin konkret ne menyren figurative :’Ja ku me ke ,ketu ;çfare do me besh do me hash mune!?Kaqe per injorantet.
    Problemi i nderuari Gazetar eshte qe Gjin gjonat qe bejne ‘karshillek’ e qe nuk jane vetem ne drejtesi por ne radhe te pare ne parlament,e mbi te gjitha ne ‘informacion’ e tere pushtetet e qelizat e shtetit——–Nuk i bejne ‘KARSHILLEK’ NJERI TJETRIT por shumices se popullit shqipetar qe eshte viktime 25 vjet e nje 5 perqindeshi injorantesh militantesh qe nuk arrin si asnje vend i Ballkanit te shpjere ne giotine nje GLASE politike qe mbeshtetet nga krimi e korrupsioni perfshi edhe injorancen e shumices se kAmentuesve qe nuk i preokupon SHPERBERJA por i preokupon ‘TI’ e fjala ‘KARSHILLEK’.25 vjet jemi te burgosur te 5 perqind te injorances se inkriminuar qe japin edhe jeten ne emer te BERISHES,NANOS,METES BILE EDHE PER TE SHPETUAR KALIN E XENIT DUKE BERE THEROR EDHE PRINDERIT E FEMIJET E TYRE!?SI MUND TE SHPETOJME NGA ‘GJIN GJONAT’ QE 25 VJET NA BEJNE ‘KARSHILLEK?!

  • PROTOPAP,KET GJERA KESHTU JANE MASKARALLEK NE TE GTHA ANET,PSE SEPSE ESHTE KARSHILLEKU QE I BENE SHQIPTARI SHQIPTARUT QE NGA BANJ,DJAL,VLLA MOTRA ETJ BASHKOHEN NJE GRUMBULL GALLKAUKESH KUNDER NJE TJETRI PER CMIRE.ATA JANE REHAT PER VETI BI.E DHE MILJONER SULMJN ATE QE JETO POR JO NE LLUKS SI ATA ATA PRA E KANE INATE DUAN TJA MARRIN SHPIRTIN EDHE ME PRESIONE
    ERDHI NJE BURR NE TIRANE TEK TE AFERMIT KALOJ NJA JAVE,2,3,4, IPETBJERI SA DO RRIBENUK E DIME PAS 1 MUAJ TJTERE PYETPRAP SA DO RRINENE BISED TE VECANT DIKUSH TRGON QEAI KA NJE TRONDITJE SHPIRTNORE,EDEROJBN NESPIAL JAPIN CA QETSUS
    PAS 6 NUJE SHKON ME SA DKET KQLJ FURTUNA PRA KISHTE NJE STRES PRESION TE PA NEVOSHEMKESHTU KJO GJENDJE MASKARALLEKU E SOTME KA NGRITE NE KEMBE BJE LAGJE NJE FSHAR NJE QYTET,QE VERON NEHESHTJE MEFSHEHTESI KUNDER LIGJEVE TESHTETIT DUKE FTUAR NE NDUHME KANUNIN MESJETARE E ATA NE MONIZEM KERKUEN HEQHJEN E KANUNIT POR AI JURISTEEPECOGROR KEROJB PERSEI KANUNIN SE JU INTERESON ME JU MARR TOKN FSHATARVE BILE ME JU A MARR JO NE EMRIN E VETE R TE FEMIVE SEPSE KENE FRIK MOS NGJALET ENVERI E JU TERHEQVRETJE PSE KE

    NI MARR ME KANUNCNIXHNJT PER TE MOS QENE VETEM FTOJN DHE TETJRET NE KETE MASKARADE-MAKARALLEQ.BILE DHE BIJAT E TYRETE MARTUARA.KETU JU LEVRDISE ME SHKEL KANUNUIN SEKANUNI BIJAVE NUK U JEP TOK ASE SHTEPI POR ME GJITH ATE ASNJ BIJE NUM KA MARR TOKE NE SGTEPIBE EBABATE,KY MASKARALLEK NUK BEHET NGA VARSERIA POR NGA CMIRA DHE EGOJA.

  • Ju pershendes z. Islami per artikullin tuaj.Edhe komentuesit pa diskutom i pershendes por ne veçanti xumen si tregetar.Pasi e ka provuar mire sapunin qe e ka ngrene si djath mundohet tua shese toskeve por eshte e kot.Xume,! Shqiptaret ja dine hilete njeri tjetrit.Si gege qe je bjeri çiftelise dhe na kendo ndonje kenge patriotike shqiptare te na pelqeje te gjitheve.

    • JASAMAN MAMIT TE SULOS

      Me jelek e barnaveke, dilte aneja e Sulos (jot’eme) te shiste breke te perdorura te burgosurish, ne Babice te Madhe. Nuk ulej kurre, gjithnje ne kembe… qe kur doli nga burgu per prostitucion. Jo se i dhimbsej Skender Halucit qe e kish denuar aq pak, vetem dhjete vite burg me kushtezim: te blidhte sapunet ne dushet e burgjeve te Drenoves, Peqinit dhe Kavajes, se ne ate te Tirones i mblidhte kot’moter. Kam thene ca kohe me pare per korçaret si njerez te trashe, po ju çoljanet e konservave ja kaloni edhe Kokedhjerit te Himares e shefit te tij vllaho boshnjak. Pusht !

  • Gjithmone eshte kenaqesi te lexosh shkrimet e Z.Bedri Islami. Nuk e ulin dot ca thirrje te deshperuara te mbeshtetesve te Qeverise Mizore te larguar fuqishem me 1 milion vota.Po problemi eshte se Qeveria Aktuale po tregohet krejtsisht e pazonja te zhduke korrupsionin e madh dhe karshilleqet e ndyra te zagareve saliste qe jane majmur e luksojne pa u bere syri TER.
    Per sistemin e Drejtesise gjeja e pare qe duhet bere eshte shfuqizimi i te gjithe Plepisteve.Nuk mund te behesh Jurist,Prokuror ,Gjykates ,Avokat me 6 muaj Kurs Plepash, ku pergjithsisht jane futur llumi shoqerise.Tashma ka shume kuadro te reja te pa perlyer ende ,qe mund te ndertojne nje sistem real te drejtesise.
    Eshte e vertete qe pothuajse te gjithe Institucionet e pavarura jane zaptuar nga salistet qe fusin shkopinj ne RRoten e Zhvillimit.Cfare pret atehere kjo Qeveri ?
    Deklarohen zyrtarisht vjedhje, grabitje .perdhosje tenderash, ndertime luksoze te hajduteve , kusareve ,pushtetareve te korruptuar dhe asnje mase kunder tyre.Atehere lind pyetja mos valle kane rene ne ujdi mes syresh? E keqja eshte se po merren me fukarenjte dhe te pafuqishmit!!!

  • Kenaqesine nga leximi i shkrimit te Zotit Bedri na i nderpret me komentet pa buke, ne nivel te ulet, me fjalor te ndyre, Xumja!
    Zoti i dhente menden e hairit e ta ktheje ne rruge te mbare edhe kete se shqiptar si ne eshte..

    • MENDEN E HAIRIT ?

      Na trego me mire ti nip i Rexhep Qoses, sa eshte numuri i kakerdhive qe jashteqesin per koke ne dite, dhite e delet qe kullot neper rruget e Tirones, e krahasoje me peshen e trupit te tyre, mblidhi pastaj ne nje kazan me pak uje e shume …, futi zjarrin me nje nje dore dru e keshtu ke krijuar elizirin e jetes tende dhe te qelbesirave kosovare qe mbushin forumet me gerr-gerritje per te trembur sorrat e laraskat vetem naten, se diten fshiheni ne bodrumet e qejfturpesise.

      Zati (ja po perdor nje fjale qe ben pjese ne te foluren tuaj hip-hopiste) jeni vete ju qe urreni vetvehten, per te mos folur pastaj njeri tjetrin, ne garen tipike kosovare “puthme serb te te jap cucen” ! Nuk ka vend ne kete bashkebisedim mes shqiptareve, per kos te varursh nen hijen e Mbllashtices.

      • XUME Please, mbaj standardin tend te larte. Ti je intelektual, pa nuk ka gje qe koha te ka bere pjatalares ne…Ti je shume me lart se keta trapat ketu dhe qendro I tille o trim.

      • O QORRO !

        Ki kujdes me gjobat e Erjonkes, se ty si qorr qe je te kapin kollaj duke shurruar ne ambejnte publike.
        Mbaj mend qe kur ishte i vogel, te pelqente te shurroje duke u ngritur ne vertikale. Beje dhe tani, aty ku te te zere, me shpinde nga rruga, futje nje te shurruar ne vertikale: nuk ndot ambjentin se te vete drejt e ne goje.

  • Xhin xhoni nga plepat u hodh tek Kristali. Me fondet e FMN ka dhe disa vertetime nderkombetare.Behet muhabet kot se Xhinet e Saliut dhe Xhonet e Rames mezi e presin reformen per te betonuar poziten.

  • Shtatori do ta ndaje shapin nga sheqeri ! Po u thirr banda mafioze e te ashtuquajtures PD.
    per te marre pjese ne reformen ne Drejtesi per hir te konsensusit, Shqiperine perfundimisht
    e ka henger dreqi dhe shqiptaret duhet te ikin nga syte-kembet sepse Shqiperia nuk behet
    me arnime por me nje nderhyrje te thelle kirurgjikale per ta pastruar rrenjesisisht metastazen
    berishiane te kancerit .,…. Kjo eshte e vetmja rruge , rruge tjeter nuk ka ! Kriminelet e hajnat
    duhet te perballen me ligjin …..!!!!!!

  • Po su larguan te gjithe ato qe jane me kursin e Plepave, sistemi i drejtesise nuk ka per te ndryshuar asnjehere. Duke u larguar kursantet e plepave nga sistemi i drejtesise dhe universitetet do marrin serjozitetin qe ka vite qe i ka humbur. Vetem kestu do te larohen injorantet dhe sistemi i drejtesise do ti larggohet politikes.

  • Petrikë, pajtohem me ju se numri i anëtarwve ta PD-së është zvogeluar shume. A e dini se ku kanë ikur dhe cilët ishin ata?- Kryesisht-HAJDUTW, shkuan në partitw e POZITES!

  • Me falni, po te perdorim tekniken e zberthimit te fjaleve qe perdoret here pas here nga disa komentues ketu me qellimin per t’i nxjerre te gjitha gjerat me prejardhje nga pellazget e vjeter, Iliria, pra Shqiperia fjalen karshillek une do ta zbertheja keshtu: Kar-shi-llek. Pra kur Kari rri ne shi ben llek-llek, per shkurt nuk i thone karshillekllek po karshillek. E more vesh ti Bedri Helmi Enveristi perse nuk e gjen kete fjale ne fjalorin shqip.

  • Aman, vetem Zhin Zhoenin mos e ngacmoni se eshte monument kulture, dhe mbrohet nga pseudodrejtesia shqiptare!

  • Po çka pritet tjeter prej ketyre dy pale “terrpianave”, ne Prishtine dhe ne Tirane e gjetke ku jetojne shqiptaret? Fjala “terrpi”, “terrpian” e ka kuptimin e fjaleve shqipe, grykws, i pangopshem, maskara. Nga filozofia popullore shqiptare dime se vetem maskarenjte bejne karshillek e maskarallek, provokojne sillen hundeperpjete, kudo qe ndodhen! Si Luli, si Saliu! Kap njerin e meshoj tjetrit! Vetem prangat dhe burgun meritojne.

    DRENICA E KUQE

  • Me vjen keq per Arturin tjeter.por,jam idetyruar ti kujtoj se,e verteta qe thote i nderuari Bedri Islami,mund te jete pak e hidhur,por ne asnje rast helm.Ekunderta ndodh me genjeshtrat e idhullit te tij perbindesh,Sali Ram Berisha.

  • Rama mund tu thote se edhe Gjini eshte i pademshem si Berisha.O te marrte muti shalet ,ata sundojne fjalen e derguar ne mendjet e pjerdhura shqiptare ai thote se jane te pademshem.U bo si puna e strucit e ka fut koken ne rere, nuk e sheh se c’behet.

  • Bedri Islami ose Luli i Vocer i MIgjenit sic ka qef me e prezantu shpehshere vehten si shkodran qe asht e din shum mire se ca don me thane fjala karshillek.ne Shkoder asht perdore me shumice edhe nga fisi Gjylbegu i nanes se Lulit, me falni i Bedrise , pasi nga fisi Islami nuk e njeh kush Bedri ISIamin.
    Persa i perket problemit Gjin Gjonit nuk kam ca me thane se nuk asht i vetem por ka shoke shume, si nga gjyqtaret e kohse se Sales ashtu nga ato te kohes se Rames. Mjafton me permende vetem dy vendime diametrailsht te kunderta te dy gjykatave te Tiranes te epokes Rama per Arben Frrokun, i pafajshem, burg per jete , te tjerat nuk kane fort randsi ne kete vend .

    • Per Shkodranin, tu paskan erre syte o shkodran i vockel. Fisin e babes se Bedri Islamit e njeh gjithkush, edhe ti e njeh mire, se e permend ne fillim..baba i tij, Zenel Islami asht legjende ,mor budall. Zeneli i Migjenit, ma gjej nje tjeter per te cilin kan shkrue tre shkrimtare te degjuem, Migjeni, Nonda Bulka dhe Lazer Radi. Qe ka shkrue per te Gjovalin Luka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *