Tek akuza e rradhës e Berishës mbi faktin se kryeministri Rama ka kërcënuar një gjykatëse në Krujë me prerje këmbësh, sheh se tre epoka tonat si popull kanë në to mitin e këmbëve të prera.
Përgjatë luftës, kemi mitin e atij partizanit që iu sharruan dy këmbët pa narkozë. Ndër tregimet e leximit letrar të asaj kohe, ajo përbënte lëndën letrare më horror, ngase ne si fëmijë ishim të detyruar të përfytyronim se si atij trimi i priteshin këmbët si të ishin copa druri, prej një doktori po aq kurajoz të lidhur me luftën.
Por ajo që e fashiste këtë përjetim të dhimbshëm, ishte fakti që mëshohej fort në fabul, se partizani e përballoi denjësisht dhimbjen, duke zgjedhur që në ato çaste të këndonte këngë partizane, një akt madhështor sfidues ndaj dhëmbëzave të sharrës që hynin në mish e kockë.Më pas vjen miti i Din Hykës tek ‘Si u kalit çeliku’, njeriut të ri socialist, i cili u përball me fatin e keq të humbjes së këmbëve.
Ai nuk e pranoi këtë fat, nuk u pajtua me gjendjen e njeriut të pamundur, por ashtu, ulok siç ishte, iu fut punës për të rifitur në prodhim detale të konsumuara dhe braktisura. Pra, këmbët e munguara, i zëvendësoi me shpirtin revolucionar dhe idetë novatore.
E në këtë epokë ku jetojmë, më shumë se mite të ardhura nga krijimtaria letrare, kemi realitetin që ofron raste fatkeqe ku dikush humb këmbët, krejt për arsye të mos arsyeve të një epokë absurde ku jetojmë, siç qe rasti atij të riut jurist, që për belanë e tjetërkujt, la këmbët nga tritoli.
E së fundi, vjen dhe rasti që ofron Berisha, që zakonisht nuk ka vijë ndarëse mes realitetit dhe fantazisë. Pa i hyrë nëse është e vërtetë ajo po, ne duhet ta pranojmë se, ashtu siç në eposin e lashtë kemi mitin e shtatë plagëve të Gjergj Elez Alisë (kemi dhe Jakup Ferrin po me shtatë plagë që endë “rri në kambë pas prerjes së 30 krenave”, sipas asaj çfarë thuhet në një këngë të interpretuar nga Arif Vladi), në eposin modern kemi pra këmbët e prera; falë realizmit socialist, “tritolit demokratik” dhe shpirtit të paepur të Berishës për t`i dërrmuar kundërshtarët me çdo formë e mënyrë.
Ky më pas është mit e legjendë më vete./E.Hoxha

MITI I MRIKES SE THIVE
per geget e veriut ka qene dhe ngelet nje legjende mbijetuese ne shume dekada.
Per Kokedhjeret e Himares se Nerenxave te hidhura, ky mit mbijeton me Mriken e derrave, per vogelushet e ish Parkut Rinia ne Tirone, ku lartesohet i ashtuquajturi “pallati i Lindes” Mrika eshte simboli i derrkucave, qe Aleksander Arvizu me dashamiresine e eskimezit te zbritur ne Tirone e quan Mrikè of pigs.
Eshte aq legjendar miti i saj, sa qe shkodranet me humorin real, tashme biblik te tyre, i kane dhene “emnin e pavdekshem” Ura e Mrikes se Thive.
Gojdhenat tregojne se si nje grua e bolleshme qe merrej me rritjen e thive, para se ti dergonte per tu therur per mish ne Sallahanen e Bunes, pak kilometra para vendjeteses se sherbelarit te Shkodres Paulin Radovani, u thyente dy kembet e para me nje “hu thane”, pasi siç shkruanin edhe gazetat e asaj kohe, njeri nga thite, mu mbi Uren e Bunes, per ti shpetuar therjes se sigurte, kish preferuar te hidhej ne Bune.
Zakonisht kete rit makaber aq te dhimbeshem per thite e bente pak pas mesnate, ne te njeten kohe me shungellimin e kembanave te Kompanjelit te Kishes se Madhe, keshtu qe “gjindja” te mos degjonte ulurimat shpirtshpuese te thive te saj kembethyer.
Shoku Edi Rama, si edhe vete eshte treguar nje here, ne te rite e tij kalonte pushimet te gjyshja e rene shkodrane e Idromenizuar. Siç mund te jete me shume “gjasa” ka degjuar edhe per Mriken e Ures se Thive dhe ritin e saj makaber.
Adoleshences se tij pak javore shkodrane, duhet ti kete lene mbresa te pa shlyeshme ne te rriturit e tij, andaj kur kerkon te kercenoje te tjeret qe nuk i benden qitapeve te Kalifatit te tij, sjell ne mend mitin gjakesor te Mrikes se kembeve te thyera.
Kini harruar z. Ermir mitin e kokëve të prera ose të hedhura në erë me tritol? Po jua kujtoj pak,-. Të grinë Ali Pasha të grinë/ koka në Stamboll trupi në Janinë……………………….?? Sot duhet të pasqyrohet miti i kokëhedhjes në erë me tritol që pastaj ne të këndojmë,- Të grinë sali të grinë/ me kallëpë e me tritol/ koka në Tiranë,trupi n’Viçidol? Shaka bëra Ermir? Por ka mite të tilla që janë krijuar e do té krijohen sa të duash!? Kohë tritoli është? Jané zhvilluar mjetet e asgjesimit Ermir djali? S’ka më shpata!? Esse-në e kishit të bukur në fakt! Nderime z. Ermir!
@@@ ?? ? ?? Kini harruar z. Ermir mitin e kokëve të prera ose të hedhura në erë me tritol? Po jua kujtoj pak,-. Të grinë Ali Pasha të grinë/ koka në Stamboll trupi në Janinë……………………….?? Sot duhet të pasqyrohet miti i kokëhedhjes në erë me tritol që pastaj ne të këndojmë,- Të grinë sali të grinë/ me kallëpë e me tritol/ koka në Tiranë,trupi n’Viçidol? Shaka bëra Ermir? Por ka mite të tilla që janë krijuar e do té krijohen sa të duash!? Kohë tritoli është? Jané zhvilluar mjetet e asgjesimit Ermir djali? S’ka më shpata!? Esse-në e kishit të bukur në fakt! Nderime z. Ermir!
VR !??! @@@ ?? ? ?? Kini harruar z. Ermir mitin e kokëve të prera ose të hedhura në erë me tritol? Po jua kujtoj pak,-. Të grinë Ali Pasha të grinë/ koka në Stamboll trupi në Janinë……………………….?? Sot duhet të pasqyrohet miti i kokëhedhjes në erë me tritol që pastaj ne të këndojmë,- Të grinë sali të grinë/ me kallëpë e me tritol/ koka në Tiranë,trupi n’Viçidol? Shaka bëra Ermir? Por ka mite të tilla që janë krijuar e do té krijohen sa të duash!? Kohë tritoli është? Jané zhvilluar mjetet e asgjesimit Ermir djali? S’ka më shpata!? Esse-në e kishit të bukur në fakt! Nderime z. Ermir!
Nuk e di kete mitin e trete,zoti gazetar.Por,di te them se dy te paret nuk jane mite,jane fakte reale dhe qe njeresit e moshuar,i kane njohur dhe prekur me dore.I pari ka qene Pandi Kocaqi,partizan prej Korce,te cilit i jane sharruar kembet ne kohen e luftes,me sharre druri, ne Grabocke te Korces,prej doktor Petro Canit.E kam njohur personalisht dhe e di te verteten e tij.I dyti eshte prej Elbasani dhe perseri te moshuarit e atij qyteti,e kane njohur dhe perjetuar ngjarjen e tij.Sa per te tretin, le te flase ndonje qe e njeh dhe e di se kush eshte.Persa i takon mesimit ne libriat e shkolles,nuk e di ku eshte problemi,kur sot eshte i mbytur televizor dhe kinema me filma,qe nuk guxojme ti shohim ne te rriturit dhe jo femijet.Mos eshte tjeter aresye per ju gazetar?Te dhembin syte nga sakrificat,qe jane bere nga ky popull per Atdheun dhe per te jetuar si gjithe te tjeret?A ke degjuar ti se ne Kanada, nje njeri me zemer te madhe,te cilit ju pre kemba per te shpetuar nga kanceri,per te ngjallur besimin se dhe me nje kembe mund te mbijetosh,ndermori vrapimin dhe sot eshte kthyer ne simbol ne Kanada dhe ne bote?Cdo vit,ne perkujtim te tij,organizohen vrapime ne cdo qytet ne Kanada.Ja pra,se aktet e ketyre njerezve,nuk jane mite,por jane realitete qe duhen pranuar dhe perkrahur.Keshtu shoqeria vlereson sakrificat dhe behet me njerezore,se sa te merret dhe me drogaxhinj e hajdute e ju te mbushni perdite gazetat duke na prallisur per t’a.
Partizani qe u.operua pa narkoze ishte ngjarje reale, jo se donte te bente garipin,porse mungonte narkoza z.E.H.Kurse une sikur kam idene se Gjergj Elez Alia i gojedhenes nuk kishte shtate por nente plage, ma sqaro mire se diku e kam vrare mendjen per plagen e dhjete e me shkon kot mundimi.