SHËNIM: Këtu (gjithnjë) ka tradhëti burra!

anazapta

Vetëm me të qënit agjent serb, është rrekur të shpjegohen aktet e dhunshme të kosovarit Lavdrim Muhaxheri në Siri; ky Berisha, me patjetër duhet të punojë për serbët, derisa e ka katandisur kaq keq vendin e tij përsa ka qeverisur; Nano, por dhe Rama, thuhet se janë grekë dhe të lidhur me grekun… dhe lista e shqiptarëve që ja kanë shitur shpirtin të huajit, djallit nacionalist që nuk ja do të mirën Shqipërisë, vijon dhe me të tjerë figura e të tjera kombësi, ku përfshihen dhe turqit me arabët. Të gjithë pra, inatçorë me shqipot e antishqiptarë. Dhe ky mbetet ende çelësi kryesor i mendësisë shqiptare, për t`u dhënë shpjegim ca fenomeneve që lidhen me protagonizmin e figurave të saj, nga politika apo nga fusha të tjera qofshin. Jo, nuk është e mundur që Berisha të jetë ai që është, me të mirat dhe të këqijat e personalitetit të tij, me sukseset dhe dështimet përsa udhëheq; patjetër që ai punon për armikun. Kështu dhe me të tjerë si ai. Edhe Muhaxheri nga Kaçaniku, nuk ka mundësi që të jetë thjesht një i luajtur mendsh në frontin e luftës; edhe ai patjetër që punon për serbin kundër shqiptarëve. “Këtu ka tradhëri burra” – nuk është pra vetëm një batutë filmi, por dhe një sindromë nacionale, që na mban të mbërthyer në kompleksin kolektiv se për çdo gjë të dështuar ose të ligë tonën, përgjegjësi janë: I huaji dhe një tradhëti në mes.   / E.H.

 

Share This Article
11 Comments
  • Sa per Sali Berishen mos e justifiko se nuk punoi per Serbine e kunder Popullit e Kombit Shqiptare, se cfare e shtyu ate te punonte ashtu me mire e din ai, por qe ne fakt i sherbeu aqe mire Serbise e politikes Serbe sa as Serbi me patriot nuk do mundte ti sherbente. Ne fakt thuhet qe prej nga ke gruan je dhe vete. e kete e verteton me se miri nje Sali Krimineli si ai injoranti i Kacanikut qe i duket vetja si i dergumi i Zotit e munde ti marre jeten kujtedo qe si pelqen atij. kjo rrace e ardhur nga Shpellat nuk munde te cilivizohet e nuk munde te jete njerezore, pamvaresisht qe jane si njerezit e tjere ne pamjen e jashteme. zoti e shofte ke lloj rrace.

  • Valle malet i kane bere kaq te ashper e te pashpirt keta njerez? Saliu vrau 26 shqiptare ne Gerdec dhe nuk i beri pershtypje ,vrau 4 te pafajshem e bente sehir spektaklin nga dritarja e zyres duke provokuar madje ,pale 3000 te vraret ne 1997 dhe pastaj i lutej Majkos ;aman Pandi , tebejme sa me pare qeverine dhe amnistine per te shpetuar koken e tij .Shyqyr zotit qe edhe kosovaret po e kuptojne tradhtine e tij .Po ky tjetri , pret koka njerezish pa pike meshire dhe e quan veten te derguar te allahut , kulmi.

  • Historia ka treguar se per pak pare shqiptaret shesin vendin dhe popullin.Kete beri ahmeti me esatin.Nano trimi ,meta dhe Berisha.Ska nevoje rrjet agjenture se politikanet shqiptare gjithmone kane qare para diplomateve te huaj

  • Ermir!
    Ndoshta ky eshte nje kompleks tipik shqiptar qe nga 70 vjert perpara, por qe Berisha punoi ne favor te serbeve, me thyerjen e embargos, apo kunder Rambujese, apo permes Fazllicit me koncensionet e njemije e nje poshtersi dhe qe e katandisi ne kete gjendje tere vendin sa vjedhin banken diten me diell dhe i mbron, kete te gjithe e dine! Mjafton te kujtojme “universitetn e plepave” qe nxori perbindsha ne drejtesi, mjafton firmat piramidale qe shkaterruan ekonomine e nje populli te tere, mjaftojne 74 “universitetet” qe shisnin diploma per ata qe kishin leke dhe mbolli injorancen,mjafton nje Gerdsec i te birit, Zenit, apo nje 21 janar dhe duhet te gjithe te ulerijme qe eshte akoma i lire dhe na jep edhe mendje.

  • eh ku je enver hoxha cohu nga varri komandant se te pret populli e kane bere shqiperine e shkrete te luaj nga themelet keta tradhetar qe skan as cipe as nder
    cohu dhe tregoju se ka burra ky vend

  • shum hamendje i lejon vetes ky E.H,
    tibe strefkulla mos osht ringjall Enver Hoxha ?? 😉 😉
    Kujt ja ke ndigjue ti se Edi Rama osht grek??
    Edi Rama osht çun Tirone mre jahu,mos ke ngatarru telat ndokund ???

  • Artikulli jot zoti artikullshkrues eshte thjesht nje percartje qe ben sikur rreket qe te coje uje ne linjen se te “keqen e kemi vete” dhe se “cfare ne ka ndodhur eshte nje rastesi ….” , por edhe mendimit mediatik shume te perhapur nga keto te fundit se “teorite e komplotit dhe konspiracionit jane te paverteta dhe ide delirantesh apo skizofrenesh ….” !

    Por ke harruar “rastesisht” shprehjen tjeter te urte se “fshati qe duket nuk ka nevoje per tregim !”
    Zoti artikullshkrues ! Po te kishe pak gjak shqiptar , apo familja te te kishte edukuar minimalisht me respektin ndaj vetes dhe pasurise shpiretrore qe te ka lene (me kushtin qe ajo ta kete pasur nje gje te tille ) dhe ne rast se kjo pasuri shpirterore eshte shqiptare dhe shqip , do te mendoheshe shume per te nxjerre keto fjale ! E di pse ? Sepse sensoret e tu do ta “kapnin” dhe do ta ndjenin se dikush eshte duke luajtur ne disfavorin tend !

    Por si duket une nuk kam dijeni se cfare gjaku ke ti dhe ndoshta gaboj ! Ndoshta familja jote nuk ka pasur dhe nuk te ka dhene asgje shqiptare , keshtu qe ty te mungon “kriteri” i vleresimit dhe prandaj gjendesh “i çuditur” dhe i “painforumuar” ndaj etiketimeve qe i pretendon te “padrejta” ! Ne rast se eshte kjo e dyta , atehere e kuptoj edhe pse ta kena vene mikrofonin para gojes dhe i japin ze dhe force zerit tend ! Kuptoj gjithashtu edhe “çudine” tende !

    Te sjell ketu , ne menyre te detajuar , se cfare “ata” fqinjet tane , kane si doktrina akademike dhe plane konkrete kunder kombit shqiptar (mos do te me quash edhe per kete skizofren ?) te cilat jane ne veprim edhe sot ekesa dite eshte harxhim kohe sepse te gjithe i njohin ! Te te them se plani “patkoi” i Miloshevicit eshte doktrine akademike dhe ushtarake shume e hershme , jam i sgurt qe e di ! Ajo qe nuk di eshte se ti je me Miloshevsin apo me shqiptaret e Kosoves !
    Te te them se Megalidheja eshte doktrine shume e vjeter akademiko-politike dhe ushtarake greke , jam i sgurte qe e di ! Te te them se pranimi dhe legjitimimi i Janullatosit dhe pushtimit te KOASH , varrezat e ushtareve greke bashke me skandalet duke cvarrosur shqiptare , jane ne realizim te kesaj doktrine edhe kete kam mendimin se nuk ke guximin te thuash jo ! Qe hapja e shkollave greke ne troje shqiptare ku nuk ka asnje grek eshte ne vijim te zbatimit te planit Megalidhe , edhe kete kam mendimin se nuk do te marresh guximin ta kundershtosh !

    Tani po ta kaloj mendimin ne faktin , se kush i “zgjodhi” Berishat , Nanot e Company qe ti te mos marresh me guximin te hedhesh helm nder shqiptare !
    Po t’i permend me rradhe :
    1) Berisha + Nano & Co , u perzgjodhen nga Ramiz Alia dhe u betuan ne San Egidio ne 1991 (pra jo mbi popullin shqiptar) !
    2) Ne krizen e 1997 , qe realisht ishte nje revolte popullore kunder aktivtetit antikombetar te Berishes , erdhen ne Shqiperi 15 ushtri te huaja (me “miratim” parlamenti) si dhe spikermeni Vranicki !
    3) Ne grushtin e shtetit te 14 shtatorit 1998 , nuk ishin ne “loje” shqiptaret , por “ata” qe ti nuk arrin t’i shohesh !
    4) Ne krizen e 21 janarit , kemi “burrin e shtetit” dhe ” yllin ne ngjitje” te cilat nuk dolen nga goja e shqiptareve !
    Etj….etj…etj…. se nuk dua te zgjatem se nuk ka kuptim ! Faktet dhe rrethanat i njeh edhe ti edhe gjithe lexuesit dhe publiku !

    Por Zotri te kesh turp qe ferkon duart mbi gjithe kete masaker qe eshte bere kunder nje populli , madje dhe nje kombi te tere , pavaresisht ne ke gjak shqiptar ose jo ! Te kesh turp sepse ne radhe te pare jemi njerez ! Te marresh guximin dhe t’i thuash njerezve se Berishat , Nanot dhe Company nuk jane te shitur , do te thote t’iu thuash te masakruarve se kane dhene vete urdherin per te masakruar vetveten !

    T’iu thuash te pergjakurve deri ne shpirt se Berisha Nano e Company ishin zgjedhja e tyre , megjithese se keta kane qene dora e dhunuesit dhe pushtuesit mbi kete popull !
    Kjo eshte antinjerezore zotri !

    Uroj te te ndodhi tek njerezit e tu dhe tek raca jote kjo qe ti shkruan kunder shqiptareve ! Pastaj kam qejf te te takoj dhe te te shikoj ne sy !

  • Drejt dhe saktësisht”Lleshi”? Zoti Ermir,- çdo gjë ka një realitet të prekshëm nga pas. Provat antishqiptare janë të panumërta!? Dy akademitë fqinje kanë qënë avangarda e mbjelljes se të keqes në këtë vend. Lleshi ju kërkon ballëpërballë që “ta shihni në sy”, ndërsa unë n.q.s jini i interesuar do të shfaqja për ju tabllonë e një “pokeri spiunësh” të paktën nga viti 1985 ??? Me fakte bindëse? Mos insinuo për atë që e ke informacionin te paplotë? Tung!

    • Zoti Zaimi ! “Pokeri” i spiuneve , filloi qe me vdekjen reale dhe vdejjen fizike te Enver Hoxhes ! Klani lab ne udheheqjen e Shqiperise se viteve 1979-1980 , u lidh drejtperdrejt me amerikanet duke shmangur “kujdestarine” amerikane UDB-ashe te nenshkruar nga amerikanet ne vitet ’60 . Kjo aventure labe siguronte te pakten sovranitet kombetar ! Renia e “epidemise” se zhdukjes se klanit lab nga drejtimi i Shqiperise , ne periudhen 1979-1983 , ishte veper e koordinuar e grupit UDB-ashist te Ramiz Alise dhe Nexhmije Hoxhes ne bashkepunim me UDB-en dhe ndoshta edhe me amerikanet !
      Shkaterrimi i Shqiperise ka filluar qe ne vitet ’80 ! Une nuk kam nerva dhe kohe te terendis te gjitha veprimet e agjentures ndaj shtetit te shqiptareve ! Kush thote se Ramizi kishte frike apo se Nexhmija u tremb , genjen paturpesisht ! Ramizi dhe Nexhmija kishin frike vetem nga ndonhe “çakmak” qe dinte veprimtarine e tyre dhe merrte papritur ndonje veprim ! Megjithate ata masat i kishin marre ! Ardhja e Rajersonit si shoqerues i kopilit te Ramizit , Sali UDB-ash Berishes , tregoi se tashme te gjithe kishin vendosur qe Shqiperia do te varej nga Beogradi ! Mesazh me te forte se zgjedhja President e Dhendrit UDB-ash, nuk mund te kishte !

      E historia vazhdon ne menyre konseguente gjate gjithe kesaj kohe dhe une nuk dua te zgjatem…!
      Por po i shkruaj keto rreshta per keta “ideologet” e pushtimit qe me “armet” e tyre mediatike (artikuj etj.etj.) jane pjesa ideologjike e kesaj mynxyre !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *