SHËNIM: “Kina nonën!”

redaktor

Kryeministri Rama është kryeqeveritari i rradhës që viziton Kinën, shoqëruar nga një shpurë vartësisht të disa niveleve. Në vetëdijen shqiptare, Kina dhe kinezët nuk zënë ndonjë vend të veçantë të impresioneve pozitive.

Dekada më parë, prej tyre është importuar ideologjikisht revolucioni kulturor, me jo pak pasoja, shoqëruar nga fakti se u përpoqën të na sabotonin në vend që të na ndihmonin, përsa patëm marrëdhënie të ngushta.

Ndërsa pas `90, në gjuhën urbane e në atë publicistike, nisi të përdorej epiteti “kinezëri” për çdo shfaqje të shëmtuar politike e sociale, shtoi kësaj dhe një lloj mallkimi, të vetmin me përmbajtje erotike, të shumënjohurën: “Kina nonën!”

Vitet e fundit, për shkak të shndërrimit të Kinës në një fuqi ekonomike botërore, janë shtuar raportet shqiptaro-kineze në nivel tregtar, por ende nuk është parë në horizont ajo Kina e fuqishme që investon tek ne, e na jep një dorë për të dalë nga bataku. Dhe nuk dihet pse, ndërkohë që politika nuk është se ja ka kthyer shpinën, përkundrazi.

Berisha shkoi deri aty se ta krahasojë Partinë Komuniste Kineze me PD-në e tij – sigurisht, në përpjekje për ta paraqitur dhe Shqipërinë nën udhëheqjen e tij porsi Kina – por që andej solli vetëm rekordin e ngjitjes së mijra shkallëve të murit kinez, si dëshmi e kurrëplakjes, në delirin për të ndenjur dhe 30 vjet në pushtet.

E tani është Rama që ka marrë udhën drejt atij vendi, që në ligjërimin e tij karakteristik, është thënë se na ngjyrosi me të verdhë, pas së kuqes ruse, për të përfunduar më pas në të zezën shqiptare (Refleksione `91).

Ditën e parë, lajm ishte veshja e tij alla “çun tirone” mes sharmit zyrtar të atjeshëm. Ditën e dytë, u nis të flitet për shifra investimesh. Të shohim nëse do pritet të vijë një tjetër “ditë”, kur kinezët të derdhen në vepra reale në këtë vend. Përndryshe do mbetet vetëm ajo: “Kina nonën!”

Share This Article
10 Comments
  • INDUSTRIA, TEKNOLOGJIA DHE TA-TZE-BAO-t

    Eshte “me patjeter” (Edi AuNirthte Rama – Gjuha Shqipe vol.5) shume me ndryshe historia e merredhenjeve te kinezeve me ne. Ata ngriten industrine e rende dhe ate te lehte ne mbare vendin, sollen teknologjine e fjales se fundit per kohen te markes se tyre dhe ta-tze-bao-t (flete rrufete) te sanksionuara me fjalimin e 6 shkurtit te 1967-tes te Enver Hoxhes : “Cilido pa frike dhe me shkronja te medha te shkruaje çfare mendon ai per punen dhe per njerezit”

    Nuk eshte vendi te rrjeshtoj uzinat, fabrikat, kombinatet e ngritura ne tere skajet e Shqiperise, me “ndihmen” e kinezeve, ku u punesuan me dhjetera mijera shqiptare duke rritur ne menyre te pa preçedente nivelin e jeteses. Nje pjese e ketyre “ndihmave” siç ishin armatimet u dha falas, ndersa teknologjite u paguan (nje pjese) me klering, duke eksportuar minerale si krom, baker etj.

    Por ajo qe erdhi bashke me teknoligjine dhe armatimet, ishte e lidhur kryekeput me revolucionin kulturor te Mao Tze Tungut. U beatifikuan nga enveroxhizmi ta-tze-bao-t (flete rrufete) si instrument i represionit masiv te gjithe popullit shqiptar. Nje lloj vella-vrasje mes njerezve, nje spiunllek i ngritur ne gjitheperfshirje.

    Shume perfunduan aty ku pritet te shkoje Gjin Gjoni i koheve moderne, me dhe pa te drejte.

    Nuk e kane harruar kete metode edhe ediramistet e sot’tem, me denoncimet online te gangsterit Tahiri, te Naço mavrise qe ka rene ne hall me stabilitetin e protezave te dhembeve, me Hariton e braktisur ne nje kanister tek dera e kishes se Bubullimes, me Veliajn si nismetar te mbledhjes se firmave per seks-nderruesit tashme ne euforine e pandaleshme drejt “majuceve” te rinj.

    Maqedonet, nese i duhet rruga e Arberit, le ta ndertojne e financojne vete, shqiptareve nuk ka pse i duhet nje veper e tille qe do e thelloje edhe me shume boxhin gjigantesk basheberishian. Vetem me rikthimin e tetovareve, strugareve, shkupjaneve, ohrianeve e dibraneve ne gjiun e tokes meme mund te behet paresi per shqiptaret si vellezer te te njejtit gjak.

    Edi AuNirthte Rama ne vend te Shengjinit le ti jape kinezeve portin e Vlores, per vete pozicionin gjeografik dhe dimensional. Ndihmon me kete rast edhe Kokedhjerin e Himares, me fluks turistesh nga Kina e Madhe.

  • nqs veshja e tij konsiderohet si “cun tirone” ,i thoni te nderroje furnitorin e peluhurit .
    nqs u konsiderua dhe si lajm veshja ,atehere dhe ju nuk ndiheni mire
    tani na nxirrni Fidelin te kendoje perseri ate kengen kineze ,sepse do na vije me shume per te qeshur …tani te bej gaztorin e parlamentit .
    tani ato dacibaot qe shpifnin ,ti shkruajne per vete .

  • Ju shplafte mortja o kryministra! Sa here mbeteni troke (nga megavjedhjet qe i beni ketij vendi) shkoni ne kine. Large atyre minjve te verdhe, sa na erdhen nja 100 miljon ketu e te gjejme vrime ku futim koken. Nuk ju mjafton gjermani o kerma qe kruani b… me minjte?
    Yyyyy mij gjirizesh qe ven mbi krye ky vend kaqolash.

  • Nje titull,qe tregon injorance mediatike!!!
    Ne se e fshini komentin tim,dovertetoni se jeni ashtu sic po u them!!
    Nje gazete e nderuar si “DITA” kurre nuk mund te perdore zhargonet e femijve rrugace per titull shkrimi,aq me teper kur behet fjale per maredheniet me nje SUPERFUQI BOTERORE SI KINA!!!
    Aq e sakte eshte kjo qe them sa e pranoni edhe ju,per deri sa nuk keni vene emrin e autorit !!!

  • Kina na i mbushi magazinat,edhe kur kycni celesin e drites,hidrocentralet kineze te kujtoni,bicikletat kineze dhe Pandat e paarritshme.Le te vijne sheqerli nga turqia,pasticjere nga Franca,te gjithe mashtrojne me omgj,Panda kineze nuk vjen me!Sot Kina eshte mire e me mire,por nuk jane ata kinezet,qe i moren shqiptaret per perendi .Keta te sotmit ta masin koken me pe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *