Në lajme pashë tryezën e Ministrisë me kineastët. Dukej si një lajm që ka të bëjë me një komunitet të caktuar pa interes për grupet e tjera – jashtë interesit të fushës. Në rastin e Kinemasë, nuk është krejt kështu. Neglizhimi mbi njëzetvjeçar i saj ka bërë që pjatat kryesore e shqiptarit –shpirtërore, e që i “ha” përmes ekranit të TV – të jenë po ato të kohës së komunizmit. Pra, shqiptarët marrin ushqim shpirtëror o me spektakle o me “filma të Enverit”. Si ka menduar Ministria ta ushqejë publikun shqiptar në vitet që vijnë?
Menyja e Ministrisë
Dëgjova diskutimet për buxhetin e shtetit për filmin. Më shumë se për shifrat konkrete, 500 mijë a 1 milion Euro, duhet menduar më parë për produktin. Problemi i parë që duhet të shqyrtojë Ministria është se sa “pjata” në vit duhet të hanë shqiptarët? Sa filma në vit meriton të shohë një shqiptar në kinema? 2 filma? Se aq mund të bëhen me 500 mijë euro. Apo 4? Apo 5? Unë mendoj se idealja duhej të ishte 12 filma. Çdo muaj, një film i ri shqiptar. Pasi shteti të ketë ndërtuar një vizion, atëherë mund të flitet se ku e si do gjenden paratë. Por, për paratë duhet që Ministria të ndërgjegjësohet për 2 gjëra. Si gatuhen filmat dhe si hahen filmat.
(Pas-) kuzhina e Kinemasë
Si një kuzhinë restoranti, pas së cilës punojnë shumë kuzhinierë e ndihmës, ashtu kinemaja ka nevojë për një komunitet kineastësh që merren me këtë profesion. Aktualisht në Shqipëri kush do të bëjë film merr Audion nga jashtë, Drejtorin e Fotografisë nga jashtë, post-produksionin nga jashtë, grimin nga jashtë… Komuniteti nuk funksionon mirë, sepse kineastët kanë zënë punë të tjera. A mund të mbijetojë një kameraman i mirë nëse këtu bëhen vetëm 2 filma në vit? Apo do kemi vetëm 1 kameraman që punon në të gjithë (2 copë) filmat?
Këta artistë vijnë nga shkollat. Në shkollën shtetërore nxënësit i gjejë vetë kamerat apo pikat e montazhit, se shkolla nuk ka (mund të ketë 1 kamera për 6 nxënës). Që pas 10 vjetësh të mund të hamë pjata të mira, shteti, në këtë rast Ministria e Kulturës duhet të investojë në shkollën e filmit SOT! Dhe jo vetëm me aparaturë, por dhe me fonde që të mundësojnë ardhjen e lektorëve të huaj (që kanë suksese në CV-të e tyre). Por të kthehemi te lekët me të cilët do të bëhen “12 filmat”.
Lekët për qepët, makaronat e erëzat
Shteti mund të mos i ketë të gjitha paratë. Por, shteti mund të ndërtojë mekanizma sesi paratë e biznesit të kalojnë tek filmi. Mënyrat sesi mund të ndodhë kjo mund të jenë të shumta, që nga përcaktimi i një përqindjeje nga kuota vjetore e reklamës së një kompanie apo te lehtësitë fiskale – bizneset që investojnë në film përfitojnë ulje taksash.
Si e ku hahet filmi?
Një film që të shikohet duhet të çohet në kinema, ndryshe ai film vdes. Kinematë janë biznes partner i filmit, por dhe ato vuajnë taksat e tatimet. Aparaturat e tyre të shtrenjta, shtrenjtohen edhe më shumë në doganë. Madje, ata paguajnë doganë dhe për një llampë që importohet për të zëvendësuar një llampë të djegur të projektorit.
Shteti duhet të subvencionojë dhe kinematë e rretheve. Është e trishtë kur seh se filmat duhet të shfaqen në teatër sepse në gjithë rrethet e Shqipërisë janë vetëm 3 kinema.
“Femrat” dhe mollët e importit
Nga ana tjetër, shteti mund të inkurajojë produksionet indipendente. Që kjo të ndodhë, duhet që filmi të mos trajtohet si treg qepësh a mollësh. Dhe as të mos tatohet si mollët e importit.
Për shembull, filmi “Femrat” rezulton filmi më i shikuar në kinematë e periudhës së post-komunizmit me përafërsisht 40 mijë shikues deri tani vetëm në Tiranë. Por, nuk është akoma një sukses financiar për krijuesit e tij. Nga të ardhurat e filmit, shteti mban TVSH, Tatim në Burim dhe taksën e sheshtë (a progresive më vonë), ndërsa kinematë marrin 50% të fitimit. Praktikisht në xhepat e produksionit hyn pak a shumë 1/3 e të ardhurave. Në këtë situatë, çdo film indipendent e ka të pamundur të mbijetojë. Është detyrë e shtetit që të lehtësojë barrën fiskale për krijuesit, dhe madje edhe të subvencionojë kinematë për produktet shqiptare që të ardhurat t’i shkojnë sa më shumë krijuesit.
Të gjitha strategjitë bëhen sot për të pasur kinema të mirë pas 10 vjetësh. 10 vjet, nuk janë shumë. Aq më tepër kur filmat e vetëm shqiptarë që na kënaqin në TV janë ende ato të krijuar para 40 viteve.
******
Në foto: Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro, duke folur gjate nje tryeze konsultimi per filmin shqiptar, ku eshte diskutuar per rishikimin e Ligjit per Kinematografine

Ketu Mirela Kumbaro duket si Pipi Corapegjatja e jo si ministre. I mungon vetem kali i bardhe dhe majmuni Nilsson.
hahahhahahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahhahahahahhaha
nqs vendosej nje cmim per komentet ky eshte nr 1
o zot sa kam qeshur …e humba dhe fillin e artikullit
Pipi Corapegjata …hahahhahahhahahhahahahahahhaha
ministrja me corape te kuqe …duket si komplement arredi me sallen .
ky vend do me cmendi .
Nje kendveshtrim idiot i Cukallit lidhur me rolin e shtetit dhe kinemase apo artit filmik (apo artit ne pergjithesi). Krahasimi i filmit me pjatat me supe apo makarona p.sh (Cukalli ndoshta ka dashur te thote me kaviar) me duket i pavend, i kote e simplicist. Vetem ne Shqiperi ndodh qe cdo gje shihet kategorikisht e lidhur me shtetin…qe konsiderohet si puna e lopes qe duhet vec mjelur e rjepur pa i dhene per te ngrene.
Pra shteti sipas ketyre duhet te hedhe pare te taksapaguesve shqptare per projekte idiote dhe deshtake qe nuk i sherbejne kerkujt vec egove te ekzagjeruara te palo-artisteve tane.
Eshte e vertete qe qeveria ka nje rrol te rendesishem ne politikat e promovimit te artit shqiptar por kjo nuk i ka penguar artistet shqiptar dhe biznesin qe te investoje ne te – per fat te keq produkti qe ka dale ne keto 23 vjete le shume per te deshirurar qofte edhe duke u krahasuar me epoken e komunizmit (pra duke mos guzuar te krahasohemi me restin e botes …apo edhe me fqinjet tane).
Nje nga aresyet e kesaj katrahure “kulturale” eshte edhe kjo kulture ankuese e qaramane qe Cukalli me shoke promovon ketu qe e gjen te keqen gjithmone tek Qeveria/shteti/politika. Nderkohe qe arti krijohet/behet…nuk ankohet e qahet per te apo gjehen justifikime te kota si keto te Cukallit.
Ne epoken e komunizmit ankesa ishte se sistemi nuk i linte artistet te shpreheshin, ne epokene e sotme eshte se Qeveria nuk investon sa duhet per artin (dhe kjo mund te jete e vertete deri diku) – por ne kushtet ekonomike te shqiperise mes nje investimi per nje film idiot dhe per nje shkolle apo kopsht per femijet tane taksapaguesit dijne mire ke te mbeshtesin.
Artin dhe kulturen ne Shqiperi e pengon sot e mot me shume se gjithcka mediokriteti masiv i gjoja e palo-artisteve, mefshtesia intelektuale e shpirterore dhe vetekenaqesia tipike orientale e tipave si Cukalli e Nano
Une ha, Ti ha. Ai(Ajo) ha. Ne ham, Ju hani, Ata(Ato) hane. Sipas KOLO-retos:-…….Ata(Ato) hahne!!! Te pergojosh Filmat e ENVERIT duhet te lajsh gojen tre here ne dite-para dhe pas buke! Ishin filma te Skenaristeve, Regjisoreve, Artisteve, Kameramaneve…..te shquar, me Tituj “Artiste te POPULLIT”, “Artiste te MERITUAR”… Me kete shkrim KOLO-reto je bere nje NIHILIST Qesharak!!!
ore cfare fondesh duan keta ish-regjizoret e filmave me njesite guerile e me dashuri maje traktoreve e plugjeve? Nqs jane te zot le te prodhojne filma e ti shesin, le qe nuk u punon me truri jane nga 80 vjec. te gjithe ata qe ishin ne takim me ministren anonime, jane prej 10 e 20 vjetesh vjetsh ne pension. Ikni ore rryqo hani pensionin e beni ndonje dore domino e ndonje thashethem kunder njeri-tjetrit, dashkeni leke ju m…er nga taksat e shqiptarev qe te beni seks neper motele.
Po perpiqen te duken sa me te thjeshte e sa me popullor , por po behen vetem qesharake keta ministra te ngjyrosur te Rames. Ata te Berishes gjuanin per ndonje dashnore pasi kishin vjedhur ca pare nga arka, dhe ju hidhin ndonje kocke artisteve…!
ME KETE SHKRIM KOLORETO PA NGJYRA E PJESE E SHKATERRIMIT TE VLERAVE ETIKO MORALE E KULTURORE TE POPULLIT SHQIPETAR E INTELIGJENCES SE TIJ NE 50 VJET.Nje salist mesjetar qe per ushqim kerkon ti jape femijeve shqipetare drogen dhe prostitucionin neper stallat ‘big brodhers’ per te harruar urine.Nje ‘pseudo’ gazetar qe dhe filmat ja jep si pronesi Enverit nuk eshte per tu òuditur qe dhe atesine e tij tja dedikoje Enver Hoxhes.Shkrim paòavure.
ju that se ju kishte pengu merhumi me bo filma bollivudi, ho pra pse si boni………..
nuk e di se ku jeton ky koloreto cukali por nje gje po i them ketij miopi nga mendja cfar te keqe dhe ku eshte e keqja e filmit shqiptar ne vite une nuk jam nostalgjik por aty eshte hitoria e popullit shqiptar e cila duhet vleresuar fotografite e fimijerise apo filmimet e ndryshme perse i mban o cukaro.
Ku dhemb dhembi vete gjuha ! Thenie popullore eshte. Edhe zotit Cukali filmi i dhemb. Ka te drejte, sipas tij .’Femrat’ me 40 mije shikues nuk ja mbushi xhepin…E pastaj ?!
Demokraci donim.Mire beme.Ekonomi tregu donim. Mire beme.Konkurence te lire donim.Mire beme….Tani le te mbijetoje me i zoti.Te vrase mendjen per te gjetur menyrat per te ngrene pjata te mira ne restorante te shtrenjta.Jo r’i kerkoje shtetit a ministrise te subvencionoje…
Cfare do subvencionohet me pare ne Shqiperi ?! Halle pensionet,halle papunesia,halle paaftesia,halle ekologjia,halle spitalet,halle arsimi,halle…dhe kinemaja…filmi…
Njerezit e apasionuar te artit, e sidomos menaxheret e tij,jo vetem krijojne por gjejne dhe menyrat per t’a tregetuar e fituar.Nese ata gatuajne grosh apo trahana detyrimisht tregu nuk do u afrohet (S’kam gje me Kolon).
Me thosh nje shok: Ndertova goxha biznesi ne bujqesi,investova deri dhe me kredi si ne Greqi.Hyra dhe ne nje parti e ngrija zerin per subvencione.Meazallah se bera hejer.Me jepnin dy e me merrnin tre.E falimentova me nje barre borxhe.C’te beja?!Ndrova zanat…Por nga bujqesia nuk jam larguar,se ate e njoh me mire…
Kinemaja shqiptare,sporti shqiptar,arti shqiptar…detyrimisht do te zvogelohen,sepse edhe ne jemi zvogeluar,madje shume,se nja 2 milion e gjysem na nxorri censusi rezident…dhe rrjedhimisht edhe nuk i mbulojme dot te gjitha,e rrjedhimisht nuk i hame dot te gjitha…se behen pjata shume ne sofren e shqiptarit…detyrimisht do te zgjedh e do te hedh…
Televizionet ofrojne filma me bollek e madje te zgjedhesh per te pare sipas preferencave.Japin edhe shqiptar te kohes se Enverit e te Sales .Te Enverit per nostalgji,te Sales e te tjereve per te kaluar rradhen,pasi jane produksione mikse,dhe kur u vjen rradha per shfaqje tek ne i kemi pare me pare ne media a kinema te huaja. Menaxhim vella.Ndihma sociale eshte sa per ‘buke,kripe e uje ‘…
Pak ka subvencionuar shteti yne: I ka arsimuar e pergatitur armaten e te gjithe elementeve te kinematografise dhe ata ja keputen e iken jashte duka kashkepunuar me te huaj,duke harruar qe shkollimi i tyre ishte subvencion nga taksat tona per nje kinemtografi me te mire.E ku vajten paret tona ?!Persa investuam?! Apo qe te perfitojne shtetet e huaja ‘artiste’ pa kosto ekonomike pergatitje ?!…
Kinemaja tanime na ka ardhur ne shtepi…mbase jo premiere…por berreqavers…me kosto me te ulet sesa bileta dhe dermimi i te ndenjurave atje ne Cine…
Aktivizoni menaxhere ne aktivitetin tuaj…Ulni kostot duke aktivizuar studente te porsa dale nga auditoret qe preferojne televizionet…
Ne fund te fundit,bashkohuni dhe krijoni nje ShPK produksioni duke filluar nga metrazhi i shkurter,dokumentari,seriali televiziv e shkoni pastaj ne …Olimp!!
Filmat e kohës së diktaturës ndiqen me endje edhe sot sepse ato tregojnë një realitet që të rinjtë se kanë jetuar.Pra është kurioziteti i jetës në atë sistem ai që i bën të ndiqen ato filma.Veç kësaj,në filmat shqiptar ka një lloj naiviteti gati foshnjarak në mënyrën e ndërtimit të filmit, interpretimit dhe dialogjeve deri në të gjithë komponentet që kontribuojnë në film.Ky naivitet na bën ti shohim filmat si argëtim dhe fun.Dhe në fund filmat e Enverit kanë një happy-end dhe një katarsis pozitiv pavarësisht nga boshti ideologjik që i përshkon ato.Filmat e asaj kohe janë realizuar nga bashkëpnimi pa interes i shumë artistëve që jepnin art në çdo komponent përbërës të filmit.Nuk ishte makutëria e fitimit të paras motorri shtytës i tyre por një pasion i zjarrtë për të dhënë maksimumin.Dhe ato që punonin në krijimin e filmave ishin njerëz të talantuar në fusha përkatëse dhe vinin nga shkollat e larta serioze të asaj kohe.Në kinostudio kishte një atmosferë krijuese për t’u patur zili.Ajo ishte një shkollë e madhe formuese për të gjithë brezat e krijuesve.
Ndërsa sot ndodh krejt e kundërta- një grup kineastësh që e ushtrojnë atë profesion jo thjesht për të krijuar një vepër me vlera artistike të qëndrueshme por një punë që do t’i ndihmojë të marrin një fond të konsiderueshëm nga shteti dhe që pjesa e majme e këtij fondi të përfundojë në xhepat e regjisorit dhe producentit minimizon shpenzimet që duhen për të pasur cilësi.Ndaj vepra del e dobët dhe kalon pa lënë gjurmë dhe mbresa tek populli.Zor se mund të gjesh një vepër të pas 90 që të ketë lënë gjurmë dhe shije në publik, ndërsa nga filmat e Enverit mbahen mend deri dhe batutat në gojën e personazheve.Futja e parasë e shkatërroi idealizmin e artistit të dikurshëm.
Dhe publiku me sy kritik ka të drejtë të thotë -përse duhet të mbushin xhepat me paratë tona ca njerëz që bëjnë gjoja filma dhe që si shikon askush.Prandaj duhet gjetur një rrugë më efikase që të seleksionojë skenarë të mirë,regjisorë të talentuar e pasionantë dhe jo batakçij që shesin nderin për të fituar në këtë mënyrë të rrafinuar.Një rrugë ta imponon ligji kapitalist si kudo.Bëje filmin me paratë tuaja e me sponsorë dhe nxirrja fitimet dhe po pate sukses vazhdo me këtë zanat.Industria kinematografike është industri e rëndë ndaj dhe,si çdo industri e rëndë, do këllqe të forta.Por nuk shkon aspak që shteti të japë para vazhdimisht që kineastët mediokër të bëjnë filma mediokër.
Filmat e xhaxhit, duhet te kesh kellqe e bythe. E mire e ka Rita Lati:-Kur kishim bythe skishim breke. Tani qe kemi breke, skemi bythe.