Koha e skandaleve

redaktor

Në të vërtetë, sa më shumë që të rrëmosh në rrënonjat që la pas pushteti i Berishës, aq më shumë do të ndjehesh i turbulluar. Por, edhe kjo nuk është e mjaftueshme. Në malin e së keqes që la pas një regjim despot dhe thellësisht i korruptuar, askush nuk do të mund t’ia gjejë fillin e as fundin, megjithëse, si ndodh me çdo mal, çdo gjë është e dukshme. Nëse do të vendoseshin mbi njëra tjetrën vilat, shtëpitë, pallatet, lokalet, ndërtimet e gjithandejshme, të bëra mbi pasurimin e paligjshëm, që do të thotë mbi vjedhjen, atëherë mali i Korabit do të dukej i vogël. Sepse e tillë ka qenë në 8 vite, por edhe më parë, gërryerja e shtetit dhe e njerëzve, sa që përmasat janë diabolike dhe të papërfytyrueshme.

Tani, kur gjërat po vihen në lëvizje, pra kur mekanizmi i shtetit po nis të lëvizë drejt asaj që duhet, ajo që po del në dritë është e dhimbshme. Në fakt, po dritëzohet ajo që është ditur nga njerëzit, por që tashmë po merr një formësim më të pranishëm, në mos qoftë edhe kjo një kalesë e radhës, siç ka ndodhur aq shpesh ne politikën tonë.

Çuditërisht jemi në një kohë kur skandali quhet meritë, kur vjedhja quhet e ligjshme, kur grabitja quhet zotësi, kur gjobëvënia quhet guxim, kur vrasja quhet burrëri. Pak kujt i bën përshtypje fakti se një punonjëse e një banke , pasi janë zhdukur disa miliona euro, dënohet me pak ditë punë riedukimi, një dënim që do të ishte normal për nxënësit e një shkolle të mesme nëse, duke luajtur futboll, kanë thyer xhamet e klasës. Pak kujt i bën përshtypje fakti se nga banka e Shtetit Shqiptar, institucioni më i garantuar në këtë vend pa asnjë lloj garancie, zhduken , hë për hë vetëm 7 milionë euro, por që mund të bëhen njëzet, dhe Guvernatori i saj, as që merr mundimin të dëshmojë për një të vërtetë ku ai vetë është pjesë. Për “zhdukjen” e shumave shumë më të vogla, ose për skandale financiare tepër më mikroskopikë, drejtues të bankave të fuqishme apo të koncerneve të njohur, janë larguar menjëherë nga vendi i punës, për t’i lënë rrugë të lirë hetimit dhe gjykimit. Edhe kur nuk kanë dashur të ikin, strukturat përgjegjëse i kanë flakur jashtë, pa asnjë dhimbje. Ndërsa drejtori i përgjithshëm, Fullani, duke ruajtur qetësinë e tij e di krejt mirë se pas vetes ka një AS të fuqishëm, pjesë të Gjykatës së Lartë, ku është zonja Fullani, dhe ku, deri tani, punët janë bërë aq rrëmujshëm, sa që kanë marrë erë.

Në Shqipëri pak kush trazohet nëse Presidenti i vendit, që çirret kapterrçe, nga mëngjesi deri në darkë për institucionet e pavarura dhe lëshon gjëmën nëpër ndërkombëtarë për një nen të ndryshuar, tani hesht dhe askush nuk e di se cili është mendimi i tij. Është pjesë e këtij shteti ky njeri? E di apo nuk e di ai se po lëviz njëri ndër mekanizmat më të rëndësishëm të shtetit- financat e tij? E di që nuk është aty për qoka dhe tellallime, por për t’ju gjendur këtij shteti si përfaqësues i tij? Një President, i cili, si mosozot, gjen kohë për t’u gërvishtur orë e çast me qeverinë e vendit të tij, të cilën e sheh si armike dhe me kapterizmin e tij barrikadohet ashpërsisht kundër saj; që gjen kohën e tij “të vyer”, ende pa ardhur në pushtet qeveria e re të mbledhë institucionet e forcës dhe t’u bëjë thirrje për rezistencë, nuk e di të paktën alfën e kësaj jete: ekonominë? Kush do të ketë besim tek një bankë që thyhet për katër vite rresht; kush do të besojë tek një drejtues i tillë, mediokër dhe lëpirës i pushtetit, i cili nuk e di as si venë punët në institucionin që drejton; kush mund të besojë tek një strukturë që dhuron 30 milionë dollarë për një hotel dhe e shkatërron atë deri në themele, vetëm sepse shefit pushtetor i janë dashur paratë në një ditë të zezë?

Por Presidenti i vendit e ka vënë kapën mënjanë. Për të punët e financave nuk janë të tijat, as e ha meraku se çfarë po ndodh në institucionin më të rëndësishëm financiar të vendit, pasi ai , pjesën e tij për rinovime, blerje, shpenzime e ka marrë prej kohësh, dhe kjo është e gjitha ajo që di ai për financat. Por njerëzit u mësuan me këtë gjendje. Për pak vetë qëndrimi i Presidentit është skandaloz, sepse edhe më parë kanë dëgjuar raste të tilla, ndaj pë ta Presidenti është thjesht banori i Presidencës.

Në Shqipëri tashmë pak kush trazohet apo e quan skandal përse ish-shefi i qeverisë, që e ka vendosur këtë drejtor të Bankës së Përgjithshme, tani hesht, dhe, për ironi të fatit, meqenëse i duhet të merret me diçka, gjen një tjetër temë financiare: ankohet pse organizmat ndërkombëtare po financojnë qeverinë e re dhe nuk e lënë atë të zvarritet rrugëve (!).

Drejtori i Përgjithshëm i arkës së Shtetit Shqiptar nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse ka përkuar sjelljen e tij me atë të ish-shefit të qeverisë. Ai ka ngritur brenda shtetit, si ka dashur, një shtet të tijin, krejt personal, ku gjithçka vendoset e rrëmohet nga ai; ku njerëzit shpërbleheshin si donte ai, kur paratë rridhnin lumë për shpërblime si donte ai. Nëse ndonjëherë do të bëhej një audit i vërtetë, dhe jo me njerëzit e vendosur nga vetë drejtori, kushdo duhet të jetë i bindur se abuzimet me rrogat, shpërblimet, emërimet, udhëtimet, mbrëmjet, dëfrimet, blerjet e pa vend, janë shumë më tepër se ajo që vodhi adashi i tij. Por duhet të jesh naiv të besosh se ka qenë i vetëm. Shefi i dikurshëm i qeverisë i la pjesën e livadhit të tij drejtorit të bankës, sepse kështu e kanë konceptuar Shqipërinë, sanxhaqe – sanxhaqe, pjesë e imja dhe pjesë e jotja, sipas parimit të njohur: mos u fut në pjesën time, të mos futem unë në pjesën tënde. Kjo mënyrë konceptimi i shtetit është mëkati më i madh që ka ndodhur në vendin tonë. Dhe jemi në një pikë fatale: kur askush nuk e beson më Shtetin.

Shefi i dikurshëm i qeverisë përmes strukturave të kësaj banke dhe drejtorit të saj ka bërë mjaft kalime të paligjshme, të nxitura nga momenti, nevoja për para, prej aty kanë ardhur rrjedhimet e një ekonomie buzë humnerës. Si e la ai këtë vend… Dhe tani e përqesh… E përqesh i gëzuar, sepse e di se, folën apo nuk folën të tjerët, ai të keqen e ka bërë. Është një kohë e çuditshme, kur pak kujt mund t’i thuash se tashmë gjërat po ecin drejt, se po lëvizin nga e mbara, se po ndryshojnë, sepse edhe kur ndryshojnë, ata përsëri janë të pabesueshme. Në të vërtetë ne kemi një strukturë qeverisëse, e cila nuk e di se çfarë mund të bëjë më parë. Jo se nuk i di radhët e punëve, por janë mbledhur aq shumë skandale në një kohë, sa që do të kishin mjaftuar për një dhjetë-vjeçar.

Kështu ndodh sa herë që Sali Berisha ikën nga pushteti. Në një informacion serioz për gjendjen ekonomike të Shqipërisë , ajo është krahasuar me vitin 1997, por pa armë, korrupsioni është krahasuar me vendet më të mbrapshta; qeverisja e deri qershorit 2013 si njëra nga më despotiket, krimi i organizuar dhe mafia si njëra ndër më të organizuarat; droga dhe përhapjet e saj si ndër më të sofistikuarat. Ndërsa njerëzit e thjeshtë kanë ulur kokën poshtë, njerëzit e politikës vijojnë ngrenë vilat e luksit nga gjaku i atyre që kanë kokën poshtë.

E pra nuk është e vështirë të trazohen ujërat për t’u qartësuar. Më vjen një mend një krahasim që çalon, si çalojnë të gjitha krahasimet: Al Kapone, megjithëse vrasës dhe grabitës, nuk e zunë dot për krimet e mëdha, por e zunë nga bjerrjet financiare… Një shtet, i cili nuk ka me vete as Shërbimin Inteligent, as Prokurorinë, as Gjykatat dhe as Presidentin, duhet të fillojë nga ajo që ka në dorën e tij: nga Financat.

Sepse mjerisht, me gjithë këtë vorbull galopante të mashtrimit, vjedhjeve marramendëse, korrupsionit, ngritjes së strukturave mafioze, që nga Lazarati e deri tek Banka e Shtetit Shqiptar, përsëri të gjithë po e shijojnë harbutërinë e tyre. Dhe ky është skandal i madh. Po përjetohet thellësisht nga njerëzit. Nëse vazhdon kështu, atëherë e keqja nuk ka fund dhe besimi se mund të fillojë rilindja do të kthehet në një iluzion dërmues.

Share This Article
25 Comments
  • Nuk e di se a te kujton gje emri Edi Rama.Apo Ilir Meta.Te lidhur me te gjitha fijet e ndyra me Fullanin.Sado te shkruash perdite peralla njerzit e thjeshte e dijne kush jane Rama Meta apo Fullani.Ti vazhdo shkruaj .Fajin e ka Saliu.Edhe per vrasjen apo vetvrasjen e babit tend Zenel

    • O i biri i komunistit qe u vra nga shoket e tij : keshtu ka qene gjithmone Shqiperia , dje ne socializem u grabit gjithe prona private e u vrane e burgosen , sot po vidhet, grabitet e vritet ne qender te Tirones, pra mos u cuditni se te tille popull kemi, keshtu jemi !!! Fale shokeve te rraces tende dhe miqve te tu te tanishem.

  • Artikull i shkelqyer.Per kapterrin,i rekomandoj z.R.Dimraj,t`a stervise ne ekipin e ecjes sportive dhe pasi te thyej ndonje rekord,do t`a lere presidencen,per te vazhduar sportin.

  • Odeta, ndertimorja, eshte aty tek gangsteri Fullani, si duket nuk paske marre haber qe eshte punesuar pa konkurs, jashte çdo ligji e rregulle, ne shpattullat e ngrohte te Bankes se Hajduteruar.
    Andaj nuk mund te hamutgoje kapterri me shtete emra, per sa ndodh ne Banken e Shqiperise, ka ndare gjysmen e tij me Fullanin.
    Al Capone u prongos per evazion taksash per tu perballuar me nje drejtesi qe edhe sot, si atehere tmerron edhe me te fuqishmit e Globit.
    Ngado te filloje pastrimi i qelbesirave gjithnje do perplasen ne Qelbesiren e Madhe, ate qe paturpesisht me nje tallje njezet e tre vjeçare kriminele te çdo lloji e quajne DREJTESI.

  • “dhe besimi se mund të fillojë rilindja do të kthehet në një iluzion dërmues”

    Rilindja ishte thjesht nje sllogan gjate zgjedhjeve. Realiteti nuk ka ndryshuar. Shteti i se drejtes nuk egziston. Politikanet e zyrtaret e larte jane te paprekshem pavaresisht skandaleve apo makabritetit te krimeve qe bejne.

  • Mjaft me me keto idiotesi, Berisha beri 1 vit qe iku nga pushteti, por thuaj eshte Cimi pas kesaj, edhe kur ishte Guvernator vete vodhi ari, tani parate, meqe e ka bere Berisha pse nuk flasin keta, u dhimbset Berisha, kurrrrrr, por jane SOCIALISTET AUTOR TE KESAJ VJEDHJE.

  • DEPUTETET E PD DHE MIQVE TE TYRE JANE PUNESUAR NE BANKEN E SHTETIT SHQI[PETAR..NISHANI DHE BERISHA JANE BERE SHURDH MEMECE SEPSE I DJEG MIZA NE KESULE KA HANGUR NJA DY LUGE CORBE ME FULLANIN I CILI ESHTE SHEIKU I SHQIPERISE ME VILA,APARTAMENTE FABRIKA SHPENZIME KOLOSALE ..

  • o idiot,ka ikur sala ka 1 vite,tani o futeni brenda,o prisni te shikoni si do dilni ne zgjedhjet qe do vine,propagande 24 oreshe jemi tejngopur.

  • Z. Islami

    Nuk e di dhe nuk dua ta di se cili eshte edukimi jot. por duke gjykuar nga shkrimi mund te them se eshte nje hartim mature pa vlera artistike. Flet vetem per te kaluaren dhe nuk flet per te tashmen: Kush eshte ne fuqi sot opozita e Berishes. Fullani vegel e Berishes. Paq. Rama ka nje gur ne dore per ta shkarkuar dhe investiguar. Nuk e ben. Pse. Po xha Meta ku eshte. Si gjithmone PADRINO.
    Mor Zoti Islami ku i gjeti xha Meta paret per ate lluks qe tregoi per ditelindje. Nese je gazetar dhe ke bytheeee remo Tare dhe mos na be hartime. Idiote nuk keni sy te shikoni se kush vjedh ne Shqiperi?

  • Paragrafi yt i fundit ne vecanti eshte domethenes. Personalisht nje zhgenjim total po perjetoj per shkak te mosndeshkueshmerise dhe promovimit te injoranteve. Shpresoj qe zerat si ty qe i therrasin shpirtit te jene sa me te shumta e te degjohen.

  • Fullani, ky i paafte, nje nxenes medioker kur ishte ne universitet, i ka krahet e ngrohta. Likja, shoke Likja, nuk e le ne balte, se edhe ky nuk e la ne balte, e shpetoi e shoqja e Fullanit nga burgu. A nuk ju kujtohet tava me njala tek shtepia e Likes ne Gjirin e Lalezit. Aty u be pazari i madh. Likja do ndihmonte Fullanin dhe per nje mandat si guvernator i Bankes se Shqiperise, ndersa Fullani, permes se shoqes do e nxirrte LIKEN te paster akull nga korrupsioni.

    Njera dore lan tjetren dhe te dyja b…en.

  • VETEM BOMBA ATOMIKE I ZGJIDH PROBLEMET
    E PAZGJITHSHME QE KA SHQIPERIA.
    SIZIFI E KISHTE PADYSHIM ME TE LEHTE DENIMIN E TIJ.
    A MUND TJA HEQESH KRIPEN DETIT?
    AQ MUND TA BESH SHQIPERINE SHTET EVROPIAN.

  • Duhen sakrifica dhe lufte pa kompromis per te cmontur kete mafie kaqe te rrezikshme.
    Nuk duhet nenvleftesuar kundergoditja e saj, madje ajo do te jete edhe me e eger se kaq!
    Rrezikshmeria e larte qe vjen prej saj qendron ne vete faktin se gjate qendrimit ne pushtet per 8vjete ajo u konsolidua ne te gjitha organet shteterore dhe ne duart e saje sot ka nje pushtet te forte ekonomik dhe politike te mjaftushem per te perballuar me sukses cdo goditje qe munde ti vije nga pushteti i sotem i cili ende nuk eshte fuqizuar sa duhet per ta bere zap kete organizate te fuqishme kriminale.
    Per kronologji. Mbas 23 qershorit agresivitetii pushtetit humbes eshte rritur ne menyre progresive.Sa me shume dite kalonin dhe shpresa per nje rikthim te shpejt ne pushtet zbehej,{ sigurishte rikthimi ne pushtet me metoda “Demokratike” astu sic di i paudhi} aqe me shume rritet doza e agresivitetit
    Fill pas rezimit nga pushteti filloj vendosja e tritolit ne shtyllat e tensionit te larte.[ demtim ekonomike dhe cmobilizim moral ekipit te ri qeverises}
    Vendosje tritoli ne makina politikanesh e bisnesmenesh deri dhe eleminim fizik. {mbjellje terrori dhe pasiguri per jeten}
    Akuza te fuqishme te ikriminimit te qeverise duke e akuzuar ate per bashkpunim me mafien e droges . Inskenimi butaforik i avionit te Divjakes {akuze per ta cmontuar politikisht ekipin e ri qeverises}
    Si gjithmon protestat e grevat e urise te grupeve e kategorive te ndryshme kane qene te pranishme ne cdo kohe
    Keto metoda sigurishte qe nuk dhane rrezultat dhe kjo jo per merite te punes se ekipit te ri drejtues {pa ja mohuar kontributin} por per meriten e vetme te ketij populli i cili ne menyre plebishitare ua hoqi te drejten e qeverisjes atyre te cilet jo qe nuk qeverisen por edhe instaluan mafien ne kete vend
    Perfundimishte pasi u binden ne pamundesine e rikthimit ne pushtet ashtu sic dine vetem ata u vu ne zbatim skenari tjeter.Te rruajme sa te jete e mundur strukturat e ngritura ne ato organe politike dhe shteterore si edhe te garantojme kapitalin ekonomike dhe ta mbrojme ate me cdo mjet!
    Shum kuptimplote jane disa dukuri te muajve te fundit por sidomos, vrasja e nje bankieri i nje banke te mirnjohur, si edhe “denoncimi” nga Full Hani i vjedhjes se thesarit ne banken e shtetit shqiptar. qe te dyja nuk duket te jene pa lidhje me njera tjtren?!!!!!
    Per te gjitha keto reagimi i qeverise dhe parlamentit duhet te jete edhe me i fuqishem se derimetani pasi mbeshtetja mbare popullore nuk ka munguar dhe nuk do te mungoj.
    Plogeshtija ne kete moment do te ishte teper e demshme dhe do te dekurajonte te gjith mbeshtetsit e rreformave.

  • Shkrimi ne fund ka nje krahasim me burgosjen per mos pagim taksash te Al Capones meqe nuk e kapnin dot per vrasje. Por FBI dhe shteti donin ta kapnin Caponen. Ne Shqiperi eshte ndryshe. Sado flet e bertet qeveria dhe media rreth saj kunder Berishes, e ka thjesht per konsum publik. Se po te burgoset Berisha, ky pushtet mbetet pa armen e vet kryesore. Nje Berishe ne burg do te nxirrte zbuluar gjithe maskarallekun e poshtersine e ketij pushteti, kurse nje Berishe ne Parlament e bashkon kete mazhorance te baltosur brenda.

  • Taulant, po ben nje gabim te madh qe permend babain e Bedri Islamit. Ai ka qene nder njerezit me te ndershem. Eshte turp te permendesh vrasjen e tij pasi ti nuk e ke as edhe 1% te mopralit dhe dinitetit te Zenelit dhe te birit te tij Bedri. Nuk keni asnje te drejte morale te mbroni hajdutet e deklaruar si guvernatori dhe te thoni se vjedhjje me sofistikuara jane bere edhe ne banka te tjera te shteteve te zhvilluara. Po behet vazhde, vritet Artan Santo si nje nder oligarket e financave dhe i te tjera aferave, tani na del ne sinkron vjedhja e bankes. Kane ndodhur edhe shume te tjera si vjedhja e thesarit dhe maja e ajsbergut eshte vetem duke dale mbi siperfaqe. Kam frike se te gjitha do te mbyllen nga se nje pjese e madhe e politikes eshte pjese e e kesaj vjedhje qe vazhdon prej 23 vitesh. Prandaj politikanet tane te “medhenje” kurre nuk e kane dashur integrimin. Te shohim nese Rama, nese nuk do jete si “I vetmi trim ne lufte” do beje dicak.

  • ” Koha e skandaleve” , keshtu ka qene gjithmone Shqiperia or zoti autor i shkrimit, dje ne socializem u grabit gjithe prona private e u vrane e burgosen , sot po vidhet, grabitet e vritet ne qender te Tirones, pra mos u cuditni se te tille popull kemi, keshtu jemi !!!

  • Per Taulantin e panjohur, dhe te tjere qe duan te mesojne me shume, mora nga FB nje shenim qe kishte bere profesor Enver Qose.Ne pergjigje te nje shoku te tij ai ka shkruar:

    Enver Qose : Fatmir, nga vleresimi qe jep, obligohem te flas me Ju dy fjale per Bedri Islamin. Eshte djale i nje nene nga fisi i mrekullueshem i gjylbegajve ne Shkoder dhe i Zenel Islamit, ish-nxenes i Migjenit te cilit, ky i fundit, i kushtoi skicen letrare “Zeneli”, luftetar dhe funksionar i larte i shtetit. Pesoi fund tragjik Zeneli, por Bedriu nuk “germoi”, sic bene shume te tjere pas viteve ’90, per te gjetur kleçka ne biografi, qe permes tyre te kacavirej ne shkallet e pushtetit postkomunist. Jo, ai zgjodhi rrugen me te veshtire, ate te opozites dhe nga nje student i talentuar i letersise, u be nje gazetar i spikatur i “Zerit te Popullit”. Eshte ideator dhe organizator i UÇK-se, ka nje emer shume te vleresuar ne qarqet politike ne Kosove, Maqedoni dhe ne diaspore. Ndonese jeton ne Gjermani, per asnje cast nuk u eshte larguar problemeve te Shqiperise, perkundrazi, me dashurine e jashtezakonshme per vendin, me mprehtesine e nje analisti dhe me intuiten e nje politikani te ndershem perpiqet cdo dite te “shëroje” pak e nga pak plaget e shumta qe ka shoqeria shqiptare sot. Por, çfar thashe me lart, jane shume pak, krahasuar me Bedriun- njeri, shok, mik, qytetar. Gjithmone i qeshur, i dashur, me zemer te madhe, qe lendohet se tepermi edhe nga nje plage luftetari, edhe per nje krah te thyer zogu, qe ligeshtohet prej hallit te nje hallexhiu dhe ashpersohet kunder cdo padrejtesie. Ky eshte Bedriu dhe ndaj s’gjej dot fjalet e duhura qe ta pershkruaj atë.

    • Pse nuk kerkoi te verteten per babane por e la enigme ? Mos ndoshta e verteta ishte e hidhur ? Ku the qe shkoi te punonte ? Tek “zeri i Popullit ” ? E morem vesh se cfare brumi eshte…….. Jeton ne Gjermani ? Pse nuk vjen te ndihmoje atdheun e tij n.q.s. qenka shume patriot.

  • Po pse nuk e thoni ku punon suppergazetari ne Gjermani ? Me social te “azilit politik” ? Kush e perndoqi qe paska marre “azil” i biri i komunistit dhe vete komunist ?

    • Idiot fund e krye…pyet nje here ku punon Islami…mandej shfryj sa te duesh…ai ishte gazetar e prej 14 viteve punon per nje nga institutet me te njohura te Vjenes…ju mbeti mendja tash 25 vite tek komunistet e nje pusht komunisti e kishit kryeminister. Islamit i merrni te keqen, shko ne Kosove e te tregojne kush eshte Islami…

  • Shteti Shqiptare eshte i kapur nga PADRINO , cdo gje qe ndodhe ne qeverin e Rames, ai eshte i mire informuar , miqte e tij ne drejtesi , prokurori , gjykate , presidence po i justifikojne postet qe ju kane dhene ( nuk dihet edhe per sa kohe , por cdo gje ka nje funde ) perpjekjet e tij per te kontroluar policine deshtuan , po keshtu dhe ato per ministrin e brendeshme , ai e di mire gjendjen financare te shtetit shqiptare , ndaje dhe eshte hedhur ne sulme kunder cdo organizmi nderkombetare financjare ne dhenien e kredive per ta shpetuar ekonomine dhe financat e shtetit shqiptare nga katastrofa … Qeveria shqiptare nuk i thote te verteten popullit shqiptare mbi financat ,.. ShTETI KA BERE FAIT … , shqiptaret deri ne tre breza do te paguajne borxhet e vena gjate ketyre 23 vjeteve te demokracise shqiptare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *