SHËNIM/ Konferencë e tipit: Fillojmë pa humbur kohë!

anazapta

Shprehja më parazite e artit të moderacionit skenik apo mediatik, është: Fillojmë pa humbur kohë! Ndërkohë që mjaft të fillosh dhe nuk humbet kohë. Pasi duke thënë fjalinë, sido që të jetë, humbet pak kohë. Në këtë linjë paksa paradoksale, ishte konferenca e djeshme për shtyp e drejtueses së komisionit parlamentar për trafikun e përfolur të drogës, deputetes së PS-së, Ermonela Felaj. Ajo kishte organizuar një konferencë, pra duke angazhuar grupe xhirimi televizionesh apo gazetare gazetash , vetëm për të thënë se nesër (pra sot), do publikohet raporti i hetimeve të komisionit, ku do dalin ca fakte, sipas saj, të pazbuluara e të pamenduara më parë. Shumë mirë, këtë mund ta bënte  dhe thjesht nëpërmjet një kronike televizive. Kush punon në gazetari, e di se si bëhet kjo punë. Ndërsa konferenca e saj, për thënë veç një fjali të tipit lajmërues, renditet si ndër më të rrallat në llojin e vet. Pra, një konferencë më vete për të thënë: Fillojmë pa humbur kohë! / E.H.

Share This Article
2 Comments
  • o gazetar ! ku po shikon ndonji humbje kohe ti dhe nuk e shikojme ?s’kishe se cte shkruaje ,dhe ja futi nji koment ,sic bej une kur nuk kam cfare komentoj i fut dhe nji tekje raki ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *