SHËNIM: Korrigjim hartimi – në kërkim të një note për Lulin

anazapta

Zysh “Arsyeja”, morri në dorë hartimin e nxënësit Lulzim Basha, për ta vlerësuar se ç`kishte hedhur në fletët e bardha. Ajo u kish caktuar një temë të lirë dhe mendonte se kësaj rradhe Luli nuk do zgjidhte të përhershmen temë “Dita e parë e shkollës”, por do endej paksa qiejve të fantazisë fëminore për t`u shprehur qoftë dhe për një lule në oborrin e gjyshes, por jo më për çastin idilik kur veshi për herë të parë grykësen me jakë të bardhë dhe inicialet e emrit L.B përmbi zemër, qëndisur me pe muline, e ku në çantë futi librat, fletoret, lapsat, penën e bojën, bashkangjitur dy fetave bukë me gjalp e reçel për t` ngrënë në pushim të gjatë. Por ç`të shikonte zysh “Arsyeja”, Luli kishte mbetur sërish tek dita e parë e shkollës, pa bërë asnjë hap më tej, me të njëjtat fjalë e përjetime.  Për zyshën ishte një rast i pangjashëm në karrierë, ku përballë kishte një nxënës, jo thjesht të dobët në fjalëformim, jo thjesht me mangësi në drejtshkrim, por me një mendjengushtësi si të ish tipar i një zhvillimi të vonuar. Të paktën të ish një çapkën i lezetçëm! – tha me vetë zysh “Arsyeja” duke psherrëtirë lehtas nga një ndjenjë zhgënjimi dhe bezdie, pasi?! ….pasi mbarroi se dëgjuari Lulin në mbledhjen e rradhës së Grupit Parlamentar të PD-së, ku si një kaçator politik, u end qiejve të Shqipërisë duke ndjekur avionët me drogë si zogu zogun në stinë dashurie. / E.H.

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Ma che sono ‘ste cazzate di articoli??? Zot i madh sa keni ndryshuar ne llogjiken dhe arsyen e kritikave qe benit perpara 23 qershorit kur ju lexpja me shume endje. Pse nuk interesoheni nese Luli nuk i kishte prere thonjte ne oren e edukates morale. Ma bastaaaaaaa mos na fyeni ne si lexues te pakte!!!

  • eshte turpe per te gjithe ne dy kriminela qe kane vrare shqipetaret ne kohe paqe bejne homazhe ne varrezat e deshmoreve dhe disa njerez u vene akoma nga pase jemi kombi me i percare besoje qe nuke do behemi kurre

  • Me fal E.H, por po e fut LULUSHKEN ne te thella, ku ia arrin TRURI VOGEL i LULIT te beje analiza te holla e te thella te ceshtjeve qe i takojne, AI do vetem te beje karriere, pasuri dhe te trashe QAFEN, vetem DO pa e vrare mendjen se si arrihen keto ne kapitalizem.

  • E dashur Dita! Kam pershtypjen se perseri sarkazma ishte tejet e holle per “lexuesit e pakte” qe ju ndjekin 🙂

    Zysh Arsyeja ka edhe nje shqetesim tjeter; pse nuk eshte rehabilituar nxenesi i klases se pare akoma, te themi ne nje institucion qe adreson aftesite e kufizuara?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *