Krenaria e pakuptimtë e të qenit vetëm i pushtuar

anazapta

Një ditë më parë, u përkujtua 75-vjetori i pushtimin italian të Shqipërisë, që lidhet me dy emra: atë të Mujo Ulqinakut, emrit simbol të asaj dite, të cilit i dedikohet një rezistencë e papepur me armë derisa u shua; si dhe Ahmet Zogut, mbretit shqiptar të asaj kohe, që siç është thënë, e braktisi vendin e tij duke marrë me vete dhe sasi të mëdha floriri nga arka e shtetit, gjë që mohohet nga vërsnikë të tij, që mbrojnë idenë e ikjes si mospajtim ndaj pushtimit, me idenë për të luftuar në ekzil kundër italianëve.

I veçantë është fakti se historiografia zyrtare shqiptare nuk servir data pushtimesh të tjera që kanë ndodhur përgjatë shekujve e viteve; dhe ndodh që i vetmi pushtim që përkujtohet të jetë ai italian. Për gjermanët thuhet se erdhën aty nga mesi i shtatorit `43. Ndërsa për atë që konsiderohet si pushtues 500-vjeçar, perandorinë otomane, jepet viti 1474 që ka të bëjë me rrethimin e parë të Shkodrës, por që patjetër duhet të ketë një datë të këtij rrethimi, siç është e natyrshme të ketë për çdo ngjarje të kësillojshme, e megjithatë një ceremoni përkujtimore nuk ka ekzistuar e as nuk ekziston.

Por diçka tjetër ia vlen të thuhet e potencohet në këtë rast, që ka të bëjë më një  fill ‘moral’ që ka shoqëruar linjën komuniste të historiografisë në më pak se 50 vjet: fakti që ne, kemi qenë vetëm të pushtuar e kurrë pushtues, parë ky si një virtyt i lartë shqiptar!!! Dhe ky është një prej sajesave në funksion të krenarisë kombëtare krahas të tjerave me nam, por që nuk është trajtuar aspak. Ngatërresa e parë është ajo mes pushtimin e sundimit, që më pas çon të ngatërrohet vitalietin me brutalitetin. Rendi i sotëm botëror, me shtete-kombe, me ndenja nacionaliste e kombëtariste, është afro 300-vjecar; e para kësaj periudhe ka ekzistuar një rend krejt tjetër, ku pushtimet nuk kanë atë vokacion kuptimor që kanë sot.

Është tjetër nëse  një ushtri është treguar brutale ndaj një etnie të caktuar të përbërë nga njerëz të thjeshtë. Por pushtimet e dëshira për sundim atëbotë, ka qenë tregues force e vitaliteti. E kundërta, tregues dobësie. Madje dhe sot, kjo komponente nuk e ka humbur krejt kuptimësinë. Amerika nuk është lider botëror vetëm nga pikëpamja ekonomike dhe standardi i jetesës, por dhe nga shpirti vital që karakterizohet nga dëshira për sundim. Jo më kot, vende me ekonomi ndoshta më të shëndetshme se Amerika e nivel më të lartë jetese se ajo, nuk na përngjajnë aq vitale pikërisht nga ky fakt.

Dhe për t`iu rikthyer vetes sonë, të kaluarës, fakti që dhe malazezët, fqinjët tanë shumë më minorë se ne, kanë luftuar për sundim në rajon, me princa e mbretër, po kështu dhe bullgarët, të cilëve u njihen shekuj sundimi deri brigjeve të Jonit e Adriatikut, duhet të na bëjë mos ndihemi më krenarë për një vitalitet që na ka munguar, gjë që na ka çuar të shenjtërojmë veten se përse na i kanë hipur gjithnjë. Është një ndenjë fataliteti që na bën të ndihemi gjithnjë fatkeqë e mos ngrejmë krye, dhe kur të huajt shohin punën e vet!

 

 

 

Share This Article
9 Comments
  • Shkrim fashist dhe kriminal, përveçse neveritës dhe i rëndomtë!
    Ashtu është, serbët ishin më të kulturuar, prandaj masakruan shqiptarët!

    P.s Ngelsh papunë!

  • S’besoj se eshte krenari e as ankese, me teper nje fakt. 7/04/1939 per ne ishte fillimi i L2B. Datat zyrtare te botes ne fillim e mbarim te saj jane nje gje; kur kjo lufte te prek direkt…do merresh me ndikimin ne vendin tend. S’mendoj se Shqiptaret jane “me vitalitet te munguar” por s’kane pasur shtet-formim e kane qene te percare. Mali i Zi vertete eshte i vogel, por ne krahasim me Shkodren e rrethinat eshte i madh; ne ate kohe Vlonjatit e te tjereve “pashaporta” pak gje u thonte per ate pjese te vendit.

    Shqiptaret jane rrace luftarake, ato kane luftuar per Cezarin e ka gjurme te tyre (ne kohe e Romakeve) deri ne Britani; kane bere lufte per “baba Dovletin” dhe kane qeverisur rajone te tera; qofte prane Portes se Larte e qofte ne rajone te largeta. Perandoria Turke ka pasur nje dasi administrative madhore: a) pjesen e Azise b) pjesen Europiane, (Rumelia) Shume nga Belerbejte e Rumelise – kane qene Shqiptare, po ashtu Vezire e Gjenerale. Themeluesi i Egjiptit Modern eshte nje ushtarak-politikan Shqiptar.

    Ka pasur luftetare qe i kane rene Italise poshte e larte si mercenare (Stratiotet- tashme te harruar) e te tjere qe kane luftuar deri ne Spanje me Bonapartin. Shqiptaret krijuan nje “mini shtet Autonom” ne kohen e Ali Pashe Tepelenes; ku jetonin se bashku disa kombesi. Gjate Historise, disa principata e territore te sundimtareve lokale Shqiptare jane shtrire ne zonat kufitare. Ne na ka munguar Organizimi dhe Vazhdimesia; cdo gje tjeter eshte provuar ne te kundert e asaj per te cilen na akuzojne apo vet-ankohemi. Shqiptari eshte racional, vital, i mprehte dhe i guximshem; kurizo, fisnik, i talentuar e me majft virtute te mira…kur i jepet mundesia e ka kushtet per nje jete normale, Shqiptari eshte ne nivel normal-mesatar dhe me lart se shume kombesi te tjera. Ne na ka Demtuar vetem nje gje ne Histori…e do flasim ne tema te tjera per kete se tani s’me del koha. I vetmi “profesion” qe nuk e kemi pasur jane HUMANISTET. 3 te tille, do i “shisja” per 30 vjet te tjera tranzicion, per fat te keq … 3 duhet nje mijevjecar ti nxjerre.

  • Ermir mos ia lejovetes te shkelesh ne drase te kalbur se rezohesh. Nuk e kuptoj se c’ke dashur te thuash ne kete shkrim me menyren si po e trajton ceshtjen e pushtimeve

  • Jemi krenar se ka pushtuar SHQIPTARI.Na ka pushtuar KORRUPSIONI,VRASJA per pushtet dhe a do gjene dermat keta lsi e sotem?

  • Shume ballkanas mund te thone qe pushtimi osman ka pas bashkpunetor shqiptaret…mos eshte kjo qe sugjerohet per tu pranuar? artikulli eshte i shkurter dhe hedh teza pa hyre ne argumente dhe detaje por do isha shum i interesuar se cfare ka ne mendje autori me deshiren per te ‘sunduar’ te amerikes. Nuk besoj se te gjithe jane dakort me kete.

    • E cfare na plasi ka….ri neve se cfare ka ne mendje autori ? Autor autori , po te kishte gje tjeter pervec titullit ne mendje , do te kishte shkruar ndryshe ! Shqiptaret nuk jane krenare se kane qene te pushtuar qofte edhe nga ky pushti autor Ermir Hoxha , por sepse asnjehere nuk jane nenshtruar dhe gjithmone kane fituar !

  • Artikulli eshte nje belbezim memec, por jo per tu neglizhuar. Autori ka kerkuar te jete “ndryshe” por me mangesira. Po e mbyll me nje thenie te arte:
    Kur s’ ke c thua me mire hesht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *