Një episod krejt i rastësishëm e krejt normal me në qendër dy figura të rëndësishme të opozitës, kreut de jure Lulzim Basha e nënkryetares Jozefina Topalli, u mbështoll e u servir nga disa zëra mediatike si një bombë e rënë në lidershipin e PD-së. Madje një e përditshme shqiptare, e kishte vlerësuar si lajm kryesor që duhej t`u jepej lexuesve. E për çfarë ishte fjala realisht? Në ceremoninë e përkujtimit të dëshmorëve të 2 prillit në Shkodër, kamerat e një TV-je, kish kapur Bashën që teksa takohej me popull, pak metra më tutje ndodhej zonja Topalli, e sipas përkthimit që i ishte bërë kësaj skene, Basha ishte sjell me shpërfillje ndaj zonjës në fjalë, e kjo, çonte në përfundimin se mes dy emrave po përvijohej një përçarje e thellë. Dhe pyetja që vjen më pas është: dhe çfarë pastaj?!
Që në një forcë politike, në situata të caktuara ka dhe raporte të ftohta mes dy a më shumë kolegësh, kjo nuk përbën ndonjë çudi. Raporte që vijnë o për shkak të hatërmbetjeve të natyrave të ndryshme, ose për shkak të mospajtimeve parimore. Dhe këto kanë qenë aktive sot e gjithë ditën, sa nga PD-ja e sa nga PS-ja. Ajo çfarë ka përbërë lajm, kanë qënë shpotitjet e ndërsjellta, fyerjet apo akuzat; si dhe largimet, vetëlargimet apo përjashtimet. Opozita e sotme nuk e ka të keqen nëse Basha e ka xhan Topallin apo anasjelltas; nëse Berisha është më ketë apo me atë; nëse ka dy apo më shumë rryma a grupime brenda saj. Opozita e sotme, posaçërisht PD-ja e ka problemin në moral.
Duke lënë pas një situatë skandaloze nga pikëpamja menaxheriale në çdo lëmë të jetës shqiptare, ajo ka lënë pas dhe një frymë kutërbuese amoraliteti politik që ndihet në çdo nivel të shoqërisë. E tanimë, pas kësaj katrahure, ku po e përjeton dhe si “viktimë” e rënë në gropën që vetë ka hapur dje, ajo po e ka të pamundur të nxjerrë krye…aq më pak në terma moralë dhe në emër të moralit. Dhe kjo nuk ka nevojë për episode të fiksuara nga kamerat, të shoqëruara më pas me diçitura të trukuara. Aq e qartë është kriza e PD-së në kontekstin moral, sa nuk ka nevojë as për kamer apo shkrepje fotografike në përpjekje për të fiksuar imazhe krizash, nëpërmjet turivarjeve të këtij apo atij eksponenti politik. / E.H.
Tamam e ke thene, gazetaret po bejne lajme sot mbi cdo idiotllik qe s’i intereson kujt duke e mbajtur debatin larg te perditshmes dhe halleve te cdo familje.
Shumë i saktë vëzhgimi.Kriza e Pd asht kriza e imoralitetit që ajo ka mbjellur ndër vite në Shqipëri, dhe që vazhdon të luaj me kartën e shëmtuar të imoralitetit politik.Ky imoralitet duket dhe në këtë foto ku lexohet qartë sa fallsitet ka ndër këta njerëz,sa të shtirur janë ata.
Po te shikosh thelle askush as nga pozita apo nga opozita ka te drejte per moral por si sugjeron autiri te zgjidhen problemet e vendit?
Me sa kam lexuar keto pak dite qe ju ndjek, Dita jep nje kontribut jo indiferent ne lajme te tipit qe autori kritikon. Sigurisht ushtaret e militantizmit ekstrem bejne detyren duke shoqeruar artikujt me komente qe shnderrohen ne nje gare leksiku sa me vulgar. Vertet mendoni se eshte kjo menyra me konstruktive per te percjellur informacionin tek lexuesit?
Opozita pervec problemit moral, ka problem madhor: Paaftesine per te qeverisur, paaftesine per te ideuar_projektuar _realizuar te ardhmen, keshtu qe eshte e destinuar te zhduket, me keta elemente qe ka sot, sigurisht.
Po leri mo gazetar keto profkat e problemit moral te asaj gjese qe ti e quan opozite,kurse per mua eshte sot e 23 vjet bande kusaro-kriminale.
Thojini gjerat ashtu sic jane,,,,,boll.boll me me fyerje te intelektit dhe moralit publik,,,,ne te kundert (dmth po nuk ja’u mban suma te thoni te verteten) mos guxoni te shkruani brockullisje qe vetem sherbejne si ledhatime per nahijen kusare-vrastare-antishqiptare te “dizenjatores”,te lul-hollandezit ,te “penicilines”,,,,dhe te gjithe taborrit te spiuneve dhe kurvave te PD-se.
Problemi i vetem qe duan te zgjidhin sot shqiptaret eshte ngritja ne kembe e shtetit te se drejtes,per ndeshkimin ekzemplar te gjithe zullumqareve qe e zhvaten,shkerdhyen dhe shkrumbosen shtetin e Shqiptareve.Verdikti i shenjteruar e 23 qershorit e tejcoi ,ne perfeksion kete shqetesim madhor kombetar,,,,,po aq sa ndeshkoi nahijen brekedhjere,e cila nuk ka dashur asnjehere ta dije adresen moralit,,,,bile atje eshte konkuruar vetem me karten e kurverimit dhe te hongmes se mutit te brekedhjerit te historise. TUNG.
Me siguri ju jeni kurvat PS.
shef o Mark qe te kruhet dhe dje ankoheshe se te fyen “hosteni” !! E shef pra sa te djegin te vertetat ! Edhe ti je nje kurv e PD s qe i ka ren “stukoja”e shemtimin e saj po e shohin edhe qorrat tashme ! Ne fakt ske faj se kur lexon per vila sauditesh me 20 wc e me siperfaqe stepash e palma qe zbresin nga helikopter,kjo pun vetem mut esht ber e ska zot ta laj ! Meren me “dashurickat”e ktyre “protagonisteve” e nuk “godasin”ate infeksioin qe ka mberthyer shtetin ktu e 23 vjet ! “Gjurmet gjurmet” e ujkun sa nje gomar nuk po duan ta ngasin !!!!Nuk po shof “drit” ne kte xhungel e ne kot sa lehim …..
ti o mark.uk qenke karakurve
ti do “karate” jo dyshe por peseshe