SHËNIM: Krushku i shokut Fatmir

redaktor

Një “burrë shteti”, disa herë ministër, që nga Mjedisi e deri tek shpërthimet e Gërdecit, bëri sherr në Parlamentin e Shqipërisë për krushkun e tij. Egërsia do të shkonte deri aq larg, saqë, pa iu trembur syri, që nuk iu drodh as kur gjëmuan predhat gërdeciane, ftoi për një rrahje publike njërin nga kolegët e tij, e aq më ndot, nxori nga shpirti një banalitet që i shkon vetëm rrugaçëve të shkallës së parë.

Fatmir Mediu, shefi i Republikanëve, që kishte dikur si Zëvendësministër një monarkist, “ia bëri benë” një deputeti lësëist, e pastaj edhe një tjetri, nxori kthetrat e përveshi mëngët, sepse dikush i tha se në Vorë, ku kryetar bashkie është krushku i tij, Fiqiri Ismaili, (që mëton të jetë përsëri), po tentohen të blihen votat, po shtohen emra në lista, sipas përvojës së Tiranës katër vite më parë, ka shpërthyer mielli derë më derë, e deri po shpërndahen para nën dorë për të qenë përsëri shefi i një bashkie në periferi të Tiranës, ku shumë lehtë mund të bësh miliona euro, qoftë edhe nga shkaku i vetëm se Tirana po zgjatet drejt saj dhe ajo vetë, Vora e harruar, po bëhet një qendër industriale.

Që votat blihen e shiten në Shqipëri, kjo nuk do mend, e as njohuri. Blihen e shiten ditën për diell, natën për hënë, për një thes miell, për një grusht para, për një premtim punësimi, për një të drejtë ndërtimi (kjo e fundit vlen disa herë më shumë), për një të ndrequr rruge. Fatmir Mejdiu e di më mirë se të gjithë të tjerët këtë maskaradë, sepse ka qenë disa herë vetë pjesë e saj. Ajo që ndodhi me pas-Gërdecin, mënyra se si u ble gjaku dhe si u shpërblye vrasja, do të mbetet pa asnjë dyshim njëra ndër njollat e historisë politike të këtij vendi, në të cilën histori, Mejdiu republikan e Berisha birbo, ishin ata që ngritën në art kultin e shitjes dhe blerjes së votave.

Fatmir Mediu, për fat të keq, nuk është i ri në politikë. Megjithëse nuk është ndër më të vjetrit, përsëri është ndër më të rafinuarit, i cili ka luajtur përmes kartës së pushtetit dhe kartës së heshtjes pas krimit, më mirë se askush tjetër. Këtë lojë ai e di se si duhet bërë, e di çastin e heshtjes dhe të fjalosjes; kundërshton si i revoltuar dhe tërhiqet si i bishtënuar; gjen njerëzit që i duhen rreth vetes dhe nuk bëhet merak nëse ata janë pjesë e klaneve të fuqishme e të njohura, saqë ndalohen edhe në aeroportet e botës; bën republikanin e zemëruar, sepse prona nuk po shkon tek i zoti, por e njeh mirë pronëzimin e tij; erdhi në politikë përmes hijes së një njeriu të mençur, por me moral politik gjithnjë të dyzuar dhe po qëndron duke shkelur njerëzit e atij që e solli; e di se pohimi i fajit të dyfishtë është rëndesë mbi të dhe zgjedh heshtjen për të fshehur krimin; parlamentarizmin e kupton si ia ka dëshira e momentit dhe bën të revoltuarin për një shfaqje politike, si ndodhi me kandidimin e Agron Dukës në bashkinë e re të Durrësit.

Kjo skotë politikanësh është e pranishme në jetën tonë politike. Nuk ka asnjë dyshim se ajo po sundon mbi mendjen, ashtu si po sundon mbi ndershmërinë. Përmes llafollogjisë së njëtrajtshme rreken të na bëjnë të besojmë se ata ishin fati i kombit, kur në të vërtetë kanë qenë fatkobi ynë. U nisën për të sendërtuar shtetin dhe e burgosën atë. Në pak vite u bënë aq të pasur dhe të aq të fuqishëm, saqë as dhjetë breza njerëzore të ndershëm dhe të paguar mirë, nuk do të mund të bëheshin. Mediu është njëri prej tyre. Para kallpe në formimin e tij, por i mençur në vërdallosjen politike.

Megjithatë, si një njeri që e njeh mirë tastierën politike, ai rrallë herë i ka rënë notave të larta. Edhe kur është akuzuar rëndë, për të vërteta të hidhura, ai ka ditur të mbajë qëndrimin e tij të heshtur, si një njeri që e di se edhe kjo valë do të kalojë, dhe pas kësaj, ai do të ishte gjendur ende diku në mesin e një rrjedhe tjetër. Ai që mendoi se bashkë me Gërdecin ishte hedhur në erë edhe karriera politike e tij, ka qenë i gabuar, sepse është ndër rastet e rralla, në mos të vetmet, kur ka një lulëzim pas vrasjeve.

Gjithçka u shpërfytyrua kur në Parlament u përmend emri i krushkut të tij, Fiqiri Ismaili. Njeriu që e kishte duruar qetësisht edhe thirrjen e prokurorisë për ta hetuar, edhe nisjen e hetimeve, ngaqë e dinte se e gjitha ishte një farsë politiko-juridike, humbi gjithçka nga nervat e tij, nga përshfaqja dhe qetësia, vetëm sepse u tha një e vërtetë e njohur, jo vetëm në Vorë.

Përse shpërtheu ai për krushkun e tij?

Prej disa kohësh është përfolur, e jo vetëm në rruginat e politikës, se mes republikanëve dhe lësëistëve, më shkurt mes Mediut, si përfaqësues i ët të tij dhe qarqeve politike të LSI, kishte një marrëveshje, gjysmë të heshtur e gjysmë të njohur, se, megjithë kandidimin e një figure të mirënjohur në bashkinë e Vorës, do të lejoheshin të gjitha parregullsitë, në mënyrë që Mediu të kishte ende kryetar krushkun e tij. Lufta për krushku dhe sigurimin e postit të tij, një post që mëton të të bëjë milioner, do të ishte lufta deri në fund e shefit të republikanëve. Këtë luftë ai nuk e bëri as për Agron Dukën, njeriun që mori më shumë vota nga gjithë të tjerët, edhe pse nuk ishte republikan asnjë ditë të jetës së tij; nuk e bëri as për të tjerët që kishte premtuar të bënte, por e ngriti në shpallje lufte për krushkun e tij.

Nuk është përfolur vetëm kësaj here Fiqiri Ismaili. Përfolja e tij është e hershme dhe ndizet edhe më shumë në kohën e fushatave politike, qofshin vendore, e qofshin kombëtare. Një biznesmen që drejton një bashki, në dukje të parëndësishme, por shumë të vyer; pra një njeri që ka bizneset e tij dhe i vazhdon ato, kjo nuk është keq, por që përmes votës e ka rritur pasurinë e tij, dhe ka bërë që rreth figurës së tij të ketë ekuivoke të herëpasherëshme. Nuk është faji i tij që ende vegjeton aty, faji është i institucioneve që shohin se kush i lidhi dhe i zgjidhi dritat, dhe jo kush zhduk në një ditë gjëra të tjera. Edhe dëshmimet e kësaj jave të fundit, dokumentet e servirura, tregojnë se Ismaili po përpiqet me të gjitha mënyrat e hershme të tij, që të jetë ende kryetar i bashkisë së Vorës. Ai miell ka me shumicë dhe nëse nuk u kujtua katër vite, erdhi dita e rrethit të kujtesës.

Për shumë kohë, shefi i republikanëve dhe krushku i tij e përdorën atunë e një pakti të fshehur mes tyre dhe LSI për fitoren e ardhshme të Ismailit. Shumë vetë që deshën të futeshin seriozisht në fushatë, dhe në të vërtetë të autoritetshëm në atë rajon, qëndruan pasivë, sepse tamnaja e përhapur nga Mediu e krushku i tij për marrëveshjen e fshehtë, i stepi edhe ata.

Tani LSI, përmes një figure politike të njohur, Luan Rama, përcjell disa nga manipulimet e hapura që po bëhen në atë bashki. Shtim i votuesve në mënyrë galopante, lëvizje e mallrave në çmime qesharake, me faturë e pa faturë; shpërblime të ndryshme dhe të gjitha këto në dritën e diellit.

Dëshmia e LSI, e cila jam i bindur se nuk ka qëndruar pas kësaj marrëveshje, dhe për të cilën, si duket Mediu zhvendosi edhe planin e hakmarrjes për largimin e Dukës nga kandidimi; solli një situatë të re. Tymnaja e krijuar po zhdavaritet. Ai vetë, që mund të ketë premtuar edhe tek krushku e rrethi i tij, se do e bëjë këtë marrëveshje të heshtur, ndodhet tani para dilemës: Si do ja bëjnë edhe më tej? Do të ketë denoncime të tjera apo gjërat do të mbeten të heshtura?

Për një krushk Mediu desh të rrihej, me grushte apo jo, desh të kapte për zhelesh kolegët e tij, të cilët, edhe kur kishin thënë gjëra më të mëdha, kishin parë vetëm buzëqeshjen e neveritshme të një njeriu që e mendon politikën e pushtetin si rruga e pasurimit. Për një krushk ai desh dogji jorganin…mirë të na e bëjë, përderisa e lejojmë.

Dhe, për krushkun e tij ai paraqiti, më në fund, figurën politike të një shefi partie periferike, e cila ka mbijetuar në saj të heshtjes së kryetarit të saj përballë krimit. Ai u shpërfytyrua si asnjëherë tjetër dhe kushdo që e ndoqi, qoftë edhe me vonesë, ndjeu se përtallja me jetën e të tjerëve, për hir të një krushku, është më e rëndësishme se serioziteti i një Parlamenti, në të cilin askush nuk ka shkuar për të mbrojtur krushkun e tij. As shefi i republikanëve, e aq më tepër, të bëjë njeriun e fortë dhe gojëprishur, kur njerëzit, me të cilët ata tallen çdo ditë e çdo natë, mendojnë se mund të ketë një dritë në fund të tunelit.

Nëse besoni se këtë dritë mund t’jua sjellë një opozitë që ka një përfaqësues të tillë, edhe për shumë kohë do të mbeteni të verbër.

Share This Article
19 Comments
  • E pse qenke lodhur kot me kete shkrim per keta sharlatan,more artilullshkrues. Ja
    po e them une:

    Më 21 qershor 2015
    Vdiq PD-ja nga kjo jete
    E ti ,o Fatmir Mediu
    vdiqe edhe si deputet.

    • Nga bie krushk ky me Fatmirin?
      Cfar e ka Eli Faren ky nga Vora?
      E jema e Fatmirit ka qene Fatorinoja Personale e Gjonces, eshte dobic.

      • Keto mostra e trafikante droge & prostitutash i kemi dhurate nga shpellari! Por po u vjen dita, dalengadale ne litar do perfundojne!

  • PO AKOMA ME KETO JU TE PANORAMES,, KETA E KAN PRER BILETEN VETEM SHKUARJE,, PA KTHIM,,,, MJAFT HENGREN U BEN BOZ FARE,, NE PO MUNDOHEMI TI PREJM BILETEN DHE KETYRE TE TJREVE JU MERENI AKOME ME MEDIHHHH,,,,LULUSHSHSH, DHE SALIIIII,,, IKU KOHA E KETYRE PO PATI PROKURORI MIRE,,PO SPATI ASGJE DHE KETA SI GJITH TE TJERET TE GEZOJNE. PASURIT E POPULLIT QE I VUNE PA DJERSE DHE ME GJAK SHQIPTAR,,,,,,,

  • Cjane koto fytyra e eresuan P.D-ne Kot nuk i thone njeriun shikoje nga fytyra ta percaktosh se cmut eshte Te jene xhdukur njerzit e mir valle???

  • ….pse hesht lideri i PD,ka lene te mjangullije prapa deres vetem nje deputet te saj,a po Mediun e ka ne thesin e vet ,ku eshte morali i slloganit PUNE E DINJITET,turp turp dhe vetem turp………

  • Po rilindja pse hesht,edi rama para ardhjes ne pushtet premtove shume gjera,ku njera nga keto ishte dhe vendosja e drejtesise se gerdecit,21 janarit,etj,edi rama njerzve ne rradhe te pare duan vendosjen ne vend te dinjitetit te tyre te shkelur,pastaj mendo per lulzimin e qyteteve,mos boj dhe ti gabimet e atij qofte largut sali plehut,se jemi te detyruar pastaj pos bere gje ti ti themi atij qofte afermit,nda rilndja levizni se dhe 2 vjet ju kane ngelur,pastaj do jepni dhe ju llogari per ato qe premtuat e nuk realizuat,pastaj do i merrni ju ato 1 milion shuplakat

  • Akoma me kete kapeni prej zhelesh dhe cojeni ne banken e te akuzuarve per vrasje dhe shperdorim detyre fucking plehre

  • Krushku fiqit fat rrugaçi fat kremineli fat kllufi qe beri si trim me pupla ne parlament se po mos llapte kishte per tja shkerrdhy jeten gruaja e tij
    fiqo vellai gani ismailit shokut nr 1i Hajdut Kondrabantistit PARO Laçi ganiu bashke me paro palaçon priste kreminelin Berisha rrugaçin Mediu ne BRUKSEL se kjo dyshe drejtonte Partine Domoratike ne Belgjike
    per ata qe se dine tre Vila ka FIQIRI ISMAILI NE BELGJIKE NE ZONAT ME TE SHTRENJTA
    Te gjitha ne te zeze te gjitha me para te pista me gjakun e Gerrdecit
    ky eshte sali mediu fiqeriu dhe elita e tyre e ZEZE kjo eshte situata qe derri Fiqiri bashke me krushkun Mehdi llapin e llapin si ujqer neper media dhe gazeta
    ka marre fund kjo epoke e felliqur e Kombit Albania ku kjo klike e rropi per se gjalli ate popull te mjere milona e miliona vuri katnari FIQO I VELLAI GANIU DHE MEHDI DIGJENERATA.
    Kaqe kisha per momentin

  • Mediu eshte pjelle e sistemit katovicjan te Sali Berishes.Kur komunistet sajuan skenen me komuniste antikomuniste dhe komuniste socialiste,ketij Mediu i ra roli te mbante per krahu ne podjum,”plakun e urte”Sabri Godo.Ky kodosh i te gjithe regjimeve duhej te thoshte ne skene:-Po c`antikomunist jam une? Une jam plak dhe s`me mbajne kellqet.Shpaten time ja dorzoj atij qe ka treguar se di te fitoje!Na pri Sali Berisha! Pasi tha keto fjale te “arta” Sabri Godo doli nga skena duke marre me vete pronat e gruas ne Fier dhe rrethina(jo pronat e pronareve).Na la peshqesh djaloshin cam,qe e mbante per krahu me pergjerim-Fatmir Mediu.Ky tregoi se e kishte pervetsuar rolin,kur vertiste pacavuren e perlyer te pronareve te tradhtuar para Saliut dhe karten e brendeshme; Unew te dua ty kauze e pronareve pa prone,por me shume dua Saliun! Kryeaktori e cmoi aktorin e ri dhe e beri minister te dinastise Berisha,kujdestar te idiotit te familjes,qe po tregonte ambicje per pasurim te shpejte.

    • Ka nje preceptim te gabuar per Fatmir Plehren. Ai nuk eshte Cam dhe kur thone se eshte i tille, me duket sikur felliq nje krahine te tere, si cameria.

  • Ky Fatmiri i cili ngjane me shume me skilen largoj nga detyra edhe Neritan Alibalin,shum here me i mire se Fatmiri .Skilja eshte skile ne jete dhe ne politike .Shkrimi i me siperm eshte i mrekullueshem.

  • I lexoj rregullisht shkrimet e B.Islamit. E ve gishtin ne Plage, por dihet se eshte KANCEROGJENE!!! Kjo lloj politike ne keto 25 vjet ka bere qe ne trupin e ketij shteti, jo vetem nuk i sheron (?!) por i ka perhapur ne gjithe organizmin! Cuditerisht, e quajme ‘TRANZICION’, deri kur (?!)

  • Se pari babaj i Fatmir Mediut eshte nga Mollasi I Skraparit,fshat ballistash,shkoj mbas clirimit ne Fier ku nderroj mbiemrin dhe dega e brendshme i dha me force gruan qe e kishte dashnore e nuk donte te martohej,nena ishte fatorino ne urbanin Fier-Patos.Ka qene nje telendarke e goje cthurur sa Hyda Celibashi,i jati Ilirianit beri lufte qe te mos martohej i biri me motren e Fatmirit,mbasi e ema e Fatit ishte e perfolur se shkonte me shoferat.
    Edhe vete Fatmiri u perfol gjate me Eli Faren,bile i bleu shtepi ne Amerike.
    Vete Fatmiri pranoj dhurate nga Delijorgji i Gerdecit vilen te Pishat e Buta qe e frekuenton edhe sot.
    Fatmirin ja prezantoj Godos Agron Musaraj ,ish minister i brendshem mbasi Fatmiri ishte pjese e klanit droges se Beratit dhe kish shoqeri me Gazmend Mahmutajn dhe ne aeroportin e Milanos ku ishin bashke te dy u kapen me droge dhe Mahmutaj mori pergjegjsine,per kete Fatmiri Shperbleu te vellan e Gazit, Kasemin ,agranom,duke e bere kur ishte minister mbrojtje e beri drejtor tew Policanit kurse ne keto zgjedhje e ka propozuar kandidat per kryebashkiak te Beratit/
    Djali i fatmirit eshte fejuar me vajzen e Fiqiri Ismailit dhe ka qene i semure nga veshkat ,sa e shoqa e Fatmirit ,zonje grua ,e shpefillur nga Fatmiri i dha veshken te birit.
    Vellaj i Fiqiriut,ndertues, i dhuroj Bujar Nishanit kur ishte minister i brendshem nje apartament 3+1.170 m2 te kodra e Djellit,ku banoj deri sa u emerua president.

  • Ne pallatin ku banon Eli Fara,digjeshin ose me mire vidheshin pocat e korridorit.Nje nate nje banore e pallatit,vuri re se disa burra shtat larte e gjysem gangstere,po hiqnin pocat e ndricimit te koridorit,beri fjale me ta deri ne zenie.Korridori mbeti ne erresire,por gruaja qe po pergjonte,krejt situaten ,vuri re ,se me pas hyri ne shtepine e Eli Fares Fatmir Mediu duke shperndare gjithkund nje arome te forte parfumi te shtrenjte…….sulo Permeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *