“Një qen leh për diçka, të tjerët lehin pas tij”/Thënie e lashtë kineze
Rrëzimi skenik i regjimit komunist, njëzet e pesë vjet më parë, u shoqërua me reagime të ndryshme nga individë dhe grupime të ndryshëm shoqërore dhe politike. Forma më e përhapur e reagimit, e cila vazhdon edhe sot, ishte lehja. Në këtë garë pamore dhe zanore, ata që u dalluan më shumë ishin ata që kishin më pak të drejtë morale dhe politike. Pjesëmarrësit më të dalluar në “festivalin” e lukunisë lehaqene ishin disa anëtarë dhe funksionarë të regjimit që po largohej me marrëveshje të inskenuar.
Midis konkurruesve në “festivalin e lehjes” u dallua dhe vazhdon të dallohet njëri. Shquarja e tij nuk ndodhi as për shkak të tonit të lartë të lehjes dhe as prej intensitetit të paparë të kësaj forme të të shprehurit. Ajo që e bënte interesante lehjen e tij të pandalshme ishte fakti se, pasi kishte lehur 22 vjet në mbrojtje të të zotit, tani po lehte kundër tij. Me kalimin e kohës, u bë e qartë se shkaku kryesor i lehjes vinte nga fakti se individi lehës synonte të shndërrohej nga lehës për të zotin, në zot i gjithë lehësve. Për t’ia arritur këtij qëllimi ai ishte i gatshëm jo vetëm të lehte, por edhe të kafshonte; të kafshonte cilindo që dyshonte se i bëhej pengesë për t’u bërë lehaqeni sundues. Dhe këtë e ka vërtetuar shumë herë dhe ndaj shumëkujt gjatë këtij njëçerek shekulli.
Në vend që të merrej me idetë, është marrë me individët; në vend që të kundërshtonte dhe rrëzonte mendimet e kundërshtarëve politikë e ka parë të udhës të merret me shpifje, fyerje, trillime, inskenime dhe kërcënime; në vend që të përballet me individin kundërshtar e ka pasur më të lehtë të përgojojë familjen dhe farefisin e tij. Nëse lehjet ndaj zotit të tij të mëparshëm s’i prishnin kujt punë, lehjet ndaj kujtdo që atij i prish punë kanë sjellë pasoja të tilla që shumë individë të aftë dhe të ndershëm të vetëshmangen nga veprimtaritë politike, ngaqë udhëhiqen në jetë nga parime morale dhe kanë dinjitetin e qytetarit që nuk pranon t’ia cenojë çfarëdo lehaqeni lakmitar për pushtet dhe pasuri. Kaq shumë ka lehur kryelehësi ynë këto 25 vjet saqë, po të kishte qenë katërkëmbësh, me kohë do të ishte siguruar një raport veterinerësh dhe do të ishte vrarë dhe groposur për të mos lejuar infektimin e të tjerëve me sëmundjen e tërbimit.
Lehja nuk kërkon as mend, sa kulturë, as sakrificë, as arsye dhe aq më pak moral. Mjafton që lehësi të jetë i uritur dhe të mos ketë kurrfarë druajtje nga ambienti që e rrethon dhe lehjet e tij do të gjejnë jehonë dhe do të tërheqin shumë individë pa mend, pa arsye dhe pa moral, të ngjashëm me lehësin.
Meqenëse tek ne jo vetëm ka shumë lehës, por ka akoma më shumë lehjepëlqyes, kryelehësi ynë ka mundur të mbijetojë dhe të mos i hyjë gjemb në këmbë, megjithëse viktimat janë të shumta nga lehjet dhe nga kafshimet e tij. Në çdo vend të qytetëruar të botës lehës të tillë i izolon vetë populli, fillimisht moralisht, duke i braktisur dhe neveritur. Ndërsa tek ne, ende sot, ka jo pak individë që i shkojnë mbrapa ose i bëjnë “like” në fejsbuk (facebook), fakt ky që tregon edhe diferencën e madhe mes nesh dhe popujve të atyre vendeve. Dhe ironia më e madhe është se pikërisht kryelehësi ynë dhe kjo skotë lehaqensh pretendojnë se Shqipëria do të bëhet shtet i mirëfilltë evropian prej tyre dhe në sajë të tyre. Mjafton të kujtojmë se në parlamentin britanik është e ndaluar ta quash tjetrin qoftë dhe gënjeshtar e hipokrit ndërsa “europianisti” ynë iu është vërsulur kundërshtarëve të tij dhe familjeve të tyre me të gjithë fjalorin e rrugës dhe i ka kërcënuar se “do të të vras”.
Kryelehësi ynë leh kudo dhe kurdoherë, ndaj hënës dhe ndaj kujtdo. Dita më e lumtur e tij është e enjtja e seancave parlamentare. Pasi leh çdo ditë në fejsbuk, gjumëprishur nga meraku se shumica e shqiptarëve nuk i kanë dëgjuar lehjet e tij, shfryhet në seancat parlamentare me një fjalor prej banditi, me një sjellje prej rrugaçi dhe me papërgjegjshmëri prej të marri. Në seancat e para pak kohëve iu vërsul një zonjushe, disa vjet më e re se fëmijët e tij, dhe u ngjante qenve të staneve më në zë që duan të këpusin zinxhirët, kur pikasin ujkun që iu afrohet bagëtive.
Zonjusha në fjalë quhet Keti Bazhdari dhe ka bërë një “faj” shumë të madh pasi ka vënë kandidaturën për kryebashkiake në Shkodër. Faji i saj është i trefishtë: Ka pranuar të jetë përfaqësuese e kundërshtarëve politikë të kryelehaqenit; ka pranuar të sfidojë pushtetin e korruptuar lokal që ai ka instaluar prej një çerek shekulli në Shkodër dhe, e treta, vjen nga një familje e përndjekur nga regjimi i para 1990. I çakërdisuri kryelehaqen nuk tha se zonjusha është e paaftë, as e pakulturuar, as mosnjohëse e Shkodrës dhe e problemeve lokale, por, duke i ndryshuar edhe mbiemrin, me besimin e të marrit se kështu e poshtëron akoma më shumë, tha se kjo qytetare shkodrane dhe biznesmene e kishte vënë pasurinë duke i vënë tytën e armës tek koka ish-të dashurit të saj. Ky individ i pamoral dhe i papërgjegjshëm, i cili u ka vënë dhe zbrazur armët në kokë e trup shumë shtetasve shqiptarë, nuk solli asnjë provë megjithëse denoncoi një shtetase shqiptare si grabitëse. “Çudia” është se “grabitësja” e ka kryer aktin kur kryebanditi politik, i pajisur me vetinë e shëmtuar të lehaqenit të shkallës së epërme, ka qenë në funksionet më të larta shtetërore dhe s’ka marrë asnjë masë ligjore, megjithëse nuk lë përpjekje pa bërë që të na bindë se qeverisjet e tij të disahershme kanë qenë demokratike dhe progresiste.
Në fushata normale zgjedhore për pushtetin lokal, pritet që individët apo grupimet politike të sjellin jo vetëm ide dhe plane të së ardhmes, por të ofrojnë edhe eksperiencat e tyre të mëparshme në qeverisjet vendore. Duke qënë i vetëdijshëm për qeverisjet e tij të dështuara dhe korruptuara vendore dhe qendrore, qeverisje të karakterizuara nga anarkia, paligjshmëria, kjoskëzimi, betonizimi dhe asgjëja, ky lehës i paepur për kolltuk e ka parë dhe e sheh ende të udhës të ofrojë fyerjet dhe shpifjet, të ofrojë turpin në vend të nderit, luftën në vend të paqes, përçarjen në vend të solidaritetit, poshtërimin në vend të respektit, Mesjetën në vend të progresit.
Për të “bindur” kokëboshët dhe gjithë vulgun që e ndjek prej kohësh, shpifësi solli si “argument” se zonjusha në fjalë nuk mund të ishte pasuruar në rrugë të ligjshme pasi vinte nga një familje e përndjekur. Sipas kësaj logjike duhet të besojmë se të drejtën dhe mundësitë për pasurim, përgjatë 25 vjetëve, i kanë pasur vetëm ata që erdhën nga nomenklatura komuniste dhe që, pasi u shpallën antikomunistë të lindur, u bënë presidentë, kryeministra, ministra dhe funksionarë të tjerë të shtetit shqiptar. Me këtë logjikë dhe moral ai justifikon edhe pasurimin e familjes së vet dhe të bashkëpunëtorëve të tij në pushtetet e tij tashmë të diskredituar.
Në të vërtetë, ky fjalor përbën krim, edhe në të shkuarën, edhe sot. Zonjusha Bazhdari bëri shumë mirë që e paditi penalisht. Vetëm një trup gjykues i përbërë nga skota e lehaqenëve nuk do ta dënonte autorin e krimit në fjalë. Lehja e tij shpifëse dhe përbaltëse nuk gjeti shumë pasqyrime dhe reagime nga shtypi dhe njerëzit e politikës shqiptare. E kjo tregon, veç të tjerave, se janë mësuar me këtë “rapsodi” të turpshme, të cilën nuk do ta pëlqenin as banorët e malësive të Afganistanit që më shumë se dy breza kanë lindur dhe jetuar në luftë. Nga stani i tij nuk reagoi thuajse askush. Vetëm një zonjë deputete tha se një fjalori të atillë i kishte kaluar koha, që do të thotë se ky fjalor banditësh dhe kriminelësh e paska pasur kohën e vet përligjëse. Duket qartë se me kohë “të kaluar” zonja deputete nuk ka parasysh kohë shumë të largëta, sepse është fakt që vetë ajo në kohë të afërta ka përdorur të njëjtin fjalor. Meqë atëherë i kemi kuptuar fjalët e saj si provë që ia jepte kryelehaqenit se ishte besnike e tij, tani e kemi të vështirë t’i pranojmë fjalët e saj si pendesë për sulmet qençe dhe për largim të vetëdijshëm prej atij mentaliteti. Nuk na lejojnë të mendojmë ndryshe as ato që kemi parë të ndodhin me “parimorët” e larguar nga ai stan, e që, më pas, janë kthyer kokulur për të ngrënë sërish në të njëjtin çanak me kryelehaqenin, as fjala e urtë e popullit, “djathë në lëkurë qeni” që na paralajmëron se e mira nuk i ruan dot cilësitë kur vendoset në enë të keqe.
Reagime të tjera nuk mund të vinin nga stani i tij, pasi është një tufë e cila, diku më pak e diku më shumë, ka të njëjtin moral, të njëjtën filozofi sjelljeje dhe të njëjtin nivel qytetarie. Manekini që drejton formalisht partinë e tyre e ka shprehur me kohë se ai dhe të tjerë si ai i përkasin shkollës politike të kryelehaqenit, ndërsa një zonjë që mëton të drejtojë pushtetin lokal të Durrësit tha se ajo e konsideronte të njëjtin personazh si mentor të saj politik dhe eksperienca e tij do ta ndihmonte në sjelljen e saj të ardhshme si politikane.
Një reagim, sado i moderuar dhe simbolik, pritej nga mëtuesja tjetër e së njëjtës parti, ajo për bashkinë e Shkodrës. Një mosmiratim nga ana e saj i perversitetit të kryetarit faktik të partisë do ta kishte fisnikëruar këtë zonjë dhe do ta bënte më të pranueshme për pjesën e kulturuar të votuesve të 21 qershorit. Heshtja e saj flet shumë dhe flet kundër personalitetit të saj. Prandaj, votuesit shkodranë kanë rast të dëshmojnë nëse janë me qytetërimin apo barbarinë, nëse udhëhiqen nga arsyeja apo nga pasionet, nëse mbeten peng i të shkuarës apo shërbëtorë të së ardhmes. Mbi të gjitha, të së ardhmes së tyre dhe të qytetit historik të Shkodrës.
Kaq shumë ka lehur tash 25 vjet ky individ, saqë nuk mund të mos çuditesh se si shqiptarët, të cilët vrasin edhe vëllanë e tyre për një vijë uji apo fqinjin për një fjalë goje, nuk ia kanë dhënë akoma hakun e merituar. A i ka shkuar ndonjëherë në mend këtij përbindëshi moral dhe politik se mund të dalë ndonjë ditë një lehaqen po aq i pështirë sa ai dhe t’i thotë për gruan e tij ato që ai thotë për gratë e të tjerëve, t’i thotë për pasardhësit e tij biologjikë të pavërtetat poshtëruese që ai u thotë të tjerëve për pasardhësit e tyre etj., me të cilat ai u shkakton dhimbje individëve dhe përdhos moralin e mbarë shoqërisë? Nuk do të bënte keq t’i mendonte këto gjëra, sepse lehja nuk është tipari që na ka shoqëruar si popull. E kundërta është tipari ynë historik.
o sali te lutem ik nga ekrani te lutem mos dil me se sa her te shof ty me hecen dita ters!! boll me heci keto vite kur te shifja perdite ne TV LIVE, dua te jetoj pa te pare ftyren tende te frikshme
kiur flet ti jam i nje mendimi , i kerkoj te gjithe kanaleve te vendosin logon +18 dhe te kene kujdesekur e japin sepse ky tremb njerzit dhe si flet ne nje menyre te tmerrshme
Ky cmendi tere dynjane, ia bejne kalamajte “o ba doli gogoli prape”, ka tmerru dynjane me deklaratat idiote, po shkoni o familjare e mbylleni ne spital psikiatrik, se beni sevap.
Duhet te fillohet te vihen disa kritere moshe dhe aftesie mendore per deputetet qe na perfaqesojne ne parlament, nuk mund te vazhdohen te paguhen me taksat tona njerez qe jane te degraduar komplet dhe ne vend qe te bejne pune, me shume destabilizojne.
ahhhh per letersi jane te papare keta te PD…
na vjen mire qe jeni njerez kaq te lexuar dhe nuk lini shkak pa thene ndonje shprehje te librave qe lexoni po kshu sic e beni ju po na merzisni dhe letersine madje po ulni vlerat e librave te medhenjj me citatetet qe perdorni aq shume i keni degjeneruar duke i perdorur vend e pa vend !!
amani boll
a thoni vlen sikur te bejme referendum qe te mos dale me Berisha ne as edhe nje TV ..se po dal po i mbledh vete nje per nje ato firma madje mbledh dhe me shume sesa 20mije qe duhen per referendum vetem e vetem qe te mos dale me Berisha se sinqerisht po na vjen shpirti ne maje te hundes me te
po pikerisht per kete shprehje jane keta te Pd se nje gje del e thote Berisha ( madje budalliqet me te medha te mundshme) dhe te gjithe ata te PD thone po te njejten gje,,madje nuk denjojne as ta ndryshojne pakez po fiks ashtu sic e thote shefi !!
aman se na e kni shpifur me kte politike qe beni
sheno qe ti je ai njeriu qe vetem vodhe dhe je njeriu me ordiner qe kam pare !! te lutem na lere te lire ik nga jeta jone
Nuk ka faj ai qe leh e ungerin e eshte gati te kafshoje kedo po kelyshi i tij qe qendron ne krye te kuvendit Like hajduti qe mos ja prishe buces Berisha e lejon te beje cfar te doje .Duke thene se valle e diskretiton po se ben hesap se gjithe popullin e iriton.Prandaj fajin e ka ajo kufome qe qelbet ne krye te parlamentit.
Kaq idiot je sa nuk di te nderrosh kanalin e tv.
Nuk ka faj QENI qe leh,por i zoti i qenit,qe e lejon ate te lehe sa here e si te doje!
I gjithe faji eshte i Ilir Metes,qe keshtu kerkon te jetoje ne mes te TYMNAJES duke shmangur problemet e verteta tek LEHJET E SALI QENIT!!!
Lerenin Saliun te lehe,por pse nuk i shterngoni kembet Ilir Metes???
Do thoni ju,PO EDI RAMA CFARE BEN???
NJE LLOJ JANE TE DY!
kurioz jam te di si ka fytyre ky palo njeri te flasi kur duhet te ishte pas hekurave?
ahhahahahah super titull nuk thone kot qe njeriu kur plaket eshte si qeni nuk ka takat te beje gje por vetem flet.
Ham ham ham ooouuuuuuuuuuuuuu….., ujku ujku por cakalli po ben kerdine.
njeri pa fytyr eshte dhe ky saliu ka 25 vjet qe leh kot
BURGU E QETESON KETE MUT.
Po perse lejohet te dale ne televizor ky Goje Hale e Qelbur , Ky Doktor i Vdekjes helmimit e vrasjes se sa e sa kundershtareve , ky llapaqen ,ky monster intrigant , shkaterues i vendit , papunesise i kapur nga mafia dikur , tashme krye bandit e tradhetar i poshter , ky nuk meriton te kete as varr ne kete dhe te shqiptareve .
O sali boll boll boll fole sepse askush nk te beson me je shum patetik injorant . bej nje nder vetes tende BOLL!!
O milet _ Mos harroni se ka qen te vjeter , por ka dhe te rinj me te fuqishem. Pastaj ne kope te gjithe jane NJESOJ
Respekte Z. Malaj. Si gjithmone i kthjellet dhe i drejtperdrejte me lehaqenin dhe bythelepiresit e tij te peshtire.
Lereni o njerz te flasi saliu ska ca ben tani ai keshtu do e shtyje pleqerine atij personalisht i duket arritje te di te shkruaj tastieren e nje Pc-je dhe perdorimin e nj Ipadi, Pleqeri te mbare shoku saliiiiii
Viktor, nuk kam nerva me lexu artikuj 10 faqe.
Lexova titullin dhe me sa kuptoj e ke me salen po godet edhe gjetke.
Keta thone nje mal me gomarlleqe jam dakord.
Cju tha?
Mbrojti punen e Lulezim Bashes(Ju pergjigj Rames)
Denoncoi skandalin e palmave(E drejte madje jo vetem e drejte por eshte i obliguar)
E dini skandalin e palmave?
I blene nga 5000 mije Euro(Sala e ka rritur me 1000) nderkohe qe me shumice i merr me cmim shume te ulet se sa thote Sala(Dmth Berisha i ka ruajtur, nuk ju ka rene kokes aq sa duhet)
Mire po palmat u thane. U thane edhe turp i dynjase qe halejnte hodhen ne hale nje hale me pare.
Per te mbuluar M dhe SH na thane qe i paskan vendosur gabim, i kane vendosur shume afer rruges. Duhen shkulur
Tani me thoni pse quhet lehje?
-Ktheu pergjigje
-Beri dhe nje denoncim
Berishen e marrim per te cmendur, dhe eshte ne fakt pak i cmendur ai po mua me duket qe nuk genjen. Vetem i ekzagjeron
Po cmmin nga e more vesh ti njehere. dhe te jete e vertete qe do ishin 5000 eur do ishte me te vertete skandal.
Po nxirreni kete fakt te shkreten, dhe beni nje denoncim tamam. se i bete te gjithe njerezit budallenj.
sala eshte shejtan budalla, por te tjeret qe e besojne budallaliqet e tij jan tamam budallenj.
ik o qen i palidhur zagar kurvash
Te lumte dora, Viktor Malaj…
Vura re se kur saliu konstatoi qe Kryeministri nuk ndodhej me ne salle, nuk e desh me veten. U nxi, iu zbeh zeri, harroi ku ndodheshin mikrofonat, nderpreu fjalen, mgjse seancen e drejtonte nje nga besniket e tij.
E PERGEZOJ ZOTIN VIkTORE per analizen e bere per figuren me te poshter historike te vendit tone i cili perfitoj nga ngjarjet ne euvrope te pasviteve 1990 e cila ishte investuar qysh dekada me pare me degjenerimin e sistemit moniste dhe venien ne ryje te pushtetit anti kombetaret dhe te degjeruarit qe nga frikaca te mbeshtetur nga shume drejtues shtetesh te huaja te cilet an ne mentalitetin qe shqiptaret nenshtrohen kur ane vaferin vlavrasjen humbasin ndjenat e nacionalizmit dhe udhehiqen nga qeveri me perberje ministash qe vetem pashaporten ane shqiptare se lindjen ne ete vende e quajne fateqesi dhe per ete duhet te hakmeren due e shateruare kete vende dhe kjo race e poshter e disa individeve povjen due u shtuare se nuk pasohet due e shiuare me perbuzje dhe malkuare por due e luftuar
Jelcini thosh dikur per kete lloj specie: Qente e terbuar,duhen vec te vriten.
Viktor te falenderoj shume,qe ndryshe ka te tjeret ke folur shqip.Pra nen shkopin tend,ndjehen angullimat e brinje dhe kafke thyerit Sali.
Nuk ka rendi kapitalist menyra per te shpetuar nga e keqja?Jane nja 2 miljon shqiptare qe qahen se i shqeteson ndotja akustike qe prodhon ky humanoid.Nuk ka kryesia kuvendit kontroll mjeksor per deputetet e lajthitur?Zoti Meta e ka kenaqesi muziken e tij dhe i ngre volumin,e rpt,nuk e nderpret,e lejon biz dhe kjo ka arsye personale,po cfaj kane 2 miljon shqiptare?
Nuk ja vlen te merresh me palacon, ai e ka vendin ne burg.
O komentuesa dhe ju qe lexoni komentet pa bere koment!
Do t’ju tregoj nje detaj nga feminia e Berishes : Saliu ka qene vetem 8- 9 vjec , kur ne shtepine e tyre ne Prifc ( Vicidol ndryshe , se vendi i tij i ka dy emra ) erdhi nga rruga xhaja i tij me nje njeri te mire ( Dervish Rexhep Beli ) dhe ju afruan shtepise ! Saliu ishte duke lozur ne oborr !
I thote xhaxhai i Saliut ketij njeriut te mire : hajde ulemi tek ky pozllomi ( nje vend i ngritur si prag
prane shtepise ) dhe dredhim ndonje duhan , e pjekim ndonje kafe ! Njeriu i mire Rexhep Beli , i tha : jo jo se do ti vij njehere shtepise rrotull . I zoti i shtepise , per respekt te mikut i tha : epo mire dhe e ndoqi pas . La kutine e duhanit dhe shkoi pas mysafirit !
Kur i erdhen shtepise rrotull , i zoti i shtepise , i tha gruas se tij : na piq dy kafe dhe u ulen tek vendi qe paten thene me pare , ku pati lene edhe kutine e duhanit .
Kur hap kutine e duhanit , sheh se ne vend te duhanit kishte lemyshk … I habitur por e dhe i inatosur thote : ouuu po kush na i beri kete Jahu ( keshtu thirrej njeriu i mire ne kete zone )
Saliu i vogel , vrap ja shkeli vrapit ! Njeriu i mire u kthye nga Saliu qe vraponte dhe tha :
– KETIJ FEMIJE KA ME JA PA SHERRIN GJITHE SHQIPERIA E JO SALL TROPOJA !!!!!!
Zoti Berisha nuk ka shkruar nje rresht kurre per Partine dhe per Enver Hoxhen sic ka bere ky i shituri Viktor Malaj. Ai ka botuar artikuj shkencor ne revistat mjeksore m ete famshme ne bote. Ka shkruar nje artikuul ne Gazeten Bashkimi ky kerkonte me shume humanizem. Edhe sikur te mobilizoni te gjithe plehrat e botes nje dem nuk i bani Sali Berishes por idemtifikoheni si nostalgjike te enverizmit.
Pse po munohesh krejt kot tuj leh o hajni Grigja?! Ti kur shkrunte Saliu per parti nuk lexojshe dot se ishe fort i zanun tuj vjedh. Komentin tand shkruje me mir me emen ne facebuk t’kryelehsit se munesh me u shperbly sic e do “tradita” e lehaqenve se ktu t’vete krejt dam se nuk po e di saliu se kush e shkru
O ” tradita ” , ti do ta mbrosh po nuk di ta mbrosh! Saliu te qe se nuk donte tu futej ne b…e ,
– nuk futej ne PPSh, qe nga v.1968 , anetar e thjeshte ne fillim dhe sekretar partie, deri sa filloi pluralizmi , ku ju ” dha urdheri ” te kthyer pllaken ! Mos ishte i besuari i Partise , nuk ja mbante b….a Ramiz alise ta conte tek studentet , se komunistet e Shqiperise te merrnin shpirtin ! Po i besuan Ramizit se ( cte besh kur e ke tradhetine nga brenda )
– nuk dilte me femijet e Enver Hoxhes , sa tek varka ne Drilon tel Liqeni i Pogradecit , sa tek oxhaku i viles se bashku me Lirine dhe me femijet e Enver Hoxhes,
– nuk e nderronte ditelindjen per ta afruar prane asaj te Enver Hoxhes, ne 15 Tetor , per te lindur ka lindur ne gusht , ne gjendje civile e ka ne korrik dhe per te fesuar e feston ne tetor ! Hajde merre vesh pse e ka bere ketet pune !
– ata qe e njohin thone qe kur paten ne turme nje vizite me udheheqesin , midis te tjereve ai ja dha doren dhe Sali Berishes , ai nga entuziazmi e mbante doren lart e sja jepte kurrekujt se e kishte takuar Enver Hoxhen , kjo sflet per nje njeri qe se ka dashur ate , perkundrazi flet per ate qe ka bere te pamunduren me Dr . Din Abazin dr. Nga Luzha e Tropojes dhe dr . I Hysni Kapos ) qe te futej ne bllok .
Ja arriti qellimit dhe e mbajc me shendet ti dhe te gjithe ne per te gjitha bemat e gjemat qe ka bere ndaj ketij vendi e ndaj ket populli .
Here tjeter ” tradita ” per te mbrojtur ata qe do informohu me pare se do zhgenjehesh dhe do ndihesh keq !
Ore ti i dashuri artikullshkrus,une Tartufi te hamuliturat e qeneve i quaj te hamulitura qe
vine nga zagare qe nuk te hane por vetem te prishin qetsine. Cmenduria e hamulitjeve te
zagareve eshte kur ato nuk pushojne nate dhe dite,per 25 vjet resht duke hamulitur.
Ky zagari hamulites me origjine nga veriu ka vertet 25 vjet si zagar i keq qe hamulit e nuk
te ha. Por kane 25 vjet resht nje tufe hamulitesh zagaresh,qe kur pushon ky zagari qe na
thua ti,fillojne me hamulitje te pa mbaruara zagaret ne kodren perballe tij. Ne kete tufe
zagaresh hamulitesh qe hamulisin dhe te hane mutin te thate dhe te njome je dhe ti brenda
qe hamulit per 25 vjet resht tamam me vleren e zagarit te veriut dhe kopese qe ndjek kete
zagar te races komuniste te basarduar me shume farera te ndryshme.
Artikullshkrusi i dashur zagaret vriten,zagareve nuk jua kthen me hamulitje zagaresh ????
” Tradita ” e shpellave duket qarte qe i perket tufes se madhe te lehaqenve ( sic i quan autori ), duket qarte qe ka te njejtin mentalitet, te njejtin moral dhe te njejten prejardhje. Sipas ketij lehesi me te vogel na del se te kesh qene 22 vjet anetar partie dhe gati dhjete vjet sekretar i byrose se partise nuk paske lehur asnjehere per E. Hoxhen dhe komunizmin. Pastaj, ajo qe ka me shume rendesi nuk eshte fakti a ka lehur Berisha per Hoxhen apo jo por faktet rrenqethese ( per njerezit e kulturuar dhe jo bagetite me dy kembe ) qe kryelehesi Berisha nuk ka lene kundershtar politik pa fyer e shpifur, jo vetem personalisht por edhe grate, motrat apo nenat e tyre. Ne cilindo vend perendimor ( Europe apo Amerike ) sikur nje politikan te sillej si Berisha dhe te thoshte qofte edhe 10 per qind te atyre qe ka thene ai, jo vetem s’vinte kurre ne pushtet por do ta kishin derguar per analiza tek psikiatri. Mirepo, pikerisht pse ka bajga te tjera me te vogla se ai edhe ben ashtu Berisha. Sic thote populli ” Ben si gjen “. Me sa duket, nje pjese jo e vogel e shqiptareve nuk meritojne me shume se aq.
Lejomeni qe ta “shqiperoj” thenien e sipercituar kineze:”Nje qen qe leh per gjitheçka pa kufi, leh edhe pas hijes se tij” Ky eshte lehesi, qe ka dale nga pragu, Sal-uk-trapi, qe erdhi prej maleve duke u çjerre e duke uleritur me instinktin e shpellareve dhe me duartrokitjet e te marreve doli ne krye te shtetit te rrumpalleve. Ky beri qe partia e pare legale njerezore postkomuniste te ndryshonte, fytyren e saj mizore shqup-iste te krijonte, e rrethuar prej zagareve te races “Salariste” qe lehin pas kermave ne ferrishte.Sahanlepiresi i bllokmeneve dhe sherbetori besnik i tiranit i mendoi njerezit si tufen e dheneve dhe shqyu si perbindesh deren e stanit.Pasi shkaterroi e dogji çdo gje qe ishte me kembe, i detyroi njerezit te iknin nga syte kembet me shpirt nder dhembe.Pasi kontrabandoi dhe vodhi gjitheçka duke lehur rruge me rruge e shesh me shesh, e ndoti vendin, e mbyti ne krime, ne droge,ne seks.Ne majen e kupoles, i pushtuar prej ekstazes dhe pasi u rrezua prej shkalles, i rrethuar me hajdute ,seksere e vrases.I dehur nga ererat e keqia si qeni i stalles nuk pushon se lehuri per te fshehur krimet e tij dhe pasurite e djalit e te vajzes. Ky perbindesh, ky kriminel qe leh si qen i terbuar dhe kendon si gjel,pa pushuar,me poshtersite e tij kalon te gjithe kufijte e imagjinates, duke ia shitur ferrin si parajse injorances.Ky eshte shpifsi me i madh i shekullit, aventurieri i kotesise qe ia kon Shvejkut,ky eshte perbindshi i shpellarise qe ia kon Drakules se Vllahise.
Ju lutem shume ju te gazetes dita mos shkruani me per njerez te tille se po beheni te bezdisur.
Zoti Malaj ! Me pelqeu shkrimi i juaj, nje sarkazem e goditur, por jo nje gje e paditur.
Ne krye te shkrimit ke paraprire nje thenie te lashte kineze.
Je munduar kot deri ne Kine.
Per qente e rruges dhe jo vetem ka plot thenie dhe ketu tek ne.
Ja psh, “Qeni qe leh nuk te ha”.
Por ky qeni yt dhe yni bashke, as sot kur kerkon te jete zot i lehjeve dhe dje qe ishtet lehe per te zotin, nuk eshte se vetem leh dhe nuk ha.
Ai nuk ka problem vetem bezdisjen me lehjen qe ben.
Ai leh dhe kafshon.
Ai leh dhe infekton.
Perhap semundjen e tij me keq se kolerja , madje me keq se metastazat e kancerit.
Ai nuk eshte vetem i ndyre dhe i rrezikshem pse leh, ai eshte i TERBUAR.
Dhe terbimi eshte semundje e rrezikshme qe vdes jo nje individ por nje shoqeri qe infektohet sipas sistemit zinxhir te infektimit.
A nuk te duket se ketu kush me shume dhe kush me pak ka pak doze te tille?!
Dhe jo vetem ata qe jane brenda kolibes se tij, ne nje kope me te, por dhe ata qe duken si kundershtare, u pelqen ta imitojne, madje sa me shume qe duan te tregojne se e urrejne aq me shume e imitojne.
Sepse po te mos e donin dhe ta urrenin vertet, se paku do ta kishin izoluar ate dhe ata qe jane prekur me shume nga sindroma e tij.
Eshte bela me semundjen e terbimit, ajo bene dem , se po qe per lehje dhe qen qe lehin, ne bote ka pa hesap, madje edhe ne nje forum te thjeshte si ky ne faqen e shkrimit tend gjen po te kerkosh.
Terbimi kerkon te zhduket si semundje, per te shpetuar te tjeret qe ende nuk jane infektuar dhe me e pakta kerkon masa per te izoluar me te rrezikshmit.
Po kush ta beje?
Duhet qe çobani dhe çobenjte te jene te paster vete.
A ka te tille?
Ky eshte problemi.
..ç’fare vleresimi…per mitin apo mu..n e demokracise{pas rivleresimit]
E gjetur eshte fjala “LEHAQEN”, por nuk mjafton per ta karakterizuar personin, per te cilin flitet, sepse me sa di une qeni qe leh nuk te kafshon ose te ha, sikunder ka bere ky lehaqen. Pra duhet shtuar edhe ndonje epitet tjeter me perfaqesues. Nga ana tjeter, mendoj se me te keqinj dhe pa personalitet jane ata bythelepiresa qe i shkojne akoma pas ketij te marri.
GJITHE KTA QENER (komentues) LEHIN NJESOJ SI LEHSI I ARTIKULLIT
I nderuar z.Malaj,une do te deshiroja te te jepja nje keshille,jp vetem si autor i ketij artikulli sarkastik,por edhe si nje intelektual i medias elektronike dhe asaj te shkruar,qe nuk mjafton sarkazma,per te ndryshuar nje realitet te pergjithshem, nje realitet da komik aq edhe tragjik.Ky realitet i gatuar ne guzhinat e partive politike shqiptare.Kemi 25 vjet qe te gjitha mediat elektronike dhe ato te shkruara,e kane trullosur aq shume popullin tone sa qe artikulli juaj eshte aq evident sa edhe monoton.Ekziston nje shprehje frazeologjike:”Cadere in Scilla per scampar Cariddi”(Bie nga Shilla tek Karibda),me sakte:ndodhem midis dy zjarreve.Me qarte populli yne ne kete situate ndodhet.Me 23 Qershor votoi jo per te ndryshuar prapanicat ne kolltukun e pushtetit,por per te ndryshuar ne thelb qeverisjen.Per te cuar para drejtesise zullumqaret.Kjo nuk po duket as ne horizont.Gjithashtu ne nje Shtet ku sistemi idrejtesise eshte i korruptuar,artikulli i juaj eshte nje slogan.Te me falni,por ky eshte realiteti.