Kryeministri Cipras si Ponc Pilati

redaktor
Alexis Tsipras, head of the anti-bailout Syriza party, speaks during a financial conference in Athens on Tuesday, Dec. 2, 2014. Tsipras said that Greece’s battered economy could not recover unless the money owed to other Eurozone country’s was cut significantly. The leader of Greece’s popular left-wing opposition says he will demand a massive debt haircut from bailout lenders if his party comes to power in a possible snap election early next year. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Ponc Pilati, prefekti romak i provincës së Judesë nuk ishte fare i bindur për fajësinë e Krishtit. Megjithatë e dënoi me kryqëzim dhe për të “larë duart” përdori demokracinë duke pyetur turmën: Kë të kryqëzojmë, Krishtin apo Barabën? Krishtin! – ulëriu turma. Vox populi, vox dei. Krishtin e kryqëzuan.

***

Të njëjtën taktikë populiste, të larjes së duarve me demokraci, po përdor edhe kryeministri grek Cipras, për të “larë duart” në marrjen e vendimit të rëndësishëm lidhur me pranimin ose jo të kërkesave të kreditorëve. Parlamenti i Greqisë miratoi organizmin e një referendumi dhe Cipras bëri thirrje që t’i thuhet jo kërkesave të BE. Një vendim dinak që sot i thotë BE se ishte vendimi i popullit dhe nesër, kur ekonomia greke të ndodhet e kryqëzuar nga pasojat e daljes nga euro, t’u thotë po grekëve, se janë ata vetë përgjegjës për pasojat me vendimin që morën. Një rast tjetër që provon se dinakëria antike greke nuk ka vdekur.

***

Tamam si Ponc Pilati, edhe Cipras nxori përpara “popullin”, turmat, demokracinë. Taktikë e zgjuar por jo e drejtë. Sepse në demokraci jo të gjitha problemet zgjidhen demokratikisht, me votë. Sepse jo gjithmonë përjetimet e “popullit” përputhen me interesat e vërteta që ai, jo rrallë, nuk i kupton në kohë dhe sa e si duhet. Mendoni sikur në një moment, Banka Qendrore e një shteti, ajo që rregullon politikën monetare, të funksionojë sipas dëshirave të popullit. Ajo pjesë e popullit që ka nevojë për kredi dëshiron që përqindjet e kredisë të jenë sa më të ulëta. Ndërkaq ajo pjesë e popullit që ka depozita në banka, do të donte që interesat të ishin sa më të larta. Kështu një fraksion i popullit do kundërshtonte një fraksion tjetër të popullit. Por, fatmirësisht, Bankat Qendrore nuk marrin parasysh dëshirat e popullit edhe sikur ato të shprehen nga një shumicë dërrmuese. Bankat Qendrore marrin vendime për rritjen apo uljen e interesave nisur nga objektivi i ruajtjes së stabilitetit monetar dhe nxitjes apo edhe frenimit të rritjes ekonomike. Pra funksionojnë jo në përputhje me dëshirat momentale të një pjese të popullit, qoftë kjo edhe në shumicë, pikërisht për të mbrojtur interesat e vërteta të popullit që ai, jo rrallë, nuk i kupton. Po të ndiqte dëshirat e “popullit” Banka Qendrore do i shkaktonte ekonomisë katastrofa shumë të rënda dhe bashkë me këtë, edhe interesave të vërteta të popullit. Një funksionim të tillë “antidemokratik” tepër të çmuar për demokracinë dhe lirinë e njerëzve, kanë edhe institucione të tjera si, për shembull, gjykatat. Ato nuk u binden pasioneve të turmave.

***

Kryeministri Cipras ka zgjedhur rrugën e gabuar. Ka zgjedhur të fshehë kundërshtimin e tij ndaj kërkesave të kreditorëve europianë pas vullnetit të popullit, pas demokracisë. Dhe përgjigja e referendumit dihet. Një “JO” e madhe kundër kërkesave të kreditorëve. Sepse ku ka popull në botë që i pyetur nëse do të paguajë më shumë apo më pak taksa, të përgjigjet “Po”!? Por ka edhe një tjetër padrejtësi në këtë taktikë të kryeministrit Cipras. Eshtë fakti që kur i morën miliardat nga Bashkimi Europian, qeveritarët grekë nuk i kërkuan një mendje popullit grek. As kur i bënë ato miliarda rrush e kumbulla bashkë me popullin, por më shumë për vete. E pse kërkojnë mendjen e tij tani kur ka ardhur ora e pagesave? Një taktikë populiste kjo që nuk parashikon asgjë të mirë, në radhë të parë për Greqinë, por edhe më gjerë.

 

Share This Article
20 Comments
  • PO SIKUR TI I ‘KRISHTERI’ STEFANI——–
    Te ishe krieminister i Bathores pas 25 vjetesh qe kete popull e kane mbytur ne borxhe e lene lakuriq te ‘mengjerit’ e Sudes e te ‘djathit’ te Ali Muçes e tere krimi e korrupsioni mesjetar i fullanerise per te ushqyer kuajt e xenit -SIDO TJA BEJE PO TE TE KERKONIN BORXHIN E SALISJANEVE DHE ‘BURRAVE TE SHTETIT’ VJEDHUR 25 VJET?
    Do ti kerkoje popullit referendum si shkalla me e larte e demokracise apo do perzinje jashte edhe gjysmen e ngelur per tu PROSTITUUAR SI DERI ME SOT.???

  • ti nuk paske kuptuar asgje nga kriza mor gazetar.
    me naivitetin tend prej lindori (vendeve ishkomuniste) qe nuk e kuptojne lojen politike mes te majtes dhe te djathtes, na e nxjerr sikur masat qe propozojne kreditoret jane shpetimi i vetem dhe i arsyeshem, nderkohe qe ato masa mund te jete shkaterruese ne vetvete ashtu sic rezultoi per 5 vjet nga fillimi i krizes.
    Cipras thjesh kerkon te imponoje politikat e tij per daljen nga kriza, politika qe i thone jo shtrengimit.
    asnje ekonomi ne bote nuk ka dale nga krizat me politika shtrenguese ne historine e botes. shtrengim kerkojne vetem disa interesa te ngushta te institucionet financiare.

    sot ne europe po qarkullon idea qe vendet e ish bllokut lindor jane thjeshte vasale, e nuk e kane idene e tregut financiare.

  • Vezhgim shume i mire, Andrea!!

    Mund te kete edhe nje perqindje te vogel shprese qe populli te votoje per ‘PO’ ndaj kerkesave te kreditoreve te BE. Mund te na bejne ndonje surprize!!

  • Greqia nuk ka zgjidhje, sepse Familjet e medhaja kane vjedhur Buxhete te tera, dhe ata e rrezojne per 3-4 dite Tsiprasin.
    Tsiprasi vetem shtoi ne Resume, qe ka qene Kryeminister.
    Njesoj sic kam qef une te shkoj njehere ne Kine, apo Skrapar.

  • Keta skan hequr morrat e tyre dhe thon perse eshte bere pis tjetri Vend i eger sa dhe zogjte kalojne tranzit ku pulat han gurre dhe gomeret pellasin ne shenje respekti per parlamentaret qe kane 25 vjet qe po e grryejne kete vend Dhe me e keqja meren me te tjeret kurr per veten tone jemi per te qar hallin se akoma rrojme me hidrocentralet e Enverit dhe emigracionin

  • NE QINAM THUHET LARG PRAPANICES

    se tyre natyrisht, Ponzio Pilato governatori roman (dhe jo romak) i Galilese i parapriu banoreve gazmore e te eksituar te Qinamit. Nje gje akoma nuk kam arritur ta saktesoj nese behet fjale per Qinam-in e Zall Herrit apo ate te Kolonjes ne Radovicke, nga ku vjen edhe nje nga trundriturit e gjykates se larte.

    Megjithate, konfuzioni qe ke ne hyrje, zbardhet me tej dhe perfundon perseri ne nje mish-mash te tipit “ngrehu qorr e me trego udhen”.

    Debiti i Greqise kap shifren marramendese prej 320 miliard eurosh, apo 170% te PIL (PBB).
    Kreditoret jane: EFSF (fondi i shpetimit te shteteve) 142 miliard €
    Vendet e EUROGroup 53 miliard €
    Banka Qendrore Europiane 27 miliard €
    Fondi Monetar Int. 25 miliard €
    Bankat dhe privatet 68 miliard €

    Jane rimborsuar deri tani vetem 5,2 miliard € me borxh nga FMI dhe emetim te bonove te thesarit grek me rendimente qe kapin dy shifra perqindje.

    Ja dhe disa nga motivet:

    – Evazioni fiskal i llogaritur ne rreth 30 miliard € ne vit
    – Pagat dhe pensionet publike jashte çdo llogjike te merkatos.
    – Nje vend me 11 milion banore ka te punesuar ne sferen publike mbi 700.000 punonjes.
    – Korrupsioni dhe shpenzimet absurde ushtarake te lidhura me te perbejne pjesen me gjiganteske te fundosjes se ekonomise greke.

    Ne rastin e Greqise nuk kemi te bejme me “populizem” ponziopilatist, sepse Jezui dhe Baraba ishin vetem dy te nje shumice bashkejetuese, greket jane theritur ne referendum per te gjykuar vetevehten: sakrificen ose mjerimin, skamjen.

    Krahasimi me Ponzio Pilto-n do kishte vend ne kete esse “vrime shpuar”, nese Tzipras do nxirrte per gjykim para popullit grek gjithe hajdutet elitare qe e kane òura ne gremine mireqenjen e tyre.

    E kuptove zoti Stefanopoulos ?

  • “Taktikë e zgjuar por jo e drejtë. Sepse në demokraci jo të gjitha problemet zgjidhen demokratikisht, me votë………
    Bankat Qendrore marrin vendime për rritjen apo uljen e interesave nisur nga objektivi i ruajtjes së stabilitetit monetar dhe nxitjes apo edhe frenimit të rritjes ekonomike. Pra funksionojnë jo në përputhje me dëshirat momentale të një pjese të popullit, qoftë kjo edhe në shumicë, pikërisht për të mbrojtur interesat e vërteta të popullit që ai, jo rrallë, nuk i kupton………….” – Andrea Stefani .

    Kjo zoti Andrea , qe ke thene ne keto citimet e mia , jane genjeshtra me BRIRE !

    E para , se nuk ka Demokraci , po nuk pati shuimce vote !
    E dyta , se bankat sido qe iua kane vene emrin , jane hajdutet e kapitalit te madh , qe jo vetem nuk kane lidhje me “popullin” , as si prone dhe as si pushtet , por jane hajdutet , armiqte dhe kundershtaret me te medhenj te “popujve” ! Ato jane grabitesit reale , apo ekzekutoret e thithjes se gjakut te popujve , duke ushqyer me gjakun e “tij” , barcakalecet dhe parazitet e kesaj bote !

    Ke degjuar per “morrin” (parazit) , apo per kepushen (parazit) , apo per kerpudhen (parazite) ? Ja keta jane pronaret e bankave dhe bankat vetem per ata punojne !

  • Ne se ka analist kot fare qe ja fut per qefin e vet , eshte ky Andrea Stefani.
    Me sa duket eshte ngjitur si kepusha diku nga vendete ngrohta e te fshehta te trupit te ndonjerit dhe siguron te ardhurat e tij si shume parazit te tjere.
    Sipas Andrese: ” varja popullit xamaren dhe bej si te do bytha kur je ne qeveri. Populli turme eshte. Populli gabon, politika nuk gabon” .
    Por keto fenomene ndodhin ne keto kohra , pikerisht se eshte deformuar koncepti i demokracise dhe ” kopetencat ” i ka marre ne dore politika dhe hajdutet qe kane ardhur ne qeverisje.
    Politika e re Greke kete deformim kerkon te rregulloje, qofte edhe me dhimbje te perkoheshme per popullin e vet.
    Parat e Greqise i kane politikanet qe i kane vjedhur dhe i kane neper bankat e Evropes.
    Per kete tremben kreret evropian, se mos qeveria greke jua konfiskon dhe ata kane pjesen e tyre.
    Me e mira ka per tu bere !

  • banka boterrore ,esht super hajduta..mbrapa vijn politikant…..mjer ne cfar politikansh ,kane mbire kto 20,vitet e vundit….kane menjen vec me vjedh..me bo miljarda…po ku doti fusin..more ci duan aq,shum..kur te vdesin vec 2,metra ven do marin…dhe miljonat doti kezojn…o,ndonji dashnor i cunit,,se shumicen e rasteve ketyre i dalin cunat pederasta…ose vajzat lezbike…megjithate………CIPRAS e ka bo shum mir……euro duhet te hiqet..europa duhet te jet e bashkuar por cdo shtet me monedhen e vet dhe me ekonomin e vet…….keshtu sic e kan bo ,,e kan bo kastile si honi babs..me vjedh ato vet..keshtu pasurohet akoma ma shum i pasuri dhe varferohet akoma ma shum i varferi

  • zotii stefani
    me sa di une ne mjekren e qoses te gjithe je berbere po ty te mungon emri pa le allatet e berberit.
    cfar e din ti greqine malin e fekenit po cipren prokop murren.
    ajde ketej nga fshati te mesosh naten si milen delet dhe deshte.
    karoqe
    cipra eshte nga te rallet greke me bole
    ti je nga te rallet ushtarake paloke
    te henen ke pegjigjen pa gabime drejtshkrimi

  • Europa pagoi qeveritaret e Greqise, per interesat e saja, dhe tani ato para ja kerkon popullit grek dhe jo atyre qe ua ka dhene.

  • Mua me ben pershtypje nje gje,ne te gjithe kete katrahure ekonomike politike,asnjehere nuk u vu gishti mbi ata qe e krijuan kete katrahure,dhe sipas mendimit tim modeste fajtore jane familjet qe e drejtuan greqine me papergjeshmeri,Karamanlis dhe Papandreu,familja e pare duke e futur greqin ne euro me statistika te fallsifikuara,dhe dyta duke e drejtuar greqin dhe ekonomine greke ne menyre populiste,mbase ju kujtohet ajo shprehja elektorale populiste e Papndreut”covola dhosta ola”por c’fare te jepte ministri i ekonomise te atehereshme leket e europes,qe sot ua kerkojne edhe me interesat e tyre,dhe dyta qe po e gropos greqine esjhte rrjedhja ose me mire gropa qe eshte krijuar ne buxhetin e shtetit nga taksat qe nuk paguhen sidomos nga tatim paguesit e medhenje,dhe me keqja eshte se nuk eshte vene asnjehere gishti tek ata qe sollen greqine ne kete gjendje,prandaj edhe ne ketej nga shqiperia duhet te kemi kujdes nga keto familjet e medha,si pune e berishes qe do ti fut me kuc e me mace ne politike per te ruajtur ato qe ka vjedhur dhe per ti hipur ne qafe popullit nje jete te tere..!!

  • shkrim shume i sakte.Jetoj prej 25 vjetesh ne greqi dhe e ndjejme dhe ne shqiptaret krizen greke.Ate qe do te thote stefani dhe jam dhe une dakort me te eshte se 1-nuk mund te votojne njerzit e thjeshte ,puntoret, bujqit,tregtaret , studentet etj..duhet apo sduhet te paguajne borxhet ,te kemi euro i drahmi,brenda apo jashte eurozones.Greket votuan para pak kohesh nje parti te majte qe do merrej me rimekembjen e daljen nga kriza.Kjo qeveri eshte e mbushur me eksperte ekonomie qe i premtuan popullit dite me te mira.Kryeministri dhe qeveria duhet te vendosin se cila eshte rruga qe duhet te ndjekin dhe jo popuulli qe ju dha votebesimin.Per mendimin tim do te kemi nje jo te madhe ne referendum me te gjitha pasojat qe do kete.

  • Shume e drejte shoku Andrea. Une ste lexoj fare prej kohesh po e di qe ti ke te drejte. Madje nese Tsipras do te degjonte keshillat e Rilindjes do te kishte dale prej kohesh nga kriza. Keshtu mor shoku Fahri Balliu i te majtes!

  • Te pizmosur keq nga humbja e thelle qe pesoi uragani i Saliut dhe i Bashes ne zgjedhje “demokratet” kane dale ne forum per te share Andrea Stefanin vetem sepse ja thote troç shqiptareve te vertetat e hidhura. Jane katandisur ne pike te hallit dhe gjejne ngushellim vetem tek sharjet pa lidhje fare me artikullin e publikuar nga Dita. Ngushellime vellezer demokratikas keshtu si e keni kapur do vazhdoni shume, po shume shume gjate ne opozite. Urime!

  • andrea
    ta pata thene qe dotepegjigjesha me ckoqur te hene.
    po ta them qysh sot.
    enveri na mori shume gjera po dhe i morem ca gjera.
    ty ti paska marre te tera.
    kam vite qe te lexoj.
    edhe kur ishe pa mjeker edhe me mjeker.
    njesoj me nje tendence drejt renimit te mendimit tend llogjik drejt nje hapesire boshe ku nuk ka as kodra as pluhur saharale as vezullime anijesh ne ajer .vetem brockulla.
    nuk te ngacmova kurre per derdellitjet e tua peshtirosese deri ne vjellje sepse ishe brenda territorit tend.ne tavolinat e analisteve me parapagin niveli me i larte eshte ai i zeqos tek shikonte te jemen maj thanes pa breke.
    po cdeshe ne greqi
    te pata thene cipra ka koqe jo si ti paloke
    te pata thene ca popuj duhet ti njofesh nga afer qe te besh analiza per ta.
    greket nuk jane me trima se ne
    po dhe me frikacake se ne nuk jane.
    greket nuk jane me te zgjuar se ne
    po nuhatje politike me shume se ne kane.
    andrucke
    kur vrane nj adoleshent ne greqi u dogj athina
    kur u vrane 4 ne tirane u fshehet si lepurusha
    cipra ngriti komision parlamentar kush firmosi dhe pse per borxhin
    tek ne akoma ska anje shenje
    ti meresh me greqine.
    po e mbyll me sadiun
    nje njeri dinte te analizinte yjet dhe mund te parashikonte ku dhe cfare ndodhte tek i fliste keshtu te tjerve dikush bente seks me gruan e tij
    andeushke
    te fala nga krevati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *