Ajo që ka ndodhur në një shkollë të Memaliajt, ku ca nxënës kanë rrëmbyer regjistrat duke vënë si kusht për kthimin e tyre kalimin e klasës, nuk ka pse merret si dramë më arsim. Mund të kishte ndodhur më keq: të merreshin ose të mbaheshin peng mësuesit. Dhe ashtu, nën kërcënimin e ndonjë arme, t`u kërkohej nderi i humbur në katrat kapicë. Pra, është momenti për të parë anën fatlume të ndodhisë. Eshtë fjala vetëm për regjistra të grabitur e jo për ndonjë kërcënim me jetë dhe kjo është kryesorja. Nga ana tjetër, gjesti i nxënësve tregon një rritje të ndjeshmërisë ndaj shkollës, paçka se jo në drejtimin e duhur. E rëndësishme është që atyre më s`pari t`u vijë rëndë që po mbesin në klasë, e mos pajtohen me këtë fakt. Sa për mënyrën se si, kjo me shpresë do rregullohet me kohë. Ndërkohë duhet të mbahet parasysh se nxënësit kanë patur mundësi të ndërhyjnë vetë në regjistra, të vendosin vetë ndonjë notë, por jo; ata kanë preferuar negociatat, marrëveshjen, konsensusin. Se nga i keqi i mbetjes në klasë, mundet të kishin thyer xhamat e shkollës, t`i kishin vënë flakën asaj, apo makar regjistrave. Ndërsa ata nuk kanë bërë as njërën e as tjetrën, por kanë kërkuar një rrugë të mesme, gjithnjë duhet theksuar, për të larguar njollën e turpit nga vetja prej të qënit mbetës në klasë. Eshtë kjo pra “dallëndyshja” e parë e një ndërhyrjeje në arsim, ndonëse ofrohet si sorrë e zezë…horlliku!. E.H

Ha…ha…ha ky eshet gazetar tipik i Dites.
Hajde arsyetim hajde. Ta kam thene une por nuk e botoni ju, kur nuk ke cfare te thuash me mire hesht. Ata qe kerkojne te kalojne nuk e bejne kete veprim nga turpi, por sepse ndryshe nuk hyjne dot ne universitetet kioska qe i hapi shpellari anembane Shqiperise. Ky vend ka marre fund nga i vogli tek me i vjetri. Duhet te digjet kjo toke, hambar i pjellave te dreqit. Dhe ai mbetes qe kercenon sot, neser behet drejtues (i Rilindjes apo Mortjes njesoj eshte) dhe vjedh sa pelcet. Nuk e bejne nga dashuria per shkollen ata race e qelbur malokesh (po pra, ka edhe ne Jug maloqer). Qeneria eshte ne kohen dhe ne vendin e vet. Paaftesia juaj si gazetare, shoqeri civile vetem sa e ushqen, jeni bere bashkepunetore me ligesine prej kohesh.
Ne shkollene Kemishtaj te Lushnjes u vodhen gjithe regjistrat bashke me laptopin qe drejtoresha e kishte “harruar” mbi tavoline dhe u blene regjisra te rinje dhe perseri drejtoresha dha urdher te kalohen te gjithe, edhe te perjashtuarit, kesaj cfare i thoni?
Kur ne çdo ferre e perrua gjendet nje univesitet, kur diplomat universitare shiten e blihen ne tezgat e vjetersirave ne treg, kur me diploma te blera behesh politikan, kryetar partie,punonjes administrate dhe deputet, horrliku nuk eshte vetem ne Memaliaj e ne Kemishtaj, por nga Kepi i Stillos deri ne Kelmend sepse kjo kthese ne arsim eshte projektuar e realizuar nga Salukpalla, udheheqesi shpirteror i madherishem i gjithe poshtersive qe kane ndodhur e ndodhin ne kete vend, qe turfullon duke fyer e duke shpifur çfare i vjen ndermend kudo qe ndodhet, ne zyre e ne kuvend.
A ka eduakte ne Shqiperi qe ne te pretendojme zhvillim?