Ngjela: Ku kanë shkuar të gjithë njerëzit e mirë?

redaktor

Where have all the good men gone? – Ku kanë shkuar të gjithë njerëzit e mirë? … pyet një këngë e famshme angleze. Ku pra? Pse nuk vendoset drejtësia në këtë vend? Pse bëhet sikur e duan drejtësinë shoqërore, kur tani, në 25 vjet pas diktaturës, ende askush nuk ka më besim se mund të ketë drejtësi në vendin e tij?

Ai pushtetar që nuk e do drejtësinë, urren pa dyshim popullin e vet; ai pushtetar ose politikan që nuk e do drejtësinë është i korruptuar, vjedhës dhe hajdut vlerash materiale të popullit te tij; ai pushtetar ose politikan që nuk e do drejtësinë është i kapur ligsht nga marrëzia e pushtetit, dhe është kundër historisë.

Këta kanë qenë të gjithë ata që kanë shpërbërë drejtësinë në Shqipëri; dhe i kanë lënë shqiptarët në endjen e tyre epike jashtë atdheut të tyre, ose që i kanë bërë që të mendojnë me trishtim mbijetesën e familjes së tyre, jashtë…diku gjetkë, se këtu nuk ka as drejtësi, as punë…por ka vjedhje, abuzim dhe poshtërim të individit.
Punëtori është i poshtëruar, sepse nuk ka drejtësi; zgjedhjet manipulohen, se nuk ka drejtësi; pushtetari vjedh gjithë ditën, se nuk ka drejtësi; intelektuali përbuzet se nuk ka drejtësi të vendosë arsimin cilësor dhe të mos shiten diplomat ku mbështetet korrupsioni shtetëror.

Gjithçka nuk funksionon normalisht, sepse të gjithë ata që kanë qenë në pushtet nuk e kanë dashur drejtësinë shoqërorë. Kanë qenë të varfër dhe janë pasuruar me anë të krimit; dhe shqiptarët presin që këta vjedhës të vendosin drejtësinë kundër tyre. (!)

Gjendja është e rëndë: Where have all the good men gone? Pyet një këngë e famshme angleze, dhe pastaj kërkon një hero. Por a e patë këto ditë “heroin“ Sali Berisha se si fliste, si një palaço i nënshtruar përpara diktatorit të fundit shqiptar? Ishte tre muaj para pluralizmit…dhe ishte kundër tij. Se kishte qenë komunist ekstremist, dhe kishte frikë. Dhe ja ku jemi. Në një gjendje të rëndë. Përsëri te frika nga drejtësia, e atyre që kanë abuzuar me pushtetin.

Por, kështu si duken punët, edhe ky kryeministër, që njerëzit e votuan për drejtësi, nuk ka shenja se e do vendosjen e drejtësisë në Shqipëri… Drejtësia shqiptare sot është leniniste, e korruptuar si ajo që e ka lindur; dhe përsëri leninistët duan të reformojnë drejtësinë me frymë leniniste.

Por, ai që nuk e do drejtësinë, para së gjithash urren popullin e tij. Po populli, kështu do presë; do presë që të kthehen njerëzit e mirë që kanë ikur, apo do ta marrë vetë në dorë çështjen e drejtësisë dhe të mirëqenies shoqërore në Shqipëri. Unë kam bindje se do ta marrë vetë në dorë…sepse kjo gjendje s’bën gjë tjetër veçse e mban shoqërinë në errësirën e mjerimit.

Share This Article
15 Comments
  • Z.Ngjela, nuk i njoh arsyet e verteta perse ju flisni me kete gjuhe, por di te them se keni te drejte,dhe mund te them se ne jemi nje popull i vogel, shume i vogel. Pasojat e kesaj vecantie i kemi vuajtur gjithmone ne historine tone. Te qenit i vogel e ul mundesine qe njerezit e mire te grupohen dhe te udheheqin.Ndaj jemi ne meshire te kohes dhe rastesise dhe te ketyre maskrenjeve te PS, LSI, dhe PD. Nuk ka shprese per kete brez.

  • Spartak!
    Per te ligjeruar ju politikanet deshtake te kesaj politike deshtake, te mallengjeni.
    Demagogji e paster.
    Je padyshim ne nje rradhe me te gjithe te tjeret.
    Ke kontributin tend ne lulezimin dhe konsolidimin e padrejtesise ne kete vend.
    Ky vend nuk behet dhe nuk ka per t’u bere deri sa ne skenen politike shqiptare do te vazhdojne te vegjetojne gjithfare lloj shalatanesh dhe demagogesh, mashtruesish dhe genjeshtaresh, hajdutesh dhe vagabondesh, burracakesh dhe injorantesh me diploma te blera, hipokritesh dhe rrufjanesh.
    Krahason ti kete palo drejtesi qe eshte padrejtesia me e madhe qe ka njohur ndonjehere historia e ketij vendi dhe populli me drejtesine leniniste?!
    Ajo vertete ishte e bazuar mbi ligjet e shtetit totalitarist, te diktatures se proletariatit , te partise shtet dhe plot dogma te tjera, por perseri ajo ishte drejtesi ne raport me ligjet dhe kushtetuten e saj.
    Ishte drejtesi Spartak, qe nuk i linte te perkedhelurit e bllokut te livadhisnin dhe te shinin siç u donte qefi, por i fuste ne burg si rrugeçer dhe shkeles te ligjit, paçka se kur u shkallmua çdo gje u paisen me nga nje çertefikate te persekutuari politik.
    Dhe kush pa?
    Djemte e bllokut, djemte e ish antareve te byrose politike dhe ish ministrave te qeverise se Enver Hoxhes!
    Ishte drejtesi Spartak, se hajduteve dhe gjithe halldupeve u rezervonte qeline dhe kufizimin e drites se dielllit, pavarsisht pozites shoqerore apo funksioneve qe kishin.
    Ishte drejtesi Spartak, se krimineleve qe guxonin te merrnin jete njerzish, u rezervonyte trekembeshin ose plumbin pas kokes.
    Se shteti nuk ndertohet dhe nuk mbahet me fjalime pordhacesh qe u bejne temena hajduteve, trafikanteve dhe krimineleve.

  • Se ç’lidhje ka leninizmi me gangsteret ediramiste, ilirmetiste e salishiqereberishiste, me ben kurioz te na e shtjellosh zoti avokat !?

    Per te tjerat nuk te heqe as edhe nje presje.

  • Nje burre ne moshe te thyer nga Kosova qe me ra te pije nje kafe fare rastesisht ketu ne Zvicer,kur ra fjala per politiken ne Shqiperi me tha,ai vend nuk behet kurre dhe mos te kete njeri shprese per drite ne fund te tunelit,pyetjet time se pse ai e mendon keshtu ai mu pergjigj,sa ta kene ne dore katundaret ndertimin e shtetit ai nuk behet kurre,si te ju ne Shqiperi dhe te ne ne Kosove.Rama ka deshiren e mire po i rrethuar nga fshatare nuk mund te bej gje ne kete drejtim.

  • Where have all the good men gone? Jane rrugeve te botes. Mbeturinat e sistemit te kaluar, po them mbeturinat sepse ai sistem kishte shume njerez te ndershem ne te gjitha nivelet por mjerisht ata ishin te mashtruar, te genjyer, te neperkembur nga klanet e pushtetit Kapo, Hoxha, Shehu te cilet benin jete pashallaresh dhe me propaganden e tyre mbanin shtypur edhe njerezit e ndershem. Per te vazhduar sundimin e tyre keto klane mblodhen ku ishin e ku nuk ishin per te realizuar kthimin e klases sunduese ne klase kapitaliste sunduese.

    Mua me vjen keq qe edhe nje njeri si ju i lexuar e me bote e ka lejuar veten ta perdorin ca njerez kalimtare ne historine e kombit si Berisha, Rama, Meta, Topi e kompani.

    Me gezon shume fakti qe ju keni dale me kete shkrim kaq domethenes. Une e shoh shpetimin deri diku vetem tek Emigrantet. Njerez te ndershem, me integritet dhe ambicioze per te arritur gjera te medha, qe nuk jane te vegjel ne shpirt me pak ose aspak lidhje me Shqiperine por me mall dhe dashuri te madhe per te. Ndoshta Shqiptaro-Amerikane te sukseshem e ku di une cfare.
    Keta qe kemi ketu jane te gjithe kriminele. Ky parlament eshte i mbushur me perverse, idiote, debila, hajdute dhe me njerez qe nuk u ka mbetur asnje ndjesi morale, nga i pari tek i fundit. Nuk duhet pritur me qe keta te mund te riciklojne elitat. Keta riciklojne njerezit e tyre. Heqin baballaret vendosin bijte. Shikoni me radhe ata politikanet e rinj ne dukje. Me siguri do tu gjeni fije te lidhura me nomenklaturen e dikurshme. Eshte per te ardhur keq por eshte e vertete. Pse nuk ka ky vend njerez te paperlyer. Me siguri por si thoni ju zoti ngjela jane te shtypur me kembe.
    Ah sa te zeza kane bere keta nuk mjafton koha per ti shkruar. E zbrazen vendin nga intelektualet, ajka e kombit qe te sundojne te qete ne kete mocalin e madh te quajtur shqiperi ku ne na shohin si mushkonja bezdisese.
    Zoti Ngjela ju duam me aktive ju dhe te gjithe ata intelektuale qe u degjohet zeri. Jo per pushtet, vetem per te drejtuar masat. Pushteti duhet ne duar te tjera.

  • Zoterinje te gazetes ju lutemi nje shkrim kaq te rendesishem ta nxirrni atje ku i takon ne faqe te pare dhe mos vini lajme pa peshe atje.

  • Ore Taku ,po te theras si ne ate kohen e xhirove ne Tiran kur dilje me me bashkmoshataret e tu e shpesh merje fjalen ! Mbaj mend qe edhe ky, qe sot zgjodhem me shpres te madhe ishte pjes e asaj shoqerie ku te flisnin me emrin e shkurter ! Ke shkruar mir ,drejt ,dhe shof qe ne fjalet e tua ka mjaft pezmatim e zhgenjim dhe bej cudi qe akoma te kan mbetur forca te besosh per ndryshim !!Ka gati 30 vjet qe mashtrohemi nga shoket dhe jo shoket e tu ,!Ka gati 30 vjet qe as nje “gur” nuk esht ven ne themelet e nje shteti qe te jep shpres per te ardhmen e cuditem ku e gjen shpresen me ate mbyllje qe i ben shkrimit tend ! Kjo elit banditesh te majmur me gjakun ton ,atje lart ne tryezen e rumubllaket do xhirojn akoma ne kariket qe ja len njeri tjetrit ,e ky popull ,i “droguar” tashme,veshtir se do dij te dalloj te miret e humbur !Esht ky popul qe ne 97 mezi hoqi qafe kriminelin e tradhtarin e madh dhe perseri e solli mbi kok ! Vall rastesi esht kjo?? Pse beson ti qe kan mbetur akoma te mir ??? Jo, Taku jo ,mos genje veten e as mos na mba me shpresa !Ja erdhi edhe 2 vjecari i fundit, qe i mbeti ktij burracakut qe na mashtroi me klithmat e na u duk “Skenderbe”e nuk dim cili “Skenderbe”do ket fuqin qe te shpartalloj kte band te eger e aq te neveriteshme antishqiptare, qe urren popullin e saj ! NJe milion shqiptar vrapuam per ate ndryshim qe ti shpreson por krimi,hajnia e mashtrimi aty ngelen e ne mbi renojat e tyre hecim ! Cfar te ben te besosh se do ndryshoj !!!!!! Krimi,vjedhja ,mashtrimi ,urrejtja qendrojn akoma mbi kokat e shqiptareve te pa ndeshkuara sepse sic thua, ata qe kemi zgjedhur nuk ndeshkojn dot veten ,pra ata sdo len kurr te miret te te bejn qefin i dashur Taku ! …….

  • Avokat Ngjela, nuk dyshoj ne zgjuarsine tuaj natyrale si Zagoriot, po di qe ti e di me mire vete qe atdheu yne Shqiperija ka qene dhe eshte e “varur”, eshte zbatuese e thjeshte “urdherash”e ku zbatuesit kane perfituar nga koha qe kane qene ne pushtet pa perjashtim ngjyrash.Atehere ç’fare mund te pritet kur te gjithe pa perjashtim ata qe kane prekur Demonin e politikes e te pushtetit jane per t’u lene jatesisht mbrapa hekurave.Ju mendoni qe politikanet -biznesmeno- deputeto -bankier te bejne “karakiri”? Qetesohu avokat se edhe juve vete si i vuajtur nuk te mungon deshira e luksit te pamerituar i gjysme -qorrave.

  • Ky sharlartan perfaqesues tipik i kohes te shkerdhatokracise kontribuesi kryesor i kesaj mizerie ku jetojme sot, na flet tere kohes si opozitar! Cfare IRONI e fatit. Ky eshte derivati i shume nastradineve & co, qe ne keto vite shkerdhatokracie lulezuan si kerpudhat pas shiut!.
    As ne afrike nuk gjen njeriu sharlatane te ketij kalibri si keta monstrat e albanistanit!
    Ne lidhje me drejtesine “leniniste” nuk kam cti shtoj me teper pergjigjes se sakte
    (si gjithmone) te analistit te nderuar Vezhguesi F.

  • Beri thirrje votoni rilindjen.Tashti opozitar?
    Ne kohen e Enverit thuhej se po te hiqen klonet ne shqiperi ngelen vetem plepat tashti Po qe se Europa pranon azilante ngelet Edushka ,Ilir floriri dhe Salushka.Ti fshiju kepucet here njerit e here tjetrit.

  • Iken o Spartak ikkeeeennnnn ne USA,CANADA,EU,AUSTRALI……lere ca thone keta neper webe…..po te zgjuarit iiikkkeennnnn…
    ose me nji fjale…TRIMAT I MORI DETI,KOQET I MBAJTI SHTETI….se duhe. dhe ca neper webe per bla bla bla…

  • Kur nuk eshte minister apo me ndonje detyre shteterore, avokati flet mire, por, i kujtoj te ktheje koken pas dhe te flase si burre, pse ne kohen kur ishte minister i drejtesise me 1977, nuk beri asnje pune, megjithese pati premtuar qe fajtoret e atyre ngjarjeve te kobshme, qe hyne ne histori, do i ndeshkonte rende! Jo vetem qe nuk e realizoi ate premtim, por me pas as nuk i zuri me ne goje! Thjeshte, i pabesueshem!

  • Per nje gje ju siguroj z. Ngjela ? Njerezit e mire nuk jane ne asnje nivel te qeverise dhe te administrates publike .Ata qe jane ne keto nivele quhen jo njerez te mire por me emra te tjere si p.sh,-oborrtare partish, jesmene,trupeshq,shoqka e shoqe , farefis ,nipka,mbeska,krushqicka,dashuricka e ku di une.Kane shume emra por kane pak mend e perkushtim, kjo eshte e perbashketa e ketyre specieve qe as Darvinit nuk ju dha rasti ti studjonte !Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *