Partia Socialiste sot ka ditëlindjen e saj. Në një variant tjetër, në atë cinik, është riciklimi i saj me natyrë konvertuese. Fill pas ndërrimit të emrit në Kongresin e 10-të, nga Parti e Punës në Parti Socialiste, nënkryetari i atëhershëm Ismail Lleshi, njeriu që i ra për pjesë ta shpallte këtë moment në kongres, u ndesh me një pyetje jo të lehtë në një prej takimeve sqaruese me elektoratin e majtë, startuar pas kongresit. Mu në Dibrën e tij, atij iu drejtua dikush duke e pyetur me dhelpëri tipike dibrane, nëse një të dënuari me vdekje duhej t`i falej jeta pasi ndërronte emrin, një aluzion i kuptueshëm për kohën, derisa ende PD-ja dhe Berisha, me sjelljen e tyre politike, nuk e kishin bërë PP/PS-në që të dukej si një qengj, përballës bishës që po lindte. Sakaq, ndërrimi i emrit kishte ardhur një vit pasi Edi Rama kërkonte me ngulm daljen jashtë ligjit të Partisë së Punës, një gjë kurrë e artikuluar nga Berisha dhe të tijtë; dhe që për më tepër do kostonte në figurën e Ramës për t`u quajtur nga Berisha ekstremist e anarkist, pikërisht prej kësaj lloj kërkese e ca të tjerave, që binin ndesh me frymën ramiziste të PD-së në shpërgënj. Kohët më pas e sollën që tej aspektit zyrtar e legal, të mos kuptohej qartë se kush ishte trashëgimtarja e vërtetë e PP-së, PS-ja apo PD-ja?! Gjërat komplikohen më tepër kur shoqërohen prej mistereve. PS-ja nuk përbën mister. Ka qenë PK, u bë PP dhe koha e solli që të bëhet PS, një gjë që që e dijnë të gjithë dhe që nuk e ka mohuar. Por PD-ja nga vjen, se kjo të mundon?! Po ashtu kohët e sollën që, a prej kompleksit të së shkuarës a prej pasurisë individuale në lidershipin e saj, PS-ja të pësonte sa e sa thyerje, të provokonte prurje, të tundej e të shkundej, të lahej e shplahej, të pësonte revolucione të brendshme; karshi një PD-je të dënuar për të qenë një ujë i ndenjur zakonor porsi lideri, pavarsisht emrave në ikje e ardhje. Dhe kur vjen 12 qershori, me këto nuk merret askush. Të gjithë nxitojnë tek ftesat, si ato gratë thashathemexhesha në prag dasme që zjejnë me njëra – tjetrën për të gjetur inate, zemërime apo hatëmbetje tek listat e të ftuarve. Ndërkohë, temë kryesore do ishte ajo se ku mbeti PP-ja pas 12 qershorit. Druhemi se po ju futëm kësaj analize, përfundimet nuk do jenë hiç entuziaste, pasi dhe në këtë rast do na fanitet….Berisha! / E.H.

Sa me shume kalon koha aq me shume po konturohet mendimi qe E.Hoxha (jo ky i dites) do ngelet jo vetem profeti i Shqiptareve por nje nga burrat strateget me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi.Dhe kjo jo per merite te tij para 1985 por per “merite” te atij populli qe shfaqi shenja kanibalizmi me nje te vdekur,dhe pikerisht me shume nga ato qe i ferkonin bolet kur ishte gjalle.
Kjo dhe per merite te PS-PD-LSI KU 95% e kupoles Tiranes qe jane ish komuniste,ish spiune dhe ish turbo-enveriste.
*Dikur ne vitet 70-80′ koment-shkruesi vriste mendjen se si eshte e mundur qe ai popull me kuadrot e tij kalonte ne orgazem me deshire me mesimet e Enverit ?! Kete pergjigje e mora pas 1992 e vazhdon dhe sot:Ai popull e meritonte dajakun e Xhaxhit dhe e kishte pak..
Ne Gjermani ku punet behen te sakta i denuan ish diktatoret kurse tek ne bejne ligjin femijet e tyre, ja cfare populli jemi ne dhe duam ti bashkangjitemi Gjermanise, Frances ne Europe. Nuk na pranojne sepse nuk jemi te sinqerte