SHËNIM: Ku u ndie më shumë mungesa e Enkeleda Zekos këtë Botëror?!

anazapta

Enkeleda Zeko, gazetarja dhe moderatorja e profilizuar për botën e sportit, e cila, sipas një lajmi ka hedhur në gjyq eprorin e tij, përfaqëson vërtet një model pa të dytë në gazetarinë sportive shqiptare të pas `90.   E dominuar nga meshkujt, prezenca e saj prej vitesh në ekran si një femër e specializuar për botën e sportit, ishte padyshim një risi pozitive.  Dhe sa për konfliktin e saj me një prej drejtuesve të RTSH, ato gjithsesi mbeten problematika të brendshme, jo gjithnjë plotësisht të njohura për publikun dhe plotësisht të mjaftueshme për të dhënë gjykime nëse njëri apo tjetri kanë të drejtë. Është e vërtetë se Enkeleda Zeko i ka munguar këtij Botëtori; por më shumë se si moderatore, i ka munguar në komentet e kryesorit të komentimeve të ndeshjeve, që mbiemri Grillo nuk e përafron aspak me stilin alla Lad të komentit, të shtruar, të qetë, me nervin jo në kurbat zanore, por në saktësinë e paraqitjes së asaj çfarë ndodh në fushë, në çdo detaj. Ndërsa Grilloja aktual, njihet për faktin se në çdo dy a tre fjali, njërën ja kushton Enkeleda Zekos. Në komentet e tij, të ngjan se nuk është hiç e rëndësishme se ç`ndodh në fushë, para faktit se për ndeshjen do flitet në emisionin e drejtuar nga Enkeleda Zeko…dhe se ndeshjet transmetohen dhe në HD!  / E.H.

Share This Article
13 Comments
  • Une nuk e njoh Enkeleden por them me bindje te plote qe Martim Leka, Aleksander Frangaj dhe Nolle Lesi jane nje rrace e felliqur, njerez qe i kane sherbyer sigurimit te shtetit e cdo padroni ne qeveri, hajdute, imorale dhe harbute, Le te kontribuojme te gjithe te pastrohet ambienti mediatik nga kjo rrace e neveritshme.

  • Martin Leka mund te kete shume gabime por sa per kete biben ka bere shume mire qe e ka zhdukur nga ekrani .TVSH-ja ,ky ekran i degraduar edhe Zekon deshi qe te na peshtiroset fare.Rubrikat e saj sportive ishin aq te lyrosura sa dhe pudra ne fytyren e saj.Shyqyr qe per boterorin nuk ishte se me ate buzeqeshjen fallco ,me nderhyrjet e saj fare pa takt dhe me komentet teper ordinere dhe joprofesionale do na e kishte shpifur fare futbollin me te bukur ne planet.Sa per Grillot e kam thene dhe me perpara,koha e Ladit ka mbaruar ndersa ky qe ka mbetur,Kosta eshte bere fare bajat ne komentin e ndeshjeve,gafat e tij nuk kane te mbaruar(p.sh. ja njera “Tani Skolari eshte ne te shtate qiejt” ne vend qe te thoshte “Tani Skolari eshte ne qiellin e shtate”).Komentatorit nuk i lejohet te behet pale me asnje ekip dhe duhet qe tja lere shikuesit te gjykoje ,po ky rregull nuk pi uje per te dhe behet acarues per shikuesit.Duhen njerez te rinj dhe shembulli ekziston,emisioni PASO ishte shume i bukur me Albanin dhe Ervinin.

  • ku mbaron lista e qelbesirave te ketij vendi ,une cuditem se po behem 50 vjec dhe nuk kame degjuar te flitet mire per nje drejtues, ku 90 % na dalin qelbesira ,

  • Enkeleden nuk e njoh e s’mund te flas se RTSH po e ndjek vetem tani per ndeshjet e boterorit,por kam konstatuar se komentatoret jane totalisht te paafte.Kur degjon Marçelo e jo Marselo, Davide Silva e jo David Silva, trikolor e jo tringjyresh, Albiceleste e jo bardhekalter, pancera apo dojça te neveritet komenti.

    • ke harruar se thote dhe gjatesite e lojtareve,peshen e ngjyren e flokeve e asgje per golin qe behet ne ato momente,ky ta heq trurin fare!!!!!!

  • Lars R si larve qenke, nje tipologji me martin leken dhe ti. Te paska bere hije dhe ty kjo vajza. Mos u sekelldis ske ci ben. Do vuash ca se ai fshati qe ke ne bark sdo te te dali kurre!

  • LARS .R po do ta them edhe Emrin tend te vertete( B….), po il me mire ik lepi ndonje … se Martini me shoke po Vjedhin Parat tona ! Ku eshte Fshehur Prokuroria , SHPERDORIMIN DETYRE, SHPERDORIMIN FONDEVE PUBLIKE keto duhet te Themi se jane parate e Popullit Hapeni Dosjen Penale Drejtorit te RTSH me gjithe keto te dhena qe kane dale ne Publik Kete duhet te KERKOJME, Drejtesi per Parate Tona , qe jo martin Leka po askush te mos i Vjedhe dhe Shperdoroj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *