SHËNIM: “Kukësi i ri ka bërë ndryshime….”

anazapta

Një aksion qytetar shpëtoi ujrat e liqenit të Fierzës por dhe nderin e një qyteti. Dhe për koiçidencë kjo ndodhi po nën hijen e një njeriu që e ka bërë Kukësin vitet e fundit ndër emrat më të artikuluara të qyteteve shqiptare, falë ca rezultateve befasuese në futboll: Prefektit Gjici. Dhe ky është  një tjetër “Kukës i ri”, pasi atij të mesit të viteve 70-të, kur pasi i vjetri u “mbyt” nga ujrat e liqenit të hidroçentralit, një qytet i ri lindi qindra metra më lart në një terren pyjor, për të cilin vite më vonë do thurreshin ca vargje të krijimtarisë urbane: Kukësi i ri ka bërë ndryshime / ka ec treni në rrugë maqine!

Dhe në fakt, Kukësi si qytet e kuksianët kanë ofruar jo pak histori me “trena” që ecin në asfalt. Gjatë periudhës së komunizmit, Kukësi njihej si qyteti i mjeshtrave të këpucëve me porosi për meshkuj, të atyre që ua rrisnin të rinjve gradat e garipllëkut nëpërmjet takava  paksa të lartave dhe rrudhave anash.  Më pas, në vitet e para të sistemit të ri, gjermanët do zgjidhnin Kukësin për të investuar në infrastrukturë, ku  në periferi  të qytetit do ndërtonin një lagje me shtëpi të drunjta për të pastrehë, quajtur ndryshe dhe si ‘lagjja gjermane’.  Po ato vite,  kuksianët do njiheshin si më të shkathtit për të bërë lek me biznese që kërkon guxim e kurajo, sidomos duke shfrytëzuar embargon e luftës në ish-Jugosllavi  me dopjo-serbatorët e famshëm  që bënin  vajtje-ardhje Prizrenin duke luajtur rolin e pikave të karburantit në lëvizje. Edhe tek firmat Piramidale, kuksianët patën pjesën e vet, ku në krye qëndronte Gjallica, me emrin e malit që i ri mbi kokë këtij qyteti, tamam si një piramidë natyrore me madhështi, bukuri e frikë bashkë; frikë sidomos në kohë dëbore, teksa kujtohet ai ortek i dimrit të 1985 që rrafshoi sa e sa shtëpi të Shtiqnit në këmbë të malit, duke shkaktuar me dhjetra viktima. E përmbi të gjitha këto, dje dhe sot, Kukësi është një prej qyteteve me njerëzit me mikëpritës e bujarë, paçka përvojave të trishta të atyre kreditorëve që kanë humbur milionat tek Gjallica e çiftit Kadria. Eksodi kosovar ishte shembulli më i mirë i shpirtit të këtij qyteti.   Dhe me aksionin qytetar për të pastruar ujrat e ndotura  të Fierzës,  kuksianët treguan se vërtet, në qytetin e tyre ndodh që treni të ecën dhe në rrugë maqine. Kur është fjala për punë të mira! / E.H.

 

Share This Article
5 Comments
  • mbasi lexon kete mini artikull besoj se shume shqiptare “mallkojne” vehten qe nuk kane lindur ne kukes.

    kam nje verejtje te madhe per E, Hoxhen (gazata Dita) i cili nuk na jep ndonje fotografi ose pershkrim nga pastrimi i liqenit qe mesa di une eshte bere nje pastrim vetem pjesor dhe i paperfilshem

    Autori ka harruar batuten me te forte per kuksianet.

    Pasi mbaroi ndertimi i Kuksit te ri ne vitet 70-80 me the te drejten ne krahasim me B.Currin,Puken etj dukej shume i bukur me zabelin anash,tullat e bardha te pallate dhe blu-ja e liqenit.

    Kryesisht te rinjte apo plakat qe nuk kishin qene ne Tirane ndonjehere thonin

    *************Kenka bo Tirana si Kuksi.**************

    Me qe permende kepucaret:

    Ne nje repart te kuksit ka bere pak jave ushtrine dhe mazamakeq heroi Azem Hajgarja i cili nxorri nje raport mjeksor me mik si “i semure psiqik” dhe u lirua. nga ushtria.Pra e ka dhe kete merite Kuksi ku heroi yne kepucari i tropojes “sfidoi “diktaturen duke braktisur ushtrine.

    Prandaj nuk ben hajer ai vend se kepucari pedofil ,zagar i sig.shtetit,trafikant i droges dhe armatimit,i vrare si qen rrugesh e kane cuar te varrezat e kombit kur heronjet e vigut jane ne plehrat e shkodres.Shenoje dhe kuksin si “toke e xanme” nga nga banda e hajdarit per trafikimin e armatimeve qe i hengri koken..

    Miqesisht verejtja e fundit per E Hoxhen : A ke ndonje material te shohim liqenin e pastruar.

  • Askush te mos e kujtoj se eshte thjeshte nje pakujdesi. Para nje muaj kur filluan shqetesimet per lumin Radika nje ekspert Evropian botoj ne nje te perditeshme shqiptare per floren dhe faunen e lumenjeve shqiptare, me theks te vecante lumin DRIN dhe limin VJOSE si nga me te pasurat dhe me te pastertit ne gjithe EVROPEN. Kjo eshte dhe fillesa e DRINIT ekspertet antishqiptare me deget e tyre shume aktive ne gjthe trojet shqiptare na e bene kete dhurate si mijera e mijera dhurata qe ne kemi pare ne 24 vjet pas diktature. Rezultatet jane nga me te mbrekullueshme ne te gjitha fushat e jetes sidomos ne industri te cilen po e shesim per hekura ne pronesi vazhdon edhe sot e kesaj dite “toke e xanum” drejtesia nje mbrekulli origjinale e jona dhe shume e shume gjera qe s’ka website qe ti nxeje.

  • ky vargu i rapsodit popullor qe thote per trenin qe ecen ne rruge makine eshte kenduar ne rrethin e Pukes dhe fillon:
    PUKA JONE KA BO NDRYSHIME
    KA NXJERR TRENIN NE RRUGE MAKINE..
    por kjo nuk ka shume rendesi se kuksi ka shume ane te mira por ajo qe i eklipson eshte figura e kancerologut Flamur Nokes qe eshte njeri me idiot ne shqiperi i lindur ne shqiperi per te gjithe kohrat.

  • Shyt,mos me shani qytetin!eshte ma i bukuri ne shqiperi!
    Po cka do béni ju pa verioret per t’i sha? Nuk do Jeni ma mundesi me shit mènd,prandaj pranone:Kuksi eshte shpetimi Juaj!

  • Kukesi i Ri ka bere ndryshime !!!! SA QESHARAK ESHTE KY SHKRIM !!! MJERE POPULLI CFARE JETE BEN NE KETE QYTET QE SHUME PRIVILEGJE I FALI NATYRA,POR ASKUSH NUK I SHFRUTEZOI NETE MIRE TE POPULLIT !!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *