SHËNIM: Kur dhe Konica ja fut…kot!

anazapta

Ja pra që dhe Konica ynë qenka shprehur për futbollin. Në një shkrim të numrin të djeshëm të revistës Java, me autorësi të Elona Qoses, janë zgjedhur një sërë emrash të mëdhenj të letrave botërore, të cilët janë shprehur për futbollin; dhe mes tyre, është Konica, brilanti i mendimit shqiptar, por që në këtë rast, jo vetëm nuk ka shkëlqyer, por siç thuhet në rëndom në gjuhën e popullit të tij: ja ka fut…kot (për të mos thënë ja ka fut pordhës). Citohet të jetë shprehur ai: “Lodra e topit me këmbë nuk është veçse një rast kumari: e lozin një grusht burrash dhe mijëra të tjerë bëjnë bast kush do fitojë. Nuk i sjell ndonjë të mirë as shëndetit, as mendjes. Në Shqipëri, është një importim qesharak pa rrënjë në zakonet tona”. Mund t`i jepej të drejtë Konicës, nëse çfarë ka thënë do e merrnim vetëm si një kritikë në raport me vesin e bashkëkombësve të tij që më tepër jepen pas qejfit sesa pas punës, por ajo fjalia e fundit ku futbolli konsiderohet si diçka e huaj, siç është shprehur, “pa rrënjë në zakonet tona”, nga një mendjehapur, e shndërron sakaq në një mendjengushtë provincash. Por nuk është ndonjë çudi. Tek figura e Konicës, dy tipologji përplasen gjithnjë me njëra-tjetrën: ajo e që përfaqëson mendimin e madh, me atë që përfaqëson kundërthëniet e mëdha.  Dhe e dyta duket se ka ngadhënjyer në rastin e gjykimit që ka dhënë mbi futbollin. Se veç në futboll, shpjegohen kontradiktat e gjalla në qenien e tij, sipas paradigmës: Ashtu si në jetë, edhe në futboll, gafat më të mëdha bëhen nga njerëzit (lojtarët) e mëdhenj!    / E.H.

Share This Article
9 Comments
  • Konica paska folur pak per futbollin , se po ta kishte njohur mafiozin Blater çfare po ben ne kete boteror kishte per te bere ndonje roman qe atehere

  • Shenim qesharak. Shprehja e Konices eshte aktuale edhe sot, madje per Shqiperine e mbytur nga kumari me shume se ndonjehere tjeter.

  • Po ta kuptosh holle Konicen,paska parashikuar shnderrimin e futbollit ne kumar.Sot llotosporti po ben kerdine ne futboll(keto jane bastet qe shkruan Konica).Ama edhe kete e paska gjetur!Shqiptaret jane me te prapambeturit ne bote ne kete loje!Edha kete e paska gjetur,ec e mos i thuaj gjeni!

  • Nuk eshte e vetmja futja kot e Konices, por njeri ishte edhe ai, ndonse brilant ne letra, dyzimin e kishte bashk-udhetar.

  • Konica ka thene dhe tjetren:gjithmone dhe kudo do gjenden njerez qe do flasin per gjera qe se kane idene.Kjo eshte per autorin e shkrimit qe nuk e ka kuptuar qe me konicen ka shume pak shqiptare qe mund te merren,ese nuk e kuptojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *