SHËNIM: Kur dhe për Ndokën fajin e ka Saliu!

anazapta

Sipërfaqësisht, duket se opozita ka arritur një fitore qoftë dhe fare të vogël ndaj mazhorancës, me denoncimin e rastit Ndoka, duke ia publikuar dosjen penale në media. “Ia ka lënë kopilin në derë”, thuhet në të tilla raste, pasi e ka hequr nga vetja ku e kishte për sa e sa vite. Ambienti është aq i rënduar psikologjikisht, sa asnjë lloj sqarimi nga ana e Ndokës për të vërtetën e dënimit të tij, nuk vlen; edhe sikur e drejta të jetë tërësisht me të. Por parë qetësisht dhe thelbësisht, sigurisht që ai është e keqja më e vogël në gjithë këtë mesele; që ai është ‘pasojë’ dhe jo ‘shkak’. Pa e tepruar, shkak është Saliu. Sepse, a nuk ishte ai që në krye të herës rendi të bëhej demokrat duke qenë me “dosjen” e rëndë të komunistit?! A nuk qe ai që instaloi moralin e pamoralshëm në politikë që, po qe krah meje, sado djall që të jesh, unë të trajtoj për engjëll?! A nuk qe ai që, sa qe në pushtet, themeloi të tillë klimë arsimore,ku çdo gdhë të mundej të diplomohej ku të donte, përfshi dhe jurist?! E pra, Ndoka nuk ka rënë prej qiellit. Ai është një produkt tipik i vizionit berishist mbi Shqipërinë. Dhe tek Rama, ka përfunduar ndoshta për efekt inercik të asaj çfarë ka lënë Saliu si trashëgimi (a)moraliteti politik. / E.H.

Share This Article
28 Comments
  • Po Rilindja e bythes pse e beri deputet? Kriminele jane te dy krahet. Cfare kerkoni kur ne krye te parlamentit eshte krye hajduti i vendit?

    • Ky artikull eshte nje turp per gazeten DITA. Nese dosja nuk eshte e falsifikuar, atehere duhen hetuar te gjithe ata qe kane lejuar hyrjen e ketij personi ne Parlament, duke nisur qe nga PS, tek KQZ e deri tek Presidenti. Kjo ngjarje krijon nje precedent tejet te rrezikshem per politiken shqiptare dhe kjo gazete duhet ta denoje dhe jo ta mbroje. Sado prirje te kete nje media (majtas apo djathtas), nuk mund te mbrohet asnjehere nje shkelje e tille e ligjeve (te mos jete i denuar penalisht, te mos jete ne proces gjyqesor).
      Ky person duhet te detyrohet te terhiqet menjehere nga posti i deputetit dhe PS te kerkoj falje publike (si minimum).

      • Ky depudet eshte produkt i natyres mafioze qe ka EDI RAMA ne perzgjedhjen e kandidateve per depduete ne parlamentin shqiptar

        Vini si u zgjodh ky rugac depudet :–Dhane doreheqjen dy gra qe te vinte ky depudet direkt nga lista e PS-se

        Duhet vete PS-ja te kerkoje largimin , jo vetem te ketij rugaci, por te EDI RAMES , nga kreu i PS-se , se EDI RAMA qe kur ka ardhur ne krye te PS-se,
        ka perdorur metoda mafioze per te vendosur ne krye te PS-se dhe te qeverise njerez te inkriminuar qe ti sherbejne vetem atij, jo kombit dhe PS-se

        C’eshte ky bastard qe keni ne krye te PS-se qe ngeli duke futur ne Parlament dhe ne qeveri vetem spiune te grekut , kriminele dhe ..kalamaj pa libreze pune ….?

        Si e lejoni kete kryetar partie te tallet me ju …?

        Ama aty ne PS late nam –Gjithmone vendosni ne krye kauret dhe keta dalin te gjithe spiune te grekut, te lidhur me krimin, dhe me armiqte e Shqiperise ….

        Kaq te veshtire e keni te gjeni nje njeri per te qene , qe te kete njefare respekti per drejtesine , si koncept me vete …?

  • Efekt inercik? Hahahh qesharak, nuk eshte inercik eshte i kerkuar sepse sillte vota me dhune e me fis.

    Por me mire 1 deputet me pak e moral me shume se me trafikante prostitutash. Sepse edhe prostitutat e parlamentit do vinin perseri sic e ka zakon shqiptari dhe numri magjik 84 do ishte bere perseri.

    Boll me justifikime per kete rast. Ka marre dhene sado qe te perpiqen ta fshehin sepse budallai ne fjale ka edhe brire e nuk rri dot pa nxjerre shpirtin e tij kafsheror kur shkon e rreh deputetin dhe pastaj kercenon zedhenesen e PD.

    Ky duket qe eshte kriminel budalla edhe pa i publikuar dosjen. Mendon se me dhune deri aty ku ka arritur mund te vazhdoje gjate.

  • Spiuni i UDBse Lulzim Basha….godet qdo dite te tjeret…..kete spiun e ka mesura UDBja qetnike serbe se .”Sulmi eshte mbrojtja me e mir”. ( napad je najbola odbrana) dhe ky qafir shkine nuk prane te flet dhe te akuzon te tjret per te njejtat krime qe vet i ka bere dhe po i ben ..PD ja tash e 30 vite po financohet nga Droga te ciolen PD ja e kontrabandon ne perendim me shtin qetnik serb ..serbine qetnike…dhe bosse t saj t droges e sigurimsa te UDBse Fazliqi me kompani

  • Rama te hape syte se nuk ja ka njeri per borxh! Njesoj e ka bere gjithandej ky?! Mire ne Vlore qe e rregulloi bashke me Kocon duke I vene mikun si kryatr qarku packa se ky eshte nje ish-grabites ne Itali e nje ordiner injorant ne Vlore. Ah po ka edhe prefekten vajzen me nam ne Kucove qe nga frika se nuk e merrte me njeri mori si burre Erionin vellane e Pepos te dy hadjute e kriminele me dosje. Ca justifikimi ke o Rama? Do na tregosh vendimet e gjykatave?! Turp te te vije. Ca kujton se njerezit kane nevoje per letrat per te njohur njerezit?!

  • Me ne fund doli pas kaq muajsh fytyra e zheleve te parlamentit,kur I ka ne krah jane engjej,profesioniste,silva konti e cfare ska thene kjo moster. Arben Noken nuk e njof personalisht,por nje komshije qe kam qe eshte nga Lezha,thote ato qe tha vete ky per nje kohe para 20 vitesh,por koha I rregulloi te gjitha.Ky person ka punuar ne administraten e saliut per 8 vite dhe eshte graduar e pasuruar nga administrate e kaluar,pra po je me mua
    mund te besh cdo gje po ike te piu e zeza.Keta peshtyne e ju ra mbi fytyre,e tille eshte kjo opozite qe do zgjas shume me sa duket.Ndokes do I kerkoj si komentuese cdo informim tja jape medias legalisht se sa SMS zedheneseve,duhet te ngreje lart moralin e tij dhe te mos bier preh e provokimeve te PD,pasi keta nuk kane as alternative dhe vizion thjesht rrine ne Parlament si asgje.

    • Besa,,!!! Gazeta Dita po humb lexuesit pasi mbron shpellaret kriminelr te shpellarit ,,,Berisha,,,,,,,Ka vendosur ti ngjaje 55-es

  • Ah sa po lodhet i shkreti E.H. per te gjetur nje faj te Berishes per cdo budallallek te Rilindjes.
    Rama kishte rastin te tregonte me vepra se ai kerkonte vertet ndryshimin por i pelqyen ngjalat ndaj edhe kete personazhin si shume te tjere te porsa emeruar le ti mbaje me shendet.
    Cfare ishte ajo “telefonata sqaruese” me Vorpsin e ketij figures apo ky eshte burre me namuz e ka nder per te mbrojtur.
    Po me ultimatumin qe Edi i kishte dhene Frrokut c’behet, di gje ti E.H.?

    • @info analitike

      Ka qenë i zënë me organizimin e “Kongresit” të radhës për “Pllanin 300-ditor”, ndaj s’ka pasur kohë të merret me ultimatumet. Nuk shikon ti more njeri i miri sesa punë ka qeveria?!

  • edhe pas nje viti qeverisje prap fajin e ka berisha???nuk mendoni se ka ardhe koha te merrni pergjegjsite tuaja dhe te filloni me ndonje mea culpa per paaftesine qeverisese dhe per kriminelin ne parlament!!!!!!gazeta dita me kto artikuj vecse humbisni lexues duke u shnderruar ne servile te pushtetit

  • Edhe engjell te marresh ne parlament,po qe kundershtar i Berishes del me dosje! Vetem fakti se ky deputet ka qene drejtor i Berishes,por per te nuk u publikua ndonje padi gjate kesaj kohe,flet me shume se letrat e Laures.Aty i ka dosjet e Ristanit,pse nuk i boton tani,apo eshte ne krahun e tij?Partia socialiste le te merret me deformacionet e sistemit te drejtesise nga kld,ti jape forcen e duhur votes se popullit,jo te kafshoje karremat e Berishes.Ka nje menyre te drejtperdrejte per shpagimin e fyerjeve,qe i behen burrit ne ftyre publikisht,qofte edhe ne parlament.DAJAKU!!!!!!,Sa ta kruajne kurrizin trimat e Berishes,”Goja gam dhe dajaku bam!

  • Rilindja e by..s. Rama eshte nje piktor i coroditur dhe nje politikan sharlatan. Prisni ndonje permiresim kur ta marre Meta.

  • Autorit

    KAQ BUDALLA TE JESH?!?!?!?!?!
    PO PSE ORE MEQE SALA E BERI DREJTOR rame rilindja DUHET TA BENTE DEPUTET KETE FELLIQESIRE E ATA 18 TE TJERE ?!?!?!
    MIRE E KANE rilinje e aleances se qelbesirave . . .
    MJERE POPULLI QE VUAN E MJERE E TI QE QENKE SHITUR KAQ LIRE . . .

  • Po pse ky është problemi yt mor gazetar,cili ka bërë gabim e cili ka bër faj!?Ky është një skandal që po të zbulohej diku tjetër,deputetit do ti hiqej menjëherë mandati,kurse ju diskutoni kush ka më shumë faj berisha apo rama.Hajde gazetari hajde!Lum populli që ju ka.

  • Mor, ju te gazetes “Dita”, mos kini marre instruksione nga Fari Balliu, pasi nuk kini asnje dallim prej gazetes “55”?, por ne sensin e kundert! Dikur e blinim gazeten “Dita”, pastaj filluam ta lexonim vetem ne internet dhe tashti e lexojme po ne internet por kur na telefonon ndonje shok a mik per dicka te tille si ky shkrimi i sotem. Me u lumte, t’u rroje Rama se Shqiperine bashke me ramen do ta beni me keq se ce beri Saliu, keshtu sic e keni nisur.

  • Jane perzier ne parlament ngjalat me gjarperinjte ca te rames ca te berishes.Sa per ata te metes jemi te sigurt se jane njgjala deti

  • Per te mos harruar problemin, dhe relativizuar ate sic bejme rendom…fokusi duhet vene tek z. Ndoka.

    Ekziton nje vendim i gjykates Italiane qe e ka denuar kete individ. Se ishte i ri, u gjykua ne mungese, se pse ishte i mire dikur [per Saliun] e del i keq sot; NUK ESHTE PROBLEMI Yne. Behet i yni kur zoteria mban Post Publik.

    Ai mund te shfajsohet gjithe diten, “kam qene shpesh ne Itali, eshte keq-kuptim, po me akuzojne pa te drejte” asnje nga keto nuk vlen. z. Ndoka duhet te ndjeke pas kete ceshtje me Drejtsine Italiane … deri atehere duhet te jape doreheqjen; sic dhe grupimi ku ai ben pjese te veproje duke u distacuar nga ai. Eshte ne nje akuze te rende; nder me te rendat- Skallveri Moderne= Prostitucion; dicka qe na ka dale nami i poshter ne Europe per 2 dekada; TE MOS PRESE PER SIMPATINE TONE. Ky nuk eshte problem politik ne Nivelin No1. Le ta shohim per are cka eshte, Kriminalitet me deshmi penale nga nje Shtet Europian.

    Keshtu behen gjerat “by the book” sipas ligjit. Shqiperia me Ora-0, ku asgje s’ka vlere a asnje problem nuk zgjidhet ne menyre ligjore nuk po funksionon prej 24 vjetesh.Cdo “laura, sali, ed rama” e me teper qe shtojme si problem sekondar, na largojne nga problemi real…Mandati i Popullit pefaqesohet ne Tempullin e Demokracise nga nje person i cili eshte denuar per kriminalitet nga nje shtet fqinj.

    [Inercia, nuk eshte efekt, por gjendje e materies]

  • sigurisht qe opozita ka arritur nje sujses te vogel ndaj mazhorances se dhe mos u cudisni shume se paska hyre ne parlament Ndoka, por mos harroni se ne parlament ka hyre dhe Saliu qe eshte kryehajduti.kryekontrabandisti,kryevrasesi

    • Po “posta”, por ne e futem Ramen ne parlament pikerisht per te lene jashte pikerisht keto lloj monstrash qe permend ti. Ktu nuk behet fjale kush eshte me i keq apo me pak i keq! Ktu flitet per faktin qe une nuk kam votuar per te futur ne parlament nje kriminel, por per te ndeshkuar pikerisht ate mentalitet berishist qe permend autori.
      Bota i fut neper burgje, ne i fusim ne parlament… ky eshte kulmi!!!

  • Rama e mori per deputet Ndoken me shoke vetem me nje kriter ; Te ishin sa me kunder Berishes! Po se ishin me precedente penale apo figura prane krimit, s”ka gje, mjafton te shanin Berishen. Njelloj si Berisha qe ne 1992 bente me post kedo qe shanta komunizmin, packa se ishin plehra. Ja pra pse Rama e Berisha jane njesoj dhe njesoj nuk i duhen Shqiperise.

  • Nuk eshte cudi!!!!
    Po sikur ky individ te kete marre vijen e sjelljes nga Berisha dhe pikerisht per kete qellim te jete afruar tek ps.
    A ja cek truri “udheheqesve” te ps kete skenar?
    Sinqerisht dyshoj, por mund te bejne nje analize (post faktum) kush e afroi kete njeri tek ps, kush e rekomandoi, kush i hapi rrugen ne Lezhe, kush ushtroi presion mbi kandidatet femra per deputete ne Lezhe, kush e mbeshteti financiarisht etj, etj.
    Si mendoni, a nuk do te dilnin pergjigje shume interesante?

    • @pellazg 100%

      Në gjuhën popullore komenti yt nuk është as mish, as peshk o “adash 100%”! Më vjen gjynah për ty, sepse ke zgjedhur të mbash edhe nofkë tepër të respektueshme. Ç’rëndësi ka sesi ka hyrë? Është fakt që është dhe për këtë nuk është përgjegjësia e Berishës, por një tregues që në këtë aspekt s’ka ndryshuar asgjë. Ky fakt I shqetëson njerëzit e ndershëm, jo fakti se x apo y kriminel ka qenë më parë me kundërshtarin.

  • Uzurpatori i PS zotri Rama po I del si Nastradinit .Nji nate Nastradini mer nje share hekuri dhe shkon te sharroje çelsin e nje dyqani per te vjedhur.Nji person qe kalon aty prane e pyet Nastradinin se çpo ben dhe ai pergjigjet se po I bie violines,ai, I thote perseri se spo degjoj melodi nderhyn perseri Nastradini dhe i thote se melodine do ta degjoshe neser.Ja pra te dashur femije ku po degjojme melodine e Rames.Kur u hodhen me terbim per shkelje te rregullave statutore kundra Rames ,zotrinjt Blushi,Malaj,Bello etj. Ju pernjehere dolet ne mbrojtje duke I quajtur te shitur tek Berisha.Une prisja nga( me nder )pushteti I katert qe te behej nje autopsi e plote te gjithe politikaneve te rinje dhe administrates se re dhe jo tna dali PD hajdute e tna thote kapeni hajdutin.Rama ka deshtu duhet te japi dorheqeje.Ka ne PS plot te tjere per te bere ate pune.(Perfliten edhe shume persona te tjere si ky banditi qe kane zene me porosi te zotri Rames poste te larta shtetrore.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *