Mirë Tirana, po Shqipëria kur mund të shërohet nga lebroza mjedisore?

redaktor

Bashkia e Tiranës ka patur sukses me aksionin për rigjelbërimin e territorit.

Por Shqipëria jonë në tërësi mbetet një vend zgjebarak sa i përket terrenit të zhveshur, të lakuriqësuar akoma më tepër gjatë viteve të tranzicionit, si pasojë e masakrës nëpër pyje.

Goditja e parë që merrnin shqiptarët e trojeve jashtë Shqipërisë, sapo shkelnin në kufi, ishte pikërisht shëmtia e terrenit.

Të ngarkuar emocionalisht nga dashuria për vendin, mallin për të, e zbukuruar virtualisht si një kopsht me lule, shumë prej tyre gjatë viteve `90, gati sa nuk u ka rënë pika nga natyra e degraduar e hiç mikpritëse, duke e përjetuar atë çfarë u kanë parë sytë, si një thikë zhgënjimi ngulur thellë në zemër.

Dhe kjo situatë, ky dallim, kjo diferencë, vijon të jetë dhe sot.

Për të dalluar se ku është kufiri mes Shqipërisë dhe fqinjëve, është mjaft e lehtë, mjaft të hidhet vështrimi nga terreni, ku toka e fqinjit është e zhytur në gjelbërim, ndërsa e jona ngjan e tharë dhe e përzhitur.

Një prej “dyerve” të hyrjes për në Shqipëri, rruga që të sjellë nga Rinasi ka ndryshuar në këtë drejtim.

Në këtë frymë, ku përballja e parë me Shqipërinë të mos shkaktojë shock, a nuk do ishte e udhës një aksion pyllëzimi të përfshinte të gjithë vijën kufitare shqiptare?

Për të ardhur ajo ditë kur të pyetet se ku është Shqipëria, e jo të thuhet: Ja tek është Shqipëria….për shkak të lebrozës mjedisore!

P.S. Sa për ilustrim, në foto është një terren kufitar, ku qartazi dallohet pjesa shqiptare nga ajo e fqinjit, për shkak të terrenit të zhveshur këndej, e terrenit të pyllëzuar e gjelbëruar andej.

a.k. / dita

Share This Article
9 Comments
  • Problemi nuk qendron vetem tek maskra qe i kemi bere shtepise tone por ke koncepti
    i shkaterimiti,te ndeotjes me plehra per cdo gje qe eshte jashte deres se shtepise se cdo qytetari.
    Lavderuese kjo nisme por mendoj se duhet patur parasysh edhe prespektiva per zgjerimin e rrugeve qe neser mos ti shkluim keto qe jane mbjelle.
    Sa me shume mbjelleje me peme qe japin te ardhura si pisha,blini,geshtenja etj. se besoj se do te vi ajo dite qe brezat qe do te vine do te dine ti shfrytezojne edhe keto rezurse qe mund te krijohen qe tani.

  • I dashur shkrues i ketij artikulli:Teoria MALOKARE e AZEM HAJDARIT:”Te shkaterrohet çdo gje e ndertuar ne komunizem”,solli qe ne shqiperi u prishen uzina,fabrika,nd/je,institucione,u dogjen pyje,kullota,dru frutor,shkurre,etj,vetem DETI nuk u dogj,por u ndot edhe ai nga prurjet e plehrave te njerezve te pandergjegjshem perfshi K/komunave,bashkive,duke e bere kete vend te bukur-dikur per turpin e botes & kur intervistohet ndonje i huaj-presin gazetaret te thone ndonje fjale te mire per vendin tone.Dhe siç po ngjet,mbillen pem e drure diten & ato priten,digjen naten.Si popull i padale,ne nuk kemi kulture mjedisore,pasi duke filluar qe te pragu i deres-shef plehra,shkalle te bera ibret,qytetari e ka koshin e plehrave para syve & e hedh letren,paketen e perfunduar ne toke,adoleshenti e ka tabakan e duhanit ne tavoline & e shkund cigaren ne tavoline,dysheme,bene urinen ne cepin e murit kur wc e ka afer ose ne lokal se banje publike tashme nuk ka ose ato jane bere me leke.Ky eshte kapitalizmi qe deshem?Ta gezojne brezat qe do vijne pas 200-300 vjetesh.Ky vend zor se behet??

  • Meteh komunisti,

    Ne cfare gjendje ishin uzinat, fabrikat, ekonomia ne pergjithesi ne fund te viteve ’80?
    Shqiperia ne ate kohe ishte ne grahmat e fundit dhe falimentimi i paranojes enveriste ishte evident e kjo ishte nje nder arsyet qe coi ne rebelimin e njerezve asokohe sepse i kishte arritur thika ne kocke. Vetem ndonje si puna jote nuk ishte i bindur se sistemi Hoxhist tashme kishte falimentuar ne menyre te turpshme.
    Cementifikimi i qyteteve erdhi per se shumti nga pinjollet dhe trashegimtaret e asaj diktature ndaj mos u perpiq t’ia hedhesh fajin Azem Hajdarit i cili mund te akuzohet per shume gjera te tjera por jo per kete. Deshmite me te qarta i ke nga administrimi i Rames ne Tirane, Dakos ne Durres, Gjikes ne Vlore.

    • kur nuk ke gjë për të thënë!?
      të paktën hesht e mos thuaj budallallëqe!!
      teoria e berishës “niveli zero” ishte katastrofale!!
      ishte katastrofale sepse në rradhë të parë dhe të fundit ajo zhduku shtetin dhe përgjegjsinë e popullit ndaj shtetit!!
      duke lënë mënjanë shkatërrimet e “gërmadhave”(si i quan ti),në shpiritn e njerëzve u ngulit ideja e shtetit armik!e shtetit që duhej të shkatërrohej!!
      info mavria,në të njëjtën gjëndje ka qënë dhe sërbia e maqedonia!nuk e kanë pasur teknollogjinë më mirë se ne!!por ato e kanë gjallë akoma!nuk e kanë prishur!!
      zastava prodhon akoma armë e vetura,në një kohë që ne nuk prodhojmë asgjë!bile nuk i kemi as si gërmadha!ju kemi nxjerrë themelet!!
      të paktën pyjet nuk kanë qënë as komunist e as ” falimentimi i paranojes enveriste”!
      mbjellja e urrejtjes ndaj shtetit i ka rrafshuar dhe ato!!
      info,nuk je idiot,por sillesh si i tillë sa herë përmëndet koha e enverit ose krimet e saliut!!pavarsisht se saliun e “shan” ndonjëherë!!
      ke llogjikë tipike,masive,shqiptare!!
      “timja është e përsosur,e të tjerëve gërmadhë”!
      për të ardhur keq!!
      SHTETI,I PASUR,NË FALIMNETIM,A GËRMADHË FARE!?
      ËSHTË SHTETI TËND,ËSHTË JETA TËNDE!!
      PO SE MBROJTE!?
      DO TË PËRFUNDOSH SI SHUMICA JONË!!
      NËPËR BOTË!!

  • Ne qoftese kjo mase do te zbatohen,bravo u qofte!
    Bravo, nese prishni te gjitha gjerat e shemtuara te bera ne gjithe keto vite me bregdetin dhe me tej.
    Pa asnje dallim,vecse.

  • S eshte e vertete fare…..qe bashkia e Tiranes ka arritur suksese me gjelberim ne Tirane.

    Shkurret nuk jane gjelberim ….!

  • Mjere vatani e vajhalli miletit
    Kete ved e popull sec e gjeti,
    Djen nga qulli-po i fryn kosit,
    Shkaterruesi shan-germuesin,

    Germusi thote te pakten germoj
    Germadhat e tua pastroj.
    Shkaterruesi krenohe:une-shkatrova….
    Gjithcka nga monizmi mora.
    ***
    Tri dekada kalojne shkrete vendi mbet,
    Krenohen do e bejne shqipnin’ e kohes MBRET.
    Me popullsi 800 mije, si na e la larmadhnia
    Realizu, sa te jete gjall sebomadhi berbisha.
    Deri kur keshtu do rojme pergjumsh..
    Kata antishqiptare,ti leme t’ livadhisin?!
    Mjaft me se kupa Berbash-u mbush
    Popull votues thote:-PILAFI,me uje -s’mban…

    Dhimbia e madhe popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *