SHËNIM: Kur do të nisë pastrimi i i bregdetit…nga “llumi me dy këmbë” ?!

anazapta

Në jetë, janë ca profesione që përçojnë dhe një ide mbi karakterin e njeriut  ushtrues, por që nuk mos përkojë ashtu siç skicohet në kokat tona. Fjala vjen, tek një këpucar e kemi të vështirë të shohim njeriun romantik; e tek një shkrimtar ose poet, as që na shkon mendja se pas tyre fshihet dhe ndonjë birbo i rëndomtë që e nxjerr vetën të tillë në situata të caktuara. Edhe tek një individ i angazhuar me biznes të lidhur direkt me turizmin, më shumë se një të etur për para, prirja është të shohim një të apasionuar për t`u dhuruar të tjerëve kënaqsi stine, pavarsisht përfitimeve monetare. Një pronar hoteli dhe restoranti buzë detit, duhet të ish i mbrujtur me ndenja mjaft të holla dhe me një karakter të butë e të ndjeshëm, për ta merituar një pozitë të tillë, që jo çdokujt i jepet rasti ta ketë. Ai duhet të jetë mjeshtër në komunikim, sajdisje, buzëqeshje, ëmbëlsi, sportivitet, kreativitet; duhet të suprizojë më të bukurën, të veçantën, befasuesen; duhet të jetë si një shenjë e ndritshme dhe e pashlyer në kujtesën e atyre që marrin shërbim nga ai, në 3, 5, 10 apo 15 ditë qëndrimi tek prona e tij. Por çfarë ndodh në Shqipëri?! Si në çdo aspekt, edhe në të ashtëquajtur turizëm, asgjë nuk është në vendin e vet; edhe aty, lumpenproletarët e dikurshëm të bërë zengjinë me mënyrat më amorale të mundshme, kanë hedhur rrënjët e tyre. Autori i vrasjes makabre dy ditë më parë në Dhërmi, – ku jo vetëm që e vrau të gjorin 19-vjeçar, por dhe e hodhi në det kufomën, aty ku të nesërmen do futeshin turma njerëzish për t`u kredhur, – ndoshta do e kish kryer atë krim dhe në rrethana të tjera, por gjithsesi, jo duke qenë pronar hoteli e restoranti, e për më tepër me emrin ‘Shija e Detit’, e ku pa, në Dhërmi. Ndërsa një ditë më pas, në Velipojë, mosmarrëveshjet për punë shezlongjesh, çojnë në përdorim arme, ku të shtënat plagosin një shtetase të huaj, ardhur nga ai vend, që nuk dihet se përse gjithnjë u shkon fati ters në veriun e Shqipërisë: Çekia.  Si duket, ta ç`kriminalizosh bregdetin, është një sfidë më e madhe sesa ta ç`betonizosh e pastrosh atë!  Ose ndryshe, ta pastrosh…nga “llumi me dy këmbë”!    / E.H.

 

 

Share This Article
6 Comments
  • Po cfare ka per tu cuditur ketu o ti shoku e pik h .ti sikur jetoke ne hene edhe un qe jam 24 vjet qe nuk jetoj ne ate vende dhe nuk me ben pershtypje dhe nuk ka per tu ber asnjehere sepse e kemi ne dna qe nga ti qe shkruan e un qe kome toj .duam sduam jemi popull dele

  • Shoqeria shqiptare ka 25 vjet qe mbjell injorance, korrupsion, prostitucion dhe plantazhe droge.Shkaterrimi i cdo gjeje funksionale dhe i cdo ndjenje qytetarie, ka qene “misioni” i politikes shqiptare. Logjika e shendoshe dhe estetika e profesionalizmit, u zevendesuan me blerjen e diplomave tek “universitetet e Bathoreve shqiptare”.
    Epiteti “shpellar” mund te na duket ofendues por ai pershkruan me se miri, gjendjen emocionale dhe intelektuale te shqiptarit te sotem.
    Nuk ka komunale ne bote, qe mund te pastroje kaq shume llum, per nje kohe te shkurter.
    Ai qe e pastroi njehere e njekohe, ai qe mundi te ndryshoi fytyren e kesaj shoqerie qe kishte 95% analfabete asokohe dhe per nje cerek shekulli ndertoi inteligjencen e pare gjithperfshirese shqiptare,,,,,atij iu desh te perdore dhunen e shtetit dhe doren e forte per te bindur edhe me trushkulurin, se nuk ka trima shqiptare, kur shteti eshte ne lartesine e duhur.
    Nje cerek shekulli per ta ndertuar,,,,nje cerek shekulli per ta kthyer aty ku ishte,,,tek shpellarizmi dhe bathorizmi.

  • E verteta eshte se ne kemi kohe qe notojme ne llum (apo m.t)
    Po nuk notove mbytesh
    Kush nuk ka ditur not dhe nuk e mesoi, nderkohe eshte mbytur

  • Muhabeti eshte se 90% a mos me shume e sipermarresve ne Shqiperi jane kriminele ose ish kriminela te “papenduar”.

  • Per deri sa politka shqiptare te vazhdoi me teatrin e saj QE FAJIN E KA GJITHMONE KUNDERSHTARI QOFTE DJATHTAS OSE MAJTAS dhe ligji i mos ndeshkimit te personave me influence P.SH MINISTRA , KRYEMINISTRA PRESIDENTE GJYGJTAR PROKUROR ETJ ETJ . Te mos te na shkoje edhe neper mend se do te ndertojme shtet .Ne boten qe na rethon shembujt jane te shumte , P.SH.Shembet nje ure , dhe gjate shembjes humb jeten nje kaliimtar i rastit te nesermen e kesaj ngjarije ministri i ndertimit jep DORHEQEN , Ndersa ne shqiperi vriten 4 qytetar ne mes te dites dhe kryeministri i asaj kohe ofendon kryeprokuroren dhe presidentin e REPUBLIKES KY ESHTE PARADOKSI QE NE VETE E NDERTUAM ESHTE VESHTIRE SE DO TE KEMI SHTET .

  • DUHET FILLUAR NGA KRIMINELI SALI BERISHA DHE HORRAT E TIJ PASTAJ ME RRADHE KAFSHTE E TJERA….UNE KURRE NUK VIJ NE ATE VEND AS PER TURIZEM DHE AS PER AS EDHE NJE GJE TJETER DERISA TE ZDHDUKET BANDA E SALI BERISHES SE PARI, PASTAJ KRIMINELET HAJDUTET ORDINERE, INJORANTET E PASHPIRT QE NXORREN EDHE MOTRAT DHE NENAT ETYRE NEPER SEMAFORET E ITALISE E GREQISE DHE TRAFIKANTETE E DROGES DHE QENIEVE NJERORE T SHKOJNE ATJE KU E MERITOJNE. GJITHE FYTYRAT E QELBURA DHE TE PISTA, HARBUTET DHE TE PAEDUKUARIT ISHTE KRIMINELI SALI BERISHA QE I BERI ME KRAHE DUKE I LENE RRUGE TE LIRE TE BENIN PISLLEQE SEPSE KESHTU MBULONTE SUPER KRIMET DHE SUPER PISLLEQET E TIJ…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *