Kur fajin e ka… vdekja!

redaktor

Po, tanimë mund të flasim për një epidemi kolektive: atë që pas çdo vdekjeje, të gjendet medoemos një shkaktar tokësor për t`u dënuar. Mospranimi i vdekjes – ndonëse askush nuk dyshon se ajo është më e afërta dhe më e sigurta gjë e njeriut që kur lind – në rrethana shqiptare, do e gjejë “ngushëllimin” e vet tek ndonjë frymor atypari, sidozot tek ndonjë bluzë e bardhë, nëse rasti është i tillë kur viktima e ka patur mjekun pranë, direkt ose indirekt.

Në dy ditë, u konsumuan dy histori: ajo e një 17-vjeçareje në Sarandë, si dhe ajo e Dr. Florit në Tiranë. Tek i pari, u tha se vajza ndërroi jetë pak pasi përfundoi një vizitë tek dentisti. Por dhe pse pas një dite u vërtetua se vdekja kishte ardhur për shkaqe krejt të tjera, dentistit sot nuk i qaset kush në klinikë, edhe pse në realitet është ndër më të mirët.

E kotë të sqarosh – media jo e jo që nuk hyn kaq pak thellë në respekt të së vërtetës, të cilën mëton ta ketë dhe kredo – se në atë klinikën dentare, viktima thjesht ka ndërruar llastikat e aparatit të telave që prej një viti i kish në dhëmbë; dhe se vdekja e saj e dyshuar për shkak të vizitës tek dentisti, kishte po aq lidhje sa ç`mund të ketë vdekja e një njeriu që sapo përfundon vizitën tek mjeku ortoped për një dorë të ndrydhur.

Por mjaftoi kjo frazë e lajmit: “Një 17-vjeçare vdes pas vizitës tek dentisti”, që ky i fundit t`i bëjë tashmë shoqëri poltronit bosh. Më rëndë ky lajm është dhënë në mediat greke: “17-vjeçarja greke (pasi ishte minoritare), vdes në Shqipëri pas vizitës tek dentist”, duke u përjetuar dhe si një “atentat nacionalist”!Ndërsa në rastin e të ndjerit, Dr. Florit, është pak më ndryshe.

Edhe pse ne e dimë se në ç`vend jetojmë – ku shprehja “ka ndonjë gjë që nuk shkon?”, vlen të thuhet më mirë “a ka ndonjë gjë që shkon?” – të lidhësh vdekjen e tij me shkaqe që, më tepër vijnë nga përpjekje dëshpëruese për të mos e pranuar atë ka ndodhur se sa me arsye të kulluara tokësore, tregon vërtet dramën që po përjeton familja, e të dashurit e tij.

Sepse në të tilla raste, jo vetëm ambulanca është “gjithnjë me vonesë” e doktori i pakujdesshëm, por çdo gjë e kësaj bote të duket se nuk është atje ku duhet të jetë. Edhe vdekja.

Share This Article
13 Comments
  • Sikur i ndjeri te mos kishte paturpesine,te bente moral per drogaxhinjte,kur vete ishte perdorues,sot do te kishim me pak lot te shtirur ne media.Duan t`ja lene kopilin ne dere ambulances,pse nje pordhac Tirone ka 20 vjet qe drogohet.Per te gjitha paudhesite e ka fajin ambulanca,Droni dhe federata shqiptare e futbollit!

    • Jane pa lidhje me njona tjetren Daku ! Po sic duket sulmi ndaj te ndjerit paska nisur nga ata qe hane buken kot dhe nuk bejne punen e tyre ! Shkurt nga hajdutet me bluza te bardha qe marrin lekun nga taksat dhe nuk bejne punen !

      Te semuret apo dhe td rogohet ka te drejte kushdo , ashtu sic mjeket kane detyre t’u pergjigjen te gjitheve ne kohe reale dhe pa tundje bythesh !

      Ne rast se eshte e vertete se urgjenca nuk eshte pergjigjur , qe te gjithe qe nga drejtuesi e deri tek mjeku duhet te hidhen ne rruge , pa pune ! Se pastaj palacot do t’ia mesojne vleren punes !

    • Trepoti te paska ngelur ora vella! Do s’do ti droge mileti perdorin, kjo nuk e lehteson ambulancen dhe sherbimin e urgjences. Ne itali ne pronto soccorso behet nami, sa vete i mbledhin edhe neper lulishte kur i shohin kur perpeliten e vjen ambulanca sa hap mbyll syte, po tek e fundit jane jete njerezish qe duhen shpetuar. Mjeket per kete pune jane. Te trajnohen dhe perditesohen me problematikat e kohes dhe shendetit te popullates se ka ikur koha kur shqiptaret vuanin nga tuberkulozi . Keto jane sfidat emjeksise, po s’ke faj se 80 % e doktoreve tane i kane lene librat sapo kane mbaruar shkollen dhe nuk lexojne me, ndersa keta te rinjte i kane blere diplomat e jane drunj qe askujt si hyjne ne pune. Paramedi duhet te jete i mirestacionuar ne cdo lagje dhe duhet te kete logjistike operative erfekte se duhet per te shpetuar jetet e njerezve jo per te are ndeshje futbolli gjate orarit te punes apo lozur ne facebook. Ata qe perdorin droge duhen ndihmuar , jo te stigmatizohen…..

      • Per kushtet e paramedit nuk jane fajtore mjeket por menyra e organizimit qe varet nga politikat e shtetit.
        Kurse per sa i perket “bemave” te Italise dhe vendeve me super-mjekesi mos valle nuk vdesin njerezit nga overdoza atje?
        Keshtu ndodh kur nuk behen autopsi sic duhet qe te gjendet exact shkaku i vdekjes dhe koha e vdekjes se do dilnin shume te verteta ne drita, dhe ndoshta ndonje nga ata qe e ka mbajtur aq gjate (nga ora 6 deri ne 10) ne gjendjen e renduar do duhej te jepte llogari

  • E keqja e menyres sone te mendimit eshte patjeter kerkimi i te fajshmit pas cdo vdekje sikunder tabuja qe per te vdekurin nuk flitet keq. Florian Kondi qe per gallate dhe pa asnje te drejte kishte marre titullin doktor bente gallate edhe me drogen duke kenduar “mos pi mall, bej palester” E respektoj si artist, madje edhe si prind ne dhimbje per femijen e vet.
    Por ne nuk kemi guximin te nxjerrim gjykimin e drejte. Fajin e ka vdekja… e cila vjen edhe atehere kur nuk je duke luajtur me jeten. Nuk e ka faj mjeku qe ti pallohesh ne droge. Madje fajin nuk e ka as Flori vete. Vdekja vjen sepse duhet te vije heret a vone.
    Po femijeve tane cfare po u mesojme? Qe mund te jetojne si te duan sepse do vije ambulanca ti shpetoje nga overdoza, qe do vije mjeku dhe do ti sheroje nga semundjet e transmetuara sexualisht. Apo qe do shkojne tek gjinekologu dhe do abortojne femijen e papritur sepse eshte kopili i dikujt tjeter. Po rritet nje brez qe di ta hedhe fajin tjeterkund sic bern edhe Lleshi ne komentin me siper.
    Vdekja vjen sepse eshte e lene prej Zotit ne nje Toke te mbushur me mekat. Flori kishte filluar te njihte Zotin dhe lutem qe te kete marre faljen e Krishtit ne momentin e fundit. Por… te qenit njeri i dashur, dhe direkt, dhe i sinqerte, nuk eshte nje alibi per te genjyer drogen, veset dhe as vdekjen.

  • Na cate……..me kete tipin qe vdiq nga droga. Ky sikur ishte Moxarti. Dava ahengxhiu.
    Gazeta pse nuk postojme dot komentet?!!!

  • Sa me shume te mundohen ta vlersojne Doktor Florin aq me teper doe fundosin.Kjo sepse Ai vete duke u droguar e fundosi veten; Vlersimi me i mire eshte qe te pemendes sa me pak ose aspak, Ne e kundert i ngrihet BUMERANG

  • Bumerangu i “keqtrajtimit të jetës” nga rinia e sotme e cila më duket se më shumë është e dhënë pas vesit sesa pas virtytit ? Të ndihmojmë vehten përpara se të na ndihmojë mjeku? Ndihma jonë për vehten është shumë e sinqertë dhe e dobishme sesa ajo e të tjerëve, qoftë ky edhe mjeku më i mirë? Ngushëllime për këtë djalë sepse ishte pjesëz e jetës sonë!

  • Vdiq vertet doktorri , apo vrau veten.
    A ka fol gruaja qe ai ishte narkoman dhe ra ne gjendje kome.
    Prit ndonje dite kur te thone se e vrau vet gruaja se i qe merzitur. Bot e pjerdhur kjo. Thua se keto jane problemet e shqiptareve.
    Del edhe nje prift ne tv dhe akuzon mjeket.POr zaten ata nuk kane me se te merren. Ha – Pi – q…-Mashtro. Ai eshte zanati i tyre.
    Por me sa duket kete zanat jua kane vjedhur edhe gazetaret.

  • Me dhane qetesuese per mbidoze kokaine eshte e rezikshme edhe mund me sjell vdekje!
    Kokaina ndikon po ashtu ne malformime tek femijet ne bark kur nenat perdorin kokaine gjate shtatezanise, edhe kokaina ka shume reziqe tjera qe ignorohen nga perdorueset shqiptare si reziku kur eshte nxhehet, reziku me qetesueset,reziku per njerezet me problème nervore apo kardiake

    Edhe mbasi kokaina eshte aq e perhapur ne Tiranen ,gazétat duhet te japin disa keshilla bazike per ndihmen e pare qe dikkush duhet t’i jape nje njerit ne kete situate edhe per ‘shenjat’ e nje mbi krize kokaike’
    Ketu keni dicka shebulli te krizave edhe si munden me u manaxhuar,nga pervoja e njerezeve qe punonje me njerezet qe perdorin drogue:
    -Nxhetesia rrit rezikun e aksidenteve me kokainen,pra kujdes!
    -kokaina eshte ‘vasokonstriktor’-shtrengon damaret e gjakut, nje doze shtrengon per mbi 20% damaret pra shkakton dhimbje te kryet te forta edhe rritje te tensionit te gjakut ,déri ne sulm ne tru me hallucinations,agitation edhe sjellje anormale sikur kur plans nje damar. Shkakton po ashtu dhimbje ne gjoks déri ne infarkt kardiak apo infarkt neper organe tjere(mushkrinjt ,bybreket)
    Nxhetesia e mbidoza mazhorojne keto efekte! Edhe sjellet e patientit shkojne prej agjitationit,tek mosmundesia e frymemarrjes,konvulsione, tetani,djersitje,djersitje,hyperventilation ,rritje te températures se trupit,akselerim te zemres e frymes.

    Si te veprohet ne kete rast?
    Ne qofte se ka agitation edhe hyperventilation duhet me qetesuar me fjale derisa patienti te pranoje me marr fryme ne nje qese edhe ‘ me marr fryme me frymen e vete'(gaz carbonikii Vete do zvogeloje hyperventilimin edhe do e qetesoje).
    Duhet me thirr mjekun edhe me i treguar ende patient ka marr kokaine,Berlin,apo nje kohe tjeter opiacé sepse mjeku ndoshta do mendoje me i dhane nje qetesuese po kjo do shkaktoje ate here nje problèmes me frymemarrjen-depresion déri ne vdekje!
    Pra ne qofte se njeri i Juaj eshte narkomane,njoftoni doktorin per kete,e jo ‘ai ka pi alkool!

    3 Nivele per alarm ne mbidozen me kokaine,ku ne cdo raste bebzat e zyreve Jane zmadhuar shume,ne menyre shume anormale:

    Niveau 1 : psykosa kokaïnike me ankth,trembje,takikardi,shikim fix,hallucinations,krize paranoike,agjitation
    Mos rrini veten, merrni fryme ngadal me nje qese plastiki,mbylleni zyte edhe mundoheni te qetesoni vetevetin.
    Mos merreni qetesuese tip benzodiazepine-valium xanax-lexomil e tjere-sepse me kokainekjo rrjet rezikun e tetanise-ngerç- edhe mos merreni prape kokaine!

    Les niveaux suivants peuvent être de réels accidents cardiaques, respiratoires, cardiovasculaires, ruptures d’anévrisme… qui nécessitent immédiatement le SAMU et les urgences

    Niveli 2 : dhimbje koke,djersitje,ankth,frymemarrje e veshtire,shtrengim gjoksi,spasme,konvulsione,dridhje qe du ken si nje krize spasmofili apo tetani:mjekun duhet me thirr ose me shku ne spital sa ma shpejt,. Ketu qesja edhe frymemarrja e frymes se vete mundet me u perdor derisa te vjen mjeku.

    Niveli 3 (ma i rezikshem) : hallucinatione auditive (fishellime ne vesh) ,variatione ne rrahet e zemres,vjedje,dhimbje ne gjoks,delire,dhimbje koke e frymemarrje te dhimbjeshme’shenje te nje infarktu apo œdème pulmonar qe mund te shkaktojne vdekje.

    Mbidoza me kokaine mundet me lane pasoje si paralizi, te méta mendore,pasoje psikiatrike,
    Zemra e kryet Jane organe qe demtohen ma shpesh
    Kokaine + alkool eshte nje koktail qe shumezon pasojet e rezikun.
    Kujdes me perdorimin e disa barna kunder depresionit:perdorimi i tyre me kokaine rrjet rezikun e panikut,edhe fazave paranoiake déri ne çmenduri kokainike.

    Kokaina shkakton malformime tek bebat gjate shtatzanise!

  • te gjithe shoket e tij e dinin qe ai ishte perdorues kokaine,,,,,,madje edhe ata vazhdojne ta perdorin sepse jane vip-a dhe vipa-ve u lejohet sepse kokaina i rrit prodhimtarine krijuese……….me pak fjale dava drogaxhinjsh asgje me shume,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *