Ku është balta më e ëmbël se mjalta? Në Shqipëri! Po ku ndodh që fictioni të bëhet një ditë realitet? Edhe kjo në Shqipëri! Ditë më parë, në edicionin e lajmeve të Top Channel, u servir rasti i një të riu i cili kërkonte të arrestohej e çohej në burg për të vuajtur 10 ditë dënim, pasi ishte kapur duke drejtuar një automjet pa patentë. Madje për këtë, ai kërkonte dhe ndihmën e gjykatësit, pasi vërdallosej para Prokurorisë së Tiranës në pritje të furgonit të policisë për ta marrë. Më shumë se 10 vite më parë, nga Arjan Çuliqi publiku do shijonte telekomedinë “Dashuri dhe krisma”, ku personazhi kryesor, Muçua (Sejfulla Myftari), vendos të shkojë vullnetarisht në burg, si bedel për të birin, të cilit, prindërit e vajzës që dashuronte nuk ja jepnin pa përfunduar vitet e dënimit. Ai kishte dalë nga burgu gjatë trazirave të 97-ës, e po në këtë kohë, i ati duhej të kthehej aty ku nuk kishte asgjë, veç një gardiani që hante bukë me presh. Dhe rasti tjetër i freskët, është vjedhja e ca armëve të vjetra në Muzeun e Armëve në Kalanë e Gjirokastrës. Kjo të kujton telekomedinë e Estradës së Tiranës në mesin e viteve 90-të, me personazh Dordomuzin (Vasillaq Vangjelin), i cili së bashku me një shef të tij të Sigurimit, u vunë në kërkim të një revolveri të humbur në një muze, një revolver të ndryshkur dëshmori, për të cilin rrahën e rasën në burg një morri individësh, të akuzuar si grabitës të revolverit. Janë këto pra, disa perla të krijimtarisë artistike në vite, plot imagjinatë e përmbajtje fabuleske, e që vjen një ditë ku nga fictioni bëhen realitet. Kjo është sa e bukura aq dhe e shëmtuara e këtij vendi! Dhe prit kur të ndodhë vërtet ndonjë ditë që tre djem të punojnë tokën për të kërkuar një thesar, që më pas ta kuptojnë që amaneti i të atit kishte qëne se thesari ishte vetë puna! Do ishte vërtet një fiction i vlefshëm për t`u bërë realitet. / E.H.

Edhe mund te rrosh ne kohen e Euros me ca cent ne xhep…por nuk mundesh te enderrosh .
Neser,ketu ne Barcelone eshte festa e shen Xhorxhit (Jorgos) me nje nderthurrje origjinale me shen Valentinin. Te dashuruarit i bejne dhurata njeri tjetrit dhe shkembejne puthje . Djemte ju dhurojne trendafila vajzave (behet gati gjysma e xhirros vjetore ne lule) dhe vajzat ju dhurojne libra djemve ( 40 % e xhirros ne shitje librash).
Mendoni bukurine e festes, simboliken e dhuratave, enderrat qe marrin jete…Dhe ata njerez si ne jane !…Dhe neser eshte feste !…