Një lloj mulatërie ka përfshirë pamjet e shumëkujt prej nesh këto ditë vere, por dukshëm dhe të atyre që e bëjnë lëmsh jetën tonë, çuditërisht gjithnjë me pretendimin se po e zgjidhin: politikanët! I them mulatëri, por në gjuhën e përditshme quhet nxirje. Në fjalorin e nxehtë e gurgullues të një prej “kokave” të politikës sonë, bën pjesë dhe “faqezinjtë”, si një prej etiketimeve me objektivin- gjoks ndaj kundërshtarit, por që ngjan më e karamelta krahas të tjerave, me doza të larta aciditetit. Por këtu nuk bëhet fjalë për të zezën si mallkim; është fjala vetëm për atë nuancën simpatike të së errtës, që të bën të ndihesh dhe pak seksi. Vera, plazhi, aventurat e stinës, të dhënat e shumta për atë çfarë ndodh në ujë dhe afër tij, u bënë pjesë e ligjërimit të përditshëm politik, deri në çastin kur Berisha iu imponua pa asnjë drojë publikut që t`i servirte një lloj heroizmi alla Paolo Pinto, me të qëndruarit gjatë në ujë duke bërë not. E tanimë, vështirë që aktorët politikë t`i shohim vetëm brenda sinoreve të tyre: parlament, komisione parlamentare, mbledhje grupi e konferenca shtypi. Jo, ata duhet na përcjellin info mbi llojet e kremrave që përdorin për t`u lyer, të veçantat e lëkurës, nëse u skuqet apo u nxihet shpejt, se kush merret me të nëse ajo nis e u bie, gruaja apo….fëmijët; se deri ku shkojnë me not; se preferojnë krolin, notin shpinë, të notojnë si brektosë apo si qen; se ç`mbathje përdorin apo se ç`plazhe preferojnë. Janë njerëz si ne, e duan dhe ata ta jetojnë jetën, t`i gëzojnë frytet dhe të bukurat e saj! Por kur u shikojmë portretet e nxira këto ditë, nuk mendojmë kështu. Nga e keqja që kemi prej tyre, produktit në realitet, të ardhur nga mendjet dhe shpirtrat e tyre në vite, e nxirra tek ata përkthehet si padrejtësi ndaj nesh, e llojit: për vete nuk i lënë mangut asgjë kësaj bote, duke jetuar mes sa e sa të mangëtave e të munguarave që vuajnë të tjerët jo si ata. Ndaj, se ç`duket simpatik ai që i zbardhëllen fytyra këto ditë. Në raport me plazhin ama, jo me fjalët dhe veprat. / E.H.

Shkerdhate dhe malok i piset.Zhdukeni kete nevojtore.Dhe burgu eshte pak per kete Mi te Kuq.
C’do ky palaco ketu?
Ckemi vlai i Gedafit,por me thuaj nje te mire qe ke bere per shqiptaret,se per serbet e dime dhe per Partine e Punes
Mos u habisni shoku E.H se ka edhe nga ata qe ju eshte bere fetyra sholl kepuce,dhe as nuk nxihen as skuqen.Na shpife me germen e pare te emrit e te mbiemrit.Marrja rrine po zoti nuk e len thuhet ne Shkoder,besoj se e kuptove……
Zogu dhe Enveri nuk u perballen se gjalli me gjykatat , per prapesite , qe I sollen popullit te tyre . Sali Berisha eshte balle perballe me popullin , pasi ka qeverrisur ne menyren me sharlatane , qe njifet ne bote . Krijoi shtetin piramide , ku bashkepuntoret nuk punonin , po vidhnin . Keto gjera , po I vertetohen nje e nga nje , por e mbron prokuroria dhe gjykata , qe dhe ato jane piramida te ngritura nga vete Berisha . Nuk mund te kaloi kjo baterdi , pa u pergjigjur shkaketri , qe eshte I gjalle , bashke me shpurren , qe e shoqeruan ne kete aventure 1/4 shekullore . Pas analizes 300 ditore te Qeverrise , Berisha duhet te pergjigjet perpara ligjit , perndryshe mazhoranca e sotme nuk e justifikon besimin e votes popullore . I. Foto