Deri më tani ka qarkulluar si legjendë urbane ajo që pas lypsarëve në rrugë, përvuajtjes së tyre, zërit të tyre të holluar gjatë lutjes, sidomos fëmijëve, qëndrojnë tutorë bosa, që i përdornin si skllevër për të siguruar fitime nëpërmjet virtytit të mëshirës ndër njerëz. Edhe pse dihej pra teorikisht, prej gjynafllëku a për t`i hequr qafe në rast bezdisjeje prej tyre kur u bëhen ferrë, shumë njerëz nuk kanë ngurruar t`u lëshojnë ndër duart monedha të vlerave të ndryshme. Në shumë raste kanë menduar që kanë bërë sevape, por që patjetër ka ndodhur që pas sevapit është fshehur gjynahu i të ushqyerit të ndonjë barkderri të panginjshëm e të pashpirt, jo me bukë sigurisht, por me të ardhura të majme për kushedi ç`punësh të ndyra më pas. Eshtë një realitet që Shqipëria e ka prodhuar në masë këto vite si shumë e shumë të tjerë absurdë. Në rrugën e Kavajës, për dhjetë vite rresht, një i moshuar është vërtitur rrugëve me një recetë ilaçesh në dorë, duke u hequr sikur i mungonte dhe një 2 mijë lekësh për t`i siguruar ato të flamosura. Dhe ashtu siç pas fytyrave lëkurbuta e vështrimeve të pa faj të të vegjëlve lupsarë pas së cilëve fshihet ndonjë kriminel, ashtu dhe pas rrudhave dhe ecjes së lodhur të plakut, fshihej një aventurier i pacipë që dëndej më pas në raki pasi mbushte xhepat me para për recetë, që vinin nga mëshira njerëzore. Po në rrugën e Kavajës, një mesogrua me pamje fshatare, e ulur gjithnjë buzë trotuarit tek murri rrethues i Muzeut të Natyrës, përsëriste pa pushim për çdo kalimtar që i kalonte para, frazën lypse: “mos ke njëqind lekë?” E vijoi ritualin e saj për vite të tëra duke mbledhur sa e sa njëqindlekëshe mëshire, e tanimë kushedi se ç`pushime mund të planifikojë për verën që po vjen. Ndaj, duhet vlerësuar thirrja që lëshoi për opinionin ministri Veliaj për të mos ushqyer mafian e trafikut të fëmijëve, por dhe llojet e tjera të përfitimeve nga lypja, me dobësinë e humanitetin tonë ndaj të varfërve. Eshtë vërtet një gjë e mirë kur një shoqëri i mban të aktivizuara gjendrat e ndjeshmërisë për më të varfërin, më të dobëtin, më të braktisurin, por kjo nuk zgjidhet me anë të lypjes në rrugë e po ashtu dhurimit si pa të keq të çdo qindarke, pa qenë i sigurt nëse ajo shndërrohet në bukë goje e veshje trupi, apo fjala vjen, në xhetona bixhozi. Ndryshe, humaniteti të shkon për….lesh! / E.H.

…….shkon per lesh……
Gazetare diletante, medioker.
Gjeje nje titull me fisnik. Volgariteti nuk te
ben kurre interesante. Mer e lexo gazetat e
botes, pastaj shkruaj, Bylmez.
Shteti Serioz duhet menjeher tua mari femijet ketyre te PaShpirteve Pasi Policia dhe Asistentet Social i kane Paralajmeruar, Shteti duhet ti Edukoje ti Mesoje ti Drejtoje ne jete ne Shtepite e Femijve, qofshin keta veri Jug Shqiptar Evgjiter apo Arixhinj cdo femije duhet te kete Shancin Fatin e vet ne jete dhe jo Fatin e tyre tua Dredhoje dikush me i rritur per mirqenie personale sepse ska qef te punoje sepse eshte Dembel.
Tyrp per ty Sallake e i aditur,ne mos me eq.Pa le, na pake dijeni dhe per gazetat e botes.A je ti nje gjendje dhe i afte te shkruash e te besh gazetarin.Jo? Dukesh.Tema dhe shkrimi eshte aktual.
Me vjen keq qe kapeni me gazetaren(in).
Perse nuk vleresoni ate qe eshte shkruar?Keta tutore duhen denuar penalisht!E kane kthyet lypjen ne profesion.Nuk di Nese egziston ligji kunder parazitizmit,sic ka qene para viteve 90.
Kam qene deshmitare e skenave kur burri ia hiqte corapet gruas,I vinte ne preher dy femije te vegjel e largohej!Kete heqje te corapeve e bente kur jashte Ishte acar dhe ne ishim veshur me qyrk a pallto te ngrohta!
Varferia nuk e justifikon trajtimin si skllav te gruas e femijeve!
Cfare bejne organizatat dhe shoqatat e grave qe sponsorizohen nga te huajt per te mbrojtur gruan e femine?Sepse keto lypese Jane analfabete,nuk kane as dinjitet qe te ndajne burrin maskara e te kerkojne strehe tek shoqata gruas!Aty mund te mesojne dhe nje profesion…
Une mendoj se shteti duhet te denoje penalisht keta burra-maskarenj,te marre ne mbrojtje femijet ,me nje fjale t’ua heqe te drejten prinderore ketyre personave qe Jane me te poshter se Bishat ,mbasi dhe Bisha I del per zot pjelles se vet!
Une kurre nuk u jap leke lypesave!
U jap ndonje biskote,cokollate a frut qe ta hane ata!
Ju kerkoj ndjese qe shkrova pak ashper!