SHËNIM: Kur lë pas atë pallat, të kap një trishtim

redaktor

Nga Entela Resuli

Në shtëpinë e Profesor Kristo Frashërit sot dera ishte e mbyllur.

Me përjashtim të gruas që i kishte shërbyer, askush nuk ishte aty.

Njeriu i cili jetoi 96 vjet e kishin çuar në morg. Do të qëndronte aty deri ditën kur do të kryet ceremonia zyrtare, të mërkurën, pranë Akademisë së Shkencave.
Në një moment kur dyert duhet të ishin të hapur, miqtë dhe të afërmit do të duhet të qendronin pranë tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit, indiferenca dhe ftohtësia kishte pushtuar atë shtëpi, të rrethuar nga dhjetëra pallate, ku drita e diellit nuk hynte për qamet.

Historian, profesor, akademik.

Një jetë të tërë mes librave, me dhjetëra vepra të lana pas. Mund të konsiderohet pa frikë, si një arkiv e historisë së Shqipërisë, sot është i vetëm, në një dhomë të ftohtë morgu.

Jo vetëm për atë, dhe jo vetëm nga niveli intelektual, por për këdo, do të duhej t’i bëhej respekti i fundit, në orën e fundit mbi tokë.

Njerëzit që ka njohur gjatë gjithë këtyre viteve do të duhet të ishin me të! Dera duhet të ishte e hapur…
Kur lë pas atë pallat me tulla të bardha silikate, pranë lagjes “Ali Demi” të kap një tis trishtimi. A ia vlen e gjitha?!

 

Share This Article
4 Comments
  • Me falni Zonja Resuli, po ju ishit kujtuar ndonjehere ta vizitonit Profesorin e shquar para se ai te vdiste?

    Mjaft me keto hipokrizi qe lendojne ata qe la pas profesori. Ju nuk e dini as si jetonte, as kush kujdesej dhe as ke kishte prane. Eshte e lehte te leshosh lote krokodili sa per tu bere e njohur. Beni mire te pyesni te afermit e profesorit para se te hidhni lote hipokrite tek dera e tij e mbyllur.

  • Eshte e trisht ne fakt, ta mendosh qe njeriu punon dhe jeton, nje kohe te caktuar, do te donte qe ne gramat e fundit te respektohej, por keshtu e ka jeta. Shoqerite jane bere me te ftohta, edhe pse shqiperia e kishte ruajtur kete tradite deri me tani, duket se po zbehet. U prehsh ne paqe Kristo Frasheri. Vepra jote do te mbetet gjithmone me ne. Bravo Entela. Perjetim njerezor, real.

  • Kemi filluar te behemi si te jashtmit, po harrojme njerzit tane, po harrojme vlerat njerzore. Kristo Frasheri ishte njeri i rralle, do i mungoi vendit me mendimet e tije te vyera. Patrioti i fundit. Respekte gazeta Dita per kete mesazh kaq te ndjere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *