SHËNIM: Kur mbyllen sytë dhe hapet goja

redaktor

Dy vëllezër nga Shijaku, drejtues të një rrjeti të gjërë narkotikësh, e po ashtu me një shtrirje të gjerë, që nga Afganistani e deri në veriun e Italisë, pasi morën të gjithë atë që mund të merrnin, tashmë nuk dihet se ku janë. Arben Frroku, po ashtu një njeri i dënuar për krimin e vrasjes, dikur mik i afërt i bosëve të Policisë së Shtetit, po ashtu është larguar pa e ditur kush adresën e tij. Dy ndihmësit e narkotrafikantëve, po ashtu janë të larguar në drejtim të paditur. Një biznesmen në Fier, i dënuar me vite të gjata burgimi në Itali, pasi shëtiste i lirë dhe zotëronte mijra metra katrorë tokë, tani është nën survejim. Një deputet i shumicës, ende i burgosur, pret gjykimin e tij në një shtet tjetër, në Belgjikë. Dhjetra deputetë të opozitës, ndonëse të harruar nga pushteti, janë aktualisht drejtues dhe zotërues të pasurive të mëdha financiare. Kushdo e di se si janë bërë punët, megjithatë pak gjë lëviz nga vendi.

Menjëherë pas këtyre ngjarjeve kanë ndodhur bllokime pasurish, urdhëra të prokurorive për ndalime etj etj.

Dy gjëra të bëjnë përshtypje në të gjithë këtë lëvizje marramendëse, ku janë të përziera me njëra-tjetrën, si në një lëmsh të madh, politika, krimi, financa, dhuna, arroganca dhe pushteti.

Do të ishte naivitet i pa masë sikur të pranohej se pas gjithë këtyre të “fshehtave” të njohura qëndrojnë gjithnjë strukturat e Policisë së Shtetit, si një kompleks i së keqes. Do të ishte naive të mendohej, po ashtu, se këta banditë të politikës dhe të financës, e më pas të krimit, janë pa lidhje brenda për brenda strukturave të drejtësisë dhe të hetimit.

Unë bëj pjesë në njerëzit që i respektojnë strukturat e Policisë së Shtetit, megjithëse, për fat, nuk kam pasur kurrë të bëj me to. As në të shkuarën e largët e as në të tashmen. E di po ashtu se ata qindra mijra fidanë dhe bimë të rritura marihuane, në të gjithë hartën shqiptare, të cilat po shkulen nga policët, kërkojnë jo vetëm mund, por edhe guxim; kërkojnë më shumë se punën e zakonshme të heqjes së të keqes. Ndaj, u heq kapelen. Ashtu si ka edhe eprorë të lartë, të cilët, nuk i kanë hyrë kësaj pune për të bërë pasuri, por sepse aty e kanë gjetur veten. Dhe, duhet pranuar se, mes tyre, ka dhjetra e qindra djem të edukuar, të formuar, që bëjnë pjesë në atë që mund të quhet sakrificë për shtetin.

Duke lënë mënjanë respektin për Policinë e Shtetit, ajo që të bën përshtypje janë dy gjëra të rëndësishme:

E para, goja që rri hapur, kur duhet mbyllur.

Nuk është e rastësishme që Arben Frroku, pak çaste para dhënies së dënimit me burgim të përjetshëm, merr rrugën dhe kalon kufirin, si çdo qytetar i zakonshëm. Në të gjithë botën, nga njëra fazë e gjykimit në tjetrën, kur ende asgjë nuk është mbyllur, ka një verdikt për mos largimin nga vendi. Por “enigma” qëndron në të dhënën që ia kanë përcjellur atij se dënimi do të jetë drastik. Në këtë rast ata që kanë hapur gojën mund të jenë vetëm ata që e dinin dënimin që do të jepej. Nuk e dinte dhe nuk kishte se si ta dinte një polic i zakonshëm, aq më pak një polic në pikën e kalimit të kufirit.

Dy vëllezërit nga Shijaku dhe dy ndihmësit e tyre, po ashtu, janë larguar duke pastruar gjithçka. Të duket se po kontrollohet një shenjtëri, pasi gjithçka është e pastër. Pas shpinës së tyre dikush e ka hapur gojën. Nuk është rreth i gjerë i atyre që e kanë ditur se arrestimi do të bëhej në një ditë të caktuar. Ka qenë rreth i paktë, dhe ky rreth i paktë, nuk është më punë vetëm e Shërbimit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe i prokurorisë.

Pra, ky është problemi ynë i madh në drejtësinë shqiptare: Gojët e hapura, përmes së cilave mbështetet krimi. Dhe mbështetet duke iu kundërvënë shtetit, përmes detyrës që të ka dhënë shteti.

Problemi i dytë: Menjëherë pas ngjarjeve që sollëm më sipër, janë vënë në lëvizje elementët e tjerë të drejtësisë, duke vënë sekuestro mbi pasuritë e të dyshuarve.

E kam thënë edhe herë të tjera: A duhet pritur kaq gjatë?

Dy vëllezërit shijakas, për shembull, nuk kishin asnjë adresë pune, asnjë të dhënë financiare se si kishin arritur të bënin gjithë atë pasuri, me resurse fantastike, pasuri përrallash. Ishte diçka që dukej gjithë ditën e ditës se në të gjithë këtë pasuri kishte diçka të mistershme, që shteti e ka për detyrë ta zbulojë. Por zakonisht shteti i bie pas një kuponi tatimor kafeje në lokale lagjesh.

E njëjta gjë me pasurinë e Mark Frrokut. Do të duhej të ndodhte riaktivizimi i ngjarjes në Belgjikë që shteti të vihej në lëvizje për të bërë pyetjen, dhe e bën në fund, kur duhej bërë që ditën e parë, “si e vuri pasurinë Mark Frroku”?

Ndodh gjithnjë kështu: Pasi kemi një ngjarje, atëherë vihet në lëvizje pyetja se si dhe nga se e bëri pasurinë.

Por pasuria, sidomos ajo e patundshmja, është një gjë që nuk fshihet. Sepse ndërtesa luksoze e vëllezërve shijakas nuk futet në thes. Se pasuria e “biznesmenit” fierak, dënuar me vite të gjata burgimi, nuk ishte një “dhjetëshe” që futej në xhep, por mijra katrorë tokë.

Sa pasuri të tilla ka drejtësia jonë, sidomos strukturat tona financiare, para syve?

Me qindra.

Askush nuk e di se si e kanë vënë pasurinë njerëzit e politikës sonë. Askush nuk i di burimet e vilave luksoze, makinave super të shtrenjta, jetës marramendëse, depozitave në parajsat fiskale dhe, mjerisht, askush nuk pyet për këtë.

Nëse në rastin e parë të dekonspirimit, është goja që hapet, në rastin e dytë, janë sytë që mbyllen.

Të dyja janë krime kundër shtetit dhe përtallje me varfërinë njerëzore. Të dyja bëjnë antiligjin dhe, përmes tij, antishtetin. Gojët që hapen dhe sytë që mbyllen i kushtojnë shtetit një minimum prej 4 miliardë eurosh në vit.

Ky përcaktim i njërit nga studimet e specializuara për çështjen shqiptare, e bën të dhimbshme.

Kjo përcakton qartë se xhepat e të varfërve po grisen nga mospasja, ndërsa xhepat e të pasurve po fryhen nga zullumi. Vetëm një e katërta e shpërfaqjes së këtij krimi në dobi të vendit, është shumë më e madhe se ajo që kemi pritur nga çdo lloj reformimi.

Nuk mund të luftohet korrupsioni nëse strukturat financiare e shohin pasurimin e paligjshëm si një çështje vetëm të drejtësisë.

Nuk mund të luftohet krimi ekonomik nëse drejtësia i lan duart prej tij, si një çështje e financave.

Shteti i së drejtës, ai shtet që është premtuar tash e 25 vite, po largohet gjithnjë e më shumë prej nesh, po bëhet një ëndërr e frikshme, dhe, edhe kur fillon e bëhet diçka e arritshme, e kuptojmë se e gjitha kishte qenë një flluskë, përmes së cilës mund të shohim vetëm përkohësisht ngjyrat, e më pas, zezimin. Është e kotë pyetja: Deri kur?

Sepse edhe pritja ka një cak, ashtu si besimi ka një kufi.

Mos qoftë e thënë të shkelet caku dhe të shembet kufiri i besimit.

Share This Article
20 Comments
  • “Peshqit e mëdhenj” po u bene lepuj te medhenj dhe po u mundesuam t’i mbyllin syte, vaj halli per ne: Do t’u vie ere e keqe edhe me shume!…

    DRENOCA E KUQE

  • Vetem ne zonen e Durresit sa fshatra turistik dhe Vila luksoze jane ,
    Nuk i din qeveria chiudi ????????? , Po ne te gjithe vendin !!!!!!!!!!!!!!!!!!

    • Popull i korruptuar, sepse i korruptuar nuk eshte vetem ai qe kerkon por edhe ai qe jep.
      Pyesni veten o njerez, a sjeni perfshire ne kete halerllek ndonjehere .Cilin duhet te arrestoje polici i zi me pare, nga duhet tja filloje, duhet dhene nje shembull o Bedri Islami.
      Pranojeni qe jeni nje popull i korruptuar, doktore, gjyqtare e zyrtare, te korruptuar ne cdo qelize.
      Kjo qeveri ka bere dicka me shume se cdo qeveri me pare, por te berat e hershme jane jo te pastra.
      Po nuk u fillua nga Sali Berisha i pari, Ilir Meta i dyti, Basha, Rama, Gjin Gjonet e me rradhe kurr nuk do te pastrohet Shqiperia dhe goja e bytha do hapet e syte do te mbyllen gjithmone.
      Pasroni veten perpara dhe cojeni revolucionin ne cdo qytet e fshat te Shqiperise, kerkoni tju kthejne (juve shqiptareve) gjithe pasurite e vjedhura e te shitura nga Nano e Saliu. Nafta, pasurite minerare e cdo gje vidhen shiten dhe shkojne ne xhepat e soj soj kriminelesh te huaj e te brendeshem me vule pushteti dhe ju shqiptare nuk merrni asgje, e keni pranuar ne heshtje dhe mbyllni syte.
      Rruga eshte e gjate por vetem ju e keni ne dore.

      • Nuk jemi populli korruptuar por popull pragmatist,shprehi e njerezve inteligjente por pa shume shkolle dhe kulture…
        Korrupsioni erdhi qe me 1992 kur u instalua qeveria e pare qe pretendonte ndryshimin !!!! ( nuk kemi patur kurre qeveri demokratike )
        Situata vazhdoi duke u perkeqesuar sepse mentaliteti katundar mbizoteroi mbi ate pak shtrese inteligjence te ndershme e cila,pergjithesisht,iku nga syte kembet nga ky vend.Jemi nje popull viktime e mentalitetit tone katundar dhe atyre njerezve te pandershem qe bejne politiken sot ne shqiperi…..Momentalisht,e ka marre ferra uraten…!

  • Ju lumt DITES qe i boton & B.ISLAMIT qe i analizon bemat e SUPERIOREVE te korruptuar ne kete vend ne keto vite te tranzicionit te veshtir te krijuar nga politikanet tmerrsisht te degjeneruar ne keto 25 vjet,te cilet jane bere BLLOK BETONI qe nuk i thermon dot as TOPI I MATO GRUDES.Te shofim se çdo beje REFORMA NE DREJTESI….!

    • Reforma ne drejtesi eshte si te them ,ngushellimi i fundit i pushtetit qe erdhi duke mere pergjegjesine per ndeshkimin e pandeshkuendshmerise.Me keto llogjet e reformes do te shtyhet dhe viti i trete i mazhorances.Viti i katert do te jete vit zgjedhor dhe jaaaaa mandati u mbyll.Rama do te na kerkoje nje mandat tjeter per te perfunduar reformen e drejtesise.Une nuk para mar vesh nga politika po ma thote mendja se nga mezi i mandatit te dyte Rama do ti ngjaje 100 per 100 Berishes.Kam frike se do tja kaloje per ca gjera.Demostrues nuk ka per te vrare.Keshtu kjo klase politike po tallet me ne pa u ndalur dhe pa pushuar.Lemshit qe kane kokolepsur keto njezete ca vite nuk i gjendet me ana.Duhet nje lloj termeti shoqeror qe te shkule nga rrenjet kete klase politike ose kancer shoqeror me sistemin e drejtesise qe ka krijuar te dale ne pension.

  • ti e di te sakte bedi djali qe keta jane bijete e amerikes dhe nuk prken pasi i sherbejne devotshmerishte duke u dhene miliarda padronite te tyre dhe natyrishte ata kane besene emose prekjes dhe te marin dhe grabisine palcene e popullite shqiptare fol fol po amerika nuk te degjon se eshte e pameshirshme

  • Kjo klase e re politike 24 vjeçare ,ka krijuar nje pasuri perrallore per vete,jane vene ne gare se kushe do te ndertoje vila e pallate private me luksoze me moderne,te paisura me pishina ,fusha tenisi,salla bilardoje ,dhe te bashkangjitur me nje sistem dyqanesh ,restorante speciale luksoze me sherbime te posaçme defrimi te shfrenuara ,me vetura luksoze te shtrenjta .jANE krijuar gjithashtu sallone speciale zbukurimi flokesh ,shikoni floket e llakosur dhe ngritura perpjet sikur ja ka lepire lopa te Alibejt ,por edhe deputet dhe gjykates te tjere qe u shkelqejne floket nga llaku te paisura me kravata italnjane ,te parfumosur me marka francize ,me kostume te modes angleze etj.Kjo eshte borgjezia e re Z.Bedri islami ,qe shpenzojne shuma kolosale per ndertimin e vilave e te hoteleve turistike per vete dhe partneret politik dhe rrethit kriminal me para te droges,vjdhjes,krimit dhe prostuticionit.Kur ne shqiperi shumica vuan per buken e gojes ,bejne nje jete ne prag mbijetese ,dhe per vete marrin mbi 15-20 fishin e pages dhe pensionit,POPULLI PO DISKREMINOHET

  • zoti Bedri, kur flet per arratisjen e te denuarit Froku me burgim te perjetshem, kerkon ta justifikosh Policine e Shtetit me fjalet: Nuk e dinte dhe nuk kishte se si ta dinte një polic i zakonshëm, aq më pak një polic në pikën e kalimit të kufirit.”. na vjen shume keq qe e merr ne mbrojtje Policine e shtetit e undirekt benjaminin e kryeministrit, z. Sajmir Tahiri, i cili ne parlament pranoi e tha s: “Ndodhi rastesisht se ne ato 2 ore qe iku Froku nga Hani Hotit u nderpre energjia elektrike, a interneti. Si thua ty, rastesi ka qene kjo ne nihme te frokut? Keto shitja miqve te Tahirit e kryeministrit por jo popullit. Po pergjimi telefonik nga italianet i Ministrit Tahiri qe u thoshte trafikanteve te Kenetes se Durresit: Nuk kam c’u bej, e kam urdher nga lart qe te arrestoheni,edhe kjo “nuk kane faj policet e thjeshte? nuk i akuzon kush policet e thjeshte, zoteri, por kryepolicet dhe kryeministrin, prandaj mos e shtrembero te verteten> me sa po duket ju dhe Andrea Stefaniikeni vendosur te krijoni shoqaten ne dihme te Edi Rames e Sajmir Tahirit.Vazhdoni se e keni mire

  • Nje shkrim i rendesishem. Urime. Nje reference per zotin Selim: e lexova me kujde shkrimin dhe thote se nuk kishte se si ta dinte nje polic i thjeshte faktin se arben frroku do te denohej me burgim te perjetshem. Por nuk shkruan se nuk e dinin te tjeret,prandaj shkrimi ka titulin peshqit e medhnej. Keshtu e kam une mendimin. Rastesite qe thua ti nuk kane lidhje me policin e thjeshte.

  • Urime z.Bedri per qartesine dhe vertetesine per momentet aktuale qe po kalon vendi.Eshte me te vertet per te ardhur keq qe ne menyren me brutale u varos endera e mbare popullit qe siasnjehere votoi P.S. per largimin e se keqes kombetare Sali Berishen me zagaret e tij.Vota plebishitare e nje populli liridashes dhe demokrat i cili i dha mazhorances aktuale forcen e duhur per te bere realitet ato qe kishte premtuar gjate fushates si dhe arestimin dhe denimin ne menyre shembellore te k/kriminelit te ketij kombi Sali Berisha.Por ja qe populli edhe kete radhe u mashtrua ne menyren me te poshternga nje megaloman i pa skrupullt si EDI RAMA. Qe te vendoset nje shtet ligjor eshte domozdoshmeri dhe kjo i sherben forcimit te kombit eshte nje hap i vendosmerise se qeverise per nje rilindje kombetare,por kjo gje nuk mund te behet ndaj atyre qe skane buke te hane,per nje kafe pa resit apo per nje plake 100vjecare qe spaguan energjine.Populli i dha voten kesaj mazhorance per te likuiduar peshkaqenet e medhenj,hajdutet,kriminelet,ata qe shesin hapesira detare dhe koncensione shkaterimtare per kete komb,por JO. Cuditerisht keta batakcinj qe duhej te ishin ne burg ll amatitin sot gjith diten per dekriminalizimin e politikes.Atehere kam nje pyetje z.BEDRI,ku eshte forca e ketyre banditeve qe populli i do ne litar,perse P.S.u vu ne fronke per deputetet e koruptuar dhe me mbeshtetjen e fuqishme te ndonje ambasade qe na do te miren,dhe kriminelet e vertete qe populli i njeh mire bejne llogje ne parlament dhe nuk preken nga asnje lloj ligji.Mos valle demokracia ka disa lloj preferencash,dhe me qe jemi nje shtet qe vendosin ambasadoret se cfar duhet bere duke e nxjere jasht loje qeverine e zgjedhur nga 1.000.000 votues per te ndeshkuar shkaterimtaret e ketij kombi.Edhe mua me dhimset kombi sikurse JU e shume e shume te tjere qe e duan shqiperine te lulezoje,te forte ekonomikisht dhe ushtarakisht qe me dinjitet te hyjme ne Europe por kush eshte ajo force antikombetare qe nuk e lejon qeverine te beje realitet premtimet para elektorale?Kjo eshte nje pyetje per JU zoti Bedri se Rama per mendimin tim eshte kryqezuar nga dipllomate ne sherbim te Serbise duke mbrojtur kriminelet e ketij vendi .Ndoshta komenti im edhe mund te mos cfaqet por une te pakte shpreha ate qe ndjej dhe gjithmone me vret pyetja -Perse perendimi nuk ndihmon nje popull legjendar qe po hiqet zvare nga kucedra qe i ka bllokuar te gjitha ruget.

  • Banditi Edvin I dha kohe per te pakten nje mandat bandes se Saliut qe te fshije gjurmet e krimit.
    Shkaterroi Ps dhe goditi elektoratin e saj.Cfare nuk arriti ti beje Saliu Ketij populli Po e realizon Banda e Horrit

  • i shiti sali krimineli e fatos hajduti ,ska me .
    prandaj ishte mire enveri .kohe e veshtire por e bukur .
    tani cdo gje e kontrollojne horrat .paskemi qene keq per breke najloni pa llastik …………..

  • Besimi qe thua ti z Bedri jo me eshte thyer po eshte bere cope te njerzit. Ndaj kan mare arratine njerezit. Informalet e pare dhe me te shemtuarit jane politikanet e kta te fundit jane akoma me keq se e kerkojne formalizimin te ata jashte kupoles politike ndersa paraardhesit kan mbyllur nje sy si nje marrveshje e heshtur qe ne tonen ju jashte kupoles ne tuajen. Kan prishur statusin e tranzicionit shqiptar po vetem ne njeren ane te peshores ekonomike. Ne fakt duhet ta fillojne nga ana tjeter dmth nga vetja vetem athere ka moral nje reforme formalizimi. Ndryshe eshte pafytyresi e kjo e sotmja se mban fjalori cpafytyresi eshte.

  • Dhjetra deputete te opozites kane pasuri te medha thote ky shoku, sikur keta te maxhorances te jene fakira. Une nuk jam kundra asaj qe thote per pasurite e disa plehrave te opozites, si Genc Ruli me shoke, por nuk mund te harrosh qe me shume milionera dhe me te kakuar kriminale gjenden anen e shumices. Apo nuk ia ka thene njeri Bedriut?

  • Z.Bedri! Ne e kuptojme qe e ke te veshtire qe te flasesh me hapur per problemin ne fjale , por mos harro se populli eshte i zgjuar dhe nuk i shpeton gje !!
    Te vish ne pushtet me gjithe ato premtime per luften kunder korrupsionit , per ata qe e kishin kapur shtetin dhe po e kthenin ne nje ciflig privat , dhe te mos e vesh gishtin ne plage , se ku qendron e keqja qe pse sot pas 2 vjet e gjysem , nga marja e pushtetit te majtet nuk kane cuar para drejtesise asnje nga ceshtjet qe ju premtua popullit , asnje nga ministrat qe vodhen dhe grabiten pasurite e ketij vendi e te ketij populli, asnje nga politikanet qe u tall me kete popull
    Per 25 vjet e sa e sa te tjera ! Kryeministri yne :
    Pse sflet hapur me popullin ? Pse skerkon referendum ? Pse nuk e ngre popullin ne kembe , qe tu jepet zgjidhje problemeve ?
    Po nuk duan dhe populli i shkrete i zhgenjyer , ka ngelur ne udhekryq !!!!$
    Nuk dinte gje Edi Rama per Arben Frrokun ???) pak e habitshme !!!
    U vra Artan Santo , ne mes te ” Bllokut ” dhe vrasesit , ” u larguan qete e qete ” , policit qe i ndoqi vrasesit, ” ju mbarua ” karburanti , pak e cuditshme ??
    – u mbyllen disa universitete private dhe nderkohe Universitet Europian i Henri (Naim )’Cilit , jo vetem nuk u mbyll , por ju dhane te gjitha masterat dhe doktoraturat Cfare ndodhi ?
    Keta te gjthe tallen. me popullin dhe Ti Bedri kete e di !
    Por nje popull mund ta genjesh nje dite , nje vit , disa vjet , por s’mund ta genjesh gjithe jeten !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *