Është një lloj lajmi që është bërë e modës të klasifikohet si ‘hard-lajm’. Ka të bëjë me denoncimin që Kontrolli i Lartë i Shtetit, u bënë zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën. Dhe janë shtuar shumë kohët e fundit. Më i freskëti ishte ai për denoncimin e disa drejtuesve të ALUIZN-it në Shkodër. Nëse është fundjavë, ose ditë e dielë, është gjithnjë lajm i parë në skaletën e Newsroom-ve.
Kur lançohet si lajm të duket sikur në Shqipëri po nis vërtet një erë e re ndëshkueshmërie. Abuzimet e konstatuara nga KLSH ndër vite në shumë institucione shtetërore, kanë qenë thjesht një çështje shifrash, ja dhe ndonjë denoncim, por pak ose aspak ndëshkim, të paktën që publiku të njihet me dikë që bëhet shembull duke përfunduar pas hekurave, peshk i madh apo i vogël qoftë. Muaj më parë, bëri bujë lajmi se KLSH kishte çuar në Prokurori një dosje me shkelje të rënda në leje ndërtimi, me emrat e dy ish-zyrtarëve të lartë, në krye të qeverisjes vendore të një prej qyteteve me katrahurën më të madhe urbane vitet e fundit. Është ndër ato dosje, ku shkeljet janë aq ashiqare, sa të fut të dridhurat ideja se me ç`guxim e kurajo, kanë bërë të tilla shkelje aq trashë?!
Megjithatë, nga Prokuroria nuk ka asnjë lajm. Dhe lajmi ky duhet të jetë tashmë: zhdukja e “lajmit të madh” në drejtim të paditur! E.H.

Presidenti, kryeprokurori, duhet te japin doreheqjen, ose ne te kundert, te shifen ligjet kushtetuese, per shkarkimin e tyre.
E tere kupola e drejtesise, duhet shkarkuar si e korruptuar.
Nuk eshte turp,por nder, te vesh ne veprim 84 mandatet qe t’i ka dhene populli yt.Me kete 84.tershe. bene reformen ne drejtesi e kudo… Edhe e bene zap ligesine,poshtersine korrupsionin,krimin qe do te thote , i mer mender per b… presidentin ose hicin, llallen, qe e ka shuar me uje(Vazhdon te jete i trembur),saliun e hienat e tije… beheni nje ore e me pare,sa s’ja u kane mare buken nga dora!…
… Neser,kur te ngordh saliu,
ku popull do bjere ne paqe!
Majtas,djathtas,vet-vetiu…
do festojne me lot ne faqe…
O zoti Rama, madje edhe o z. Meta !
Do ta kryeni detyren qe u ngarkoi populli ne 23 qershor apo jo ??!!
Sa pa patur denoncime, thoshit se Saliu nuk i denoncon te korruptuarit.
Tani qe Bujari i KLSh-se u be burre dhe i denoncoi ju nuk ndiheni.
Pse nuk ushtroni presion pozitiv mbi “TIKUN” e Llalles ?
Pushtet kerkuat, pushtet u dhame, madje aq sa u ngopert me mandate, por cpo beni ?
Deri tani “NJE VRIME NE UJE”, themi ne Delvinjotet.
po kete klsh kush e kontrollon o njerez
a e dini cgjobe venes jane ata vete ndaj punonjesve te administrates
Mos e keni fjalen per mikun e ngusht te Rames,kryebashkiakun e Vlores.Prap na doli shoku Enver [E.H]