Me të njëjtin afsh sa ç`ishte për një masë njerëzish të qënit komunist e anëtar të Parisë së Punës, në ish-regjimin e kuq, po ky afsh pushtoi të madh e të vogël në kushte pluralizmi për t`u rreshtuar patjetër me një parti; por mbi të gjitha, për të krijuar parti. Dhe ja si vjen puna, si në çështjen came…
Komuniteti çam, patjetër duhet të jetë ndjerë keq, kur është njohur me kamerën e fshehtë ku shfaqej kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, duke shpotitur deri në tallje një kandidat për deputet të partisë së tij që tanimë ndodhet në tempullin e demokracisë, në parlament. Eshtë fjala për një deputet, prej të cilit deri më tani është mësuar vetëm fakti se ka rrahur kolegun e tij Alfred Peza, në një ndër korridoret e parlamentit.
Partia është një lloj formacioni, që ose ndreq osë prish punë, në varësi të motivit të formimit dhe të kauzës që mbron. E zemë: për kauzën e kthimit të pronave… Nëse Fatmir Mediut i dhimbset çështja e “kthimit të pronave”, përse bëhet ministër i Mbrojtjes apo i Mjedisit, e ngatërrohet dhe në llojlloj aferash pa asnjë lidhje me pronat?! Edhe në rastin çam pse duhej një parti, që ka në focus vetëm pazaret e rëndomta të politikës e punësimit, për t`ja bërë idealit çam atë që nuk do mundej dot t`ja bën as greku?! Dhe ndodh më pas që partia të të dalë për hundësh! E.H

Vardi Kardi…
Pune alla albanistani
shkrimi i goditur
shume mire e ke shkrujt.