Kur PD-ja na fton për kuic….

redaktor

Pas një konference për shtyp të PD-së, ku zëdhënësja Vorpsi serviri të dhënën e frikshme për një deputet socialist që e kishte të vëllanë në kërkim ndërkombëtar, por pa cituar asnjë emër, drejt saj në distancë, po nisim disa pyetje, me shpresë se mos zgjidhet enigma. Pyetjet nuk janë të limituara në numër apo minutazh, pasi çështja është shumë e mprehtë dhe vëllai e deputeti duhen gjetur medoemos. Por që ja PD mendon se ne, populli nuk duhet të flejmë mbi dafina e gjithçka ta presim gati prej saj. Jo! Ne duhet të angazhohemi vetë për ta gjetur, pasi kështu zhvillojmë nuhatjet dhe rrisim shkallën e inteligjencës në gjetjen e lepurit që fshihet ndër ferra. Fillojmë:

Deputeti është tullac?

Është me pak kurriz të dalë?

Mos çalon nga një këmbë?

Është nga ata që përgjumet gjatë seancave parlamentare?

Është akuzuar nga Berisha si i korruptuem?

Ndodh që i rreh supet Braçes, teksa ai përfundon replikën në parlament?

Ishte nga ata që gjatë grevës së urisë për transparencën e zgjedhjeve, ankohej se ishte uri?

Varësisht përgjigjeve me ‘po’ ose ‘jo’ të Laurës, ndoshta i jemi afruar se cili është ai birbo, vëllai i së cilit është përfshirë në proçka paligjshmërie.

P.S. Por duke lënë mënjanë anën komike të çështjes, mund të ndodh vërtet që ai që ta ka bërë nëna, të mos jetë hiç si ti. Ti të jesh i ndershëm e punëtor, e ai një horr. Këtë fat e ka një biznesmen i njohur në Tiranë, drejtues i një kompanie të madhe farmaceutike, të cilit, vite më parë, i vodhën një sasi parash në kasafortën e administratës së kompanisë. Dhe pas hetimeve, rezultoi që hajduti të kishte qenë pikërisht…vëllai i tij. Dhe kjo kish ndodhur fill, pasi biznesmeni në fjalë i ish lutur të vëllait më sëmundjen e hajdutllëkut, se do e mbështeste në çdolloj forme, vetëm të hiqte dorë nga vjedhja. Është ndër ato raste që, kush e ka hasur nga afër, zor të besohet që dy vëllezër të jenë aq diametralisht jo thjesht të ndryshëm, por të kundërt.

 

Share This Article
15 Comments
  • Laura Vorpsi,mbesa e gruas së Rustem Peçit,diplomuar sipas parimit te dikurshem” njeri djalë a vajzë me partizanët , “tjetri” ose “tjetra me ballistët”! Kush te fitoje te ndihmoje tjetrin(tjetrën)? Prandaj rustem peçi ka rënë në gjumë për 70-vjetorin e clirimit. Nuk di nga t’ja mbajé!? Nga gruaja apo nga babai ?

  • ?!?!?!? Laura Vorpsi,mbesa e gruas së Rustem Peçit,diplomuar sipas parimit te dikurshem” njeri djalë a vajzë me partizanët , “tjetri” ose “tjetra me ballistët”! Kush te fitoje te ndihmoje tjetrin(tjetrën)? Prandaj rustem peçi ka rënë në gjumë për 70-vjetorin e clirimit. Nuk di nga t’ja mbajé!? Nga gruaja apo nga babai ?

    • Ja ka mbajtur nga fshati dhe nga ana e gruas? Nuk ka asnjë vendim për 70 vjetorin e clirimit? Sot 10 korriku i 1943 nuk u përkujtua!?

    • Rustemi…….. I Peçajve…. Ja ka mbajtur nga fshati dhe nga ana e gruas? Nuk ka asnjë vendim për 70 vjetorin e clirimit? Sot 10 korriku i 1943 nuk u përkujtua!?

  • Biznesmeni mos është tullac?
    Është me pak kurriz të dalë?
    Mos çalon nga një këmbë?
    Mos është në sherr me policinë?
    Mos ka aksione edhe në media?
    Mos ka miqësi me Tomin e Doshëve?
    Varësisht përgjigjeve me ‘po’ ose ‘jo’ të E HOXHES (jo qoftëlargut…), ndoshta i jemi afruar se cili është ai birbo, vëllai i së cilit është përfshirë në proçka HAJDUTLLËKU…

  • Rustemi Ja ka mbajtur nga fshati dhe nga ana e gruas? Nuk ka asnjë vendim për 70 vjetorin e clirimit? Sot 10 korriku i 1943 nuk u përkujtua!?

  • Edhe Pecajt race muti jane e kane drehdur gjithe jeten, race spiunesh e zemer katran, kan pare interesat e tyre dhe qejfin e kane tallur bythen me popullin megjithese ishin kokrra e injorantit si fis dhe te bashkoje te gjithe pecajt qe ishin ne pushtin komunist nuk i plotesonin dot vitet e 1 gshkolle te mesme, duken edhe ne fytyre se cfare shpirti kane fytyre thate si zhapiket e mureve te haleve

  • Znj.Laura Vorpsi nuk ka te beje fare me Z.Rustem Peçi.Nuk ka asnje lidhje farefisnore.Ajo eshte e bija nje njeriu te nderuar ,i persekutuar nga Regjimi Komunist.Per mendimin tim nuk e ka zgjedhur drejt te sherbeje si zedhense e PD.Po kjo eshte nje zgjedhje e saj dhe nuk keni te drejte ta fyeni.

  • Nuk ka asgje per tu cuditur, njeri vella me Ballin dhe tjetri me komunistet.
    Komunisti me biografi te keqe se ka pas vellain ballist ngelet punetor i thjeshte ne komunizem, dhe i papune ne demokraci sepse ka qene komunist. Dhe ballisti me biografi te mire sepse ka pas vellain komunist, behet drejtor ne kohe te komunizmit, dhe ngelet drejtor ne demokraci se ka luftuar komunistet.

  • Ndersa PD-ja na fton per “quic” PS-ja na fton per feste pikerisht ne Apoloni. Auron Tare, Artan Lame dhe Artan Shkreli “tre heronjte e monumenteve” kesaj here nuk i kane shpallur lufte Bankers Petroleum. Edhe ministrja “Mimoza llastica” nuk e ka prishur shume terezine, se c’ka gjetur nje “karte verone” dhe po e valevit si trofe:
    http://www.gazetatema.net/web/2014/07/11/akademia-e-shkencave-te-hiqen-skelat-po-behet-masaker-ne-apoloni/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *