SHËNIM: Kur PD-ja thotë: Kurrë!

redaktor

Një pohim, më saktë një mohim dramatik bëri sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sapo mori vesh vendimin e Gjykatës Kushtetuese kundër kërkesës së PD-së për rrëzimin e ndarjes së re territoriale. “Kurrë nuk do ta njohim këtë ndarje”, tha Basha. Ka një barcaletë të poshtër maskiliste se çfarë nënkuptojnë femrat kur thonë kurrë, kur thonë ndoshta etj. Por në rastin e PD-së, doza e rëndë e poshtërsisë rrëzohet vetiu, për shkak të vetë historisë së marrëdhënieve të kësaj partie me mohimet dhe pohimet e veta bujëmëdha.

Ishte Berisha dhe PD ata që do të refuzonin kategorikisht pjesëmarrjen në hartimin e projekt-kushtetutës së vitit 1998, duke e denoncuar këtë draft dhe përpjekjen që po bëhej, me njëqind të zezat. Po vetë Berisha nuk ngurronte më pas ta akuzonte kundërshtarin Nano në qeverisje, se po shkelte kushtetutën, se po bënte akte antikushtetuese etj. Aq më tepër pastaj, kur erdhi vetë në pushtet, që gdhihej e ngrysej me dokumentin themeltar të shtetit në gojë, me atë dokument që deklaroi se “Kurrë” nuk do të njihte.

Edhe pse e pranuan qysh në krye të herës se një ndarje e re territoriale ishte e nevojshme, PD në opozitë, më saktë Berisha me gojën e Bashës, refuzoi të merrte pjesë në debatet dhe diskutimet për reformën e territorit. Refuzoi të jepte opsionet e kundërshtimet e veta, refuzoi të plotësonte vendet bosh në komision, refuzoi si ai fëmija çokllan që e di se zhytet në gabim gjithnjë e më shumë, por aq më fort ngul këmbë në të vetën. Dhe kur e lënë vetëm e s’ja var njeri, ja plas të qarit. Për ndarjen e re, PD-në e la vetëm dhe PDIU-ja dhe aleatë të tjerë, dhe atëherë me lot në sy Basha e bëri hasha partinë e Idrizit.

Ironikisht, PD-ja po bëhet gati të hyjë në Kuvend, duke kërkuar paraprakisht plotësimin e pesë pikave (?!) njëra prej të cilave është respektimi i Kushtetutës. Asaj kushtetute që selia blu e ka bërë rreckë, e që gjykatës së asaj kushtetute nuk ja njeh vendimet. Si është e mundur që Gjykatën Kushtetuese e njeh kur kërkon të denoncosh e të ankimosh, por nuk e njeh kur vendimi është kundër teje? Për PD-në është që ç’ke me të e mundur, dhe kjo nuk është hera e parë.

Por në rastin konkret, rezulton që edhe nëse hyn në Kuvend, opozita kryesore nuk do marrë pjesë në ndryshimet e kodit zgjedhor, sepse nuk ka për të njohur “Kurrë” ndarjen territoriale. Mesa duket, me logjikë të thjeshtë as do të hyjë në zgjedhjet lokale. Por logjika e gjyshit shqupas nuk është kurrë e thjeshtë, por e mbrapshtë: Ai po e stërvit ogiçin që ka vënë në krye të partisë, që të ndihet mirë kur shkakton destabilitet, të kënaqet kur i prish punë vendit dhe padyshim, të mërzitet kur bëhet ndonjë punë e mirë. Në këtë pikë, një pyetje do ishte e udhës të merrte përgjigje nga Lulzim Basha. Meqë jemi tek Gjykata Kushtetuese, a e njeh ai rrëzimin që kjo gjykatë i bëri paktit detar me Greqinë, të firmosur nga Basha? Se me rregull treshi, për Lulin ky pakt nuk është rrëzuar Kurrë!

Share This Article
17 Comments
  • I mjeri Basha qe nuk eshte ne gjendje te bej asnje detyre! Si minister punen e komandat i jepnin te tjeret, e ai vetem firmoste. Tani eshte gjoja kryetar partie, por vetem sa firmos se kryetar eshte plaku i rrjedhur e i pjerdhur Berisha. Po hyri ne zgjedhje PD do dale me keq se ne 26 qershor 2013 sepse qershori ka qene gjithnje tersi i asaj partie dhe i Berishe kriminelit.

  • U ankua ne Parlamentin Europian se ne Shqiperi Oligarket nuk zbatojne Vendimet e Gjykates Kushtetuese… tani ai vete nuk njeh Vendimet e kesaj Gjykate… hajde Lulush hajde lesh arapi..
    edhe nje kalama lagje do ta kishte zili qendrimin tend foshnjeror… se burre as ke qene dhe as ke per tu bere… veç nje qurrash qe jargavitesh… e terhiqesh per hunde… nga ata qe te kane hipur kalush….e te shpojne me maje hosteni si te ishe magjar…

  • Basha ziu kamarjer ishte,kamarjer mbeti.Mileti zene e pyesin nga e ka ate ngerdheshje te stamposur,mos eshte idiot i fiksuar?Jo eshte ngerdheshja garsonit!

  • Ore ky mire qe i ka vjedh gjithe strategjine e te majtes kur ishte ne opozite….por pak nga pak po i merr dhe ngjyrat….bravo!!!

  • —————————————————–

    http://www.proletari.com/biografia-sekrete-e-sali-berishes/html

    “Biografia sekrete” e Sali Berishës.

    Dokumentat dhe faktet e paraqitura më poshtë janë pjesë nga një seri artikujsh që janë botuar në gazetën “Koha Ditore”, Prishtinë, në vitin 1998. Si dhe dëshmi të një shqiptari që ndodhet në Amerikë(SHBA). Autori: A.D

    Kush është Sali Berisha?

    Në të kaluarën e herëshme familja e tij është shkëputur nga zonat e thella te Detit Kaspik në Rusi, të cilët kanë emigruar gjatë shekullit të 19- të. Atëherë shumë te larguar nga Rusia duke u dyndur në Evropë, e sidomos në Serbi.
    Më pas shumica e tyre u zhvendosën në Francë.

    Në këtë kuadër nga “mbeturinat” e mësipërme ngelën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, ku një prej tyre është familja Sali Berisha (mbiemri i të cilit është i huazuar dhe i marrë si më i përdorshmi në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak se mbiemri i tyre ka qenë “sllav” më përpara.

    …… lexo linkun siper artikullit.

    —————————————————————————————

  • Edhe per kushtetuten, nuk e njohim kurre, thane atehere, por e njohen, kur akuzonin kundershtarin, se ke shkelur kushtetuten.

  • BERISHA DHE KOMPANI,KAN RARA NE SHESH,DHE BEJN PERSHESH.Se,po te kishte shtet e jo shesh,nuk do ishin tek shpia e ushtris qe kta e shkatruan ushtrin.Po,nuk ka shtet,nuk ka burr shteti,nuk ka mbojtes te shtetit dhe rendit e ligjit prandaj kta nuk njofin dhe kushtetuten nese nuk eshte ne ineresat e tyre tradhtare e gjallzore.Po,kta nuk kan te drejten dhe te jetoin te lir,por ja qe te lir jan,dhe vilem jan duke lujt me fatet e shqiptarve,se mjerishte nuk jan vetem lukunia e tyre,sic jan,sali berishovici serb,e lulzime basha po serb,po jan shum,halimi,muli,ristaniganci,fatmiri,imama,jozi,vokshi,doda,dhe pas tyre nji popullsi spaku nja 300,mij shiptarella,dhe gjatha sherbimet e huja,qe jan ne shqipri.Dhe mazhoranca qe ilirin e ka,edhe ajo nuk lene shum shpresa perarsye se te gjiri lalzit iliri me salen i kan vilat komshi,pra dhe mazhoranca eshte e infektume.Se,po te mos ishte mazhoranca e infektume kishte forcen e moralit dhe te logjit,dhe tjua fute kembet menji kepuc,qe nga nishani,llalla.lika,dhe me radh gjin gjona,cefa,e sali serbin,dhe kompani,dhe te 9 penxheret ti fute,se plot ka fakte e pun kriminale qe kan bere dhe tju japi denimin e merituar,po cfar nuk kan bere kta kriminel krejt populli e din,poe spaku vetem per tre gjera te dilshin para gjygjyt,gerdecin,21 janarin,dhe shitjen e detit,greqis,pra vetem per kto tria te u denoheshin mir dote ishte,per tmos jua numrue te zezat qera,qe nga 14,dhjetor e sot se cfar i kan bere shqipris e shqiptarve,e dogjen dhe e kallen shqiprin,e vodhen krejt pasurin shtetrore qe i takon popullit,pra kta e kan hake prerjen e kokave por ska kush jua prat he mjeri ne,si popull.Tani,thot zuzari se kur ne nuk e njofim vendimin e kushtetutes,ka nji vit e gjysem qe akuzoin kto birbo mazhurancen se gjoja kjo nuk e njef kushtetuten dhe ne nuk kthehemi ne kuvende,po cfar tju them ktyre qelbsirave nuk turprohem,kta jan fekalet,dhe mijt e fekaleve por te rezikshem per atdheun,prandaj ktyre tradhtarve ju duhet dal para,dhe jua prer rugen se perndryshe kta jan ne gjenje prap me fut liften civile ne shqipri se ju ka ngal peng se ne luften e dyr botrore nuk bene luften civile,se ishin frigacak,e tani jan bere te forte me udb,ne krye.Kujdes popull,kujdes popull se mazhoranca duhet te ruhet dhe ju popull duhet me ja bere te qart mazhorances.

    • VR !!! Shënim i bukur, domethënës i z. Alqi? Sidomos fraza e fundit e shënimit është kulmi i bukurisë? Aty është pyetja tmerruese që duhet bërë pas kësaj mosdakordësie saliluljane me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese !? Z. Alqi ka qëlluar në shënjë? Te pyetja “a e njeh saliluljani rrëzimin që kjo gjykatë i ka bërë paktit detar me karafillaqinë” mund të gjendet dhe nota dhjetë për Alqin? E meriton sepse i ka zënë në grackë? Përveç bumerangut të vetëvrasjes!? Nderime autorit?

    • O Xhotë Shehu? Ore djalë,-ky Alqi duhet të jetë nga Hekali që shkruan kaq mirë? Thuaji ore thuaji që të thotë se “jam nga Hekali”? E ka qëndisur bukur qerratai këtë shënim o xhevdet, tamam si hekaljot!? Bëji dhe nga ne të fala?

  • pse i ngjan kaq shume Enverit Lulush Berisha? Duket sikur thote qe “bar do hame dhe vendimet e pozites nuk do i njohim”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *