Në të gjitha gjërat që mund të kishte menduar njeriu për 21 janarin, ajo më e pabesueshmja do të kishte qenë angazhimi familjar i berishëve, të mëdhenj e të vegjël, për të qenë pjesë e saj cinike. Nuk ndodh shpesh që mbi gjakun e derdhur të ngresh një perandori financiare, por edhe më rrallë se kaq ndodh që, pas vrasjeve, të gjesh guximin e të bësh cinikun, njëkohësisht harbutin, si një përtallje e pamëshirshme me dhimbjen, gjakimin e durimin e pamatë.
Kjo ndodhi në këtë 21 janar. Berisha i madh, urdhërdhënësi i vrasjeve dhe spurdhjaku berishian i vogël, edhe ai i ngatërruar në vrasjet e njohura si të Gërdecit, pra dy herë vrasës brenda një familjeje, si mos më keq, gjetën guximin dhe u shfaqën publikisht në të gjithë makabrën e tyre politike, njerëzore e familjare. Nëse ndonjëherë ajo fjala e urtë “dardha bie nën dardhë” ka patur mishërimin e vet, kjo as më pak e as më shumë është në tri raste tipike ballkanike; tek Niku i Çausheskut, tek Mirkoja i Sllobodanit dhe birboja i Berishës.
Berisha i madh, edhe një herë, duke marrë në mbrojtje vrasjet, dhe kjo do të ishte e natyrshme, shpalli dy të vërteta, që më parë nuk i kishte thënë si duhej ose i kishte mërmëritur: Së pari, ai pa asnjë droje tashmë, kur prokuroria është asfiksuar e bërë pjesë e fshehjes së krimit, deklaroi se vrasjet e ndodhura nuk ishin për asgjë tjetër, veçse, si tha ai qartë, “deshi të më merrte karrigen”. Njeriu, kur është në hallin e fshehjes së të vërtetës shpërthen në një dehje patologjike, dhe dashje pa dashje, kjo i ndodhi edhe ish shefit të qeverisë. Dhe nxori një të vërtetë të frikshme, sipas së cilës, ai, paralajmërimin se do të mund të vriste edhe 300 të tjerë, nuk e kishte se njerëzit po protestonin, qoftë edhe dhunshëm, para kangjellave qeveritare, por sepse ndjente frikën e ardhshme të 23 qershorit, pra humbjen e karriges. Asgjë më e shtrenjtë nuk ishte për këtë njeri se sa ruajtja e karriges së tij kryeministrore, pasi, pas saj, si në përrallat arabe, ruheshin thesaret me të cilët ngritën perandorinë e tyre financiare bijtë biologjikë e politikë. Për këtë karrige me katër këmbë, ai vrau katër vetë. Nëse do të kishte një shumëkëmbëshe, nuk dihej se sa do të vriste.
Një përcaktim i tillë i ruajtjes së pushtetit nuk është asgjë tjetër veçse psikoza e njeriut që përzier me krimin, me krimin e djeshëm dhe të nesërm, që nuk druhet nga krimi i ditës.
Në momentin e parë, shefi i djeshëm i qeverisë ende nuk e kishte mbledhur veten, pasi duart ende ishin të përgjakura. Dhe bëri gabimet e mëdha të deklarimeve patologjike, për vrasje brenda llojit, pastaj ndërroi për grusht shteti, çadra pistoletë etj, për horra e lavire bulevardi, megjithëse ishin kreu i shtetit dhe shefja e prokurorisë, për vagabondë dhe njerëz të armatosur, por gjithnjë duke e vënë patologjinë e tij të shfrenuar në idenë e ruajtjes së institucioneve të shtetit. Tani, për herë të parë, mes lukunisë së fjalëve, del e vërteta, vrasje për ruajtjen e karriges.
Së dyti, për herë ai e pranoi se vrasja ishte bërë me paramendim. Pra që ishte një vrasje e paralajmëruar dhe e ligjshme. Pra, nuk kishim pasur të bëjmë me një gabim njerëzor, pasi, në delirin e fshehjes së provave, ai tha se “Garda vrau sipas ligjit”.
Në cilin ligj është shkruar se mund të vriten njerëzit si berrat kur ata protestojnë jashtë kangjellave qeveritare, kur demonstrata po shuhet, kur njerëzit po largohen dhe kur duart i kanë rrasur në xhepat e zbrazët? Nuk ka e nuk mund të ketë një ligj të tillë. Megjithëse ai, beterri i pushtetit, i hapi portat e selisë qeveritare dhe jo rastësisht, si një ndjellje për të hyrë brenda të revoltuarit, ata nuk ranë në grackë, e megjithatë ai përsëri vrau “ligjërisht”. Cilin rrezikoi Hekurani njëqind metra larg selisë qeveritare, sipas cilit ligj e vranë Aleksin në mesin e bulevardit, cili ligj e luajti gishtin e Ndrea Prendit për të qëlluar drejt njerëzve në bulevard? Cili nen i ligjeve shqiptare lejon të vriten njerëzit që nuk e duan një qeveri? Po të ishte kështu, njeriu që deri më dash nuk ka dashur asnjë qeveri tjetër, veç të vetës, nuk është askush tjetër, po vetë ai, shpellari i selisë qeveritare, i cili e perceptoi 21 janarin si një luftë shpellash, me vrasje në prita të pabesa, tinëzisht, kur njerëzit po kthenin krahët e shkonin drejt shtëpive të tyre. Ai e dinte krejt mirë se po të kishte vrarë kur turma po përplasej me policinë e me gardën, hesapet nuk do i kishin dalë për së mbari, por si një cub pulash, qëlloi pas shpine. Asnjë qeveri e së majtës nuk ka qenë deri tani e pranuar për Berishën, kundër të gjithave ai ka ngritur njerëzit, i ka sharë liderët sa ka mundur, i ka kërcënuar, i ka nxjerrë bandat në rrugë për t’i rrahur; ka futur në punë tritolet me njerëzit e tij të besuar, që nga bodigardët e deri tek të inkriminuarit ish policë; ka përdorur fjalorin më rrugaç për një burrë që thotë se i përmbahet kodit të familjes e kodit të nderit; ka nxitur turmat për të shkatërruar e djegur, që nga janari i vitit 1991 e këtë po bën çdo ditë në rrjetet sociale e në daljet në publik… e megjithatë, gëzon të gjitha të mirat që përfitoi nga pushteti. Askush nuk i ka prekur as gishtin e vogël të dorës së majtë, e për fat të keq, nuk i ka prekur as pasurinë përrallore që e ka vënë tashmë familjarisht.
Berisha i qëndroi edhe një herë deklaratës së dytë të tij se ishte një puç shteti, grusht shteti, pasi njerëzit hodhën gurë ndaj policisë, u rrahën me shkopinj, dhe si për ta bërë edhe më tragjike, shtoi edhe shenjat e plumbave, që deri tani nuk i ka parë askush.
Le ta pranojmë për një çast se ishte tentim për grusht shteti. Po çfarë emri do i duhet vënë asaj që ndodhi më 14 shtator 1998, kur turmat pëdëiste, të armatosura deri në dhëmbë, duke pasur ndihmën e një grushti renegatësh të luftës në Kosovë, të lidhur me Bukoshin, që kishte bërë edhe financimin e tyre, rrëmbyen tanket, pushtuan selinë qeveritare, zaptuan RTSH, bënë thirrje se u rrëzua pushteti, se tashmë ata ishin zotër të vendit, grabitën zyrat e kryeministrisë, i vunë flakën godinave, u derdhën të djegin gjykatat ku ishin dosjet e tyre të vjedhjeve dhe të vrasjeve; shpërthyen bankat e dyqanet… çfarë emri do të kishte pasur e gjithë kjo? Edhe luftë civile, sipas kësaj mendësie, do të kishte qenë pak. Në 14 shtator, kur Kosova po digjej nga flaka serbe, kur falangat e ushtrisë serbe ishin në kulmin e operacioneve në zonën operative të Dukagjinit, në Tiranë u vjen në ndihmë, përmes një grushti shteti, një pinjoll i politikës së tyre.
Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo zezonë, del në skenë edhe një spurdhjak politik, kësaj here brenda familjes, që duke bërë cinikun, bën edhe provokuesin. Ai bën pyetjen se a do të kishin dalë këto njerëz në protestën e 21 janarit sikur ta kishin ditur se dy vite më pas Meta dhe Rama do të kishin qenë bashkë në qeveri?
Spurdhjaku mendon se gjeti vezën e artë. Në fakt ai ka gjetur një tjetër vezë të artë, dhuratë e pushtetit të babait të tij. Kjo vezë ka çelur dhe po bën vezë të tjera, qoftë edhe në formë butikësh, udhëtime përrallash, pasuri që, megjithëse dihen se nga janë mbjellur, ende gëzojnë vjedhësit.
Po, njerëzit do të kishin dalë edhe po ta kishin ditur një bashkëqeverisje të së ardhmes. Ata dolën edhe pas Gërdecit, ku ishte dora e këtij spurdhjaku, por qeveria nuk vrau. Berisha nuk i urdhëroi vrasjet sepse e dinte se ishte i përmjerrur. Ai e kishte ndodhinë brenda në familje, jo se i kishin marrë jetën baxhanakut, që nuk e njihte as për osh e as për balosh, por sepse truri dhe fitimi ishin brenda shtëpisë së tij, në gjenet e tij. Edi Rama, pas Gërdecit, u tregua më tolerant se sa duhej. Atë e mbyti ndjenja njerëzore, çka duhet ta ketë një politikan, por kur ka përballë po ashtu politikanë njerëzorë, por jo kur ka një lubi. Pas Gërdecit njerëzit mund të kishin mbushur sheshet, por nuk e bënë sepse nuk e deshën pushtetin përmes dhimbjes dhe rrugës së saj. Njerëzit do të kishin dalë, sepse historia me bllok e Ilir Metës, e vërtetë apo jo, ishte pika e fundit e ujit që po derdhej në kupën e durimit njerëzor. Nëse nuk do të kishte një 21 janar, do të kishte pasur një ditë tjetër, sepse rubinetat e korrupsionit në qeverinë berishiane nuk po ndaleshin kurrë.
Njerëzit, mes tyre edhe unë, kanë një faj tjetër: Ata po i lënë punët në duart e disa strukturave të korruptuara dhe nuk bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve. Njerëzit presin kur do të bëjë drejtësi gjyqësori, megjithëse e dinë se drejtësi nuk do të ketë. Ata presin që njerëz të brumosur me të keqen të japin llogari kur t’i vijë dita, por nuk mbushin sheshet për të detyruar drejtësinë të zgjohet, ndoshta edhe atëherë dikush do të thotë se ky është një grusht shteti.
Le ta pranojmë haptas: një “grusht” i tillë shteti tashmë ka radhën e tij, asgjë nuk e zgjon nga gjumi këtë drejtësi të uniformuar që i prin një kapter i politikës, merita e vetme e të cilit është se një ditë i hoqi mustaqet. Një drejtësi që hesht kur vetë krimi flet, nuk mund të bëjë drejtësi. Një drejtësi e cila kalon një herë përmes filtrit të spurdhjakëve e pastaj ngrihet për të bërë ligjin, nuk është asgjë tjetër, veçse një marionetë politike.
Deri kur, deri kur kështu, thoshte shumë dekada më parë Migjeni i grirë nga tuberkulozi.
Deri kur, deri kur kështu, thonë njerëzit e ndershëm të këtij vendi, të cilët, ndëshkimin nuk e duan për hakmarrje, por si shenjë e së vërtetës. Vrasësit kërkojnë të rivrasin. Kohë e çmendur, së cilës mjerisht, të urtët ende nuk po i gjejnë vendin.

Mrekulli…deri kur do te heshtim. Bravo DITA
Bedri je Gjigand i fjales.
Faleminderit qe shkruan shqip per te gjithe qe kane sy dhe duhet ta lexojne kete shkrim.
Bedriu ,eshte gjigand edhe I vepres.Po Bedriu dhe gjithe Ne po tregohemi shume te duruar e matufe.
-Shume romantike e te qyteteruar,ne nje xhungel politike e juridike si Shqiperia.Duhet krijuar nje shoqeri civile me e forte dhe agresive qe te zevendesoje lujalitetin ndaj krimit qe krijon korrupsioni ne drejtesi.
Rama,pavaresisht se kerkon te hiqet perendimor,duhet te vendose ,se si te beje drejtesi! Kete ja kerkon populli, qe e solli ne pushtet! Une nuk them ,te futet ne burg Berisha,se nuk eshte detyra ime, por le ti konfiskohet pasuria apo le te largohet nga politika se mjaft na percau! A ka frike Rama, se nje dite ,ate do ta cojne para drejtesise ,sic mund ta shpjere ai Berishen?! Rama duhet ta beje ne emer te popullit se populli po kerkon cdo dite :-Berisha dhe bashkepuntoret e tij te dalin para drejtesise!
EKSTEMISTET KOMUNISTO-FASHISTE JANE ARMIQ TE BETUAR DEMOKRACISE !!!
NUK KA PER TE PATUR DREJTESI PO NUK U RRAFSHUA BUSTI I TRADHETARI AHMET ZOGOLLI
BASHKOHUNI SHQIPTARE SE KOHA NUK PRET. SHPORRINI MONSTRAT !!!
SHUM E VERTET ,
POR SKUSH SPO BEN GJE .
KU ESHTE DREJTESIA ???????
QEVERI BASTARDESH KEMI PAS GJITHMON DHE VAZHDOJM TE KEMI …
TURP ….
Ka kaq shume ligesi tek ajo rrace e urryer sa eshte cudi qe shqiptaret i durojne dhe disa edhe u shkojne mbrapa!Ajo rrenje helmuese duhet shkulur me themel sa nuk ka infektuar edhe brezin e katert,sepse tre ia arriti t,i infektoje.Sa popull i humbur paskemi qene!…Dhe kemi goje e kendojme “Jam krenar qe jam shqiptar!”Perse jemi krenare?!Mos valle per historine e lashtesise e te origjines qe na e shkaterruan,grabiten ,tjetersuan dhe sot te tjere krenohen me pjese te historise sone,sepse asnjehere nuk pati historiane,arkeologe e gjuhetare te mirfillte e te ndershem qe t,i mbronin te vertetat.Ka patur lapanjoze te parase e pushtetit,Mos duhet te jemi krenare se prijesit tane punonin e punojne per te huajt e ne u shkojme mbrapa si turma pa krye!Mos duhet te jemi krenare se jemi akoma ne kohen e Mjedes kur thoshte:shkon njeri huj e me kambe te shklet ,e nji fjale t,amel kerkush s,ta flet!”Ashtu jemi ende per fat tekeq.Dhe te gjitha keto ndodhin nga dalja ne krye e rracave bastarde,nga prania e lapanjozeve e sahanlepiresve qe paskan qene te shumte ne keto troje,si dhe nga heshtja mitike e njerezve qe vuajne e nuk ndjehen,qe mesohen me te keqen e u duket normale,qe ngritjes per te drejtat e tyre nuk kane guxim t,u bashkohen,qe asnjehere nuk perkrahin njeri tjetrin kur dikush ngrihet per dicka e te tjeret thone “nuk eshte puna ime!…Sa shume kemi per te riparuar ne karakter ne shqiptaret kendej e andej kufijve!…
Bukur dhe sakte i ke shkruajtur Bedri . U bej thirrje politikaneve te ashtuquajtur te djathte dhe te majte , hapni krahun dhe largohuni nga padrejtesite qe po i beni popullit shqiptar , per shume kohe . Na lini neve qe dime te ruajme dinjitetin e shqiptareve dhe pasurine e tyre . Por ne radhe te pare ,do te dorzoni pasurine e vene me mashtrim dhe korrupsion qe e keni fshehur ne emra te ndryshem aty ne Shqiperi ,si dhe llogarite bankare te vena ne bankat jashte Shqiperise . Politikane hajdute dhe maskarenj , keni menduar se mund te jetoni rehat me vjedhjen qe i bete Shqiperise dhe shqiptareve ,duke i shkaterruar te gjitha mjetet e prodhimit te te mirave materiale te krijuara ne disa dekada,si dhe shkaterruat industrine nxjerrese dhe perpunuese te vendit ,me qellim te pasurimit vetjak, por jeni gabuar rende ,se do te pergjigjeni deri me nje , deri ne qindarken e fundit qe i keni rrembyer atij populli te tradhetuar dhe te shtypur .
Po, kështu më pëlqen, z. Islami! Askush të mos kërkojë drejtësi, kur, për drejtësi nuk lufton! Shumë prej nesh, atë që duhet, nuk e bëjmë vetë, por, “I lëmë zotin” ose ta gjejë nga tjetri”!
Ne vazhdim te komentit te Dashnor Kozaj:- Nje dite te bukur me Diell, ne Aeroportin e Rinasit, Spurdhjaku i B….ISHES, me Dy Valice metalike shkoi ne nje Avion, i la ato dhe u kthye serbes ne Aeroport!!! Ushfaq nga nje Medie Vizive dhe ????
Deri kuuurr …? Sa kohe te jete ky rend ! Ky rend eshte pikerisht Rendi i Krimineleve dhe Hajduteve te cdo gjeje , perfshi Atdheun dhe Njerezit e tij ! Une nuk kam pasur kete mendim por kur perfaqesuesi i ShBA-se , Arvziu , i thote njerit “burre shteti” dhe tjetrit “yll ne ngjitje” , kur currilat e gjakut te njerezve iu rridhnin akoma nga duart , kur Evropi ne korr e mbeshteti dhe nuk u ndie , kur Ed Rama po ben sikur e ka zene “alzheimeri” ,humbja e kujteses, dhe na martohet me Like Meten , qe quan viktimat e qeverise se vet “kokpalare” , kjo pastaj nuk eshte rastesi !
Kushdo qofte ,me nje logjike sado te pjerdhur , nuk mund te mos mendoje , se cfare ndodhi ne 21 janar , per ligjerimin dhe mbrojtjen e prones publike te vjedhur nga grabitesit , eshte rregulli Nr. 1 i ketij rendi dhe Sistemi !
Ti je i lire te mendosh cfare te duadh Bedri ! Une nuk mundem se nuk me le truri ! Vendos ai , pa me pyetur mua ! Ta gezojme ….!
Un mund te them se ky popull eshte i denur gjate gjith historise qe nga iliret e deri ne. Kohen e. Skenderbeut edhe ze enverit te drrjtohet. E te sundohet. Nga njerzit me te poshtet te ndyte shpirterisht hajna e kriminele e te pa afte dhr dihet prej njetzeve si sali berisha shihni ku e kan cu vendin ne gremine.
Pergjigjen ta ka dhene Kryeministri yne, Z.Islami. Ne pamundesi per te bere vete dicka origjinale, dicka shtetformuese dhe ligjzbatuese, dicka qe do te tregonte per vendosmeri dhe mosegzistence dyshimi,,,,ai, tek tregon fotot me zhavorr ne plazhin e Vlores, na filozofon per bukurine e “qemotit”.
Ata qe duan drejtesi dhe nje Republike pa vrases me imunitet parlamentar, do iu duhet te mundojne “qemotin”, per tu ndiere mire. Eshte si puna e atij qe urinoi ne pantallona dhe thoshte se u kenaqa me kete ngrohtesi. Pas 5 minutave, ajo “ngrohja” ia le vendin levizjeve falas-djegas.
Kete Shqiperi, e kane marre vrasesit dhe kurvat, i kane vene zjarr. Shqiptar mos rri por duku, shqiptar.!!
… Per te qene etik ne pergjigje nje femije kur i vinte çiçi prinderit e mesuan te thoshte: Me fishkellehet, jo me behet çiçi.. Ne nje rast femija shkoi vizitor tek daja dhe per dashuri qe kishte i shprehu dajes se do te fleme bashke..daja nuk e dinte keshillen qe i kishin dhene prinderit femijes. Ne nje orar te nates femija u zgjua dhe i tha dajes :-Me fishkellehet. Pusho i tha daja se eshte nate, njerzit flene,eshte turp… Femija ne siklet, perseriti, me fishkellehet. Mire i tha daja : Fishkelle ne veshin tim por me ngadale…Nuk e dime kur drejtesi ndeshkon vrasesit..apo do ngele ti “fishkellejme” ne si popull.. ne vesh e mjafon kjo mase denimi…..
Nuk behet shteti me drejtèsi tè korruptuar dhe tè lidhur me krimin.Pa ndeshkuar tè korruptuarit dhe vrasesit çdo gjè ngelet spontanitetit.dhe perfundimisht anarshi ,vrasèsit tè lirè vallèzojne duke u tallur me tè lenduarit.
Respekte Bedri Islami !
Te falenderoj Bedri Islami!
Bedri je i madh! I rreshton fjalet mjeshterisht dhe mendimi rrjedh lirshem si profesionist. Misioni yt fisnik per te sulmuar berishajt eshte me vlere per te gjithe. Shkruaj vella, shkruaj cdo dite, nuk problem se i shton nganjehere apo i sajon, askush nuk e merr vesh, askush nuk i ve rendesi fakteve, ne jemi nje brume dhe me shume deshire do i lexojme.
disa verejtje miqsore per zotin Bedri Islami
Ju kam ndjekur ne shume shkrime tuaja sidomos per 21 janarin,gerdecin,damir fazllicin dhe dyshen kriminale 2B dhe ka ardhur fundi I fjaleve pikerisht ne 21 janar 2015 ku u firmos defakto jo vetem mbyllja zyratrisht e vrasjes bulevardit por dhe poshtrimi I jetimeve dhe perdhosja e te vrareve.Edhe sikur te vinit titullin “Kur vrasësi kërkon të të rivrasë duke urinuar mbi jetimet” nuk do benit gabim
Por ky urinim I Berishes mbi jetimet e te vrareve te tij e ka nje kufi llogjik duke kritikuar non stop Berishen qe ne fakt ai eshte kriminel shume dimensional por jo fajtori.Besoj se faji per kete antishqiptar mbeshtet ne dy kollona kryesore: e majta shqiptare kryesisht PS(nano-meta-majko-rama) dhe e dyta faktori nderkombetar kryesisht republikanet ne amerike dhe te djathtet ne Europe me ambasdoret e tyre te akredituar ne tirane dhe fansa te tyre si podesta apo doris pack-et e europes .
Por le te bejme autopsine e Berishes qe eshte nje mender politikan serbofil I ngordhur por nuk ka kush ta fusi kete xhenaze ne arkivol dhe ta varrose.
Qe ne fillim Berisha ishte nje kllonim I sherbimeve secrete jugosllave dhe amerikane kur ato ishin ne muajt e mjaltit ne vitet 80’ kur do hidhin gjasme komunizmin qe te pakten per shqiperine ishte nje fatkeqsi se po perseritej nje ahmet zog I ri por kete radhe jo i ndihmuar nga ruset e bardhe por lobi serb-grek ne shtepine e bardhe.Por keto fakte zoti Bedri I mendon por nuk I thote se I hidhen ne “fyt” si ish komunist dhe ka te drejte qe nuk e ngre steken..Psh zoti Islami ka bere rromane me antishqiptarizmin e Damir Fallicit por nuk thote kurre qe e ka rezidencen ne zemer te Washingtonit.Dhe ne rastin e paraqitjes tij ilegale ne kasafortat e sigurise kombetere perkrah Tom Ridge-s kurre nuk foli per kete te fundit.
Jane shume fakte qe Berisha merr guxim dhe shurron mbi jetimet e 21 janarit.
Ai artificjalisht u krijua si nje “kryqtar” ne luften per dekomunistifikimine shqiperise sipas doctrines famekeqe rajerson-biberaj qe vazhdon dhe sot ku fakeqesisht eshte rekrutuar dhe Edi Rama qe sote te shtepia e gjetheve dekospiroi vehten plotesisht si nje kapo ne fushaten kanibaleske kunder figures enver hoxhes qe ka nje cerek shekulli qe ka kaluar cdo kufi njerzor.Le te kujtojme Kinen komuniste dhe marrdheniet e amerikes me te apo vendosja e marrdhenieve dipllomatike me Kuben e Kastros.
Ne kete kuader Berisha “fuqizua” kur I bene gati 2 prillin 1991 per te prishur me terrorizem votimet e 31 marsit 1991.Pas saj prishja qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 vetem se ylli bufi nuk plotsoi ultimatumin e saliserbit per arrestimin e nexhmijes me gjysem ore vonese…Kur I ndegjon keto histori histerike sot pa tjeter te shkon mendja te dyshja rajeson biberaj qe ishin tutoret e Sali serbit.Marrja pjese ne votimet e rajersonit ne votimet e 1992 ishte fundi I republikes se shqiperise dhe vendosja e nje republike ambasadoriale qe vazhdon dhe sot dhe ky eshte shkaku kryesor qe I perkedheluri I disa republikaneve bolemedhenj ne amerika,saleh berisha hedh shurren perpejete sot.
Edhe ne rastine 14 shtatorit 1998 ju nuk permendni nje detaj kryesor: Berisha merret ne mbrojtje direkt nga ambasada amerikane dhe arrin deri atje sa ne shkembim te nje paqe “poshtruese” si izraeli me palestinezet bejne presion mbi dushen Majko-Meta qe berisha te mos arrestohej..bile as te deshmonte ne dyert e drejtesise shqiptare por dha “intervisten” brenda murebve te ambasades amerikane qe eshte nje poshtrim I drejtesise shqiptare dhe ju zoti Islami mos kini ndroje se jane keto sjellje te disa dipllomateve ameriakne qe behet trim berisha te pshurre xhenazet e tij
Por ajo qe I ve pikat mbi I eshte fakti se pas krimit te 21 janarit perbindeshi berishe “nen hundet” e arvizuse beri super pucin me te madh te rruzullin toksor duke:
1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
3-ktheu k/m ne spital fushor
4-refuzoi dorzimin e gardisteve
5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
6-perdhosi k/prokuroren di lavire
7-ofendoi k/shikasin si pucist
8-kercenoi ramen me egzekutim
9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
9-u fshine filmimet
10-u ndrruan tytat e armeve
11-u dekorua burri shtetit
12-u dekorua ylli ne ngjitje
13-u menderosen ekpertizat e FBI
14-u zevendesua presidenti
15-u zevendesua k/prokurri
16-u zevendesua k/bashkiaku
17-u zevendesua k/shiku
18-u terrorizuan gazetare
19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
21-demshperble te gjithe vrasesit
22-poshtroi Arvizune e Obames
23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
24-dje akuzoi ramen si vrases te 21 janarit
Kurse nga ana tij Rama hap pallatin e gjetheve te spiunave te lagjes ne prani te Visho Ajazit qe ka zhdukur ramzi hoxhen luftetarin e uck bashke me gazideden dhe kumbarot e tij.
Nuk mungoi dhe bashkim shehu qe po tregohet vampire me babain e tij dhe shoket e tij.Por pse nuk hapen dosjet e UDB,ASFALIAS qe bshkpunonin me cia-n dhe kgb per te rrezuar shtetin shqiptar..
Keto fakte dhe te tjera jane shakqe pse berisha hedh shurren mbi jetimet e 21 janarit ku dhe zotit Islami ose I kane vene nje vije te kuqe vetes te most a shkele ose ja kane vene te tjeret.
Berisha eshte kriminel por jo fajtor..Ne bejme pjese te fajtoret qe nuk kemi force te themi te verteten..
Deri kur keshtu ? Deri sa te jete Edi psikopati KM .
Tashti jemi shume te zene me reformen e vrimave.Pastaj do tregojme tunelet e shqiperise,bashkepuntore e sigurimit te shtetit,do dekorojme gjithe ata qe u sherbyen agjenturave te huaja,kemiper te hapur disa ekspozita me piktura te piktorit ,do botojme veprat e piktorit me batutat e zgjedhura si dhe librin Reziku duhan per shqiperine.
Ne mandatin e dyte do formulojme akuzat per Saliun ndersa ne mandatin e trete do ja dorzojme drejtesise.
Marrveshjen me elektoratin e kemi bere:ju voten,ne karroten.
rilindja e kombit
Duke qendakor me te gjitha antiligjet dhe korrupsionin familjare sic e shkruan ne kete analize z.Bedri Islami, qe e vlersoj shume…..kerkoj nga kryeministri Rama….
e gjitha prentimet me drejtesine kur do ti zgjidhesh po afrojne dy vite qeverisje dhe jane shtua..po ,po jane shtuar vjedhja 873 miljon dollare ne banken e Shqiperise dhe Fullani hajni levallis i lire…pse..sepse ka shperblyer Ilir Meta,ate vendim qe dha gjyqtarja e gjykates se larte ,gruaja e Fullhajnit..Arjana Fullani qe shpalli te pafajshem Ilir Meten ne vidion 700.000Euro qe denancoj ish/deputeti Dritan Prifti….e ndaj pyes dhe shpreh keqardhjen se kolicioni me Ilir Meten po zbehin premtimet e Rames…pse..pse…????astehere perserise fundin e shkrimit te B.Islamit….
Deri kur, deri kur kështu, thoshte shumë dekada më parë Migjeni i grirë nga tuberkulozi.
Deri kur, deri kur kështu, thonë njerëzit e ndershëm të këtij vendi, të cilët, ndëshkimin nuk e duan për hakmarrje, por si shenjë e së vërtetës. Vrasësit kërkojnë të rivrasin. Kohë e çmendur, së cilës mjerisht, të urtët ende nuk po i gjejnë vendin…kot po presim..por edhe Bashen e Fasllicit nuk e duam kurrre ne pushtet ….se eshte djali politik i sali antishqiptarit..dhe ahere sdo te kete me emrin Shqiperi ky vend …por serbi….mallkim…
Komentues “21 janari gure prove””…dua te them dy fjaler…. ke te drejte por nefund duhet te shpreheshit qe…
Kane vdekur Avni Rustemet ,po,po ai qe vrau Esat Pashen…e ska me Avni Rustema per sali antishqiptarin..thene kjo …meqenese drejtesia eshte ne kembet e Saliut…dhe shteti nuk e njeh ani se cfare gjyqtaret,prokuroret dhe vete Nasip Naco merr rroge mujore te majme nga parat e popullit e popullit nuk i sherbehet por vritet nga sali e lul kriminelat ..e ceshte me e keqja ..dhe Ramen e ka lidh me litar anije Ilir Meta …eshte e vertete ..e liron dhe e shterngan sa here vjen “furtuna dhe deti ka dallge.”.e keto dallge ndryshojne edhe drejtimin e anijes se Edi Rames,,,ketu eshte edhe shpresa e pa denimit te sali berishes …cfare bere o Edi Iliri duhet te ishte ne burg nga drejtesia e vertete e ti bashkepunon me to…a thua ka koken pa lare Iliri…se keshtu akuzoj protestuesit e 21 janarit…ja kush jane shqiptaret ne kete vend…Edi Rama ndrysho kursin e anijes ..mos ndigjo Ilir hajdutin….beja drejtesine ne hage 21 janarit dhe Gerdecit se ndryshe do jeshe ne karriken e ushtrise antishqiptare,po ne ushtrine sali,bashe e ilir hajdutit…padenuar keto tre dhe ushtaret e tyre nuk clirohet Shqiperia dhe Shqiptaret….