Koklavitja e akuzës së opozitës karshi mazhorancës për trafik droge që implikon Forcat e Armatosura, është ndër aktet më fantastike për nga idiotsia që e has në politikën tonë, kur është fjala për përballjen mes palëve; është e paprecedent në llojin e vet dhe i shkon përshtat vetëm një partie si PD-ja, vetëm një njeriu si Sali Berisha, që e kanë të pamundur të lënë gjurmë qeverisëse (për mirë, kuptohet), duke i devijuar gjithë frytet e energjisë njerëzore, në gjenerim inatesh, urrejtjesh e psikopatish politike. Jo më kot, në një reagim të fundit, deputetit Erjon Braçe, i kishte dalë për të disatën herë fjala ‘idiot’ (idiotizëm, idiotsi), pasi dhe gjuha vetë, humbet forcë, pasuri, zhdërvjelltësi, kur ndodhet para ca fenomeneve që e mpakin, e dobësojnë, e varfërojnë. Kjo lloj akuze, nuk mund të shpjegohet veçse duke shfletuar për mënyrat se si nga gjuha dhe nëpërmjet gjuhës, strukturës në ndërtim-fjali, lojrave me kundrinor e pyetje retorike, mund të arrish ta çorientosh tjetrin, të luash me imazhin, ta bësh t`i duket e zeza e bardhë dhe e bardha e zezë, delja ujk e ujku dele, pula dhelpër e dhelpra pulë e kështu më rradhë. Dhe i habitshëm mbetet fakti se përse mazhoranca nuk e merr në konsideratë këtë lojë për të luajtur dhe ajo vetë. Ja përshembull:
Opozita: A jeni ne dijeni se infrastruktura ushtarake është përdorur për trafik droge?
Qeveria: Jo! Mos dini gjë ju? Nëse dini, na e tregoni se ne nuk dijmë gjë.
Varianti tjetër:
Opozita: A jeni në dijeni se infrastruktura ushtarake është përdorur për trafik droge?
Qeveria: Po! Fjala është për kohën kur qeverisnit ju. Nëse keni ndonjë të dhënë se është fjala për kohën kur qeverisnim ne, jeni të lutur të na e thoni.
Ja kaq është e gjitha. Sigurisht, qeverisë nuk po ja ndjen që të luajë lojë drogash me Sali Berishën dhe Arben Imamin. Por dreqi e morri, le të futet në lojë për një çast kur e shohin se sa…idiotsisht luajnë!
P.S. Eshtë një episode tek filmi ‘Njeriu i mirë’, kur Kiço Pela, i inatisur me të motrën, e pyet nëse e ka takuar sërish Telon. E motra hesht, derisa këmbëngulja e Kiços me pyetjen e tij arrin një pikë kulminante, ndihmuar dhe nga e ëma që po ashtu kërkon prej së bijës të përgjigjet. Dhe kur Vera thotë se e ka takuar, Kiçoja shprehet se e dinte dhe se ishte i sigurt për këtë gjë. Dhe ja si reagon e ëma pas këtij çasti: Edhe ti morr bir, kur e di pse pyet?! Dhe në këtë pikë është katandisur PD-ja, si Kiço Pela. Nëse di diçka, përse duhet pyetur?! Por dhe nëse dyshon në diçka, ka mënyra plot mënyra për ta gjetur të vërtetën, pa u marrë fare më të dyshuarin. Pyetjen, drejtojua ose organeve të drejtësisë ose gazetarëve të krahut tënd, të cilët, mund të angazhohen në investigime e të servirin atë çfarë mund të ketë ndodhur realisht në terren. Deri më tani, edhe media afër opozitës, vetëm pyetje bën!
Kjo eshte fatazma e salos dhe Imamit,ish-ministrit te ushtrise.Kjo mund te jete realitet,nese ishte ne drejtimin e ketyre PD-isteve qeveritare dikur.Kjo eshte krrokatje qe skenohet ne PD, transmetohet ne Klan, shihni cfare “entuzisti” del Blendi dhe Hoxha me adhuruesit tjetre ne Klan apo ne autoparlantin e Klanit ne Klan-Kosova te Prishtines.Keto jane mosshqetesimet, apo traumat e opozites per te rrenuar naten ate qe pozita nderton diten.Vertet eshte mjerim politik,moral e kombetar i disa “intelektualeve” rrenimtare te shtetit shqiptare.
po edhe ti o burri dheut thuaja, ti ke thene gjera…qe nuk thuhen,nuk po thua per drogen
ed rama kolltuk pasha…harram niseshte zarar.
Po si xhanem,ky xhentelmen Sali Berisha nuk e kupton qe po behet qesharak bashke me te tijet kur me plot “bindje” dalin ne foltoren e parlamentit dhe “pellasin” se ne Kardhiq,ne rrugen nacionale Levan-Tepelene dhe ne Gjader ulen e ngihen avione (bile u kane pare edhe ngjyren:e bardhe eshte-thone)per te transportuar droge.Kulmi eshte,ska ku te veje me tej marezia,injoranca e ketyre politikaneve.
Bukur ermir,-“kur e di pse pyet”? Më kujtòn një përgjigje te solanës kur gjenerali klark e pyet për arsyet e suksesit te tij. “.. Mos pyet kurré për gjera që e di përgjigjen”,ishte një nga përgjigjet kryesore te solanës? Dhe ju e kini kapur bukur idenë me kete subjekt. Por pd-istat as pyetjet nuk dinë t’i bëjnë dhe as përgjigjet nuk i dinë!? Dinë sherrin dhe sherrxhiun plus babanë e tyre…!? Nderime autor!
Ky leksion eshte shume i veshtire per t’u pervetesuar, jo per t’u kuptuar, sepse ne shqiptaret jemi “hem qibare e hem kacidhjare”, sidomos ata qe jane karocuar me pushtet, prandaj ju sugjeroje me mirenjohej: shkruani me shpesh te tilla leksione se mbase “do hane gozhde” me perparesi ata qe udheheqin sot me ne krye kryeministrin sepse po behen “llafazan pa bereqet”.
Me respekt V.Duka
Sa mire te kishe krahasuar PD-ne ,jo me emrin Kico PELA,po me emrin KICO Mushka,pasi mushka perfaqeson edhe gomarin si baba. Pastaj,o i uruar,kur ke krahasuar PD
me Kico Pelen do te thote se ke krahasuar SALI Berishen me Kico Pelen. E ka thene JOZEFINA: “Po. PD do te thot Sali. Nuk kuptohet PD-ja pa emrin Sali”
Ne nje perplasje dikush sillet si kal e dikush si kalores…
Parlamenti eshte mbushur jo me deputete por plot vullnetare qellimkeqinj,dashakeqesa e mashtruesa…Keta merziten me te gjithe e me te gjitha dhe i antemojne si ‘trimoshat’ e rrugices…Kjo tregon se politiken nuk e kane profesion, nuk e dashurojne por vetem e mjelin me egersi deri ne piken e fundit te qumeshtit, sepse arti i politikes meson te dish se kur konkretisht dhe per cfare konkretisht te godasesh kundershtarin tend pakez poshte rripit…
Sipas dy varianteve qe jep gazetari ne shkrim ose qeveria nuk ka bere trafik droge, ose ka bere por bashke me ish-qeverine para saj. D.m.th ky varianti i dyte mbahet rezerve ne rast se provohet qe ka trafik droge me mjete ajrore. Dhe del pastaj se edhe me pare qeveria tjeter ka bere po keshtu. Nga kjo do ta pesoje me shume ” i urti ” Ilir Meta qe ka qene ne dy canake qeverishe e ka bere dopio trafik.