SHËNIM / Kush e qeverisi Shqipërinë

redaktor
Ish kryeministri Sali Berisha, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per Arsimin e Larte. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, Prime Minister Edi Rama and Minister of Education Lindita Nikolla, during a parliamentary session.

Ish-deputeti dhe ish-ministri Dritan Prifti, pasi kishte qenë disa herë personazh i videove të fshehta, më në fund, me dashje apo nga të tjerët, u bë viktimë e saj. Ndoshta në njerën nga mënyrat më të turpshme dhe, sado që mjaft njerëz mendojnë se e gjithë kjo është një gjë përsonale, nuk është ashtu. Pas fasadës së një shtrati dëshmohen më shumë gjëra se sa një aferë vetjake e ish-deputetit apo e ish-ministrit, i cili, pasurinë e tij e vuri pikërisht në periudhën e lulëzimit të tij si pushtetar, qoftë në KESH, në ministri apo si deputet.

Nuk është çështje personale ajo që dëshmuan pamjet e paraqitura, së paku, për dy arsye themelore. Ish-ministri ishte në shtrat me një vartëse të tij, drejtore drejtorie, e vendosur në atë pozitë nga vetë ministri dhe kjo, në të gjithë botën e ligjeve dënohet si shfrytëzim i pushtetit, jo thjesht ngacmim personal, shfrytëzim i postit qeveritar, përmes së cilit kanë ardhur edhe skenat e njohura tashmë. Së dyti, në skenat e mëpasme, ish-ministri dhe vartësja e tij, në një dhomë private, nënshkruajnë shkresa, grisin dokumenta, japin e marrin për atë që paguhen për ta bërë në zyrë e jo në shtrat.

Por përtej këtyre dy shkeljeve ligjore, për të cilën normalisht duhej të përgjigjej, vjen tablloja tjetër: Kush e qeverisi në tetë vitet e berishizmit qeveritar Shqipërinë?

E qeverisën idealistët apo kopukët politikë e financiarë? E qeverisi politika apo oligarkia financiare? E qeverisi mendimi apo shfryrja? E qeverisën të devotshmit apo horrat? Të mençurit për të mirë apo hienat për të rrjepur? E qeverisi klasa politike që kishte ardhur në pushtet pas grabitjes së votave, edhe ashtu quhej e ligjshme, apo e qeverisin birbot e tyre, të cilët bënë ligje e shkapërthyen nene si ua donte dëshira e së hënës, pasi kishin harxhuar gjithë të dielën në parajsat fiskale e vendet e përrallave?

Për fat të keq, edhe pse kanë shkuar dy vite qeverisje e së majtës, ne ende paguajmë borxhet dhe mëkatet e fajet e viteve të shkuara.

Një ministër me brekë nëpër këmbë, që pas aktit merret me vendime qeveritare. Një ministër tjetër, ai i Mbrojtjes, që pasi merr një dënim nga një gjykatë e huaj, rikthet në pushtet, e kthen zyrën e tij në një han për djalin e Berishës dhe, më pas, hap rrugën për të hedhur në erë 26 njerëz të pafajshëm? Një ministër Pune që mbyll sytë kur e di se fëmijët e vegjël janë kthyer në skllevër dhe pret pjesën e tij nga zëvendësministri që bën kërdinë në anën tjetër? Një ministër Financash që u hap rrugë firmave të zeza rrjepëse, të cilat, pasi marrin para nga qeveria për të larë borxhin në CEZ, pjesën e luanit e ndajnë veçmas dhe, si është bërë marrëveshja, e ndajnë në disa pjesë. Një ministër Drejtësie, si ai Bumçi i famshëm, që i dërgon telegrame personale djalit të ish-shefit qeveritar, dhe ndërkohë ky shef qeveritar krijon një triumvirat: Berishë i madh, Fazlliq i mesëm dhe Berishë e vogël, për të rrjepur banorët e një zone në Durrës e më pas edhe shtetin. Një ministër si Ruli, që pak çaste para votimeve parlamentare u bën dhuratë konçesionarëve disa milionë euro që duhej të investonin. Një ministër Mbrojteje, si Imami, që bën kërdinë në pronat e ushtrisë.

Mjafton një pjesë e pamjeve të ish-ministrit për të parë se kush ka qeverisur. Dhe si kanë qeverisur. Dhe pse kanë pasur pranë tyre nëpunëse që nuk e kishin haberin punës së bërë. Dhe këto nëpunëse, pak kohë pas “miratimit” ministror, shfaqeshin nëpër Dubai në poza ekzotike.

Çështja CEZ ishte njëra ndër ato që plasi nga jashtë. Por kam drojën se do të mbyllet brenda. E gjithë loja e opozitës, e cila ishte në pushtet kur u krijuan të gjitha këto anekse rrjepëse, është pikërisht largimi i çdo saktësie në gjetjen e së vërtetës, e për fat të keq, përballë kishin një pozitë që për dy vite nuk e ngriti as si një çështje për të referuar korrupsionin. Sepe, nuk ka ndodhur ndonjëherë vjedhje më e hapur, më e përbindshme dhe më harbute se sa kjo e CEZ, në të cilën, krejt haptas dhe brutalisht, shteti vetë, vetë ministri i Financave, paratë e borxhit qeveritar, nuk ia dorëzonte “borxhliut” drejt për së drejti, për të shlyer sa më shpejt atë mundim që e kishin ngritur vetë, por ia jepnin të afërmve të tyre, njerëz të lidhur me pushtetin, dhe ndanin pjesët e mbetura.

Është e kotë të flitet për mashtrimin e një kompanie me emrin DIA. E kotë, sepse ajo nuk zbriti nga qielli, nuk i hartoi vetë ligjet, nuk e përcaktoi veten në atë rol të pazakontë. Të tjerët, qeveritarët, berishistët, vetë Berisha dhe familja e tij, jo rastësisht i ngritën korpuset e ligjeve, pastaj lejuan firmat rrjepëse, pastaj u bënë pjesë e tyre, pastaj nisën udhëtimet sëbashku nëpër kryeqytetet e botës duke ndarë pjesët, pastaj bënë ndërhyrjen në uljen e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, pastaj, si në një skenar për të fundosur krejt vendin, kur po iknin nga qeveria, dërguan policët e Mulit, nëpër skena fatale, për të dëbuar ata që kishin sjellur dhe, njëkohësisht, për t’u dhënë atyre dëshmitë më të qëndrueshme në një gjyq të mundshëm.

Në tetë vitet e fundit të Berishës në pushtet, vendin e kanë qeverisur horrat. Edhe kjo nuk është e mjaftueshme. E kanë qeverisur antishqiptarët më të rrezikshëm, antikombëtarët më të egër, të cilët, kanë bërë mbi shtetin atë që nuk ka mundur të bëjë askush. E kanë dërmuar fatalisht, e kanë përdhunuar egërsisht, e kanë rrjepur mizorisht.

Dhe këta njerëz, fytyrat e të cilëve për fat të keq i shohim dhe i dëgjojmë në parlament, kur duhej të ishin pas hekurave me kohë e me vakt, tani rikërkojnë, kësaj here përmes fantazmave të oligarkisë financiare dhe mediatike, një klani të lidhur pas krimit deri në vdekje, të cilët në mënyrën tejet cinike nuk e kanë për gjë të rrjepin edhe një herë këtë vend.

Ishte një klasë politike e cila nuk njihte asnjë kod të nderit, një klasë politike që mburrej me vjedhjen, shiste mend me vrasjet, kërcënonte me reprezalje deri në 300 vetë njëherësh. Një klasë politike që zhgrryhej nëpër shtretër të huaj dhe, pasi vinte dita e së nesërmes, mburrej si ishte e ndershme deri në skaj.

Tani kjo klasë politike ka gjetur llojin e ri të shantazhit mbi një objekt të hershëm: Kryetarin e parlamentit. Jam i bindur se ata e dinë krejt mirë se deri në cilën masë është apo jo i përfshirë zoti Meta në këtë historie CEZ-ore, që në fakt kishte qenë një gjendje kanceroze për të gjithë ekonominë e vendit. Nuk e di, sepse, për vetë rrjedhat e shkuara, nuk jam pjesë e klasës politike dhe vlerësimi im për zotin Meta mbetet ai që ka qenë kur kishim kontakte më të shpeshta: Ai është një njeri që lidhet për fjale. Koha mund të ketë ndryshuar shumë gjëra, por mbaj mend mirë kur, një natë para ditës së gjyqit të zotit Meta për tezën nr.1 të Priftit, njeriu që vajti për darkë tek ai ishte pikërisht zoti Berisha. Nuk shkoi për sytë e bukur të Metës, e as sepse ishte i ftuar nga vajza e vogël e Metës.

Shkoi për pushtetin, ashtu si sot, të gjitha bateritë janë hedhur për riardhjen në pushtet. Për asgjë tjetër. Janë dakord të mbyllin një mijë DIA dhe dhjetëmijë CEZ, veç për riardhjen në pushtet.

Dua të besoj se e gjithë kjo ka në vete frikën që mund të ketë një klasë politike tejet e kalbur nga ligji i ri i drejtësisë. Dua të besoj, por kam edhe drojën e këllqeve të dobëta të qeverisë, të cilët, edhe një herë, bien peng i lojës së ndyrë politike të një klase pushtetore që veç helm dhe vrer la pas vetes.

Dhe kjo klasë politike na ka qeverisur. Dhe kjo klasë politike kërkon të qeverisë përsëri. Në se do të ndodhë kjo, atëherë nuk jemi më popull me mendim të lirë, por turmë amorfe që nuk ka asgjë tjetër, veçse llomotitjen.

 

Share This Article
41 Comments
  • E keqa e ketij vendi ka nje emer Sali Berisha,ky kriminel,ky kerrme,ky pacavure e bastard ne ka qeverisur me gjithe shpuren e tij nje tufe kopuke e bastarde.

    • Bedri Islami! je unik dhe më se i vërtetë në të gjithë katrahurën mediatike. Unë të admiroj për kthjelltësinë, kurajon dhe thjeshtësinë e zbulimit të të vërtetave të hidhura.

      • Bedri…! O Bedri !……

        Edhe ty te paska zene frika se mos kthehet saliu ne pushtet dhe na prish statukuone ?! Na destabilizon Shqiperine ?! Dhe prandaj me mire te zhgerryhemi derrçe llucrash e fekalesh, sesa te biem e notojme gjer ne fyt ne gropera halesh.
        Shqiperia nuk shpeton nga produkti i pazareve te ndyra duke zgjedhur te zhytet ne fekale jo gjer ne fyt, por gjer ne kraharor. Ka vetem nje shpetim. Te perballemi me te keqen, ashtu siç ajo eshte; e madhe, e frikshme, e dhunshme, e pameshire, e panginjur, e pacipe.
        Edhe sikur ta humbim betejen e pare, edhe sikur ta humbim edhe te dyten Edhe sikur te mos e fitojme as te treten. Mjaft qe ne te mos i kthejme shpinen betejes. Mjaft qe ne te mos jemi e kerkojme shpetimin tek e keqja e me e vogel. Mjaft qe ne te mos mendojme vetem per vezen sot, por ta pranojme rriskun, te fleme sot pa darke, edhe sikur propabilitetit qe do ta rrisim zogun e vezes gjer ne pule te jete minimal. Nuk ka fituar kush duke u zvarritur kembeve te bandave….

        • Kur Berisha vriste ne 21 janar, vidhte dhe manipulonte zgjedhjet ne 8 maj, ku ishte Ilir Meta? A i bente dot Berisha keto pa votat e Metes? Boll rishkruat historine per Liken.

    • Por para Berishes vjen Nano dhe pas Sales vjen Meta! Keta te tre me rethin e tyre mafioz jane shkateruesit e Shqiperise! Por pa dyshim Sala eshte vdekja e shqiperise! Tere perpjekja eshte te rezoje Ramen me c’fare do cmimi dhe pastaj, ne se do te vije ne pushtet apo jo del ne plan te dyte! Pra Sala ky spiun i shume shteteve te huaja edhe ka komprometuar shume nderkombetare me te vetmen arsye.Pushteti!

    • Z.Islami ,i sakte dhe preçiz si gjithmone ,por a nuk ka ardhur koha e PERMBYSJES se MADHE dmth “te turbullohet deri ne fund burimi dhe pastaj uji del i paster dhe i kulluar” pra shpallja e zgjedhjeve te parakohshme dhe i takon popullit te beje zgjidhjen e duhur pra me EDI RAMEN per nje Shqiperi evropiane apo me Berrishen,Bashen,LIKE FLORIRIN ,FATOS NANON&Co per nje Shqiperi rrumpalle,ku sundojne maskarenjte,antishqiptaret,kodoshet dhe kusaret dhe te presim (nje dite shume e afert)ku populli te zhduke çdo gje dhe jo si ne ’97 por kete here viktimat do te jene gjithe ata qe vetequhen”POLITIKANE”

  • Prandaj ka mbetur ky vend fukara keshtu se eshte qeverisur nga keto sojseze e hajduter te babezitur gjer ne palce,nga keta ujqer te pangopur qe per 25 vjet me Sali Kriminelin I vune flaken e kazmen ketij vendi fukara.

  • Mire e ke po mos haro se dhe Likja seshte i lare se cdo korupsion financar gjithmone ku me shume ku me pak te shpjene tek LSI dhe Like kufoma.

  • Bedri Islami , si ne te gjitha shkrimet e tij , edhe kete here , ka paraqitur nje tabllo te shkelqyer te horrllekut qeverrises gjat ketij tranzicioni , qe rri pezull mbi historine e Shqiperise . Flasim per keq qeverrisje dhe korrupsion , por keto kane nje origjine dhe Ministrat jane orgjina e kesaj barterdije qeverrisese . Ceqet dhe programet I firmosin Ministrat . Cilet jane ata , shtypi na I ka dhene me ze e me figure , sic eshte dhe rrasti I ish Ministrit Prifti . Shtypi , mendoj une , e ka bere mire punen e vet . Nje nder shembujt me te dukshem , eshte ky I sotmi , I gazetarit te pamposhtur , erudit , flamurar I vijes se pare , njeriut , qe I dhemb c.do plage e Atdheut . Drejtesia shqiptare vuan per nje Bedri Islam . I. Foto

  • POPULLI DUHET TE PAKTEN TE NXJERRE NJEHER MESIM, QE E ARDHMJA MOS TE BEHET ME VESHTIRE SE CESHTE. PRANDAJ KURRE ME MOS I VOTONI KETO PERBINDSHA QE AS KAN FARE KARAKTER, BURRERI, NJOHURI, PER TE QEVERISUR VENDI. KURR MOS E SHITNI VOTEN PER CFAR DO LLOJ CMIMI SEPSE KENI SHITUR DINJITETIN, DHE TE ARDHMEN E VENDIT.

  • Bedriu ka shume te drejte dhe ne fakt eshte nga “penat” e pakta qe artikulon drejtperdrejt problemin…..nuk eshte vetem Berisha (normal nga me kryesoret) fajtor dhe totalisht deri ne qelize i korruptuar,por eshte shumica e klases politike e pa moralshme,e pa ndjenje ndaj halleve te ketij vendi dhe populli. Ende jemi ne “qorrsokak” ! Iliri

  • Ne cdo vend te botes kur te shikoheshin keto video do kishte nje akuze ose nje verifikim,kurse ne vendin e maskarenjve behet sehir nga prokuroret me te korruptuar te planetit dhe as qe e marrin mundimin te merren me ate pune.Ikni nga syte kembet se seshte vend normal Shqiperia.(te kuptohemi vetem te ndershmit duhet te ikin)por a ka mbetur ndonje i tille?

  • Mire e ben Bedriu analizen e ministrave te Berishes. jane ashtu sikunder ai thote, ndoshta edhe me te ulet, me hajna e me antikombetare. Por edhe keta te sitmit nuk jane me te pakte se ata. A ishte edi Rama qe i rahu shpatullat Sali Kriminelit kur u vrane 26 vete ne Gerdec dhe e beri vetem e vetem qe ta benin Kushtetuten sikunder e kane bere? perse e beri efi rama ate, mos valle per te miren e Shqiperise? Edhe kete duhet ta thote me ze te forte bedriu, pavaresiht ese eshte i majt dhe e ka armik Berishen, me te drejte. A jane po ata ministra te LSI qe vodhen 4 vjet rresht me Berishen? A eshte ky Likja qe eshye i beses, sipas Bedriut, i cili me avukatet e tij dhe gjykaten qe e kemi edhe sot, e nxorri te pavlefshme ekspertizen e FBI-se dhe i bsuan ca mediokerve te bregut te Lanes e thane se Vidio nuk ishte e vertete?Apo edhe per kete Likia i pat dhene besen Bedriut. Bedri, ki kujdes nga parate qe te japin, sepse si Saliu, ashtu edhe Lika jot i fjales dhe Edi Rama jane vellezer siameze ne te gjitha sdrejtimet. Ji me i paanshem, zoti Bedri

  • Bedri,po bene shum pytje te kota more vella?!!!!
    Thue,se kush e qeveris shqiprin apo kush e ka qeveris shqiprin,qe nga vitet e mbrapshta te 1990-1991 e deri me sote,por me keqardhje edhe nuk dihet edhe ca dotna qeverisin HIENAT,MASHTRUSIT,KRIMINELET,TRDHTARET KOPUKET LAPANJOZET,KARAKURVAT KURVAT DHE PROSTITUTAT,pra nuk e dij se pse nuk e ke kuptue deri sot se shqiprin e mjer e qeverisin ata njerez qe ju ka kendue ALI ASLLANI,para 90,viteve,HANI PINI;HANI PINI,ju horrat e kohes,qe menjezi u gjeti pa brek e darka milioner,pra kshtu eshte kurr horrat dhe tradhtaret qeverisin dhe ti e din kete,por me intereson sepse e ke bere keta pytje??Pershendetje bedri.

    • Po mundohet me u tregu njeri i penes or ti Shqiptari i Sharrit me ato pyetje, se Bedriu e din ma mire se te gjithe se kusha jane ato hiena, dhe cfare i kane ba ketij kombi.

  • Me te astuquajturin “prokuror” Llalla , per fatkeqesin tone, mos prisni asnje gje!? Per kedo qe e do sado pak kete vend duhen burra, qe te kene kurajon minimale ,qe te kryejne detyren e tyre dhe te ndeshkojne te keqen qe na ka pllakosur.Kjo gje I mungon totalisht ketij prokurori – zgjedhje e Saliut.
    Ministri I Saliut ben orgjira me vartesen e tij, demaskohet boterisht dhe prononcohet sikur nuk ka ndodhur asgje , por perkundrazi vazhdon hakerohet.Fatkeqesi per kete vend!!

  • Analize me sens. Gjithsesi, kur te merret vesh kush eshte Zoti Sorge do kemi shprese se do largohet ndonje nga hienat se te gjithe nuk ikin..

  • Z.Bedri,je AVNI RUSTEMI i penës sone e jo i pushkes.Por penen tende e shenojne mese 1 miljon shqiptar,ndersa plumbi vret vetem 1,2..! SB tashme eshte bere nje KANCER pa sherim dhe nuk mund te largohet veçse nga ata qe e vune ne pushtet per para,per te vrare komunistet nga nje komunist-fashist i cili qendroi si KOBURE par bllokmenve,e pasi mesoi nga ata si perdorej pushteti-diktature,ky i 100 fishoi vjedhjet e krimet ndaj nje populli te tere,i mesuar nga astallaret si te veproi qe ne fjalimin e pare si PRESIDENT.Namik Hoti vdiq,por la nje kujtim te mire per ne:’…Ai nuk largohet nga KALI po nuk e vrane…” Gjergj Bojaxhiu ne TOPSTORY tha:” LSI kangrena e politikes Shqipetare..”.Ksaj nuk ju kushtua shume vemendje,por Meta e ricikloi SB kur duhet rrezuar qe te mos e degradonte kete vend pas 2009,e tashme ja bejne mire qe e diskreditojne me vidjo ne zyra e qaf-Kerrabe me floririn e vjedhur.IM eshte i dyti pas SB qe po e merr me qaf kete popull dhe PS-ne,duke shfrytezuar pushtetin per punesim ne shkembim te votes-1 vend-pune=100 vota.Kjo edhe ne rrethin ton,te njerzit fukarenj.Ishte nje nga qrsyet qe LSI humbi ne disa bastione te PS & me 2017 do paguaj koston si parti per fajet e tij zullumqare..!

  • U lodhem me analiza, nuk kemi lindur dje. E dime kush e ka fajin, halerat e djeshme qe per fat te keq paten bekimin e perendimit kaq gjate sepse ishin medemek “antikomunista”. Edi Rama bej ate muto reforme ne drejtesi dhe coi ata pizevenget qe e meritojne para gjyqit dhe pastaj shohim e bejme. Jo co tek Komisioni Venecias, jo prit per konsensus, jo ngaterrohu me ligje per dekriminalizimin etj shpikje, kape ore demin prej briresh se ndryshe behesh nje me ta.

  • Dhe kjo klasë politike na ka qeverisur. Dhe kjo klasë politike kërkon të qeverisë përsëri. Në se do të ndodhë kjo, atëherë nuk jemi më popull me mendim të lirë, por turmë amorfe që nuk ka asgjë tjetër, veçse llomotitjen.Dhe jemi z.Islami vertet nje turme amorfe qe mendojme se bishtin e majmunit na i ka hequr kryekrii Berishe e “miqte”ne vend te bishtit kane 25 vjete qe na mbajne gishtin ne bythe!

  • Bedriu i partise ose nuk kupton apo nuk do te kuptoje qe edhe tani po qeverisemi nga politikane te llojit Dritan Prifti.

  • Talent je o Bedri per horrat e Sales!Pres te lexoj kur te shkruash per horrat e Horrit ne pushtet. Ne mbrojtje te se majtes mendoj se ndergjegja nuk do te te lejoje te behesh sylesh.

  • Kur vdiq Enveri ,Ramizi dhe Nexhmija thane se ai e la partine te forte dhe te shendoshe si molle te kuqe.Por doli ndryshe se partia u derrmua ne copa dhe molla doli e krimbur.Krimbat e mbetur rezistuan dhe krijuan parti te reja me gjak demokracie te saliut e Fatos Pijanecit.Larvat e reja u perhapen ,u zhvilluan por semundjen e ruajten brenda tyre me fanatizem.Njerez te korruptuar dhe te kalitur per mashtrim ndaj popullit me dekada.Lufta per ekzistence brenda llojit vazhdon,ashtu si dikur ,te”dukem une”per te zhdukur ty.Te stalini vazhdon Putini dhe ketu salesh Viçidoli.Minjte e shpellave e nuhasin termetin.

  • Zoti Bedri, shikojeni problemin pak me thelle. Keta jane derivatet e atyre qe yt ate i solli me lufte ne pushtet. Jane pasardhesit e ” Njeriut te ri” qe pregatiti socializmi pas luftes se 2 boterore. jane nipat e cobenjve, injoranteve, hamejve qe e qeverisen kete vend per 55 vjet deri ne 91-in. Dhe zotrote je biri i dikujt qe e mbajti kete pushtet ne kembe.

    • ke te drejte babo

      bedri islami i thote te gjitha pervec kryesores…qe berisha eshte hibrid i 1992 ..ishte koha qe elezbiberet dhe rajersonet per te ardhur ne shqiperi..flinin nje nate ne beograd..

      cfare ka thene izet haxhia nuke luan perendia…

      Izet Haxhia: Ju rrëfej se si e sollën serbët Sali Berishën në pushtet në ‘92

      Ish-badigardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

      Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët ata që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.

      Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,

  • Sulo Kapedani ka te drejte .Shqiperia ishe dhe mbeti e shkaterruar politikisht moralish dhe shoqerisht qe nga koha e Qofte Largut .
    Teroria Enveriste per ta patur Shqiperine te paster e te shendosh nuk qe gje tjeter vec se varri qe po i behej ketije populli .Ne jemi deshmintare te asaj fshese teper cnjerzore me spastrimet e kuadrove qe ne i duartrokisnim neper mitingje .Ishim mesuar dhe gezonim kur putheshin e shterngonin duarte .Fluturonim dhe nuk vinim azgje ne dyshim se punet shkonin per bukuri.U dham me mish e me shpirte se donim perparim ,zhvillim ,ndryshim modernizim e nje shtet qe nuk te fal te shkelesh mbi idealet e kombit .Dhe keto u duken ecen, por ai Krimbi ,qe thot Sulo Kapedani ,ishte futur pa e kuptuar populli e u perkushtua qorrazi ndaj Enverit.
    Lufta per pasrtim kishte dhe anen tjeter te medaljes.U hapi rrugen sevilave me vese nga me te keqijat,pa moral dhe ne shumicen e rasteve qe skishin lidhje me idealet e kombit .Hyne sic thote populli derri, dosa e persona te stimuluar nga agjenturat e huaja .Enveri pri koka e ne vendin e tyre fusnin servila .Ata ata te besuarit e popullit .Injorante ,proletare qe nuk vinin azgje para njeshit.Edhe kur njeshi pirdhte ata gezonin .Deprtuan lloje lloje kuadro qe sperfaqsonin azgje intelektuale deri dhe agjent brenda Hoxhes e familjes se tije .Ngriten koke ata qe kurre skishin pozicjone besushmerie e kariere ne udheheqje .Ja ky qe peshqeshi qe Enveri e me pas Ramizi i lane popullit shqiptare .
    Na lane kete qe shohim sot :Nje klase politike te degjeneruar ,nje shtet bordelo ,kriminela e hajdut te paskrupullt .Politikane qe dine vetem te mendojne per familjet e tyre e populli ne esfel .Cmund te presim nga mbeturinat e nje mbeturine qe u katandis Shqiperia ne kohen e Ramizit .Nga nje udheheqes qe nuk dinte te shpinte popullin ne rrugen qe shkuan tere vendet e Lindjes .Zgjaste kohen e femijes se deshtuar .E ky boshllet ,sic la Enveri u pasua dhe nga Ramizi me taktika terhiq e mos e keput solli ne pushtet gjithe mbeturinat e sistemit te kaluar e agjente qe e shqyen Shqiperine .
    Pa i risillni ngjarjet e vitev 91 -97 se cfare u me kete popull nga krimbat e se kaluares qe erdhen ne pushtet .Humbi Shqiperia dhe ate krenari njerzore.U trajtuam nga Evropa, qe duam te aderojme, si kafshe te rendomta .Dhe ja 25 vjete demokraci si mos me keq .Nuk ke nga ta kapesh fillin e ketije populli qe i mungon forca per te ndryshuar .
    Kemi gjetur justifikimin .Degjojme analistet e politikanet kur bejne krahesime.Si ishim dhe si jemi .Se sipas filozofise shifrat japin ndryshimet midis periudhave .Po keto shifra i japin ashtu sic i pelqejne politikes .Rrezuan diktaturen me te eger thot Saliu. Vrau ne demokraci aq sa vrau Hoxha ne diktarue .Shkateroje ekonomine ,mundin dhe djersen e popullit ne diktature. Dhe e ktheu ne sherbim te familjes dhe klaneve per pushtet absolut .Hajdutlleku vrasjet u kthyen si ne kohen e Pashalleqeve .Futi metodat e korrupsjonit e te degjenerimit te krahines qe perfaqson .Mblodhi rreth vehtes shqiptare te koptuar e i vuri ne krye te shtetit .Shkateroje anen kombetare dhe krenarine e shqiptarit .Keto jo vetem kur sundonte Saliu por dhe ja imponoje Nanos ,Metes ,Meksit .Rama akoma nuk po gjen drejtimin e duhur .Por sic po rrotullohen ngjarjet dhe ky do te deshtoje .Do deshtoje se shtetin e kerkon ta ushtroje ne popull e jo tek ata qe e shpune ne kete fare gjendje . Pa shtet ,financa e klase intelektuale qe do ti hapi prespektiva popullit .Molla e krimbur e Enverit eshte kthyer ne nje Liqen te qelbur ku shqiptaret notojne mes krimbave ,kriminelve hajdutve e bordelove te ngrituta nga politika e shpetimtarve te komunizmit .
    Ironia e fakteve duket edhe tek pershtypjet e shkrimet qe hidhen ne treg .Kush eshte i interesuar te ringjalli Enverin qarkullon me se fundi mendimi ne popull .Lexojme grupe qe japin mendime .Ne ate kohe u be kjo ajo dhe shqiptari ishte me i lumtur .Sot hajdute kriminel ,dallavere degjenerim e mos ndeshkim .Po ti vesh ne kandar Enveri del mbi keta te socmit. Kjo menyre e te krahesuarit ,jo vetem mban gjalle Enverin ,por mban peng dhe te ardhmene e popullit shqiptare .Enveri te ndeshkonte kur shkelje ligjet e shtetit kushdo qe te ishje komuniste apo ballist,familje deshmori apo krimineli. Sot fut duarte ku te duash se shteti fle gjum . Ja pse Enveri kujtohet por kjo nuk do te thote se do ringjallet .Akuzojen Ramen e socialistet se ata duan ta ringjallin .PD e pa shprese ne politike per karrike tremb popullin duke shperndare keto informacjone me shume pasoja per vendin ..
    Ku ta gjenim Ramen ta na bente ca pune si Enveri .Nuk i perket Rama, e shume burra te tjer si Rama, te parve qe e mernin ne lule te ballit per popullin .Ata vdiqen.Me te shumtit i zhduku Enveri ca agjenturat e ne vitet 85 ishim pa burra me koqe .Pasuria e jeta lluksoze i frenon te bejne permbysje .Permbysjet ne demokraci jane me pasoja kur lufta per pushtet eshte qellimi kryesore .Ujqrit nuk falin edhe kur duken sikur nuk kane dhemb .Ja shikoni Saliun .Mali me akuza po kalon dhe Himalajat dhe ai kercenon per revolucjon proletar .
    Rama bene batuta e kenaqet kur ne qeshim dhe e duartrokasim .Hiqet njerzor me parime demokratike se nuk ka klleqe tu shkoje lodren mollve qe nuk preken .Tham se beri dicka si Enveri me qyterater e bizneset qe nuk paguanin energjine .Menduam se radhen e kishin ata te ujte , ata qe nuk deklarojne bizneset ,hajdutet profesjoniste ,kriminelet, kondrabandistet e me se fundi ,kur te pastronte Drejtesine, me Kokat e liqenint te qelbur . Prisni furtunen ,ne shtator, na deklaruan dhe shohim bunace ku ham e pime pa e vrare mendjen e pa ju prishur rehati .
    Ja keto jane krahesimet midis te parve e te dytve qe nuk sjellin azgje te mire per kete popull.Edhe sikur te denohet Saliu Ajo molla e Sulo Kapedanit nuk ka per te marre formen e saje te kuqe nga jashte e paster nga brenda . Veshtire ne keto kthetra te ndryshoje dicka per te miren e popullit .Ai do te vazhdoje te paguaj shume e shume peshkaqene te tjer qe presin radhen per ta kafshuar .Kultura demokratike ne Shqiperi nuk ka shtrat patriotik qe te beje ndryshime si gjithe bota .Ne kushtet e krizes kjo deshire e popullit shqiptare per ndryshim do marri shume kohe .Kete e kuptojne dhe politikanet qe mendja u ri se si te perfitojne me shume pasuri e pushtet .

  • Bedri
    lexo blogun qe te komenton dhe merri me seriozisht shkrimet e tua 😛

    Me Priftin je nxehur kot
    ai vetem 5 min seks beri ,20 min ja kushtoi shtetit 😛
    mos me bej moralistin ,se ne gjithe kete mejhane Prifti eshte nje lavire qe eshte perjashtuar nga bordellua e politikes per …mungese ndershmerie
    Ky shtet eshte qeverisur nga kazinote ,krokodili , ngjalat , kafenete ,vidio pornot
    Dritani eshte as me pak e as me shume fytyra e ketij shteti

    restua eshte tallava per mendje foshnjarake …dhe kaq kot e shkruajta
    frike nga ligji i ri per drejtesine ???
    ah ,ti je marrosur ,ju ka zene syte frika e humbjes …
    mos harro shoku Bedri :Ju erdhet te humbur ne pushtet !
    “pazarin per kete gjindje
    ju ma quajtet “rilindje “

    • Zoti Bedri le themi gjerat sakte..TI PYET NGA KUSH QEVERISIT AI VEND ?
      Shteti I shqiptareve qe kur zoti Rajerson morri pjese ne votime ne 1992 automatikisht humbet sovraniteti I nje vendi..sepse nje diplomat jo vetem qe e ka ndalura nje gje te tille por eshte dhe e denueshme.Pra qe nga 1992 e deri tani ne jemi Republike ambasdoriale..mos kemi turp ta themi.

      Nqs se nje ambassador si Donald lu ben lista politikanesh duke seleksionuar kriminelat e PS…NUK KA NEVOJE PER KOMENT..cfare statusi ka sot I nderuari ambasdor qe shkon deri te roli I nje hetuesi apo shefi kuadri
      Nuk ishte nevoje te behej ai terror antikomunist pas 1992 se amerikanet dhe shqipfolesit qe kishin me vehte nuk e cliruan ate vend nga “komunizmi” por bene “armepushim me Ramiz aline..pra ketu luan nje loje e madhe..nuk ishte shqiperia qendra e komunzimit boteror qe u luftua aq shume nag nazi-berishizmi
      Eshte lluks per nje vend te vogel si shqiperia te qeveriset nga ambasdore-governore..por keto po e bejne keq punen sepse marrim si shembull fatos nanon ne 1993 u denua dhe u arrestua si bin ladeni per 100 dollare marmalade nga ndihmat qe I kishin marre te tretet dhe jo ai vete..kurse lul basha vjedh mbi 300 miljon dollare ne rrugen e kombit dhe u shpall yll ne ngjitje.

      Behet masakrimi I institucjoneve ne 14 shtator 1998 dhe pushtohet k/ministria dhe nje fare Fran Shkreli I jep urdher berishes qe te terhiqet..kurse dipllomatet amerikane bene presion te mos arrestohej nje krimine dhe TERRORIST..E ..NENVIZOJ..TERRORIST

      Ne 7 dhjetor 2013 takohet honorable Jonathan Moore me horrorable Sali Berisha dhe ne foton qe u publikua ishin perqafuar shume me fort se atyre qe ju legalizuan martesat gay kohete fundit ne NY.Me vone u mor vesh se horrorable Berisha I ankohet per veprimtarine e qeverise iligjitime te dyshes Rama-Meta te cilet per veprimet e tyre anti shtet, anti ligj dhe anti Kushtetuese .Nuk u mor vesh cfare I tha Moore Berishes.Ajo qe merret vesh eshte se nje zyrtar i rendesishem i Amerikes nuk pse te takohet me nje deputet te thjeshte aq me teper qe eshte akuzuar per krime dhe tradheti

      I5 Janar 2014 takohet honorable Arvizu me horrorable Berisha.Ftohja mes Sali Berishës dhe Arvizuse u theksua edhe më shumë kur zyrtari i Departamentit të Shtetit Xhonatan Mur vizitoi Tiranën. Ambasadori e shoqëroi zotin Moor tek Lule Basha, por jo tek Berisha.Ky I fundit akuzon qeverine se po bën presion edhe mbi insitucionet e pavarura, përfshirë gjykatat e vendit, ku sipas tij ka gjykatës të kërcënuar me jetë nga segmente të pushtetit ose edhe nga vetë kryeministri Rama.Lind pyetja:Pse honorable Arvizu Moore bie ne gjunje perpara horrorable Sali Berisha kur ky i fundit e ka poshtruar publikisht dhe poshtersisht perfaqsuesin e Obames ne Shqiperi.

      Keto shembuj e mesiperm tregojne se ka nje presion te cuditshem nga segmente te dipllomacise amerikane per ta rehabilituar dhe riaktivizuar k/kriminelin Berishe edhe pse ai u hodh ne koshin e historise ne 23 qershor 2013.Po perseriten skenat e 1997,1998,2011 ku dhe pse killeri Berishe duhej te merrej i pandehur dhe te denohej me burgim te perjetshem apo me egzekutim si tradhetar i kombit,del dikush nga bodrumet e ambasadave te USA-s apo BE per ta mbrojtur me cdo kusht.Pse ndodh kjo le ta spjegojme:
      Edi Rama qe para votimeve dhe deri tani ka qene dhe eshte nje person “non grata” ne shtetin Amerikan.

      Vetem shembulli I fotografise me Zotin Obama ku ne menyre te paimgjinueshme pati nje reaksion te shemtuar nga disa qarqe proserbe dhe proberishiane dhe politikane me shume rendesi ne Shtepine e Bardhe.Nuk mungoi dhe “shit storm” nga shume eksponete te mergates se qyqeve dhe bandes te tropojano-amerikano-malzezeve qe arriten deri ne perversitete ku atakonin vete presidentin amerikan.Kam dyshime se dhe furtuna me LHL ne shqiperi ne nendor 2013 kishte dhe elemente ten je puci inteligjent per te rrezuar Edi Ramen.Kalimi I vijes kuqe nga Lulzim Basha qe ishte kunder LHL e detyroi Arvizune te dali nga korniza dipllomatike.

      Nuk eshte fare problem shqetesues handikapatlleku politik i Bujar Nishan Beut.Ai eshte vecse nje “officer i zi” ne skakieren e shahut te politikes shqiptare dhe eshte gabim te merreni me te pasi ai merret vetem me tre veprime :
      1-merr rregullisht serumet,
      2-firmos borderone ne kohen e duhur ,
      3-firmos pa te drejte leximi cdo document apo dekret qe i ve perpara presidenti faktik horrorable Berisha.

      Cfare ka ndodhur deri diten e sotme cdo njeri normal e kupton qe 23 qershori 2013 ishte nje skenar I shemtuar i ndodhur ne kete regjim ambassadorial ne te cilen ndodhet ai vend.Po abuzohet ne menyre kriminale me votat popullore te cilet kerkuan denimin e berishes dhe jo riciklimin e tij.Mashtruesi me I keq eshte Ilir Meta I cili po mban nje qendrim antishqiptar dhe duhet trajtuar nejlloj si k/krimineli berishe.Nuk ka nevoje per te vertetuar kete Demon.
      Edi Rama eshte totalisht i bllokuar dhe eshte koha ose te kerkoje ndihme nga populli si ne 15 nendor 2013 ose te jape doreheqjen.Shqiptaret nuk kane nevoje qe Edirama te jete ne rolin e nje puntori komunale per te pastruar ujrat e zeza te berishes por ta mbylle ate hale se po e mbush ate vend akoma me fekalet e tij.
      Si mund terregullohet ai vend ?
      1-Duhet te pranojme qe shteti,ekonomia,financat,morali dhedinjiteti kombetar kane marre fund dhe duhet te shpallet General Bankruptcy.
      2-USA dhe BE duhet te marrin 100% pergjegjsine e tyre direkte dhe indirekte qe Shqiperia ka arritur te shendrrohet me keq se Kolumbia deri sa ka arritur qe prodhimi vjetor i droges kalon 5 miliard dollaret.Faktet e fundit bizarre ku jane krijuar dhe “nderrmarje private” qe eleminojne politikane ose kundershtare te tyre kundrejt cmimeve te favoreshme,duhet qe neser nga qeveria,parlamenti ne bashkpunim me panelin dipllomatik dhe shoqerine civile te vendoset “emergency state situation”

      3-Hapi i pare dhe i detyrueshem eshte qe dipllomacia amerikane ti kerkoje falje publike shqiptareve per deshtimin total te saj ne vendosjen e shtetit demokratik .Eshte obligim i saj qe te deboje nga skena e historise hibridin paranojak Sali Berisha qe u kllonua ne labirinthet e udb jugosllave ne kohen kur sherbimet sekrete amerikane ishin ne” vitet e mjaltit” me serbet

      4-Nqs do vazhdohet te tolerohet Perbindeshi USALI UDBERISHA qe dogji shqiperine 22 vjet me rradhe nuk do kene asnje vlere arritje te tilla si nato,clirimi i kosoves,liberalizimi i vizave dhe do ngelen ne vleren e pasqyrave ne kohen e indianeve autoktone te amerikes ne shekullin e 16.
      Do te ishte me e udhes nqs nuk do kete ndryshim te politikes euro-atllantike te ndryshohet emertimi I shqiperise ne FERMA E REPUBLIKES SHQIPTARE TE KAFSHEVE sipas XHORXH ORWELLIT

      Kafshë të Shqipnise dhe kosovesTë vuajturat kafshë an’e mbanë
      Mabni vesh lajmin e gëzuar
      Casti i fitores po na vjen pranë.

      Nuk do t’jetë vonë ajo ditë fatlume
      Njeri Tirani kur të jetë zhdukur
      Dhe pjelloret fusha të Shqipnise
      Veçse me kafshë do të rrinë mbushur

      Kapistrat mizore do jenë hequr
      Kamxhikë, samare të urryera,
      Fre dhe mamuze më nuk do të ketë
      Veç kafshë të lumtura e të ushqyera

      Gjithë të mirat e kësaj bote
      Grurë, misër, elb, tërshërë,
      Mollë, fasule, fara luledielli
      Prona jonë do të jet’ e tërë.

      Do t’shkëlqejnë fushat e gjera
      Dhe më t’pastër do jenë burimet
      Përherë t’shëndetshme do të fryjnë erërat
      Ditën që do t’na sjell gëzimet.

      Për këtë ditë duhet të lodhemi
      E arrijmë a s’e arrijmë
      Lop, kuajm pata, qen
      Të derdhim djersën për lirinë.

      Kafshë të Shqiperise, kafshë të KosovesTë vuajturat kafshë anembanë,
      Mbani vesh dhe përhapni lajmin
      Për orën e lumtur që na vjen pranë.

      Tek këndonin këngën, kafshët u eksituan si kurrë ndonjëherë. Para se të mabronte së kënduari Majori, ato ia nisën ta shoqëronin për qejf të tyre. Edhe më të trashët arritën të kapnin melodinë e të mbanin mend nja dy fjalë. Sa për të zgjuarit, si puna e derrave dhe qenve, ata e mësuan të gjithë këngën përmendësh brenda disa minutave.
      U deshën edhe disa prova paraprake para se e gjithë ferma të shpërthente në “Kafshë të Shqiperise” me një unison të llahtarshëm. Lopët e pëllisnin, patat e gagarisnin, qentë e lehnin, delet e blegërinin, kuajt e hingëllinin. Iu hyri aq shumë në zemër, sa që pesë herë me radhë e kënduan fillim mabrim, dhe do të kishin vazhduar të këndonin gjithë natën, po të mos i ndërprisnin.

      Për fat të keq, gjithë kjo zallamahi zgjoi zotin Xhons, i cili kërceu nga shtrati i sigurt se në fermë kishte hyrë dhelpra. Rrëmbeu çiften që e mbante gjithmonë në qoshe të dhomës së gjumit dhe lëshoi një të shtënë në errësirë. Saçmet u shpërndanë në muret e plevicës dhe, sa hap e mbyll sytë, mbledhja u prish.
      Të gjithë ia mbathën për në vendet e fjetjes. Zogjtë u strukën në kotece, kafshët u tulatën në kashtë dhe, pa kaluar shumë kohë, e gjithë ferma u zhyt në gjumë.
      …………………
      Keni miresine zoti Bedri dhe ju gazetare te talentuar te Dites

      MOS BENI KETO ARTIKUJ QE VETEM TE GERVISHNI PLAGET E ATIJ POPULLI
      OSE TE FORMOHET NJE GRUPIM ATDHETAR TE SHPORRIM KRIMINELAT E PD DHE QELBESIRAT E PS-LSI…OSE TE MBYLLIM GOJEN…SEPSE AI VEND ESHTE ME KEQ SE I PUSHTUAR DHE DUHET TE CLIROHET NGA BERISHIZMI DHE BASHIZMI PASI EDI RAMA KA RENE…NE PREHRIN E VISHO AJAZIT DHE USTALLAREVE TE TIJ..

  • Z Bedri !
    Shume njerez habiten kur shofin Udheheqesin e madh te Korese dhe thone si ka mundesi qe Populli te Çiret ne ate forme vetem kur e shef jo me ta preki .
    Po ja qe eshte e vertete ashtu si beri Populli Gjerman , Rus , Shqiptar .
    Pra ate frazen e fundit qe Populli une eshte nje Turme Amorfe duhet ta vije ne krye se sidomos ne Shqiptaret te bejme Hero si beme Azemin qe e varosen familja se shteti mbaroi pune e te ne beme Skenderbe nje fare mashtrusi dhe hajduti e vrasesi qe quhet Sali
    Per deri sa politikanet tane kercejne sa me nje Parti ne nje tjeter vetem te mbajne karigen cfare do presim duhet bere ajo qe thote Sadija pamvaresisht se me vonese qe : Te ZGJOHEMI SE. KETA JANE. LASKARE. PA. CIPE. DHE PA NDER

  • NESE RAMA DO TE MBETET NE HISTORI SI NJERIU IDEALIST QE RIMEKEMBI SHQIPERINE NGA HIRI QE LANE HIENAT SERBO-GREKETE VESHUR ME PUSHTETIN E PARTISE SE PUNESLENE TRASHEGIMI NGA KRYEDOBICI I ENVERIZMIT RAMIZ ALIA,DUHET ME SHPEJTESI TE LEVIZE BRENDA DHE JASHTE VENDIT DUKE TAKUAR INTELEKTUALE TE PASTER DHE IDEALISTE ME TE CILET TE BEJE NDRYSHIMET E PANDERPRERA BRENDA QEVERISE DHE PUSHTETIT NE TE GJITHE SISTEMIN,DHE NGA ANA TJETER TE KERKOJE KEMBEKRYQ NGA POPULLI ME DORE NE ZEMER MBESHTETJE PER NJE REVOLUCION TE PANDERPRERE QEVERITAR.ME GJITHE KETO HIJENA QE E RRETHOJNE E VETMJA RRUGE SHPETIMI ESHTE ARESTIMI I KASTES SE VJETER POLITIKE TE KORUPTUAR PA DALLIM PARTIAK DHE NXJERJA NE GJYQE LEGJITIME TE HAPURA POPULLORE.FRIKA DHE PRITSHMERIA COJNE DREJT VDEKJES.

  • Cakenj qe ulerasin te terbuar per te kafshuar nje tjeter cope… Deri kur keshtu? Me duket se agonise nuk mund ti vije fundi, jane te njejtet lojtare fatkeqesisht.

  • Problemi eshte se Qeveria e sotme eshte me e dobeta deri tani per te mbrojtur aktivitetin e saj! Buçasin televizionet cdo nate per skandalet me Cezin dhe as Ministri i Energjetikes, Damian Gjiknuri dhe as Minitsri i Ekonomise, Arben Ahmetaj nuk behen te gjalle per te sqaruar pjesen qe u takon ketyre !!!!!!! Ose dekonsipirohet ne gazeta e televizione e gjithe dosja e hetimit te Çezit nga Vjena dhe deri ne Tirane por askush nga Qeveria nuk kerkon llogari se pse vazhdojne te dalin ne publik proçeset per ngjarjet ne hetim, kur ligjerisht ato dalin vem ne sallene gjyqit ! Ka dindicie qe tregoj se Edi Rama nuk i lejon ministrat, zv.ministrat dhe drejtoret e drejtorive qe te flasin ne media ! Nese eshte keshtu, atehere kjo eshte fatkeqesi. Ça ta thuash per Ramen kur arrijne ti falin ne media edhe imelet konfidenciale qe u dergon ministratave ! Ne nje shtet ku te larat e te palarat dalin sheshit, mos prit hajer !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *