Një numër banorësh të Durrësit kanë protestuar kundër heqjes së shatërvanit në sheshin qëndror, aty ku po zbatohet një projekt rikonstruksioni, për t`i dhënë sheshit një pamje krejt tjetër.
Ky do ishte lajmi më i mirë (ndonëse tejet i çuditshëm) i viteve të fundit, që ka në qendër qytetarin shqiptar: I mirë për shkak të zgjimit të vetëdijes qytetare ndaj çështjeve urbane, por dhe i çuditshëm për shkak të kohës së vonë të zgjimit – si të thuash, mbas të vjelash – tashmë që qytetet tona dhe jeta jonë urbane, ka pësuar një shpërfytyrim katastrofik; lajmi i mirë, sikur protestën mos ta kish thirrur dega lokale e PD-së, e ata dhjetra banorë, mos t`i kish nxjerrë në shesh një nerv politik, por krejtësisht shoqëror.
PD-ja mund të jetë dalluar për shumë gjëra, qoftë dhe për keq, por që të ketë lënë ndonjë gjurmë për mirë në mjedis e në produkte urbane, këtë vështirë ta thuash.
Vini re: nuk ka ende në rradhët e saj një zë, që të përfaqësojë edhe profesionalisht, sfidat urbane e ndjeshmëritë ambjentale. Vetëm nëse ecet më parimin “bëje mirë, bëje vetë!”, nuk është çudi që të shohim Ristanin një ditë dhe në rolin e “Tan Lames”!/E.Hoxha

E.H.
Pse sipas teje Tan Lame qenka profesionisti i sfidave urbane dhe i ndjeshmerise mjedisore???
Mua me duket me teper nje njeri nevrotik me probleme komunikimi.
Kaq shume e do mjedisin dhe ligjshmerine ky sa vete banesa ku banon eshte ndertuar ne menyre te paligjshme si kat shtese ne nje ndertese te bere mbi palestren e nje shkolle. Si te thuash nje mullar ne stilin me te keq alla shqiptarce. Here tjeter shkruaj seriozisht e na merr ndonje shembull per te qene e jo kargjoze qe punojne gratis tek kryeministria e pastaj si rastesisht zgjidhen ne krye te Aluiznit. Akoma nuk kuptohet se nga i gjen te ardhurat Tan Lamja per te bere edhe koleksionistin, duke konsideruar se rroga e shtetit nuk te garanton shuma te tilla qe te mbulosh kostot e ketij Hobby te kushtueshem.
Titulli i artikullit është mashtrim.
Duke i uruar nje permirsim partive tona, do shpresoj qe PD-ja te mos gjeje kurre “Tan Lamen e saj”.
Tan Lame po i mbush paret me lopat….
qenka mbledh gjith organizata e PD
kush po proteston te vjen ndot qe PD te jet katandisur ne kete fare ixhaleje Durresi ka shkuar ne 500000 mij banor dhe po te shohesh raportin me protestuesit duket ku eshte raporti kush proteston