KUSH I HODHI TRAKTET NË KLASË… TË TË JAP 10 MIJË EURO!

anazapta

Policia vuri dje një shpërblim prej 10 mijë eurosh për atë që do jepte informata mbi autorët e sulmit ndaj një autobusi të linjës Athinë-Tiranë, ku për pasojë pati dy të plagosur, ku njëri prej tyre ndërroi jetë më pas në spital. Ka të drejtë deputeti Braçe që e klasifikon si akt terrorist, pasi nuk mund të bëhet fjalë për ca hajdutë të rëndomtë.

Një i tillë terror i përket si kategori vetëm vitit `97 dhe është krejtësisht e pashpjegueshme nga pikëpamja sociologjike, se si është e mundur ky cikël dhune në vend në mënyrë kaq të beftë. Dhe akoma më të pashpjegueshme e bën këtë plojë sociale shpjegimi i opozitës, sipas së cilës, ndryshimet në Polici po sjellin të tillë pasoja(!!!) O pika që nuk u bie, nëse më e pakta këpusin të tilla gomarllëqe, e më e shumta nuk janë fitila të ndezur nga një i rrjedhur mes tyre!

Por ajo që bën përshtypje është vijimi i një praktike për të shpërblyer çdo informator me sasi goxha të madhe eurosh. Sigurisht, nuk mund të pretendosh për një të atillë ndërgjegje te ne, në stadet e devijancave të thella morale në shoqëri, se denoncimi mund të vijë edhe pa asnjë interes financiar. Por prap’se prap policia nuk duhet të yshtë njerëzit që me rendin e qetësinë të bëjnë pazare e ta shohin dhe këtë lloj ekzigjence shoqërore, si diç ku mund të bëhet ndonjë lek. Leku për rikthimin e Rendit, duhet investuar në forma të tjera, dhe dihet se si, por jo në këtë variant, aq më tepër që duket se nuk ka ndonjë efekt në raport me pritshmëitë e mëdha. Sikur të ishte ndryshe, për varfërinë ku ndodhemi, si dhe prirjes për ta parë çdo gjë në këmbim të të ardhurave financiare, zbulueshmëria e krimineleve për kokën e të cilëve vendosen kuota financiare do ishte diçka shumë sportive, e madje do kishte një tendencë nga ana e njerëzve për t`u vetëpunësuar në këtë sektor.

Kjo lloj praktike gjithashtu, do kishte vlerë nëse ajo sasi eurosh që duhet t`i jepet qytetarit denoncues, t`i mbahej në pagë të punësuarve në sektorin operativ, nga Policia ose nga SHISH, që kanë përgjegjësi direkte për zona ku ndodhin akte të rënda kriminale, me autorë që nuk gjenden, edhe pas 24 orësh nga ngjarja. Ose ose, të jenë shpërblime tej pagës për ata punonjës Rendi që do arrinin t`u vinin prangat pa u tharë gjaku i viktimave, që do ishte më pas dhe një lloj motivi i fortë për ego profesionale më e madhe në parandalimin dhe zbulimin e krimit. Kjo formë pazari që ende vijon të praktikojë Policia, e formës më trego se kush i hodhi traktet në klasë të të jap ca karamele, sikur është një vetëdenoncim paaftësie ana e Policisë.

Share This Article
13 Comments
  • Banda e Saliut po rioeganizohet pèr tè ngjallur frik dhe pasiguri nè popull.
    SHèrbimi informativ me çfar meret pèrse nuk i zbulon kèta fundrina tè shoqèris apo i organizon vet me porosi tè ustait tè tyre Krye mafiozit Sali Berisha.
    Arrestojeni Berishèn mor u hèngert mortja dhe do tè shifni si do tè struken si minjtè,nuk do gjèjnè vrimè ku tè futen do tè marrin aratin me pashaporta diplomatike qè i ka paisur kreu i bandès.

  • Jo. Krimi nuk luftohet me ndergjegjesimin e shoqerise se kete e pretendonim shume vjet me pare. Krimi tani luftohet duke pastruar deri ne qelize qelbesirat qe ka lene pas Saliu ndryshe prite zot rrezikun.

  • krimi me shqiperi nuk luftohet me para.. por me zgjedhjen e policeve te denj dhe me ligjin e drejt ne shqiperi.. jam i mendimit se populli shqiptar duhet te jet me i ndergjegjshem dhe ti denoncoi cdo veper penale qe shikon . po su fut kjo kultur do rojm me friken e njeri tjerin policin duhet ta shohim si mik shoqeror dhe jo ta shohim si prevez partiak.. duhet te vihen para drejtesise aktoret e vertet te politikes shqiptare ata persona qe e kan cuar kriminalitetin deri ketu.. te behen ata shembull shoqeror.. keto krime ne shqiperi behen per shum arsye.. por arsyet kryesore jane mungesa e rendit.. te jet nje forc policore qe mbron gjith qytetin e jo vetem qendren.. e vetmja force qe ndodhet ne shqiperi eshte renea.. te gjith kriminelet ja kan friken po te kishim trima te tille si ata te renes kudo ne shqiperi sbesoj se keta kriminel do kishin shanse te benin gjera te tilla.. duhet nje struktur policore e denj si renea te ndretohet ne gjith shqiperin vetem ather do vinte qetsi..

  • TE LARGOHEMI NGA ORGANIZATA E NJERIUT BOMBE.!

    Futja e shqiperise nga Berisha ne organizaten Islamike, ne organizaten e njeriut bombe eshte bere me qellime te caktuera.Ketije qellimi i sherbeu Saliu edhe gjate viti 1992 -1997 ku Talebanet ne shqiperi leshuan rrenje . Ata pothuajse ne cdo fshat ngriten nga nje xhami, ku sote keto xhami nuk jane gje tjeter vecse pergatitje per lufte terroriste ne emer te Allahut.
    Pas rrezimit te Saliut ne vitin 1997 ate u duke sikur u struken nje pjes koka te rrezikshme u larguan nga shqiperia ndersa te tjeret ndryshuan taktiken dhe gjat madateve te PS-sa at nuk u ndjen shume.
    Pase rikthimit te Saliut ne pushtet Berisha perseri vazhdoi gjellrimin e tyre madje deri atje sa te gjith ata qe frekujntojen Xhamite pjesa derrmuese e tyre punojne ne tregtimin e celularve ke ma sa duket edhe ne xhamia behen kurse te vecanta per perdorimin e tyre.
    Kjo nuk eshte rastesi por eshte nje realitet qe kerkon venmendje.
    Berisha p[ati mjafte kohe per 8-te vjet te veje ne shina keta njerz bombe.Keshtu tashme ai ka ne dor keta njerz dhe me siguri po i perdore dhe do ti perdore edhe ne te ardhmen sa here qe te shofe se po i afrohen atije atje ku dhe ai e pret.
    Qeveris shqiptare beshke me faktorin nderkombetar luften kunder terrorizmit te mos e mjaftoj vetem me derdimin e ushtarve ne iRA.aFGANISTAN E GJETK POR te hap syt shume qe te goditet sa me shpejte te jet e nundur kjo bande terrorise qe vazhdon te marre jete njeriu.

  • Autori i shkrimit ska aspak te drejte, biles me kast e ben kete shkrim te duket qesharak, qysh ne titullin qe i ka vene.
    Shperblimi per te zbuluar nje krim makaber, eshte nje metode, qe e perdori te gjitha shtetet demokratike dhe shperblimi, varet nga menyra e krimit.
    Kemi disa krime, qe na japin pershtypjen, se nuk jane krime as hakmarrje dhe as per vlera monetare, por jane krime qe sikur duan te thone, qe sdo te jeni te sigurte, prandaj rrezojeni kete qeveri, se ndryshe terrori do vazhdoje.
    Dora e dirigjuesit nga shumica e shqiptareve njihet, biles shqiptaret skane frike ta thone hapur se: Eshte Sali Berisha ideatori i krimit te organizuar ne Shqiperi.
    Ndoshta disa qe kane pare nje shenje apo nje fytyre, mund te ndihmojne, por ka dhe te tjere, qe shperblimi, panvaresisht se eshte i majme, po te kene informacion, japin te dhenat qe dine.
    Une per vete po te dija dicka, do ti merrja ato para dhe do ti dhuroja, tek ndonje familje, qe ka fatkeqsi dhe qe pret qe te ndihmohet nga shoqeria.
    Kapja e ketyre krimineleve, do te coje patjeter tek koka e krimit.
    Prandaj do ti thoja zotit Ermir Hoxha se nuk ka pse ta kaloje ne tallje shkrimin e tij, se qe nga titulli, kush hodhi traktet ne klase, duket sikur po ben sehirin, qe mezi pret te tregoje me gisht ministrin e rendit dhe kryeministrin.
    Ndoshta mos eshte kjo detyra e artikullshkruesit, qe te percoje zerin e Sali Berishes edhe ne nje gazete, antishpellare, antiberishiane. Ndoshta.

  • Shoqeria jone eshte perdhosur,qekur Sali Berisha dekonspirou gjithe sigurimin e shtetit ne vendet e huaja dhe kur i detyroi ata te mohonin Atdheun e vet.Dekonspiroi zbulimin tone ne Jugosllavi ne Greqi,dhe kjo ishte strategjia e nje njeriu qe nuk i dhimsej vendi i “TIJ”Atdheu i shqiptareve.Dekonspiroi zbulimin se nuk donte te kishte Shqiperi,Kosove dhe shqiptare.Prandaj shoqeria shqiptare ka mare frike,edhe sikur te shekoje,edhe sikur te jete prezent ne nje ngjarje nuk do tregoje,por do thote nuk pashe gje,nuk njoha njeri,nuk isha aty.

  • Kjo menyre bashkepunimi ekziston ne te tere boten por nuk funksionon vetem ne Shqiperi e perse jo edhe ne Kosove pasi ata qe e kontrollojne kete krim e ata qe kane informacion per kete krim kane shuma me te medha se 10000 euro e per pasoje zorr se mund te tradhetojne njeri tjetrin per kete shume!Se dyti kryekrimi nenqesh kur shikone kete shume tallese qe s’ka kriminel qe ta pertype !Shqipëria e shkerdhyer nga demografia qe solli fashizmi berishjan ka bere te pamundur identifikimin e ketyre teroristeve qe aksionin e kryejne ne Jug e per kater ore gjenden neper shpellat te ngujuar per aksionin e ardheshem!Ky eshte problemi madhor i Shqiperise ,moscivilizii ,qyteterimi e moszhvillimi duke bere te mundur qe kjo kategori kafsesh qe tashme ehte e veshtire te indentifikohen pasi shoqeria per 23 vjete ne vend te bente perpara ka ardhur me prane tyre,bene te mundur qe ata te gjejne rruge te shkurtera fitimi duke u paguar jo me parate e padroneve te tyre ,por me parate e vjedhura te taksapaguesve Shqipetare!Ironi ?Jo,ndergjegjie shoqerore.

  • Ky akt terrorist eshte prodhim “made in Bajlozi”. Shqiperia ka kaluar shume situata, por akte te ketij lloji, nuk ka patur kurre. Keto jane pasqyra e bishes se lenduar, qe do ti tregoje botes se pa mua nuk ka jete, se une do tju schfarros ku tju a gjej mundesine. I semuri psiqik Berisha akoma nuk po merret seriozisht nga qeveria ne fuqi dhe ajo eshte pergjegjese per krimet qe ndodhin dhe do te ndodhin akoma!
    Eshte e pafalshme si u la ne heshtje vrasja e Olldashit, tritolet e funksionareve. Cdo gje ne Shqiperi ka nbetur ne nivelin diletant te funksionimit te shtetit, konstatime dhe gjoba 10 lekeshe. Ku eshte pasuria e popullit te vjedhur. Perse perfundoi i gjithe ky popull si nje qen i lidhur me zinxhire qe vetem leh? Perse kriminele dhe hajdutet e deklaruar te politikes shqiptare nuk marrin denimin qe meritojne? Kush ja ka lidhur duart qeverise se re. Deklarohen kaq akte vjedhjeje dhe shperdorimi, ku jane autoret? Ata flasin ne parlament dhe marrin akoma rroga per krimet qe kane kryer. A do ta toleroje populli ende gjate nje gje te tille. Apo do kastrohet deri ne nivel zero reagimi ndaj padrejtesise, qe tu jepet mundesi pasardhesve te bejne akoma padrejtesi?!

  • Jam shume dakort me “Horrin e …” dhe “Veroniken” .Ne gjithe boten behen pagesa te tilla dhe nuk i lihet vetem ndergjegjesimit qytetar zbulimi i disa krimeve te caktuara.Para disa ditesh lexova qe qeveria greke jepte jo pak por 4 milion Euro per cdo informacion per nje te arratisur te organizates terroriste “17 nentori” .Prandaj une jam i mendimit qe te jepen edhe me shume para per kete ngjarje tejet te rende ,qe njerezit te motivohen per te treguar cdo te dhen qe mund te dine

  • Ne qofte se nuk eshte dora e atyre qe derdellisin per dite per krimet me tritol, ajo po behet frymezuese dhe perkrahese e tyre duke sulmuar policine dhe drejtuesit, turp i madh per ta, kuptohet per ke e kam fjalen, Por nje armate prej 9400 police dhe nje armate tjeter e madhe e rrjetit sekret informativ te Policise se Shtetit dhe Sh.I.Sh. me te drejte ne shkrim shtrohet pyetja “kush i hodhi traktet ne klase” ?, kujt ja kerkojne keta informacionin ? Te luaj bythen vendit kryepolici i Drejtorise se Pergjitheshme te Policise Shtetit Artan Didi dhe ti lere konferencat e shtypit se bashku me shefin e tij.
    Ja sheshi, ja mejdani hidhu muco kapedani, atje te rrije nje jave, nje muaj, deri te kapen autoret se nje dite sic kane filluar do ti dalin ne obarr te shtepise se tij, por do jete vone, se kur i dole per zot detyres, beje punen dhe mos ju qa popullit.

  • Zogjte cicerojne nga catite, se ata qe kane interes me se shumti per nje fryme te tille terrori, inspirojne elemente kriminale per te kryer akte te tilla. Nuk eshte ndonje gje e veshtire, te dalesh naten ne rruge dhe te leshosh nje batare pushke mbi nje autobuz qe ecen rruges. Efekti qe ka nje batare e tille eshte katastrofal per vendin.
    Policia duhet te shtrengoje radhet e saj. Shqiptaret presin rezultate operative prej saj dhe jo leximin e deklaratave per shtyp. Ate pune mund ta bejne fare mire gazetaret.
    A nuk do ishin ato 10 mije Euro, te shpenzuara me mire nese do benim dicka per ndricimin e rrugeve apo per vendosjen me se fundi te nje sistemi kamerash qe funksionon dhe jo vetem perralla propangasditike qe nuk ndryshojne ne shifrat e kriminalitetit.
    Bashke me te ftohtin e dimrit,,,po qe se vazhdon keshtu situata kriminale ne vend,,,me duket se do shkoje edhe shpresa e nje sezoni turistik te suksesshem. Mbase ky eshte qellimi i atyre qe “kane rene ne dashuri” me shtyllat e tensionit te larte apo me autobuzet e linjave Tirane.Athine.
    Per inat te sime vjehrre, do flej me mullixhiun. Kjo eshte “strategjija” qe kane zgjedhur ata, qe kane frike nga vendosja e ligjit ne kete vendin tone. Nuk do ia dalin dot. Kot mundohen.

  • ASNJE NUK ESHTE DENUAR NGA KOKAT E MEDHAJA !!!PRANDAJ DO VUAJE SHQIPERIA NGA HEJDUTET TE KORRUPTUARIT DHE KOLABORATORET!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *